Albin Kurti i ambasadorit amerikan

13 Dhjetor 2019, 12:33Editorial TEMA

Nga Baton Haxhiu

Është shumë mirë të jesh ambasador në Kosovë.

Ke pushtet të madh, ndonjëherë edhe vendimmarrës. Shpesh, më tepër se ministrat që dalin nga vota e qytetarëve.

Shqiptari në esencën e etikës së tij etnokulturore krenohet me mikpritjen. Prandaj, diplomatët e vendeve kryesore perëndimore që e ndihmuan pavarësimin e Kosovës – amerikanët, britanikët, gjermanët – patjetër trajtohen me respekt madhështor.

Veçanërisht amerikanët.

Mirëpo, pikërisht një diplomat amerikan me status të përkëdhelur duhet të ketë dyfish më tepër kujdes. Përveç kornizës së rregullatorit diplomatik ligjor të shtetit të tij dhe të Kosovës, ai parimisht duhet të jetë më i vëmendshëm kur është fjala për konfigurimet e brendshme politike. Fuqia e madhe ia imponon këtë qasje delikate.

Nëse e dënon dhunën në politikë, këtë duhet ta bëjë në mënyrë konsistente, e jo ta amnistojë kur t’i konvenojë; nëse kërkon transparencë e paanësi nga mediat dhe shoqëria civile ndaj partive, interesave apo grupeve të caktuara, së pari duhet vet të jetë shembull i objektivitetit në raport me faktet.

E lexova intervistën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, dhënë gGazetës Express.

Ambasada amerikane e paska marrë betimin e kryeministrit në Ardhje se do të konsultohen dhe të merren vesh për çdo gjë të rëndësishme. Dhe se dhuna politike është pjesë e së kaluarës. Lajm i mirë për Isa Mustafën.

Në pjesën qendrore të intervistës, më shumë se një diagnozë e thjeshtë për një ambasador ndaj një lideri politik, dalin edhe këshilla, sugjerime, pse jo edhe instruksione të qarta se si duhet të sillet qeveria e preferuar nëse s’dëshiron të ketë telashe me amerikanët.

Intervista e meriton një analizë të vëmendshme.

Kosnett duket se ka marrë garancitë, prandaj konstaton: “Albin Kurti është njeri shumë inteligjent dhe shumë i pjekur“.

Vlerësim populist i nivelit që më së pari do të duhej ta shqetësonte vet Albin Kurtin.

Më tej thotë: “Unë jam i sigurt se ky koalicion do të formohet efektivisht”. Është i bindur se qeveria është e gatshme.

Por, kur pyetet nëse VV dhe LDK  “do ta zgjidhin problemin rreth pozitës së presidentit”, respekton protokollin si azil: “Nuk mendoj që më bën mirë mua që si ambasador i huaj në këtë fazë të analizoj dhe të jap opinione për këtë”.

Sidoqoftë, nuk mungon disponimi pozitiv i bazuar në njohuritë që ne si publik s’i dimë: “Jam i bindur se dy partitë do të gjejnë zgjidhje për këtë”.

Lëvdatat e paargumentuara bëhen absurde kur prej tij kërkohet decidivisht profilizimi i Albin Kurtit. Ai nuk e thotë asnjë fjalë për raportet e deridjeshme, tejet problematike dhe të tensionuara, mes Kurtit/Vetëvendosjes dhe Ambasadës amerikane në Kosovë, por përqendrohet vetëm në potencialin pozitiv për ndryshim të koalicionit të mundshëm. Besimi i tij më shumë përmban instruksione sesa siguri se do jetë ashtu siç i kanë premtuar:

“Mendoj se z. Kurti e di shumë mirë për rolin që e luan një lider i opozitës për të sfiduar ide dhe për të krijuar politika është i ndryshëm nga roli që e luan si një kryeministër i shtetit, ku të duhet t’i bësh bashkë të gjithë në frymën e bashkimit shtetëror. Ai është njeri shumë inteligjent dhe shumë i pjekur. Ai ka bërë të qartë se Vetëvendosje ka lënë dhunën politike në të kaluarën. Është një parti e re, është një epokë e re. Pres me padurim për të punuar me të, ashtu siç kam punuar dhe bashkëpunuar me liderë të tjerë të partive politike në këtë shtet”.

Mirëpo, nuk është kaq e thjeshtë.

Kurti nuk do ta pranojë Listën Serbe në qeveri. Kështu është deklaruar disa herë. Ndërkaq Kosnett shprehet: “Mendoj se Lista Serbe është një realitet politik… Po, Beogradi ka shumë ndikim në Listën Serbe”.

Qëndrimet e tij dalin diametralisht të kundërta me ato të Kurtit, apo ndoshta edhe këtu ka ndonjë premtim të ri të kryeministrit në ardhje që ka të bëjë me “pjekurinë”?

“Është e rëndësishme për SHBA-në që liderët politikë, të gjithë liderët politikë të Kosovës, të mos mendojnë vetëm për përkatësitë etnike të tyre, por për identitetin shtetëror të tërë vendit”, thotë Kosnett.

Sërish dallime të mëdha mes tij dhe Kurtit – veçanërisht nëse merret në konsideratë ikonografia e VV-së gjatë fushatës zgjedhore – dalin në pah edhe kur ambasadori amerikan i jep prioritet identitetit shtetëror në raport me atë etnik.

Optimist i informuar del Kosnett edhe atëherë kur flet për bashkëpunimin e ardhshëm mes Kurtit dhe Thaçit: “Nuk kam asnjë dyshim se z. Kurti, kur të bëhet kryeministër, do të ndërtojë një marrëdhënie profesionale dhe konstruktive me presidentin Thaçi”.

Vlerësimi i tij për ecurisë e deritashme të dialogut dallon katërçipërisht prej atij të Kurtit: “Puna që është bërë deri tani mes presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçic nuk duhet të injorohet dhe të hidhet anash”.

Duket se ambasadori s’e paska dëgjuar Kurtin kur ka deklaruar se “nuk do të ngutet me angazhimin në dialog”, sepse “nuk është prioritet”, prandaj vazhdon me instruksionet:

“Ne do të donim të shihnim dy qeveritë në vijën e fillimit sa më shpejt që është e mundur, sa të formohet qeveria e Kosovës. Dhe pastaj ne duam t’i shohim ato duke arritur në vijën e cakut”.

Është krejtësisht i qartë synimi i ambasadorit Kosnett.

Ai dëshiron që t’i largojë të gjitha dyshimet publike për ndonjë rezervë eventuale amerikane ndaj Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe t’ua dëshmojë qytetarëve kosovarë përkrahjen e madhe aktuale për fituesin e zgjedhjeve.

Injorimi i çështjeve problematike e fuqizon edhe më shumë këtë perceptim.

Kosnett i drejtohet Kurtit, duke ia ofruar i pari publikisht dorën e mirëbesimit për rrugën e vështirë që i pret, plotësisht i vetëdijshëm për hendekun e madh politik dhe ideologjik që qëndron si pikëpyetje e madhe mbi raportet e Ambasadës amerikane me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai dëshiron që – në mënyrë indirekte – t’i bëjë presion publik liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e ditur se përkrahja politike amerikane është një aset që çmohet jashtëzakonisht nga qytetarët kosovarë, të cilët e sanksionojnë elektoralisht mos-shfrytëzimin e tij.

Problemi nuk mund të jetë tek vullneti dhe gatishmëria e ambasadorit Kosnett për të bashkëpunuar me njeriun më të votuar në Kosovë, por te tentimi i pabazuar për ta na e prezantuar një “Albin Kurti të ri, që ka ndryshuar shpejt”.

Kjo formë e lëvdatave me bollëk, ende pa u krijuar qeveria dhe me shumë paralajmërime që janë në kundërshtim me planifikimet amerikane, nxit dyshime për qëllimet e fundme.

Një lider politik i përmasave të Albin Kurtit nuk ndryshon shpejt.

Këtë do ta kuptojë edhe Ambasadori Kosnett.

Nëse vërtet ende nuk e ka kuptuar.

23 komente në “Albin Kurti i ambasadorit amerikan”

  1. pjeter says:

    Albin Kurti eshte politikani me i mire qe kemi ne gjithe rruzullin kombetar.Eshte i zgjuar, i matur,patriot, dhe mbi te gjitha gezon respekt nder shqiptare, dhe ja kane friken inteligjeses se tij, neo milosheviçjanet e Beogradit.

    1. Meritoni says:

      Batoni eshte nje matrapaz.pse e them une?
      Klan Kosova,tv i Baton Haxhiut eshte vendose ne fabriken e vetme ne Ballkan per prodhimin e auto-amortizatoreve.kjo fabrik shtetrore ka prodhuar amortizator per Pezhon dhe Renaultin Francez.
      Baton banditi e privatizoi me spi-of special qe dmth.ky ka qene i detyruar ta aktivizoj ne prodhimin e amortazitoreve.
      çka beri banditi?e shendrroj ne TV.
      simbas ligjeve te kosoves kjo pasuri do te konfiskohet,prandaj,BANDITI eshte i alarmuar nga Kurti.

    2. Z says:

      Njeriu njehet kur eshte ne nje post te larte! Albini mund te jete me cilesite e mira sic thone shume vete,une e kam njohur personalisht,por detyra e K/ministrit ne Kosove dhe ne Shqiperi eshte e veshtire pothuaj e pamundur kur ke neper kembe hienat si Saliu me Liken apo ne Kosove.Shqiptaret nuk duan te qeverisen! Ky eshte problemi! I uroj Albinit suksese!

      1. Malo says:

        Cfar po e lidhe me Saliun Edhe Liken,Po flitet per kosoven Edhe politikane atje,shume mire mundet te besh krahsimin atje,apo Po i vjene pake anes e spo mundesh te thuash dicka te mire e vetem kaqe.

  2. Lon says:

    Shum i zgjuar esht o pjeter pjetri tamom si puna jote qe ja fut pordhes. Ku e ka zgjuarsin ku merte merte lend helmuese dhe i hidhte ne parlament, apo keni qen ne gjum ju kosovatet, turp tju vin qe keni votuar nje sharlatan, do e shohim si do drejtoj ky trapi me zile.

    1. pjeter says:

      Ke te drejte per nje gje ti o Loni, jemi mesuar me paragjykime e gjykime gomeresh, dhe tani na vrasin syte e mendjen ndonje rrallesi si Albin Kurti.

      1. XheJ eN Bi says:

        pjetër …
        Mundet Albini të jetë ashtu si e përshkruan ti ,po kur Albini do jetë K/ ministër do shohësh një Albin tjetër dhe për këtë as Batoni nuk e koncepton dot.
        Këtë e kam parë dhe tek ish K/ ministri Grek ,Cipra.
        Ishte kundërshtari më i egër ndaj Z. Merkel ,po kur u bë K/ ministër ,mender i lëpiu dhe bythën.
        Kështu do bëj edhe Albini edhe serbët do ti pranojë dhe do ulet në tavolinë.Do ti harojë të gjitha ato që ka thënë e ka bër.
        Do më kujtosh ,po nuk ndrove nickname do komentojmë prapë.

        1. pjeter says:

          Une per faktin qe do ulet dhe do diskutoje me serbet, nuk e kam vene asnje here ne dyshim.Ajo qe ndryshon eshte cilesia e diskutimit.Serbet nuk e preferojne sepse e njohin kapacitetin “NEGOCIUS” te Albinit.Lexoi intervistat e tij,si te hershmet dhe te kohes se sotme, dhe eshte shume lehte te kuptosh diferencen e madhe qe ka ai, me ata qe na kane udheheq ,si nga Shqiperisa edhe nga Kosova.E perseris, veshtiresite per te qeverrisur do ti kete ,sepse ne hapesirat shqiptare eshte tradite te kacafytemi me njeri tjetrin,por une mendoj qe ai eshte me i afti te beje politike.Krahasimi me Ciprasin sipas nendimit tim,nuk qendron,sepse ai vinte nga nje gjendje tjeter, megjithese , çoi ne shtepi nje rezultat jo dhe aq katastrofik sa ç’pritej.Menjehere pas zgjedhjeve Albini nderroi temen e diskiutmit, ku viktima Kosove,ishte kthyer ne agresorin.Me vetem deklaratat e tij per perndjekje ligjore te krimineleve Serbe nga ligji, e çoi ne nje autogol Vucicin , duke bere ate deklarate shume negative per Serbine , sepse mori nje pergjigje nderkombetare kunder, me nje fjale, ne nje goditje te vetme faktorizoi nderkomtarisht masakrat serbe, ku kohet e fundit po ndothte e kunderta, dhe madje dobesoi pozicinin e Vucicit si negociator ne te ardhmen kunder Albinit.Nuk mendoj qe realiteti mund te ndryshoje nga sot neser, por per mendimin tim , kemi nje personazh te afte ne nje situate shume delikate te pjeses tjeter te kombit qe quhet Kosove, ne krye te Negociatave.Nje thenie popullore e jona thote:”mishi te piqet dhe helli te mos digjet”, dhe une mendoj qe Albini eshte personi i duhur per te bere dakordesi me serbet ,duke pasur si parim interesin komberar, dhe atje ku nuk te mund te arrihet, te beje te mundur te mos jete fai i pales sone.

  3. Baliu says:

    Puna e presidentit eshte cikerrime, pse te mos behet prap Atifete Jahjaga. Raporti me Hashumin poashtu i parendesishem, ai tashme eshte limon i shtrydhur i cili ka shum pune me Gjykaten Speciale. E Batonit (Stanishiqit) si “ure lidhese” mes Bandes se Zanzibarit dhe Rames po i dridhet karriga, prandaj del edhe si “keshilltar vullnetar” i ambasadorit amerikan, per ta bindur se Banda e Zanzibarit edhe me tej eshte “e keqja me e vogel”. Me ardhjen e Kurtit ne pushtet, Rames do ti duhet nje ure tjeter lidhese, e at post po e synon energjikisht nje “publicist” tjeter, shoku Berat Buzhala. A do ta fitoj Batoni qmimin “Beqir Musliu” (nobeli kosovar) per perkrahjen e Bandes se Zanzibarit, mbetet te shihet.

    1. Rama po dridhet nga Albini says:

      Fix fare ?

    2. pjeter says:

      Ketu gabohesh, prr mendimin tim Albini dhe Rama do gjejne nje rruge te perbashket.Veshtiresite nuk disktohet, madje shume te medha, kane kunder dashakeqe re kombit si brenda dhe jashte hapesires shqiptate.Dhe ne te Shqiperise, jeme kampione per nga idiotesia, e kemi tradite, djegim jorganin shume kollaj, per nje plesht, Gjithesesi, personalisht jam i bindur, qe te dy jane mbi, por shume shume mbi mesararen e parise shqiptare.

      1. Baliu says:

        Une pikerisht duke besuar se Rama eshte fleksibil thash se do ti duhet nje “ure lidhese” tjeter, sepse nese vazhdon me “keshillat” e Batonit, Rama do ti konfirmoj padiskutueshem te gjitha kritikat kunder tij. E thashe se Borat Buzhala (thuaja asgje me i mire se Batoni) e ka nuhatur kete mundesi, ose thjesht po ja ofron Rames ket mundesi. E me fjaline e fundit kam dashur te them se Batoni ka shanca te behet edhe nje “Peter Handke” i tu Kosovs* (ai tashme eshte i dekoruar i prostidentit Hashum Taqi). Pra Rames mund ti falen disa mekate nese heqe dore nga UDB-sha si Baton Haxhiu, Shkelzen Maliqi, e besa edhe nga Berat Buzhala. Edhe ajo mini-stresha Shahini ka nje “background” me UDB-asha (jo UD-Basha), mandej Cakaj etj. LVV ka kerkuar qe keta dy te fundit te mos vendosen ne postet qe mbajne, per arsyet qe u ceken.

  4. likefloriri says:

    Albin kurti eshte nje debil e kriminel qe e ka vendin ne burg, te pakten per veprimet qe ka bere ne kuvendin e kosoves, e per shume e shume te tjera, por mos u merzitni se avash avash (sic thote turku) do te dalin ne pah vepromet dhe bemat e tij.

  5. Nik says:

    Baton je i gatuar shume keq! Kudo qe fut hundet si ne Kosove dhe Shqiperi ke bere vetem keq!

  6. mik says:

    Baton, un e di qe ti e di ma mire se une – Na pelqen apo nuk na pelqen, nderhyrja e fuqive te medha ne punet tona asht e pa-shmangeshme dhe e domosdoshme. Dy shtetet Shqiptare jane fuqia ma e dobet dhe ma delikate ne Evrope. Te dobet jo vetem ne fuqi ekonomike e ushtarake, por ne te gjitha fushat. Nqs ne nuk na ndihmon dikush, na dalim jasht shinave shume kollaj, sepse nuk e njohim shume pergjegjesine per vendet tona, e si pasoje status-quo-ja shkon per lesh, edhe na bashke me te’.
    Nuk e di sa asht e vertete por ne dukje, shyqyr Zotit qe Albin Kurti konsultohet ( apo quaje si te duash ) me Amerikant e jo me Serbet, apo me ndonje fuqi tjeter qe historikisht nuk kane qene kurre te dobishem per ne.
    Cili do njeri me tru qe te ishte ne qeveri do bante njesoj si Albini.
    Prookupimi i jot ne lidhje me politikat e Albinit nuk duket i sincerte. Kete e sheh edhe qorri.
    Persa i perket Albinit, me aq sa dime na per te, ai asht ma i miri prej nesh, si nga ana morale dhe intelektuale gjithashtu.
    Asht i vetmi Shqipetar nga te dy anet e kufinit qe ka fitu votat e popullit ne menyren ma te ndershme.

    1. I padituri says:

      PER SHQIPERINE E DI QE ESHTE SHTETE PO I DYTI SHTETE SHQIPTARE KUSH ESHTE ?
      LABERIA
      MYZEQEJA APO NDONJE KRAHINE TJETER .

  7. katarakti says:

    Albin Kurti eshte nje nga politikanet më me vizion dhe te zgjuar te botes shqiptare. Baton Stanishi eshte i shqetesuar per fatin e partise serbe, qe nuk do te behet pjese e qeverise se Albinit! Eshte e çuditshme sesi Batoni e sulmon Albinin me kaq mllef dhe urrejtje. Ai, si shtetas i Kosoves, duhet te gezohej se ambasadori amerikan po lavderon kryeministrin e ardhshem te Kosoves! Por jo! Batonin sikur e ka pickuar gjarperi!

  8. Analisti Amator says:

    Zoti Baton Haxhia,
    Je shume konfjuz ne kete shkrim. Kjo vjen nga cektesia mendore dhe moskuptimi I drejte i politikes. Merresh me ca sofizma qe asnjerit nuk i hyjne ne pune, aq me teper Kosoves. Analiza qe ti i ben qendrimeve kontraditore te Ambasadorit, as me shume dhe as me pak mund te perkufizohet me kuptimin tend te politikes sipas fjales shqiptare qe “demi kapet per briresh dhe burri prej fjalesh”. Me vjen keq te te them qe kjo nuk eshte politike. Kjo eshte “mithollogji shqiptare”, qe na ka demtuar gjitmone. Ti sygjeron qe meqe ambasadori i nderuar ka thene ne te shkuaren dicka, ai duhet te mbaje fjalen dhe te vazhdoje te ngule kembe si gomari ne lluce. Haron qe politika eshte shkenca e realizimit te pamundures dhe jo e “fjales se thene”. Amerikanet thone qe “talking is chip”, ose thene shqip “fjala ka pak rendesi”. Veprat dhe rezultatet kane rendesi. Prandaj i dashur gazetar mendohu para se te shkruash. Mendo se sa primitive jane fjalet tona te “urta” sic eshte “shqiptari kur jep fjalen, therr djalen”. Nje shprehje qe une si individ e ve ne kulmin e idjotesise njerezore… Prandaj dhe jo me kote Serbi she greku na e kane shfrytezuar kete miopi dhe vazhdojne te na provokojne me llafe.
    Eshte e veshtire te spjegohem plotesisht sepse duhet nje roman i tere, por ajo qe dua te te them shkurt eshte: degjo se cthote Amerika. Mos fut percarjen midis nesh dhe Amerikes. Ata dine me shume. Falendero zotin qe interest Amerikane konvinojne me ato tonat dhe mbylle gojen. Mundohu ti kuptosh ata dhe jo tu japesh mendje. Ata dine me mire se ty qe fitoret qe kane arritur ne Kosove ti konsolidojne me tej. Ti i “zgjari yne” mos e “digj jorganin per nje plesht”.
    Faleminderit

    1. Bureto says:

      Batoni a kushdo tjetër, kudo në hapësirat shqiptare, le të mësojnë ca dhe nga “analistët amatorë”. Shqiptarët historikisht kanë humbur e janë dëmtuar vetëm se nuk kanë patur një mbrojtës të madh, pra një shtet të fuqishëm në krah, siç i kanë patur, të paktën këto dy shekujt e fundit, Serbia dhe Greqia. Ne duhet ta konsiderojmë veten me fat që sot kemi fuqishëm në krah Amerikën, edhe sepse interesat tona në këtë kohë duhet të përkojnë me ato të tyret. A nuk kanë qenë me dhë në interes reciprok dhe marrëdhëniet e serbëve dhe grekëve me ato fuqi të mëdha që i kanë ndihmuar e mbrojtur, e vazhdojnë ta bëjnë? Jemi me fat që jemi arritur në këtë pikë. Dhe siç thotë populli, duhet t’ia bëjmë hysmetin kësaj. Duhet të bëhemi të zgjuar e të zhdërvjelltë politikisht dhe në diplomaci, sidomos në këtë fushë, ku kemi qenë dhe jemi defiçitarë, se po ashtu siç thotë populli, nuk sjell gjithmonë përroi kucura (dru për të djegur në dimër). Sot, më shumë se kurrë, si komb ne shqiptarët jemi para sprovave të mëdha. Sigurisht, jo çdo gjë varet nga ne, por ne mund dhe duhet të bëjmë më së miri detyrën tonë dhe t’i lëmë të tjerët, ata që na duan, të bëjnë të tyret.

  9. USA says:

    bravo “analisti amator” jam dakort me ty , nuk digjet jorgani per nje plesht .

  10. E èma e Zeqos says:

    Pasi kèshilloi me “sukses” nè Prishtinè e Tiranè, Baton Haxhiu ka marrè pèrsipèr tè kèshillojè edhe ambasadat e huaja dhe personelin e tyre.
    Ndjenjat negative karshi Albin Kurtit, xhelozia dhe habia se si gjèrat mund tè vinin deri kètu, tregojnè mè tepèr pèr miopinè e tij personale pèr tè analizuar situatat sesa “hedhin dritè” mbi formatin e kundèshtarit tè tij.
    Albin Kurti èshtè politikani i vetèm shqiptar sot, qè do tè votohej nè çdo trevè shqiptare. Ai èshtè simboli i shpresès pèr njè shoqèri shqiptare, pa rrumpallè dhe dallkaukè me imunitet politik.
    Baton Haxhiu, nuk ka formatin e duhur, tè bèjè atè qè ka dashur tè bèjè prej kohèsh. Emisarèt e UDB, nuk zgjodhèn njeriun e duhur pèr tè arritur qèllimet e tyre.
    Shqiptarèt, janè ca mè tè zgjuar seç i mendon Baton Haxhiu dhe shefat e tij. Ata e ndjejnè fort mirè se kush èshtè njeriu qè duhet ti pèrfaqèsojè nè kohè tè vèshtira dhe i japin votèbesimin.

    1. XheJ eN Bi says:

      E ëma e Zeqos…
      Mos vur dorën në zjarr për Albinin.Për rrugëtimin e Albinit deri më sot janë të gjithë me të dhe më i votuari.Po pas 6 muajsh si K/ ministër do ta dhohësh se sa do bjerë popullariteti ,se do bëjë të kundërtat e atyre që ka thënë deri më sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje