Nga Mero Baze
Duket se videoja ka bërë histori në vetëdijen politike të Ilir Metës. Prej vitit 2011, kur një video e regjistruar nga ish ministri i tij, tronditi politikën shqiptare dhe opinionin publik, me sa duket Ilir Metës i është mbushur mendja se politika bëhet me video.
Dhe vitin e fundit, kur përballja e Metës me shumicën në pushtet ka shkuar në ekstrem, ai ka pasur si kërcënim të përhershëm “videon” si formë kundërpërgjigje.
Këtë e thoshte vetë, e thonin portalet e kontrolluara prej tij, gazetarë që janë simbol i tij në opinion publik, njerëz të partisë së tij, etj.
Kështu ndodhi dhe në përballjen e fundit me kryetarin e KED , gjyqtarin Adrian Dvorani, i cili është dhe një nga pesë gjyqtarët e videos së tij që ka dalë në pakicë kundër arsyetimit të trupës gjykuese. Dhe këtë tha që do ta sulmojë me video.
Dhe për ta bërë më relaksuese situatën, e ngjyrosi paralajmërimin dhe me video të tjera erotike për ambasadorë të Perëndimit, që i ka shpallur armiq dhe për fakte tronditëse për gjyqtarin.
Dje duke shkuar për në Prokurori, ai më në fund e nxori një video. Ishte një shpjegim sipas pikpamjes së tij i arsyeve pse po bllokohej Gjykata Kushtetuese, me titra dhe fakte të lexuara, siç bën zakonisht ndonjë portal, kur përton të ulet të shkruajë.
Në fakt kur shkon para prokurorit, duhet të çosh fakte, fakte penale, që të provojnë veprën penale, dhe jo video-montazh që shpalos pikëpamjet e tua. Ato duhen për në Skrapar.
Prokurorët kuptojnë mbi nivelin e elektoratit të LSI dhe nuk ka nevojë t’ua shpjegosh me video, pse KED është kundër tij. Të jesh kundër pikëpamjeve të Ilir Metës, në shumicën e rasteve është heroizëm dhe jo vepër penale.
Por në këtë rast ai nuk kishte as fakte penale, por pikëpamje të tij për interpretimin e Kushtetutës, që as nuk kishin logjikë ligjore.
Por përtej kësaj, videoja, është e rëndësishme të komunikosh me popullin e thjeshtë që nuk kupton nga ligjet dhe të bësh fushatë elektorale, por jo të bësh betejë ligjore.
Në prokurori shkohet me fakte, me analizë ligjore dhe me prova kundër të akuzuarit. Nëse i ke këto nuk pse i drejtohesh popullit me video, por prokurorisë me fakte.
Ose do t’i drejtohesh prokurorisë, ose popullit. Kur i drejtohesh popullit pasi del nga zyra e prokurorisë dhe pasi kërcënon se do ta mbrosh me gjak zyrën tënde , do të thotë që ke dështuar në prokurori, dhe nuk ke fakte për ta mbrojtur karrigen me ligj dhe Kushtetutë.
Në atë rrugë që është nisur Ilir Meta është i pambrojtshëm nga ligji dhe mund të mbrohet vetëm politikisht. Por jo në Presidencë. Kur të vijnë zgjedhjet, nëse do të jetë kandidat.
Shantazhi i djeshëm i Ilir Metës dhe videoja amatore që vlen si shpjegim për budallenjtë që nuk kuptojnë Ilir Metën, tregon se ai shpreson më shumë tek videoja e tij dhe “revolucioni popullor” në mbrojtje të tij, se sa tek prokuroria, të cilës i është drejtuar.
Fiksimi i tij se videoja të shpëton kur je në hall, duket se i ka mbetur nga fuqia e videos kundër tij në vitin 2011. Ajo pati vërtet shumë fuqi, se ishte e vërtetë. Po të ishte kështu me titra, nuk do kishte lëvizur njeri nga shtëpia.
Video-mania e Ilir Metës ndoshta buron nga tronditja që ai ka pësuar nga videot në politikë, por mitomania dhe deliri i tij, se populli do ngrihet pas këtyre videove me titra, duket më shumë si problem psiqik.
O Mero,e ke kopsitur,e ke bërë legen fare!Te më falësh,ky ështe legen,hajdut!
E KE QARË , OR TI SHOQ !!
Po bëhet qesharak muli . U legenos fare .
Mjerë ne, për pordhidentin që kemi .
NJe gje me habit vecanerisht,pervec shume anomalive te ILIR METES::::Perse mendon ai dhe ndoshta e beson se populli do ta ndjeki dhe do ta besoje???.Mos ka delirin e madheshtise dhe i duket vetja si Enver Hoxha????Por populli shqiptar nuk eshte me ai i viteve te komunizmit ku adhuronte udheheqsit,.Shpresa e tij se do ta ndjeki populli kur ai ta therrase eshte nje menyre ndoshta qe ai te qetsoje apo genjeje vehten.
U telendis u be karagjoz nuk ka me sjellje presidenti.
një SKRAP_ar i papar…një skrap i pavlerë, një i mjerë, që ndyen me erë…i shëmtuar në pamje, katran në shpirt….kërrmë që as hijenat si afrohen..
Kur do shpetojme nga ky hajdut debil president. Vjedhjet e ketij dhiari president kapin shuma marramendese qe edhe denimi me varje eshte pak. Si ka mundesi qe nje medioker rrugac si ky te gjunjezoje nje shtet te tere. Per kete ndihem keq. Shpresoj qe USA te vere doren mbi plage dhe ti japi fytyre te mbare shtetit tone dhe shqiptareve te cfilitur.
O Ilir, mos u bej budalla te publikosh video, se nje video ku je duke vjedhur ose ber matapazlleqe ne kurriz te Shqiperise, te ben President ne kete vend! Ndersa kush pergjon dhe shantazhon me video ate qe ka me shume bole dhe mbeshtetje se vetja, ka fatin e Dritan Priftit…
Po c’ duhej me shume se videoja qe paraqiti i ndjeri Dritan Prifti si prove kunder metes? Me keto video qe prodhon vete me teper na nxjerr parasysh videon e famshme. No
Jo vetem Qesharak podhe Armik i drejtesise se Re..Ky Herif po ne ndjen Termetin 12 Ballesh dhe nuk ka gjase ti shpetoje Suma kesaj rradhe .Hajde ne Tullum Like -Marrsh me vete dhe te gjithe zagaret e tjere si sale krimineli,Lul-Sumkapuci e te tjere e te tjere…
Ore…kaq hall te madh ka ky apo eshte kaq idiot qe te mendoje se shqiptaret ne shumice kane ngelur dele dhe i besojne ketyre manovrave diletante.
Kok pa larë.
Meta tip hakeri qe ben video te fshehta dhe pastaj ben shantazhe. Ky u be turpi i rraces se tije, populli ja ka vene damken qysh kur i ndjeri Dritan ja tha botes ne sy qe, ky njeri eshte i rrezikshem dhe i frikshem se eshte shantazhues , kercenues,hakmarres dhe i pa bese. Pse nuk i beson Meta vidjos se Tomes, ku e kercenoi autorin me jete. Ka kohe qe e ndjen eren e mutit, dhe kerkon ti fshije kepucet ke fletet e kushtetutes. Familarisht ky dhe e shoqja kane gjynahe oara drejtesise popullore.
Po ky sikur ndjente neveri nga videot , tashti fort i dashuruar , mos u merzit o bur , eshte akoma videoja e te ndjerit Priftii , me ze , me figure e me bllok me dore , BIO , jo si keto alla babale me stimulante !
ai ka mendje qe te rezoje kreun e kld dhe te vendose njerzit e tij, por nuk e di se dhe njerzit e tij do pergjohen dhe do japin llogari…………
Meta nuk ka ku te shpetoj,nga shiu do bjere ne bresher.
SPAK-u apo Kushtetuesja do ta fundos Meten ?
Ai po kujdeset per nje gjykate Kushtetuese te komanduar prej tij,ku shumica te votoj nen urdherat e Tushes ,per te perjetsuar Meten !
Nuk ka per te ndodhur.
Jo me shume se nje jave do filloj SPAK-u ,do kontrollohet pasuria e tij,qe kur hyri ne politike me xhaketen e kohes se Enverit,dhe sot miljarder.
Me siguri do kemi rast per video kunder SPAK-ut
Meta nuk ka kohe per manovra,eshte i zene mat .
Populli të humbas nje ditë dhe ta nxjer me dhunë nga presidenca.dhe në s’del me të mirë populli e hesiç bëri me bronxin por tani persëgjalli.
Presidenti me termin popull i referohet mercenareve te tij, qe kane per detyre per ta mbrojtur se i ka bere me leke. Por le ta provojne dhe te ikin se bashku me presidentin qelbesire.
Po….e vdiqe fare o Mero!
Po lere te marre fryme ! Ai uuu…., e Ti bamp!
Si gjithmone ,Je vigjilent! Keshtu i do “mushka drute”.
Z.BAZE . Wou Je me te vertete Genius .Rrespekte per gjithcka ju keni bere per Shqipetaret jam larg me trup por i dua me Shpirt .Jane me te vertete Humane , Mikprites. Keto fundrrina ,qe erdhen nga ish Komunizmi ,Me to u linden u rriten mesuan dhe ,sollen tere ato taktika e teorira e tyre qe mashtruan Popullin degraduan gjithcka dhe i Ropen i Vodhen aq sa thika shkoi ne Palce .Por Bujarine dhe Shpirtin nuk ja thyen .Gjithcka eshte jashte standarteve Njerezore , So keto Kerminj .Krokodile ,Minj Kanalesh duhen mbledhur ne nje vend ,dhe te shfarosin e te hane Njeri /Tjetrin .Faleminderit shume Kolosi i Fukarenjeve qe kane vuajtur aq shume sa Lotet me shkojne Rreke , Nuk i mbaj dot .JO PAK ME KETO KALBESIRA QE TE MBAJNE JETEN DHE BURRERINE E SHQIPETAREVE KETO NDYRESIRA QE FATKEQESISISHT I VOTUAN SI UDHEHEQES PER GATI 75 VITE .Kjo fare e kuqe duhet te pastrohet nga KOMBI SHQIPETAR