Nga Mero Baze
Zyra e presidentit Ilir Meta ka tejkaluar çdo kufi etik në komunikimin dhe shantazhin publik ndaj një gjyqtari të lartë dhe drejtuesit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke e kthyer betejën e tij politike për kontrollin e KED, në një luftë personale dhe shantazh ndaj gjyqtarit, që nuk pranoi të ngrinte dorën për të deklaruar pafajësinë e tij në videon e transmetuar në vitin 2011.
Kjo betejë personale dhe fushatë linçuese, do të mjaftonte si fakt i vetëm dhe i tejmjaftueshëm për të kuptuar se i vetmi njeri i përfshirë në një luftë personale shantazhuese dhe diskriminuese, me qëllim kapjen e institucioneve të drejtësisë, është Ilir Meta.
Fakti që ai ka mundur të gjejë dikë për zëdhënës, që nuk i vjen zor të shkruajë broçkulla ordinere dhe të shantazhojë si rrugaç një gjyqtar të lartë, nuk do të thotë se Ilir Meta ka ndojë epërsi në këtë betejë.
Më së shumti kjo tregon që ai është nervoz, në ankth dhe i pasigurtë, nëse do të mund të hapë një çështje penale ndaj Adran Dvoranit dhe ta pezullojë atë si drejtues i KED, për të vendosur siç është shprehur vetë, Vitore Tushën.
Pra në fushatën linçuese të Ilir Metës ndaj Dvoranit, nuk ka vetëm mllefe personale dhe konflikte të vjetra interesi, por mbi të gjitha, objektiva të qarta për ta zëvendësuar atë, me një kamikaze të tij.
Dhe ky është fakti më i rëndë dhe kompromentues i ndonjë institucioni zyrtar të shtetit shqiptar, për kapjen e një institucioni të Reformës në Drejtësi.
Shantazhet e tij të përditëshme, gjuha ordinere e stafit të tij për video e telenovela, dhe adresimi direkt i nevojës së pezullimit të Dvoranit, për t’u zëvendësuar me Vitore Tushën, tregon axhendën reale të Ilir Metës për të kontrolluar institucionet e reformës në drejtësi, dhe për të mundësuar bllokimin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.
Pika kyçe në këtë histori është shmangia e Dvoranit, emërimi i Tushës dhe pastaj përdorimi i saj për të bllokuar procedurat e rinovimit të kandidatëve dhe renditjen e personave që ai dëshiron.
Për të kuptuar këtë, mjafton të lexosh postimet 24 orëshe të Presidentit, që ngrysen me Dvoranin e gdhihen me Dvoranin, a thua se ky vend këto ditë vërtitet rreth Dvoranit.
Në fakt jeta politike e Ilir Metës dhe fati i tij, duket se lidhet me Dvoranin, pasi ai është pengesa që Ilir Meta të mos kapë Gjykatën Kushtetuese dhe të mos e bllokojë dot atë.
Ndaj dhe fiksimi i tij ndaj Dvoranit është i justifikueshëm.
Mos ja vini re që ka harruar dhe tërmetin apokaliptik këto ditë. Ka tërmetin e tij përpara.
E gënjen mendja të shkretin.
Ai sikur edhe babën dhe gruan e tij të vendosë në krye të sistemit të ri të drejtësisë nuk e shpëtojnë dot nga llofari dhënia dhe sekuestrimi i parave dhe pasurive të grabitura.
Zoti Baze je gazetar kurajoz dhe i drejtperdrejt.
President Meten sic duket e njeh mire, te lumte ajo dore , qe ja thua te vertetat me kurajo.
Shpresoj dhe uroj qe te kete me shume Mero Baze ne Shqiperi .
Ju pergezoj
?????? I madh je z. Baze. Nuk ja vejme me re ashtu keshtu Presidentit????
Tashme emri i ketij sharlatani eshte bere aq e neveriteshme sa qe eshte mire mos te flitet me per te pasi koha e tij ka perenduar e kerkush nuk do ta kujtoje me!Bene mire qe e detajon qenien e ketij deri ne imtesi,kjo jo per interes te lexuesit se tashme nuk ka qytetar qe nuk e di qe ai eshte i kaapur e kerkon me çdo kush te marre ndonje me vehte por harron kahun e krahun pasi ai qe e futi ne kete loje e po e perdor deri ne çuarrjen ne qeli per te mbyllur hesapet edhe te tij,po perpiqet qe te mbahet ende ne skenen politike nepermjet ketij liliputi qe gjasat tregojne qe do te marre pas shpine edhe gjynahet e te tjereve!Ndoshta kjo mund te jete edhe aresyeja se perse ai ka humbur ate ,duke kuptuar qe tani eshte vone ku nga çdo ane qe te hidhet ka vetem qafthyerrje!Ai tashme i ngjan nje kafshe qe imagjinon kafazin preh hekuri ku ndoshta do ti shkoje pjesa e jetes qe i ka mbetur pasi i ka provuar te tera e jeta i dha mundesi qe te provoje edhe kete kafaz!Nje fjale e urte popullore nga anet tuaja z.Baze n.q.se nuk jam i gabuar thote :Ai tani eshte i vdekur por i pa kallur! e Kjo e tmeron me shume!
O MERO MOS SHKRUANI, MOS KOMENTONI, MOS NA I NXIRNI NE TV. KETA PLEHRA POLITIKANE SE NA NXINE JETEN QE MOS GJECIN DERMAN.
Po vjen data 19.12.2019.
Kerkese per Presidentin:
Mos e beje pis shtepine e popullit!
Mos nxirre karabusha per te folur si halabak ne kafet e lagjes!
Qe kur doli vidijoja e 7% askush eshte bindur se je i pafajshem! Askush! As Berisha besoj!
O Mero!Aty te gjithe bertasin kapeni hajdutin!Kush eshte hajdut e kush polic se u dhi e spo meret me vesh kjo pune.V… k…. U lodhem duke pritur per rezultate dhe hic edhe kete vit.Te shohim tjetrin se ky iku.
Jetat e tramatizuara te qytetareve gradualisht do fillojn te normalizohen nga termeti.. Eshte nje traume qe do normalizohet me shpejt sa njerzit kujtojn.. Eshte nje gje e mire qe shteti me gjithe barren qe i ka rene, nuk ka hequr vemendjen ne ate qe e ka “termetizuar” kete popull per 30 vjet, Reformen ne Drejtesi.. Dhe kete e ka kuptuar Floriri.. Duket qe Amerikanet dhe BE-ja, jane te perbetuar ta cojne deri ne fund kete proces.. Nje president ordiner qe del me video ne punet e nje institucjoni tjeter te pamvarur. Thote qe mbroj Kushtetuten duke e shkelur ate me opinion te Venecias. Tha: Neqoftese Venecia me nxjerr qe kam tejkaluar kompetencat, do dorehiqem (dhe duhej te dorehiqej per integritetin e postit).. Por ky eshte nje palaco dhe i pafytyre.. Ky kujton se Tushja do ta nxjerri nga oqeani ku ka rene.. Tushen e heq OMN-ja (dhe cilindo tjeter). Lufte me mullinjt e eres.. Lexo Kushtetuten e Lu’s qe u miratua ku OMN-ja eshte organi supreme te kualifikoj ose diskualifikoj.. Une desha te dija dhe te piesja Taulant Ballen dhe Ulsi Manjen (ne kete rast jo Rucin se e ka buddy) : C’fare po ndodh me komisjonin parlamentar per shkarkimin e presidentit qe eshte nen hetim ?!?!?! Per c’fare e ngritet ate komisjon, per shfaqje ?!?! A e kuptoni qe kjo lufte mediatike nga ky person qe eshte i diskretituar nga opinioni qytetar shqiptar eshte bere banale, midiokre dhe e pakuptimte ?!?! Eshte absurditet ti kunderpergjigjesh medias (ca me te drejte) me ligje kur ke kete palo president qe ngre stuhi mediatike sikur eshte institucjon vendim-marres ose ka efekt ne jeten e perditshme te njerzve.. Mire qe nuk prodhon ASGJE (pervec fluturimeve, dietave, harxhimeve, konstruktimeve pa frena ne kohe qameti), por nuk e le kete popull rehat per termetin qe po i ndodh atij personalisht.. Do ti drejtohem popullit thote i korruptuari.. Populli aty ne Parlament..
Ju dhjefsha mu në shtet.Po mire,të bëjnë të gjithë keshtu:polica,oficera…..etje.ore ku vete ky shtet kurve!O politikan o legena!O hajduter!
O Mero nuk e di në ke parë ndonjëherë pulë kur theret çfarë përpëlitjesh bën pasi i pritet koka.
Te lumte pena Mero. Shkurt,sakt dhe qarte. Z. Dvorani ju duhet te rezistoni. Gjitheçka eshte ne favorin tende. As mos e rr…. fare.
Well done z.Baze.
A thuaj nuk kane dore fare ne kete histori shoku Gramoz dhe PS megjithe shoku Berisha ?
Se po te ishte keshtu nuk ka Perendi qe ta shpegoje zgjedhjen e Metes si president ! Apo thuaj qe PS mbas Metes do zgjedhim Moniken ?
Se deri tani “Drejtoret e LSI” nuk i ka hequr njeri nga puna.