Mos e heroizoni kot Vangjush Dakon!

14 Dhjetor 2019, 19:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Arrestimi i një sërë zyrtarëve të urbanistikës dhe investitorëve të disa ndërtesave në Durrës, duhet të shërbejë si një proces që të provojë shkakun që prodhoi tragjedinë pas tërmetit. Ekspertiza e godinave të shembura dhe atyre ku humbën jetë njerëzish, duhet të provojë në mënyrë shkencore se çfarë ka shkuar keq në ato godina.

Disa prej tyre kanë qenë godina të periudhës së fundi komunizmit, ndërtuar jashtë standarteve. Por një pjesë e madhe janë godina të tranzicionit, të cilat, ose janë ndërtuar keq, ose ka pas ndërhyrje jashtë standarteve të ndërtimit.

Verfikimi i kësaj problematike, duhet të na çojë tek personat përgjegjës, dhe jo e kundërta. Nëse nisemi nga personat që duam të ndëshkojmë për betejë politike e pastaj të gjemë argumente për arrestimin e tyre, jo vetëm që rrezikojmë t’i bëjmë viktima të ndaluarit dhe të shpallen të pafajshëm, por të fshehim dhe shkaqet e vërteta të tragjedisë, që mund të na përsëritet.

Kam parë reagimin e PD, që në gjithë këtë histori, kërkon doemos arrestimin e Vangjush Dakos, si ish- kryetar Bashkie. Nuk është se kam parë ndonjë fakt që e lidh përgjegjesinë e ndonjë godine të shembur me Vangjush Dakon, por natyrisht që nuk e përjashtoj të ketë, nëse del gjatë hetimit.

Por po të nisemi nga emrat e bashkiakëve, duhet të ndalojmë gjithë ish- kryetarët e Bashkisë së Durrësit, nga viti 1992, t’i mbajmë në paraburgim derisa të përfundojë gjyqi, pasi më së shumti kanë rënë godina që janë ndërtuar deri në vitin 2000, kur Durrësi ka qenë drejtuar nga PD.

Duhet të ndalojmë me këtë logjikë, Tomor Golemin, që ka drejtuar deri më ‘1996, Arqile Gorean, që ka drejtuar deri në vitin 2000, Miri Hotin, që ka drejtuar deri në vitin 2003, Lefter Kokën, që ka drejtuar deri në vitin 2007, dhe së fundmi Vangjush Dakon, pas vitit 2007.

Biles dhe Muho Asllanin duhet ta ndalojmë, se kanë rënë disa godina të ndërtuara nga partia, me kontribut vullnetar.

Por të nisesh nga kjo logjikë, është një mënyrë se si ti nxjerrësh të pafajshëm të gjithë, duke u marrë me të fundin, të cilit dyshoj se i ka rënë ndonjë pallat, nga ata që ka dhënë leje.

Kjo është mënyra më e keqe për të sabotuar procesin e hetimit dhe gjykimit të fajtorëve, dhe për ta lënë krimin pa emër në Durrës, Lezhë e Laç.

Shikoni se çfarë ndodh me krimin tek Kavalishenca. Ndërhyrja e fundit zyrtare me tender është bërë në vitin 2008, kur ishte ministër Bujar Nishani. Aty humbi jetën një oficer policie.

Sali Berisha, për ta mbuluar përgjegjësinë e tenderuesit të fundit që e ka në krye të PD, shpik që aty ka bërë orgji Saimir Tahiri, ndaj kanë rënë muret.

Tani perversitete të tilla të një plaku të lig, që tenton të mbulojë krimet duke bërë politikë, nëse nuk hetohen si përpjekje për të fshehur krimin, mund të dëmtojnë procesin.

Në këtë rast PD nuk thotë të ndalohet Nishani, por të ndalohet Saimiri, se nga “orgjitë” janë tronditur muret.

Hetimi duhet të jetë serioz dhe duhet të nisë nga rrënojat, për të shkuar në zyra, dhe jo nga zyrat për të shkuar tek rrënojat.

Po e nisëm nga zyrat jemi duke bërë politikë dhe personazhet do mbrohen politikisht. Po e nisëm nga rrënojat, askush si mbron dot më.

Mos e ribëni hero Vangjush Dakon, pa qenë nevoja, se do niseni te arrestoni Vangjushin e mund t’iu dalin tuajat me keq.

Lërini prokurorët të merren me shkaqet për të gjetur fajtorët, dhe jo t’ua caktoni prokurorëve fajtorët dhe ata të gjejnë shkaqet.

Kështu kanë pas vepruar kur donin të nxirrnin grupe armiqësore në komunizëm. Tani jemi duke kërkuar fajtorë, jo grupe armiqësore.

24 komente në “Mos e heroizoni kot Vangjush Dakon!”

  1. Baton DR says:

    Po më të gjithë brenda ….nga Muho e me rradhë…e kanë me hak të gjithë dhe i kemi aq lekë me i mbajt me bukë brenda !

    1. kabul says:

      E ke gabim mero se vangjushi do arestuar. Pallati ku une dhe familja ime vum kursimet per nje shpi plazhi eshte i pabanueshem sepse u hodhen tre kate pa leje mbi te nga te fortet e duresit. Nje vile para nesh ishte tre kateshe dhe vangjushi ne resht te pare i dha leje per dy kate shtese dhe e gjitha tek pista iliria ku kryeministri jone vente per vizite. Ku ishte policia bashkiake dhe ikmt e qeverise aktuale. Dhe vagjushit apo ngelem me shprehjen fajin e ka sali berisha. Por ske faji mero, qeni leh atje ku ha buke.

  2. I urti says:

    Meroja e paska marre udhezimin nga shefi Rama.
    Vangjush Mafiozi të mos preket,prandaj po shkruhen keto artikuj me mbrojtje të Mafies se Ndertimit ku Vangjush Dako eshte nje nga perfituesit me te medhenj.

    Turp!

    1. I pandehuri Meta says:

      Dhe ti ke marre udhezime nga Sali krimineli e nga Like hajduti! Per mua duhet lene e lire prokuroria te hetoje. Besoj se tashme duke pasur Sh B A si mbeshtetje, do te kete guximin ti shkoje deri ne fund!
      Jetoj jashte prej 20 vjetesh, nuk jam me asnje krah politik, por nese arsyetojme si ti, i bejme nje favor edi rames! Mund ta akuzosh per gjithcka por jo se nuk di te shfrytezoje situatat dhe idiotesine e kundershtareve…
      Opozita duhet te filloje me leximin e asaj qe aspiron Sh B A dhe UE per Shqiperine dhe mbi ate baze te ndertoje te ardhmen politike te saj! Nuk ecet perpare duke share ne çdo moment E.R. dhe maxhorancen!
      Duhet tu japesh te kuptojne interlokutareve nderkombetare se ti je nje alternative bindese, jo qaramane dh sidomos jo vulgate!

    2. turi says:

      Qenke njr koqe kamdari ti gjoja i urti

  3. Ben says:

    Ama nje gje nuk mohohet dot..pallatet e viteve te fundit ..2010 e ketej…jan ber te gjitha shkel e shko.
    Gati cdo pallat i lart ne Durres e plazh..jane shpartalluar kater katet e para.A mban pergjegjesi ai qe firmos per perfundimin e ketyre?Patjeter duhet te mbaje.Nuk ka nje,me mure me brez antisizmik.
    Lere mos flasim per cilesine e betonit qe eshte perdorur dhe Kujt ia kane blere.Prandaj Mero i dashur,harroje qe zullumet i bejn vetem nje krah ne Shqiperi.Ketu ti besh sic duhet,me drejtesi hyjnore,i ke nja 200mij vete per burg,sidomos politikane,shefa,kryetare,,,po thuaj po i afron dita ku vetem Ai lart ne qiell do i kerkoj llogari ketyre,dhe kane zero shans tu shpetojn Atij.

  4. Kristaq says:

    Per ata qe nuk e dine. Kryeministri, ministrat, kryetaret e Bashkive etj e kane me ligj qe cdo material qe futet per tu miratuar ne Qeveri, Bashki etj duhet te jete I firmosur nga juristi perkates I cili konfirmon se materiali eshte i mbeshtetur ne ligjet e miratuar nga parlamenti Shqiptaret. Keshtuqe te nderuar miq dhe dashamires asnje funksionar nuk kapet dot nga ligji. Moralisht eshte tjeter gje, dhe ndeshkimi per ta eshte vetem votimi. Kjo kerkon qe ata qe hedhin firmat si juriste kolaudatore, ndertues etj te pakten te bejne detyren se mbi kurrizin e tyre do bjere barra. Me Respekt!

  5. Per ata qe nuk e dine. Kryeministri, ministrat, kryetaret e Bashkive etj e kane me ligj qe cdo material qe futet per tu miratuar ne Qeveri, Bashki etj duhet te jete I firmosur nga juristi perkates I cili konfirmon se materiali eshte i mbeshtetur ne ligjet e miratuar nga parlamenti Shqiptaret. Keshtuqe te nderuar miq dhe dashamires asnje funksionar nuk kapet dot nga ligji. Moralisht eshte tjeter gje, dhe ndeshkimi per ta eshte vetem votimi. Kjo kerkon qe ata qe hedhin firmat si juriste kolaudatore, ndertues etj te pakten te bejne detyren se mbi kurrizin e tyre do bjere barra. Me Respekt!

  6. Cuni says:

    Po mire mo Mero. Mero me long. S e kupton ti ca i ka bo Durresit per 12 vjet xhuxhi. Katrahurë. Pallatet qe ka dhene ai leje kane pas probleme. Edhe is deputeti i PS Gashi.

  7. Pato says:

    Keto jane budalleqe, ku eshte pergjegjsia personale ? Nuk ka shtet ne bote qe ruan me police cdo godine me rrezik shembje nga termeti! Ishte bere shume e qarte nga ekspertet qe aty nuk mund te futesh e te jetosh, njerezit kundershtojne sepse ket dreq mentalitet kemi ushqyher. Eshte njesoj si te kerkosh shtetit te ruaj detin e lumenjte me police se mos na mbyetet ndonje.

    99.99% e pallateve pas 2000 nuk pesuan asgje pervecse demeve teresore ne disa raste. Nuk ka vende me bote te kaloj termet aq te forte e te kaloj me kaq pak deme si materiale edhe njerezore. Ishim me fat!

    Problemi eshte me kulturen dhe injorancen e te babeziturve qe presin shtyllat e pallateve per lokale, shtojne kate pa themele, ndertojne vet pa projekt e bejne shtesa pa asnje plan e pa inxhiniere.

    Cdo kush qe do marre shtepi te re nga shteti ti futet takse sigurimi tek fatura e dritave… te mesojme qe prona ka pergjegjsi.

  8. Lee lee says:

    Mero ke filluar te besh artikuj si Zeri I Popullit… Punen e pa lodhur te fshatarve e sabotoi krimbi.

  9. Neri says:

    Me mire mos e kishe bere kete shkrim. Edhe me gomari i rilindjes do e kuptoje qe i vjen ere o Mero. E di qe je mesuar me publik te lehte nga mendja, por kjo eshte e tepert dhe do te te kthehet mbrapsht

  10. ish lexues says:

    Nje ngjajshmeri perfekte..
    .
    Ashtu si TERMETI I 26 NENDORIT qe I nxorri kokallat(kockat) e shtetit te vdekur..ashtu ra dhe dhe shteti shqiptar ne vitet 1991-1992 e me pas ,pasojat e te cilet duken qarte ne termetin e fundit.

    Si “sizmolog i ngjarjeve kombetare“ them me plot gojen se termeti qe shembi shtetin shqiptar mban daten 4 dhjetor 1991 kur Sali Derrisha nen “hostenin” e antishqiptarve Biberoviq dhe Rajersonoviq prishen qeverine e stabilitetit si qeveria me e mire e te gjitha kohrave ne Shqiperi duke ne prure ne 1992 shtet-banden kriminale te serreqeve dosteve, kalakulave gazidedeve etj..
    .
    Shembja e monumentit Enver Hoxhes (ideologjia) ne shkurt 1991 ishte domosdoshmeri kombetare kurse prishja e qeverise stabilitetit (shteti) ishte KRIM KOMBETAR dhe ai vend nuk do gjeje qetesi nese nuk fajesohen “projektuesit Biberaj..Berishaj dhe Rajersonoviqi”
    **
    Mero Guri Baze I ka parametrat qe I takojne trekendeshit MEDIA-BIZNES-POLITIKE dhe eshte pjese e krimit te shembjes te shtetit..pjese e pasojave qe sollen menxyren natyrale te termetit
    si dhe kanibalizmin e panevojshem ndaj figures Enver Hoxhes ( Shenjtor apo Shenjtan nuk me intereson)
    **
    Jam konstrukor me 40 vite pune experience I larguar nga Shqiperia qe ne 1992..pasi u shkurtua vendi punes.Vizitoj Shqiperine pothuajse cdo 2 vjet dhe e kam ndjekur me egzaktesi trajektorenn e krimit ne ndertim-urbanistike-mjedis qe pa frike quhet Masakra me Madhe Kombetare ne ate vend duke ja ka kaluar dhe impaktit super negative te fajdeve te Kry-krimineli Berishe qe arriti deri ne perversitet duke thene PARATE ME FAJDE TE SHQIPTAREVE JANE ME TE PASTRAT NE BOTE …dhe u dogj vendi
    .
    Asnjehere nuk “kam futur duart” ne masakren ndertimore gjate pushimeve ne Shqiperi biles te aferm te mij ne Tirane-Durres-Kruje ne ndertim apo rikonstuksionet e tyre I kam penguar ti kthejne shtepite ne varrezadhe me c’fare kam pare andej rrotull jam lutur zotit qe termetin mos ta coje mbi 6 balle ne ate zone..
    **
    Nese do ishin zbatuar parametrat sizmike te pakten 50% mund te kishte 2-3 viktima te rastit.E them me bindje se nuk ka ndodhur ne asnje vend te botes keto nderhyrje vet-vrasese dhe midis shume rasteve makabre
    me lejoni te jap vetem dy qe shtypi botoi ditet e fundit
    .

    .
    Rasti pare
    Holloi muret dhe bazamentin mbajtës kuksiani Terziu te pallatit ne Durres
    për të shtuar ambientet e lokalit, në pranga pronari i ‘Bar Barons’
    .

    Rasti dyte ( Shefe urbanistike Kavaje)
    Nga shembja e Vila Palmës humbi jetën babai i tij Sadik Qato, ndërsa u nxor i gjallë djali Klajdi Qato.
    HotelI kishte dy kate shtesë, nga 6 kate që kishte marrë lejen nga ish-komuna e Rrashbullit. Objekti është kolauduar nga vetë pronari i “Vila Palma” Arben Qato, kolaudim i cili i ka hapur rrugë ndërtimit edhe të dy kateve shtesë, duke mbingarkuar kolonat e godinës me mbipeshë.
    ____________________
    Pra 99.99% e shkakut te viktimave dhe demeve kolosale materiale dhe shpirterore eshte nga abuzmi I ndertueseve –pronareve- si dhe mungesa totale e kontrollit te ndertimeve nga ana urbanistike dhe sizmike.

    Kush eshte fajtori ?

    E thame dhe me lart : nese shqiptaret hodhen statujen e Enverit ne shkurt 1991 qe supozonte ideologjine komuniste qe justifikohej…ne 4 dhjetor 1991 u krye krimi kunder shtetit shqiptar duke permbysur Qeverine e Stabilitetit nga hordhite Biberishte..kush e kujton ate dite..Qeveria u shkaterrua nga ultimatumi qe jepte Saliu I Elezit te tropojes dhe Malit te zi per te realizuar qeveria burgosjen e Nexhmije Hoxhes.. e cila u arrestua 2 ore me vonese….dhe ai varkari I shtepise tyre hodhi shtetin ne ere..
    .
    Qe nga ajo dite vershuan hordhite jo vetem te kuksit dhe tropojes por dhe te ersekes dhe skraparit dhe jo vetem pushtuan ultesiren bregdetare por ndertuan dhe shtepite –varreza.
    .
    Pastaj me pas 1992 qeveria e Serreqeve..Kalakulave ..Dosteve ..biles dhe bojaxhinjt si Mark Alia apo hekurktheysi Dashnor Kaloci u bene Agallaret e atij vendi ku nje nga krimet me te medha ishte prishja apo neutralizimi gradualisht te Instituteve te Ndertimit,Sizmiologjise..Naftes.etj .duke krijuar Institute perverse si ai I krimeve te komunizmit qe ne nje fare menyre krijoi efekt boomerang..ku dhe ne termetin e fundit njerzit hallexhinj po shikojne bejleret dhe agallaret e PS dhe PD –LSI qe jane kthyer ne Turiste Termeti qe pasi bejne sfilaten e rradhes shkojne ne bunkeret e Lalzit Surrelit..Golemit Meros apo ne Hollanden e Lulit qe cdo fund jave I hipen avjonit duke pasur ne krah shalet e Aureles nga kurveleshi Meros
    .
    Ashtu si fajdet qe e varrosen ate vend ne 1997 duke shkaktuar rreth 4000 viktima ( ku ishin miqte porno perendimore te leshit) ashtu dhe termeti I fundit eshte pasoje e prishjes se shtetit shqiptar nga Biberishizmi.
    Nese kriza e fajdeve u mbyll per 5-6 vjet dhe u harrua,kjo kataklizmoja e termetit do jete nje litar qe ka lene jashte jo vetem Sali Monstra jo vetem impotenca e Edi Rames jo vetem tallja qe po I bejne Merobazet e shtypit atij populli por dhe nga hipokrizia e miqve tane qe po na trajtojne si Haiti Ballkanit sepse pas kriminelit Sali Daddy Doc po na ofrojne gjarperin Lul Baby Doc

  11. emigranti says:

    ke te drejte o mero po shqiperi nuk ka drejtesi dhe per kete gje vendi yne ka ngele prapa dhe kriminelat e vertet kercejne e hedhin valle kurse populli i paguan

  12. Jimmy says:

    Vangjushin e kemi duar akullore
    Sa te ka pagu Vangjushi o Mero
    Apo te kane ardhur bandat e Vangjushit dhe ta kane vene pistoleten ne koke. Per kesisoj artikujsh.

  13. Brahoo says:

    Mero po shpetoj Dako do te thote se nuk do te kete kurre pergjegjsi politike.

    1. Permetari says:

      Heeee, Mero, Mero. Te kercenuan qe duhet te kthesh mbrapsht leket e bursave te ekselences me duket dhe ti hop shkruan nje shkrim ne mbeshtetje te Gjushit. Mos u lodh te shesesh shpirtin me kot, PD te ka ne liste ne vendet e para. Pyete Lul Bashen po deshe. Shpejt te garantoj se do flesh ne nje dhome me Gjushin.

  14. Baton DR says:

    Edhe po se fute brenda xhuxhin për pallat të rënë apo beton skadent, pa frikë e fut për mos respektimin e distancave mes pallateve që u ka dhënë leje ….është normë që nga koha e romakëve dhe në DR njerëzit nuk kanë as ku të vrapojnë në rast tërmeti apo zjarri
    Nejse…unë për mirë e kam Mero…se do ja vrasi populli xhuxhin Rilindjes me gurë….më mirë futeni brenda ca kohë sa të qetësohen dynjaja

  15. Drejtesi says:

    VD duhet te kete i pari, te tjeret pas tij. Perfshi edhe Rame ordinerin qe e ka vene ne krye te qytetit….

  16. kavaja says:

    Vangjushi eshte kulmi i keqbeerjes ne Durres.Menyra e ndertimit shkel e shko ,berja e nje pune disa here(psh rruga e plazhit),betoni vend e pa vende dhe pa kualitet,lejete ndertimit pa kriter,qe ja ka marre frymen Durresit..Cka duhet me shume te bente ky njeri?

  17. Sa per dijeni says:

    O pupull debil kur do mesoni te hapni libra e te lexoni ndonje ligj. Sic e shpjegon edhe me siper nje komentues me emrin Kristaq Kumaraku, nuk ka pergjegjesi penale per institucionet kolektive. Konkretisht lejet e ndertimit dhe ndryshimet ne to i miraton KRRT e bashkise e cila eshte nje organ kolegjial i perbere me disa anetar (9-11 varet nga bashkia) ku ne te marrin pjese inxhiniere, arkitekt, urbanist e ku Kr. Bashkise eshte nje nga anetaret dhe ka vetem nje vote, te tijen. Vendimet/miratimet merren me shumice votash dhe Kr. Bashkise firmos e vulos vendimin e miratuar ne keshill pamvaresisht nese ka qene dakort apo jo se e detyron ligji. Per kete arsye asnje Kr. Bashkie nuk mund te merret dot ne ndjekje penale per lejet e zbardhura prej tij qe jane ne perputhje me vendimet e KRRT sipas procesverbalt kates te mbledhjes se kryer. Edhe Shpetim Gjika qe u mor i pandehur ne Vlore u mir pasi kishte firmisur leje qe buk ishin miratuar ne KRRT dhe ku procesverbali i mbledhjes ishte ndryshuar/fallsifikuar. Personat qe mbajne direkt pergjegjesi jane zyrtaret e Urbanistikes se Bashkive qe bashke me juristin perkates pergatisin doshet qe diskutihen per vendim ne KRRt, kjo pasi ata bejne filtrimin dhe verifikimin paraprak te kerkesave ne perputhje me lighet ne fuqi. Nese ata fusin per miratim dosje/kerkesa te kundraligjshme ata do mbajne pergjegjesi penale. A diskutojne ata paraprakisht me Kryetaret per kerkesat e rradhes qe do paraqiten ne mbledhje, patjeter qe po madje shpesh bejne edhe sekseret, por ama kete nuk e provon dot per ti ngarkuar penalisht Kryetaret.

  18. I prapi says:

    Në qoftëse nuk e kuptoni se çfarë shkruan Mero Baze mos komentoni kot . Pse komentoni apo që të dukeni loqeditur.

  19. Lume says:

    Me se i sakte shkrimi. Heton prokuroria dhe gjykon gjykata. Asnje nuk di me shume dhe ben dot me shume veç llafe, llafe……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje