Përse opozitës i duhet që Edi Rama, t’i bëjë karshillëk Perëndimit?

17 Dhjetor 2019, 19:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në thelbin e betejës që po bëhet në emër të ndryshimeve për ligjin e medieve, duket se dominon më shumë dëshira për të portretizuar një kryeministër anti-Perëndimor, se sa një ligj problematik.

E vërteta është se projektet e deritanishme të ndryshimeve ligjore, kanë kaluar në disa drafte të komplikuara dhe të vështira, për ta ndarë thjesht të drejtën e informimit, nga e drejta për t’u mbrojtur nga shpifja.

Komplikimi i procedurave vlerësuese paraprakisht nga AMA dhe AKEP për disa prej rasteve, krijojnë dyshime se fati i një portali është më shumë në duar të burokratëve, se sa në duar të drejtësisë.

Por beteja politike kundër ligjit nuk ka të bëjë aq me ligjin, se sa me një ndjenjë shprese që kanë opozitarët e Edi Ramës, se mund të jenë në një pikë kthese të raporteve të Edi Ramës me Perëndimin.

Në betejën e tyre kundër Reformës në Drejtësi, pika e tyre më e dobët, ishte që reforma përkrahej nga Perëndimi, edhe pse akuzat ndaj Edi Ramës ishin të përbindshme. Por duket se ata e humbën atë betejë, dhe Edi Rama e ruajti mbështetjen e Perëndimit, edhe pse reforma kaloi momente të vështira mbijetese.

E njëjta situatë duket dhe tek ligji për mediet.

Duket se Edi Rama i futi kundërshtarët e vet në një pritshmëri fallco dhe ata më shumë se sa për ligjin që ende se kanë lexuar, duken të motivuar se Rama po hyn në një spirale përplasjesh me Perëndimin.

Dhe nëse kjo do të ndodhte, do të ishte shqetësuese. Por nuk duket se ka shenja.

Në minutat e  fundit, sot mbasdite Qeveria ka pranuar pa asnjë rezervë ndryshimet e fundit të draftit, sugjeruar nga OSBE, të cilës ja ka besuar çertifikimin dhe Bashkimi Europian.

Për këtë flasin postimet e fundit nga zyra e shtypit e OSBE në Vjenë, e cila duket e qetë se Parlamenti po pranon pa komente dhe kushte draftin e saj: https://twitter.com/OSCE_RFoM

Ndaj beteja e nxituar e opozitës dhe shpresa e saj që të gjente një çarje mes Edi Ramës dhe Perëndimit në këtë pikë, duket se po shkon drejt dështimit.

Shqipëria është vend që shpreson të hapë negociatat për BE dhe do drejtojë këtë vit OSBE-në. Çdo ligj apo gjest politik që bie ndesh me këtë rrugë, është i papranueshëm dhe një kryeministër, përfshirë dhe Edi Ramën, duhet marrë seriozisht si i dëmshëm, nëse tenton të përballë Shqipërinë me rrugën e saj europiane.

Për ironi të fatit, sot beteja më e madhe politike anti-Perëndimore në Shqipëri, është beteja kundër Refomës në Drejtësi, dhe flamurin e kesaj beteje e mban presidenti i vendit dhe kryetari i opozitës.

Ata kanë kthyer në platformë të tyre pavarësinë e vendit nga Perëndimi, betejën kundër “Republikës së ambasadorëve”, siç e quan Ilir Meta, dhe forcimin e sovranitetit kundër Perëndimit.

Ndaj kjo përpjekja e tyre për të përdorur një nga ndryshimet në ligjin e medieve audiovizive, si një shkak për t’u dukur pro-Perëndimor, duket fallco.

Jo se është vonë të bëhesh pro-Perëndimor, por thjeshtë se ata nuk duan të bëhen të tillë. Ata duan që edhe kundërshtari i tyre të prishet me Perëndimin, që pastaj të jenë të gjithë njësoj.

Se po të jetë për një ligj të keq për mediet, ata në fakt e ëndërrojnë më shumë se kushdo tjetër, pasi Berisha është autori i një ligji drakonian për shtypin, që u shfuqizua më 1997.

Problemi i tyre nuk është ligji, por shpresa për një betejë të Ramës me Perëndimin. Ndaj përzierja e tyre në këtë histori, nuk është betejë për gazetarët, as për fjalën e lirë, por një shpresë e vakët, mos bëhej dhe Rama njësoj si ata. Anti-Perëndimor!

15 komente në “Përse opozitës i duhet që Edi Rama, t’i bëjë karshillëk Perëndimit?”

  1. Sali Trimi says:

    Shkrim shume llogjik. Une do shtoj nje detaj qe tregon se Edi luan me kete opozite idjote. Edi me qellim nuk pyeti qe ne fillim per sygjerimet e OSBE ose specialiste te huaj. Ai me qellim e la mjaltin per ne fund. Duke ditur qe opozita do kercente si plesht, pavaresisht se si do ishte ligji, luajti ne ate menyre qe i ngriti vlerat vehtes si pro perendimor dhe tregoi se ai eshte ndryshe nga Sala apo Iliri, qe kur nuk u pelqejne sugjerimet e perendimit shpallin Perendimin armik.
    Nga ana tjeter i dha mesim opozites se Shqiperia eshte e te gjitheve dhe ketu nuk ka vend per revolucionet e Sales dhe Ilirit. I dha mesim edhe opozites parlamentare qe tregoi papjekuri njelloj si Basha dhe Monika qe braktisen parlamentin. Rudina me ne fund e kuptoi se Parlamenti nuk eshte pune personale, por vend i shenjte ku duhet te zhvillohet lufta per Shqiperine. Gati gati opozita parlamentare beri te njejtin gabim si opozita jo parlamentare.
    Nga ana tjeter une nuk jam me Ramen qe luan shah sikur ka perpara nje kalama. Ai duhet te cfaqi me shume respekt per nivelin foshnjor te opozites.

    1. beni says:

      Lüfte per shqiperine!!!!????
      Shum i lezecem ky Term?
      Nga kta parlsmentare Duke perfshire edhe Hajdarin nuk Jan Vecse ca kuklla qe kerkojn rroga te Majme e Privilegien,sa per shqiperine Ju kercet ai i mezit,se po tu kerciste,nuk i ndynin duart e gishtrinjte ne mjalit e te tjere!
      Ke degjuar apo Pare rolet e artistve hollivudjane!!! Ketta Jan parlamentare tane?
      Patriotizmi ka kohe qe ka vdekur qe Kur vdiq Mihal grameno e cerciz topulli?

    2. Denisi says:

      Dakort me ju…po life is hard …me u zoti, me i dituri dhe me punetori fiton…une them qe Edi po ben oak me keto idiote e kriminele. Keto meritojne te likuidohen nga politika…jane komplet jashte kohe dhe me e keqja nuk kane as mend dhe hane kriminele, vrases dhe hajdute. Padrejtesishg hyne atje ku nuk i takon dhe bene rrumpalle cdi gje ne Shqiperi…por nje gj nuk kuptuan qe karma do bej te veten apo e thene me qarte bota rrotullohet dhe ketu do ti lajne te gjitha crare kane bere. SPAK SPAK SPAK PO VJEN!

  2. Vlesh says:

    E pashe mbrem z. Mero! Nje fare gazetari Abilekaj nuk pranonte as ligjin ti lexoje te formuluar ne leter ne ligjerate te drejte. E kishte ne koke sipas mendjes se vete te shtremberuar! Hall i madh dukej! Shyqyr thashe qe s’jam ne parlament. Qe te kerkoja te mos miratojacsi e kishe ne koke ky tip gazetari bunker, qe po i afrohet me shpejtesi kazanit!
    Por shyqyr sot foli OSBE!

  3. Ladi says:

    Nje kompliment entuziast per komentin e sali trimit..
    Shuuumee i goditur!!

  4. Detari says:

    rama ne te vertet anti-perendimor eshte dhe pro-aziatik (turk baba erdogan)

  5. Pato says:

    Eshte bajate te degjosh disa nga shpifesit ordiner qe debatojne neper ekranet e televizioneve ne mbrotje te gazetarise.. njerez vullagare e goje qelbur qe per habi flasin per media te shitura e te kapura nga Rama. Keta e kane hallin tek reputacioni I ulet ne publik dhe nuk e durojne dot qe Rama ka popullaritet kaq te madhe. Edhe shpresa mbahet te shpifja, ulurimat she sharjet online apo ne debatet e ekraneve.

    Shqelmin me fyt Ed Rama pa asnje meshire per keta plehrat qe kane zabtuar cdo ekran e cdo hapsire mediatike , Jane bere pashallare mediatike qe jetojne ne fllucken e tyre. Jane denigruar aq shume sa keni per ti pare duke u rrahur ndonje dite neper studio se per tu sharre e per tu zene si qente kane fillu.

    1. beni says:

      I pari blendi fevziu,nje Inrigangant nga me te felliqte?

  6. Timi says:

    Edu Rama tregoi edhe nje here klasin e tij si politikan si edhe keneten e idiotllikut te ish opozites qe shyqyr zotit ka dale nga sistemi.

  7. Denisi says:

    Dakort me ju…po life is hard …me u zoti, me i dituri dhe me punetori fiton…une them qe Edi po ben oak me keto idiote e kriminele. Keto meritojne te likuidohen nga politika…jane komplet jashte kohe dhe me e keqja nuk kane as mend dhe hane kriminele, vrases dhe hajdute. Padrejtesishg hyne atje ku nuk i takon dhe bene rrumpalle cdi gje ne Shqiperi…por nje gj nuk kuptuan qe karma do bej te veten apo e thene me qarte bota rrotullohet dhe ketu do ti lajne te gjitha crare kane bere. SPAK SPAK SPAK PO VJEN!

  8. frida says:

    Besoj se kete loje te Edi Rames, i vetmi qe nuk e beson, eshte Klevis Balliu, njeriu me i zgjuar i astirit, nese basha do ta emeronte ambasador ne shtetin Astir, ky nuk do te lejonte qe xhungla te humbiste origjinalitetin e njerezve xhungel.

  9. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Pse nuk nxjerr nje kopje te ndryshuar te ligjit Shoku Mero?! Sa per ate qe nuk e kane lexuar ata qe e kundershtojne po te them qe nuk e kane lexuar edhe shumica e atyre qe e mbrojne perfshire edhe komentuesit rilindist ketu………

  10. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Pse nuk nxjerr nje kopje te ndryshuar te ligjit Shoku Mero?! Sa per ate qe nuk e kane lexuar ata qe e kundershtojne po te them qe nuk e kane lexuar edhe shumica e atyre qe e mbrojne perfshire edhe komentuesit rilindist ketu……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje