Edi Rama, ky “tradhtar” në dispozicion

21 Dhjetor 2019, 19:08Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Vuçiç ka ardhur për herë të tretë në Tiranë këto dy vitet e fundit. Shqipëria e ka vizituar zyrtarisht Beogradin qysh në vitin 2000, menjeherë pas luftës, kur Kosova nuk kishte të drejtë ende, as të bënte zgjedhje për qeverinë e saj.

Ilir Meta ka qenë në Beograd si kryeministër dhe si ministër i Jashtëm, dhe ishte gati duke rënë në dashuri me Kariçët. Biles siç e tregon Hashim Thaçi, njëherë nga entuziasmi i pat çu atij dhe një plan të Gjingjiçit, për ndarje të Kosovës.

Më pas edhe presidenti Moisiu në vitin 2003 ka qenë në Beograd. Edi Rama shkoi për herë të parë më 2014, në kuadrin e procesit të Berlinit, dhe desh u ndez flakë Kosova nga ngazëllimi që ai kërkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit, dhe Beogradi nga zemërimi pse e kërkoi aty.

Ne që ishim si gazetarë në takim, as një gotë nuk na jepnin, nëse u kërkoje pas kësaj deklarate. Se në Ballkan të çmendurit janë të gjithë njësoj.

Liderët e Kosovës me ata të Beogradit takohen rregullisht prej vitit 2007. Janë takuar në formate të ndryshme bisedimesh, në rang delegacionesh, në takime kokë më kokë, me gjithë ata që kanë qenë në krye të shtetit serb, përfshi dhe Vuçiç. Do të vazhdojnë të takohen, pasi janë të dënuar të takohen, derisa të njohin shtetësinë e njëri- tjetrit.

Ndaj histeria që vjen nga Kosova për vizitën e sotme të Vuçiçit në Tiranë, nuk mund të shpjegohet me takime, se takimet kanë ndodhur dhe do të ndodhin.

E gjitha është një përpjekje spontane, për të eksportuar në Tiranë frustrimin e një klase politike në Kosovë, ku fitimtarët nuk marrin dot pushtetin, se nuk bien dakord me njëri- tjetrin si ta ndajnë, kaq lehtë sa bien dakord katër liderë ballkanikë, dhe humbësit nuk e dorëzojnë dot pushtetin, se nuk kanë kujt t’ia dorëzojnë.

Në këto momente, i vetmi njeri që i bën të ndjehen të fituar të gjitha palët në Kosovë, është Edi Rama, nëse e shpallin atë tradhtar. Dhe kështu po bëjnë.

Sot secili militant partie në Kosovë apo gazetar i rreshtuar në llogoret e luftës politike atje, e ka lëshuar një pushkë mbi të. Dikush i thotë kriminel,dikush serb, dikush mut, dikush drogaxhi, dikush qen, dikush zagar, dikush pleh, dikush vrasës, dhe pafundësisht çdo fjalë  e ndyrë që u vjen në mendje.

Kështu ndjehen të gjithë të lehtësuar. Ata të Vetëvendosjes ndjehen nacionalistë të minutave të fundit,  para se të hyjnë në qeveri, dhe janë duke e spostuar aktivitetin e trye në Shqipëri, se në Kosovë do t’u duhet të takohen me Vuçiçin dhe nuk pi më ujë turbonacionalizmi.

Këta të Hardinajt janë duke i treguar popullit të Kosovës se çfarë qeverie kanë humbur, dhe sidomos çfarë kryeministri, nga ata që ja plas në fytyrë Edi Ramës.

Këta të LDK, nuk është se “e kanë lidhur ndonjëherë gomarin e tyre në Tiranë”, dhe janë më indipendistë se të tjerët në emocionet ndaj Shqipërisë dhe Edi Ramës. Për më tepër, lideri i tyre shpirtëror Rugova, e ka pas sllogan kryesor “të jemi të hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë”.

Këta të Thaçit, nuk mund të rrinë pa u dukur patriot, se bien në sy për keq. Gazetarët po ashtu, sipas ndarjeve reciproke të sipërpërmendura.

Por në fakt nuk kanë asgjë me Edi Ramën. Të frustruar se në Kosovë nuk kanë një armik kaq konsesual, dhe sidomos të frustruar nga ideja që nuk ja dalin dot të merren vesh me njëri- tjetrin, kanë gjetur një armik që po merret vesh me tre “armiq sllavë” në Ballkan, dhe i janë turrur atij.

Edi Rama po ashtu , i talentuar për t’i hedhur benzinë zjarrit, sidomos kur shikon turma fanatikësh, e bëri sërish detyrën e tij, duke i çmendur. Njësoj ka bërë dhe me serbët, në Beograd, duke provokuar dellin e tyre primtiv nacionalist, dhe akoma më keq me grekët e pamësuar t’i provokojë ndonjë shqiptar, duke i detyruar ta shpallin armikun më të madh të Greqisë deri më 2017.

Aftësia e tij për ta nxjerr budallallëkun e turmave në sipërfaqe, dhe për t’u argëtuar me to, është e njohur. Kjo e Kosovës është e dhimbshme, pasi aty nuk ka vetëm njerëz të frustruar nga politika e ditës, por dhe njerëz që realisht kanë plagë të thella nga historia kriminale me Serbinë dhe lufta e 20 viteve më parë.

Dhe kjo është e vetmja gjë për të cilën njeriu duhet të ndjehet keq, në këtë histeri idiote, të atyre që takimin me Vuçiçin, me paraardhësit e tij dhe me pasaardhësit e tij, e kanë detyrë shtëpie.

Edi Rama sot është çliruesi real i streseve të tyre, njeriu që mund ta shajnë dhe fyejnë lirshëm, që mund ta krahasojnë me Enver Hoxhën, Sali Berishën, Ahmet Zogun dhe çdokënd tjetër, që një pjesë e shoqërisë kosovare, i ka parë tërë jetën me bezdi, ngaqë nuk thoshin dot kemi bezdi Shqipërinë.

Tani mund të çliroheni lirshëm. Edi Rama është armik në dispozicion tuaj, derisa të qetësoheni. Pastaj merrni frymë thellë, ktheni kokën nga hallet tuaja në Kosovë, dhe filloni akuzoni njëri- tjetrin, kur të takoheni me Vuçiçin hapur apo fshehur, për shtetësinë e Kosovës, apo kur të takoni vartësit e tij për të kaluar kamionët në dogana, pasi keni 70 për qind të tregëtisë me ta.

Sa herë t’iu duhet Edi Rama për armik, këtu është. Nuk përton t’iu çmendë përsëri, nëse e keni të nevojshme të çliroheni nga stresi, që tradhtari të mos jetë mes jush, por larg jush në Tiranë.

Por nuk e keni nga ai problemin me Serbinë dhe as problemet me njëri- tjetrin. Ai është thjeshtë një rrufepritës i komplekseve tuaja, meqë është dhe pak i gjatë, dhe mund t’u shpëtojë gjithnjë nga nevoja për një tradhtar “jo në mesin tuaj”.

Por puna është çfarë keni vërtet në mesin tuaj?

100 komente në “Edi Rama, ky “tradhtar” në dispozicion”

  1. Iliri nga Gjermania says:

    Je i madh z. Baze. Te lumte. Bravo. E leni qendisur kete Artikull??????

    1. Flutura says:

      Bravo Mero.
      Por ata Jane te trashe dhe mbi te gjitha te pashkolluar.Duhet te iki ky brez nga jeta, mbase brezI tJeter del me I hajrit. Per te mire e tyre, ne s’kemi pune me ta.

      1. Raimond vlonjati says:

        Hahahaha

        Po flet Mero ndaj mbani vesh , se ky cdo gje qe thite e ka te sakte ,
        se esht si altopallant i prishur ne favor te hajdutit dhe spiunit te Serbise Efi Rama

        Ti more Mero u ngjire duke na thene se Berisha na qenka spiun i Serbise ,
        Kur ne kohe te Berishes asnje politikan serb nuk shkeli ne Shqiperi,
        asnje mareveshje me Serbine nuk u be

        Ndersa sa erdhi ky halabaku i Parisit direkt gjeti sebepin dhe o burra solli ne Tirane e Shkoder priftin serb qe esht i betuar anti shqiptar dhe ai e tregoi urrejtjen edhe nec fjalen e tij ne Shkoder
        Po ashtu me ate sebepin e Kishes solli edhe krye priftin rus , qe dihet se si esht

        Pastaj hajduti Kryeminister na beri. marrveshjet ekonomike me Serbine duke na futur gjithe miellin kanceroz serb ne Shqiperi ,
        Dhe ky miell , i cili shitej dhe ne Kosove ,
        sipas vete fjales se Vucic ne Parlamentin serb ju tha depudeteve serb “ nuk mund te perdoret nga serbet , sepse ju e dini si eshte “

        Pervec kesaj mareveshje beri edhe shum mareveshje te tjera tregetare , te cilat favorizojne Serbine per te shitur ilacet e saj te skaduara dhe qe nuk ja blen njeri ne bote.

        Plus pastaj qe ky sharlatan Kryeminister la nam , se sa here takon Vucicin i varet ne qafe , komplet njeri langaraq dhe pa personalitet , kur shteti i Vucicit ka vrare e perdhuniar me mijera Shqiptare ,

        Mirepo hajduti Krye-moster nuk e ka lexuar Kushtetuten e Shqiperise e cila e detyron kete hajdute te mbroje cdo Shqiptar kudo qe jeton ne Bote ,
        nga represioni i te huajve

        Le pastaj qe ne kemi rastin e fresket , ku nje stadium i tere prej 15 mij veresh ulernin me histerizem “ vrite dhe there Shqiptarin”

        Nuk ka rast te dyte ne boten sportive ku gjithe stadiumi pa perjashtim te beje thirje te tilla kriminale , saqe De Biazi u shokua nga ajo shfaqje totale e urrejtjes kolektive nga gjithe stadiumi

        Se mund te shaje e ulerije nje grup apo dy grupe , por jo gjithe stadiumi pa pushuar

        Pra nuk ka kuptim te krijosh gjasme levizje te lire , sepss nuk ka Shqiptare qe ta kete lene mendja e te shkoje ne Serbi , se esht shtet koti

        Plus , qe , edhe ne nje emision ne tv ku tregonte tregetaret serb qe blinin domate ne nje qender grumbullimi ne Lushnje , ata thane se” arkave te domateve nuk ju vendosim emrin Albania , sepse nuk i blejne ne Serbi , ndaj detyrohemi ti vendosim nje emer tjeter ne menyre qe ti shesim ne Serbi “

        Pra nuk ka kuptim aspak mareveshja me serbet , sepse po e bere mareveshjem i sherben vetem Serbise qe te shesi stoqet e saj , qe nuk ja blen askush ,
        dhe mga ana tjeter, Rama me kete mareveshje ka per qellim te fshehtw , te heqi taksen e Kosoves , dhe ta fusi Kosoven gradualisht nen sferen e influences serbe

        Pavaresisht atyre genjeshtrave prej halabaku se gjasme “ une do bej mareveshje se me ka thene Anerika?????”

        Kush i ha keto qe thote hajduti ?
        Amerika te gjitheve u thote beni mareveshje , se do qetesi ne bote , dhe nuk do rije te merret me dy shtete koti

        Porse ne rastin tone , me duhet te bejm mareveshje.n kur Vucic te kerkoje falje ,sepse shteti i tij ka vrare e perdhunuar Shqiptaret ne Kosove
        Dhe duhet te heqi dore nga politika agresive kunder Kosoves
        Vetem pas plotesimit te ketyre kushteve mund te behet nje mareveshje e thjeshte me Serbine ,
        Por jo te puthesh e perqafohesh me udhehwesin e nje shteti thellesisht anti Shqiiptar , sic eshte Serbia

        Mirepo zoteria e tij Ram -Ali Baba me Rilindjen e tij hajdute , ka kohe qe eshte kthyer ne nje sherbetor i rendomte i politikes Serbe ne Shqiperi ,
        Dhe hajde mos i thuaj spiun ketij langaraqi qe ul dinjitetin e kombit tone para nje shteti armik te deklaruar si Serbia

        Apo ko ca them une , njeriu i Serbise esht Sala loooooooook
        Se keshtu ka qejf Mero , me keta samurajt budallenj qe shkkruajne ketu duke kaluar ne orgazem nga propaganda e Meros me shoke

        1. Qaniu says:

          Sa kokeloqe qenke bre Mondi. Me mahnite.

          1. Kushtrimi says:

            Mondi nxjerr fakte, po ti çfar bene.Populli eshte ne udhekryq si brenda ashtu dhe jashte per shkak te ketij sharlatan kryeminister.Mblidhne veten,hapni syt,Serbia eshte armatosur koheve te fundit,lojen e Sebise ju nuk e kuptoni,keshtu me mire hesht.

            1. Raimond vlonjati says:

              Po ca te beje populli , kur nuk flet Opozita qe e ka per detyre

              Opozita ndaj paguhet me parate e taksapaguesve shqiptare qe te beje Oponencen kur qeveria gabon .

              Ne kemi ne krye te Opozites nje sharlatan qe blen vila ,
              se gjasme ju prosh shpia nga termeti
              Dhe natyrisht ky Krye-opozitar qe na blen vila tani ne Opozite ,
              mendo se c’mund te beje ne pushtet

              Ndaj dhe Rama ben ca i do trapi, se nuk ka opozite ,
              se po te kishte Opozite te ndershme , do ngrihej ne protesta dhe do bente namin

              Porse kjo Opozite eshte “Opozite e detit Jon” lol
              ndaj dhe e ka te veshtire te beje Patriotin

              Siias meje duhet vete PS-ja te kerkoje largimin e Rames , si njeri qe nuk perfaqson idealet e socialismit modern ,
              por te kapitalzmit Oligark dhe te “ Detit Jon”,
              ndaj duhet larguar me cdo kusht nga kreu i PS

        2. N.VJOSA says:

          O Rajmond, gjoja vlonjat
          O shpellar që se ha thatë
          Pse gënjen, more legen
          Genjeshtrat i ke në gen!
          *
          O Rajmondi i Saliut
          O mashtrus i delenxhiut
          Edi Rama eshtë flori
          Se kupton nje Mi si ti…!
          *
          Që Saliu eshtë monster
          Si Monster shokun s’ja gjen
          Mashtrimin e ka në gen
          Një herë flet,dy herë gënjen…
          *
          Duhet paqe me Serbinë
          Ketë thotë dhe Amerika
          Europa me Gjermaninë
          S’pjerdh per ty e per Salinë…
          *
          O Rajmond kokrra kandarit
          O Rajmond zogu gomarit
          Sa di ti , or Salizi
          Edit i di koka e Carit…
          *
          Në Kosovë e tha Klintoni
          Kosova fitoi lirine
          Ju kosovarë ta dëgjoni
          Duhet paqe me Serbinë!
          *
          Duhet paqe me Sërbinë
          Nga e ardhmja eshte veshtrimi
          Mos na mburr Sali mavrinë
          More vesh, Rajmond by.qimi?…
          *
          More vesh Rajmond beqiri
          More vesh Rajmond deliri
          Ramen e votoi Sovrani
          Absolut, o Mond hajvani!…

          1. E kiu miu says:

            O i mjerë!!!

            JRamën e votoi Sovrani (?)
            keshtu thote N. Vjosa mjerani!!!

          2. Kosovari says:

            Këto rreshta mbase i ke nga vjershat e babait tënd më 1945 për Enver Hoxhën.

        3. Kapedani says:

          Mondi je nje fshatar i trashe dhe i pagdhendur. Ti ai kari qe del ne fotografi me brekushe firmato dhe jua nis fëmrave. Po ti o hale je kok e kembe me Sali serbin se ne ate kohe bere hajer me poshtersite e tua.

          1. E kiu miu says:

            Mondi është b*thë lëpirës i Psikopatiti Rama!

        4. LILOLABJA says:

          Svinin serbet ne Shqiperi ne kohe te Berishes por takoheshin ne Mal te Zi ,nga ku ,as eshtrat nuk i gjehen me zotit Remzi Hoxhes o Rajmond mavria ! Thyerja e embargos , ku killeri Sali furnizonte makinen ushtarake serbe tregon dhe njehere qe skishte byth qe ti ftonte ,por ju sherbente ne fshehtesi, prapa shpine ashtu siç di ai ti beje punet kunder Kombit .
          Vlores ti hashe mune ti plere e Viçidolit mos na e ndyj Vloren me ane emerin tend te qelbur .
          Vlora ja shkurtoi ditet ne 97 -ten atij prijesit tend ,provojeni dhe njehere se me buk ju hame .
          O Roland akoma ste kane varrosur ty se ti ke vdekur qe ne 97-ten ?

        5. XheJ eN Bi says:

          Raimond vlonjati….
          Dikur shkruaje të njëjtat gjëra në ç’ do koment ,kurse tani ligjëron .
          Tani mund të bësh çarçafe ,po prap ,pa bereqet.
          Nuk më thua Raimond ,ai mesfushori yt Sali Bërisha përse e masakroi Remzi Hoxhën sa nga torturat i mori jetën ???
          Po nuk e di ta them unë se e di gjithë Shqipëris.
          Remziu kishte një video të takimit të Sali Bërishës me Millosheviçin.Saliu yt nuk kidhte vajtur në Beograd ,po vente në Ohër për tu të takuar me Millosheviçin dhe Grigorovin.Mund ta marësh me mënd se përse u takuan dhe përse e zhduku Remzi Hoxhën kur ishte kaq i pastër.Ka qënë i lyer me mut dhe prandaj nuk deshte të faktohej takimi i tyre duke e paguar shumë shtrenjtë Remziu .

        6. sss says:

          O rajmond qe paske emer oksidental, hiqe mbiemrin vlonjat se nuk te takon.

        7. pa vlere says:

          Yhyyy, sa gjate ke shkrujt o shok
          Te genjen mendja se do ta lexoje njeri kome tin tend??
          Uroj te gjesh noi pune, o shoku..

      2. Liri Gori says:

        Flutura, me dhuket te paskan fluturuar mend qe flet keshtu per gjysmen e kombit tone. Me te vertete nuk kam çte them me per komentin tend, thjesht ndiej keqardhje per formimin tend akademik.

      3. Majlinda says:

        Turp të kesh me vehten pise

      4. Kushtrimi says:

        E shoh zonja fFutur qe futesh ne diskutime pa i njohur gjerat mire.Ne ne Kosove e njohim serbin shume me mire se sa ju ta imagjinoni.Politika serbe karshi shqipetareve eshte shkruar per me shume se 100 vjete,eshte shkruar memorandum se si duhet me shqipetar te veprohet ne rrethana te kohes.Kete here Serbia ka 2 qellime ti fus ne grindje shqipetaret,ta dobesoj krahun per kosoven,me shtrirjen e bashkpunimit ekonomik rrit ndikimin e saj ne Shqiperi,me fjale tjera nuk ka me pa bese se shkjau.
        Une jam ai qe e dij serbishten me mire se nje serb¹,i njoh ne palce.

      5. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        @Zotriu Mero Baze
        .
        Bukur boll
        e ki sqarue
        po di fjal
        po du me shtue:
        Ra Vuqiqi
        në Tiranë
        dhe me vllaznit
        u përçamë.
        u tubuen
        vetëm me sha
        se n’Tiranë
        ka hi ni shkja.

        .
        Po e nisi
        me Matoshin
        llafeshumin
        kokëboshin.
        Hale xanun
        M(ë) nuk merr
        hedhin ujë
        ti M e nxjerr
        o t’pagujn
        o s’ke haber
        me tan “dijet”
        vafsh në ferr.

        Nja dy rradhë
        mbi tubimin
        i kam shkrue
        për Albinin:
        http://www.gazetatema.net/2019/12/20/nje-patente-fallco-patriotizmi-e-vetvendosjes-ne-tirane/

        Kem di fjal
        adhe për Trimin
        qat pompistin
        Haradinin.
        Trimi kurrë
        nuk frigohet
        vllau s’shahet
        Kritikohet
        Aq tru ke
        e aq kulturë
        dot me faj
        s’të ve or burë.
        Le karriken
        se po t’lusin
        e me vrap
        kap Autobuzin!!
        Je ngjit fort
        asaj karrike
        ti or shtazë
        Prehistorike.

        Rams, i kanë
        frikë të gjatin
        po e mbylli
        me Boratin:
        Ooo Borat
        sa mir e gjete
        po mend s’kie
        as për vete!
        Ti mor pusht
        e manekin
        shtrembëron
        keq historin.
        Edi Rama
        o bastard
        troç e tha
        në Beograd:
        Doni, s’doni
        -tha ai
        Ësht Kosovë
        s’ësht Serbi.

        P.S.
        Mirë ju thotë
        o sharlatan
        s’jeni media
        Veç Kazan.
        Në Kazan
        t’ “Gazetarisë”
        Hani mut
        ka për të gjithë!

        P.P.S.
        S’dua Edit
        me ngrit vlerat
        ka zullume
        te të tjerat!
        Kur me rrena
        lajmin mbush
        s’bën dobi
        se s’beson kush.

        1. E kiu miu says:

          Psikopat pas piskopati
          se c’na zuri (me ju te gjitheve) taksirati!

      6. P Tarko says:

        Bravo Mero je i madhe

      7. Xeni says:

        Injoranca jote flet vet për shkallën e arsimimit tuaj. Ndodh që ti të jesh e shkolluar por dukesh të jesh e mjerë. Të flasësh me Ne dhe Ata, ndërkohë që jemi një popull, është për të marr kujën. Nuk je e vetme, shihet kjo tashmë. Sistemi ju ka tjetërsuar. Kjo ka të bëjë edhe me edukatën familjare sepse shumë nga ju fare lehtë shisni shpirtin për 2 lekë. Dyert e Serbisë tani I keni të hapura për punë. Punë prostitushkash

    2. Gajur says:

      Dusa pyetje ty zotri;
      Pse Rama nuk u dakordua me udheheqsit e Kosoves para se te dakordohet me serbin Vucic.
      A ndoshta eshte dakorduar me presidentin e klan Kosoves.
      Ju mendoni se jeni mir e ne Shqiptaret jasht u kemi zili, por u pam qe ishi mir nje termen dhe lopata nuk kishin zjarfiksit shqiptar , pse?sepse kta zotri kan vjedhur cdo gje.
      Eshte per te ardhur keq qe ty e te tjeret si ty mendojn se ky bashkpunim kalon problemet dhe sjell perparim regjionali, jo zotri perparim sjell piksepari bashkpunimi mes shqiptarve.
      Koha do flas se kjo cka bene Rama ndaj Kosoves eshte e njejt cka ka bere Enver Hoxha me Milladin Popovicin e Dushan Mugoshen, te cilet detyruan Enverin te prish marveshjen e Mukjes.nuk te ze faj ty qe njeher ishe ne piedestalin e gazetaris ne Shqiperi e tash je ne piedestalin e mbrojtjes se Rames ! lelu zotri leku i ka fajet shiteni per pak lek. Ska rendesi a e boton rendesi ka me ta plas ne fytyr klientalizmin tend.

  2. N.VJOSA says:

    Mjerisht shume nga keta bashkkombasit tane kosovarë janë p r i m i t i v ë …!
    Nuk shohin me teper se te hunda e tyre!…
    E harruan shpejt keshillen lapidare te Presidentit Klinton:
    LUFTEN ME SERBINË E FITUAM.TANI TE SHIKOJME NGA E ARDHMJA, PAQJA ME SËRBINË!…
    Mero, shkrim brilant, me nerv dhe me vizion nga e ardhmja!
    Edi Rama dhe miqtê tane euroatllantikë jane largpamës!
    Por mjerisht Kosovës i mungojnë njerzit e urtë e politikanë te zot!…

    1. FlakeHedhesi says:

      Bazuar ne llogjiken idiote te ketyre injoranteve nga Kosova,qe nga sot cdo politikan Kosovar qe takohet me Vucicn apo politikane te tjere serb dhe nenshkruan marreveshje me ta eshte automatikisht nje tradhetar i shqiptareve te Kosoves.

    2. Majlinda says:

      Turp te kesh pise
      Ju ka mbete juve te njollosni popullin heroik me emer primitive-shko the qafen në Oqeanin Atlantic ti bashke me berllogun KM që keni

    3. vata says:

      Oj ti me emrin Vjosa,kam bindjen e plote se je nga ata qe kanne shku ar nuse ne serbi.Po te lutem trego emrin qe ke tash mos ben hajgare!

    4. E kiu miu says:

      Kosovarët janë shqiptarë krenarë dhe vetëm falë krenarisë së tyre arritën ta ruajnë identitetin e tyre kombëtarë. Ata, nuk janë si disa nga ju shqipfolësit, njerëz pa dinjitet, që hiqeni më katolik se Papa. Ju nuk e dini se kush është shkjau prandaj llomotisni dhe hani mut koti kundër Kosovarëve.

      Para se t’i fyesh Kosovarët, shiko njëherë si e keni katandisur Shqipërinë or i mjerë! E shkatërruat, e vodhët, e rropët për së gjalli, e bëtë Afganistan, e bëtë si mos më keq, e dhuruat pa shkrepur as edhe një plumb të vetëm!

      Turp!

  3. Vjosa says:

    Shkrim brilant. Ja thua po kujt ja thua Mero, han pyka Matoshet?. Robe te tille te quajne tradhetare e e te duan te vdekur, por edhe te vdekur te caktojne vendin per te shkuar ne ferr, se parajsen e ruajne per vehte. Ec e kuptoji se cfare duan.

    1. Kushtrimi says:

      Ti moj injorante qe i quan nje popull te tere budallenj dhe injorant deri sa per vehte ske njohuri elementare
      Çfar din ti per fatekeqesin e nje populli ne nje shekull te tere.Mbylle gojen moj rrugaqe

  4. ????? says:

    Nuk di a e ke degjuar po populli thote: Nuk kane cfare ti bejne gomarit dhe i bien samarit, keshtu dhe keta ne Kosove. Me kenaqe me analizen qe ben haha

  5. Hysa says:

    Dakort z.Mero, por Bashkimi Europian dhe aleati yne stradegjik SHBA thone beni shengenin tuaj si ballkanas njehere, hapuni ndermjet vetit, shkrini akujt sic i shkrime ne pas luftes se dyte boterore, pastaj te vini tek ne, po kujt i thua mire e ka thene ai pari armiku i shqiptareve jane vete dhqiptaret.

  6. Illyria-Shqiperia says:

    E ke qare!

  7. Altin says:

    Sipas Meros, Rama ka te drejte dhe gjithe Kosova e ka gabim. Perkundrazi. Rama genjen kur thote se Kosova ne kete Minishengen mund te zgjedhe me cilin vend zbaton 4 lirite. Prandaj gjithe Kosova eshte bashkuar kunder Rames.

    1. Detari says:

      sipas meros, rama-ogllu ka gjithmon te drejte.

  8. Pato says:

    I vetmi qe lexohet eshte Mero, analize mjaft e thjeshte dhe besoj edhe te cmendurit mund ta kuptojne.

    Eshte e pabesushme qe ne Kosove shume njerez jane aq mendjengushte sa nje takim te thjeshte biletaral midis 3 vendeve e kthejne ne lufte. Ky nuk ishte takim i fshehte, nuk ishte pazar nafte, armesh apo ndryshim kufinjsh.

    Kryeministri Serb ecen ne rruget e demtuara nga termeti, takon njerez te thjeshte dhe dukej qarte ne fytyr stresi i tij. Per dike qe e njeh sadopak memtalitetin Serb e kupton qarte, kryeministri shqiptare as nuk mund te imagjinohet ta bej kete ne rruget e Beogradit. Ky eshte nje dallim i madh midis kulturash dhe mentalitetesh.. shqiptaret nuk kane perse te krijojne fantazma me 2019 dhe aq me pak te ringjallin ato te shekullit te kaluar.

  9. Ragipi says:

    Bravo Mero une si kosovar te perkrahu plotesisht me shkrimet e tua se ju meshon gjanave drejtperdrejte dhe me kete shkrim po tregoheni se neve po na njeh me shum se analistet dhe politikanet e bythes te kosoves qe dy koqe men nuk i kan dhe behen patriote ne emer te tjereve dhe e ikin bythen e vet dhe jane vertet idiote se sdin cka bejne e thojne .

    1. Pato says:

      Ke te drejte, analistet me Kosove jane njesoj ai keta qe kemi ne shqiperi. Jane njerez injorante e cinike. Per interesat e tyre I vene flaken shqiperise dhe Kosoves bashke. Mero Baze eshte I vetmi qe mund ta lexosh edhe nese je kunder tij perseri bie dakord me te per ato qe shkruan.

    2. Ragip Terbaci says:

      Ku je Rakip kosovari nga Tepelena hahahaha

  10. Tit says:

    Eh ç’e ka gjetur kët mavrinë me këta budallenj?!!! Sa shumë paskan qënë?! Dhe pyesim pastaj se pse është në këtë gjëndje Shqipëria! Shumë pak e kemi gjëndjen ku jemi. Meritojmë shumë pak, se nuk arrijmë të kuptojmë se kush gjë është e kush jo në favorin tonë. Dhe jo vetëm që nuk e kuptojmë vetë, por edhe kur na e thonë aleatët tanë se kush është e mira, ne i biem me shkelm!!! Mjeranë!

  11. ?????????????????????? says:

    TI FLET, DHE I VË KAPAK !

  12. Edi says:

    Pikes i ke rene Mero … Bravo te qofte

  13. Shqiptari jashte kufirit says:

    Artikull brilant,ne menyre te vecante per ata qe nuk e njohin diplomacine si nje instrument i dobiprures per te tashmen dhe te ardhmen e vendit e popullit te tyre, por dhe per ata sharlatane e folklorike qe jane kapur pas flamurit te zverdhur te “patriotizmes e demek Patriotit”.
    Komedia eshte se shume nga keta demek patriote e kane kthyer ne nje loje te ndyre me Kryeministrin e Shqiperise sjelljen e politiken e tij ne dobi te shqiptareve,brenda dhe jashte kufirit,ne stilin e tyre “hip se te vrava e po ne te njejten kohe,zbrit se te vrava”

  14. ciu says:

    Vetem dicka eshte e sakte se si po sillen politikanet e kosoves qe kan dale hapur kunder me politiken e tiranes synojne te futen shpejte ne nje lufte duke harruar serbin
    Edi Rama nderto urat qe i duhen shqiperis se kosova me serbine ka130 vjetqe i ka ndertuar.
    Me Ramushin nje dru i gdhendur nuk behet politike,ndersa Isa Mustafa si nje pioner i dashuruar mbas Titos nuk besoj se eshte kundera ides tuaj.
    Shume kosovar punojne per interesat e serbis
    Edi mos u merr e ta se i ke kundershtaf ne politik e mardhenje. jane vetem kosovar, Mardhenjet me komshiun lere se i rregullojne vete

  15. Realisti says:

    Altin leshi je me koqe se ca kosovar te trash si ramushi.
    Rama eshte fat per kombin qe eshte tani kryeminister.

  16. Bureto says:

    Shpesh, si në komentin mëë sipër, për t’i dhënë peshë mendimit të vet, disa abuzojnë me fjalë si psh ‘gjithë’ Kosova apo ‘gjithë’ Shqipëria, ‘gjithë’ populli etj. A është e mundur kjo që ‘të gjithë’ të jenë në një mendje për një çështje si psh ‘pro’ apo ‘kundra’ saj?! Asnjëherë, sepse kështu do pranonim se e vërteta është absolute, kur dihet që ajo në çdo rast është relative.

  17. Bujar ALLIU says:

    Perfekt
    kjo eshte pa koment.. Komplimente i dashur Mero

  18. Bujar ALLIU says:

    Thjesht , Perfekt !
    Je nje njohes i kthjellet i gjithe mendjes se perziere shqipetaro-Ballkanike.

    Respekte

  19. demokrati says:

    ka nje fjali lapidar ne kete artikull qe eshte thelbi i frustrimit kosovar ndaj Shqierise.Kosovo tani qe mendoi se shleu borxhin e 99 ndaj Shqiperise dhe shqiptareve dhe erdhi casti qe shkizma te cohet deri ne fund.Bujrum komshinj kosovar.Shqiptaret nuk kane deshire tju ndjekjin pafundesisht ne marrezine tuaj.

    1. Valon Zymeri says:

      Ju Zotri nuk jeni shqiptar. Prej kurshi I paska Kosova Shqipërisë borgj apo Shqipëria Kosovës brogj. Është Turp me i lexu dikush kto fjalë tuaja.

  20. Cuku says:

    Mero Baze je fantastik
    Me mire se kaq nuk ke ç te shtosh

  21. Zigur Qarri says:

    Kur thua që “Vuçiç ka ardhur për herë të tretë në Tiranë këto dy vitet e fundit”,duhet te bësh krahasimin po me nje person,dhe te thuash
    sa here ka qene Edi Rama,per te cilin behet edhe kjo zhurme,dhe jo”Shqipëria e ka vizituar zyrtarisht Beogradin qysh në vitin 2000″.Por
    shefi probagandes gebelsiane Endri Fuga,ka urdheruar militantet,qe te anashkalohet Emri i Kryeministrit me te gjitha menyrat,edhe kur faji
    eshte 100% i drogaxhiut Edvin Escobar D’Rama.Ne Prill 2006,Kryetari i Bashkise Edi Rama,i dorezoi çelesat simbolike te Qytetit te Tiranes, kengetarit serb Goran Bregoviç!E imagjinoni dot qe Izraeli te ftonte nje kengetare gjerman 5 vite pas terrorit nazist?“Dhe Edvin Escobar
    D’Rama do te deklaronte krenare,se “gjate regjimit te Enver Hoxhes,degjonte fshehurazi muziken e grupit “Bjello Dugme”,nderkoh qe
    dritarja e muzikes perendimore per shqiptaret ishte Italia,ndersa provincialet degjonin kenge jugosllave!Nuk eshte më çudi se,perse
    zhgarravitesi(qe hiqej si piktor) qe nuk e pranuan as si Mesues vizatimi ne Shkollat fillore,u kthye i deshtuar dhe pa asnje qindarke
    ne xhep nga Franca.Mini Shengeni ballkanik vetem me tre shtete,eshte nje zerro,dhe “vlen”politikisht per supermashtruesin mafioz
    Edvin Escobar D’Rama,qe terheq kembet zvarre ngaqe Perendimi i ka mbyllur deren,si partner jo i denje.Ekonomia shqiptare nuk eshte konkuruese as me ate serbe dhe as me ate maqedonase,pra, kuptohet qarte se kush eshte më i perfituari.
    Asgje nuk eshte rastesi!Edita Tahiri: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Edi Rama te Thaçi nga Beogradi.Ish- kryenegociatorja në
    bisedimet Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Thaçi gjatë
    vitit të kaluar, e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë ajo thotë të ketë zbuluar gjatë kohës sa
    ishte ende në detyrë për dialogun në mes Kosovës dhe Serisë.Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzori kryeministrit Edi
    Rama. Nuk është problemi te individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, megjasa, me prirje për dakordësi
    në ndryshimin e kufijve të Kosovës”, tha Tahiri.

  22. Marku says:

    Po I shani ata kosovare qe ju dojn shume bile me shume se ju vetveten. Shqiperin nuk e respeton asnje vend i vetem. Ku grate keqtrajtohen vriten perdhunohen si be mesjete. Dhe prap kosovaret per ju jan fshatar.

  23. Shoqëria shqiptare në të dy shtetet është e përshkuar nga zhurma kaotike e pushtetarëve,opozitarëve,mediave dhe të tjerëve.Duke qenë se është shoqëri e zhurmes këtu më së miri pozicionohen ata që therrin më mirë me zhurmën e tyre.Në jehonën e zhurmës është vështirë të realizohet ndonjë artikullim me vlerë nga se edhe po të tingëlloj i tille në artikullim gjatë jehonës së zhurmës vibron njejt si zhurma.Këtu tek ne vijnë në pushtet politikanët duke bërë zhurmë,qeverisin duke bërë zhurmë dhe ikin nën uturimën e zhurmes.Ka tridhjet vite pothuajse në Shqipëri dhe njëzet vite në Kosovë që në këtë zhurmë politkaj të ndryshëm janë akuzuar për tradhëti,hajni e krime dhe nga këto akuza ata jo që kanë pësuar por janë etabluar në panteonin e shoqërisë,ata jetojnë në luks sikur të ishin milarder ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk ka të deklaruar në regjistrin e shtetit të ketë pasur qoftë edhe ndonjë kiosk në emër të vetin,janë vrarë njerëz dhe askush deri më sot nuk ka pësuar asgjë,është fundosur ekonomia dhe prap asgjë e keqe nuk i ka ndodhur atyre që e kanë fundosur,për më tepër janë ricikluar.Zotëri Baze mos keni ndonjë shqetësim se Rama prej akuzave politike që po i bëhen veq sa ka për tu majmur politikisht,por se qfarë do të ndodhë me shqiptarët nëse vazhdon kjo shterpësi qeverisëse nuk është e vështirë për ta ditur.Lavdi Zhurmës.

  24. Taraboshi says:

    Jam i mendimit qe editorialin e z.Mero duhet ta botojne te gjithe mediar perparimtare te vendit.

  25. Kinezi says:

    Kosovaret jane te frustuar se 70-80% e tyre jane te dashuruar pas Titos e tani per tu dukur patriot sulmojne Ramen! Rama mos u merzit,shumica e kosovarve me zemer jane me ty e vucicin,me llafe jane patriot e kunder jush.Eshte koha qe sic ka thene ramush ush hè dreq,seicili shtet te shohin interesat e punet e tyre ne shtepine e tij.Rrofte Shqiperia e shqiptaret e vertete!

    1. Valon Zymeri says:

      Ti a ka mundësi mu marr me punë tua.
      More Mut

  26. Goliku says:

    Si gjithmone I shkelqyer!

  27. Adi says:

    Shum gabim e ka z Rama. Cfare po fiton shqiperia me kto takimet e Vucicit? Naivitet politik. Duke ndihmuar Serbine, ne ne menyre te drejtperdrejt aoo ne menyre te terthorte ulim kosoven. Nuk mund ta gjykish Ramen veten ne kendinveshtrimin se eshte me i mire se Sala oer politiken e brendshme. Me ate te jashtmen eshte koqe kandari. Keshtu me duket mua Rama qe jendej nga Kanadaja e larget. Po vaxhdoi me kto budalleqe, do e bej peshqedh prape Salen.

  28. Shqiptari says:

    E térë poezia jonë popullore,epike dhe ajo historike është e mbushur me krijime ku”armiku”,”kundêrshtari” është Shkjau,sllavi me të cilin shqiptari është pêrballur.Në këto përballje shekullore epiko-heroike është derdhur shumë gjak dhe janë shkatërruar fshatëra dhe krahina të tëra.Në realitetin e afërt e të largët,Kosova e ka paguar shtrenjtê pasi ka qenë e detyruar të jetojë e të luftojë me ta.Mē e rënda është tragjedia e këtij njëindvjeçarit të fundit që kulmon me genocidin e paparë tê ushtruar nga serbët në vitet 90-të.Është e vështirë për çdo kosovar,qoftë dhe i pa dëtuar nga kjo masakër që bënë serbët mbi civilët e pa mbrojtur.Të luash me këtë realitet është e rëndë.Po në botë ka shembuj të shumtë,ndoshta të ngjashëm me ne,pse jo dhe më të rëndë.ShB A në Vietnam,Turqia në Armeni,Gjermanët me Hebrenjtë,Rusët në Çeçeni,ngjarjet e Nagorni Karabakut,ato ne Lindjen e Mesme dhe mjaftë raste të tjera në botë.Po çfarë kanë bërë shumë popuj në botë?Kanë nbajtur zjarret ndezur? Kanë mbetur në llogoret e luftës dhe të marrëzisë tê të parëve të tyre,apo kanë gjetur kurajon dhe kanë lënë pas krahëve të kaluarën e tyre sado e hidhur të ketë qenë ajo.Kjo pyetje i mundon bashkëkombasit tanë në Kosove,të cilët i kanë ende të hapura plagët e pashêrueshme të luftës.Nje komb i emancipuar është në gjendje të bëjë progres kur punon dhe lufton t’i shërojë këto plagë dhe të ngrihet mbi mëritë dhe plagët e të kaluarës.Është krejt e papranueshme për shtypin dhe analistët që u bien borive të nacionalizmave duke e kthyer kokën për çdo iniciativë që synon një hap para për t’ju larguarës së hidhur.Èshtë nê dorën e secilit nga ne të bëjmë një hap për ta varrosur të shkuarën e hidhur të mbushur me gjak dhe me varre dhe të ndërtojmë një të ardhme paqësore.

  29. Fadil says:

    Bravo Mero kush te kupton

  30. MAJAKOVSKI says:

    Nje editorial qe me dha shume emocione pozitive. Pergezime Mero Baze.

  31. Rt says:

    Jane vrare shume. Nuk mund te biesh dakort me gjakesin e vellait tend. Barbaret e blejne gjakun. Keshtu po ndodh me Ramen. Kerkon te beje figure tekMakroni duke shitur principet e thjeshta qe ka cdo njer. Sipas shengenit ne do te duhet te shkojme me serbi. Ata kane qene dhe vazhdojne te jene …….

  32. artan says:

    Mero. Nje bravo e madhe.

  33. Noli says:

    Kosova megjithse ka nxjerre njerez te ditur, patriote asnjehere
    nuk ka marre vendimet e duhura per vendin.
    Po te kujtojme shperberjen e peranodrise osmane Kosova mbeti
    jsaht kufijve te Shqiperise per faj te elites saje politike te kohes.
    Te njejtin qendrim negativ mbajti Kosova ne luften e dyte boterore
    duke u rreshtua me pushtusin dhe pas lufte jo veten nuk u bashkua
    me Shqiperine por qe ne rrezik shperberje.
    Ne lufen per clirim nga Serbia u ndihmuan nga Amerika e Nato nuk
    kane nje qendrim te qarte si klase politike per te nderuar shtetin e Kosoves
    ne paqe. Perrallat me heroj e tradhtare per klasen politike jane ushqim i perditshen.

  34. PO , PO says:

    Si gjithmone brilant z.Mero !

  35. serveti says:

    PER MARDHENIET TREPOLARE SHQIPERI- KOSOVE – SERBI TI Z.MERO KE SHKRUAJTUR VAZHDIMISHT TE NJEJTAT GJERA , TI , JO SE U LODHE SE SHKRUAJTUR DHE NE JO SE U MERZITEM DUKE LEXUAR……..TE GJITHE ATA , SHQIPTARE DHE KOSOVARE , QE SHAJNE E ETIKETOJNE EDI RAMEN ME LLOJ – LLOJ EPITETESH MENDJEN , ZEMREN DHE NJE DORE DHE NJE KEMBE NE SERBI E KANE ……..LERE SALIUN , ATIJ I QAN SYRI DHE ZEMRA PER SERBINE E VJEHRRES , APO LULIN , QE PER SERBET UA FUTI DERI NE RREZE KOSOVAREVE , APO LIKEN QE PER PARA SHET EDHE TANE……KOSOVARET DUHET TA DINE MIRE SE CFARE RRISKU MORI EDI RAMA , KUR NE MES TE BEOGRADIT U KERKOI SERBEVE NJOHJEN E KOSOVES…….TE NEN KUPTUAR E KAM , POR TA DINI SA KOSOVARE MBAJTEN NE FSHEHTESI ZI KUR VDIQ TITOJA DHE MILOSHEVICI……….

  36. J says:

    Km eshte mendjehapur ashtu si dhe shqiptaret ne pergj.jane me mendjehapur se kjo pjese e ballkanit .Fokusi i km duhet te jete vazhdimi i reformave dhe plotesimi i detyrave drejt Europes.Nga bashkpunimi me vendet ballkanike duhet te llogarise perfitimet ekonomike me specialistete e duhurr .E kuptueshme qe kosovaret jane sh.te ndjeshem ,Ju duhet te per mbajne emocionet dhe te gjykojne anen praktike te ceshtjes.Kjo vlen edhe per mesazhet e politikes se vjeter qe declaratat e tij percollen duke perfituarb nga rasti per kredibilitet politik tek zgjedhesit e tij… Ne se km punon sinqerisht per te hyre ne Europe,sh.shpejt do ti lere mbrapa keto vende.Forcimi i pozocionit te Shqiperise ne ballkan e drejt Europes ndikon pozitivisht edhe per Kosoven.

    fitimet ekonomike te jene per shtetin shqiptar

  37. Bubulina says:

    Kadare i pat quajtur ”shofera djathi”.

  38. Patroiti USA. says:

    Te gjitha editoret tuaj zoti Mero, te lene pa fjale, sta del kush, por ky i sotemi esht i vecante, sepse trajton nje nga temat me aktuale te dites. Mjere ai qe se kupton. Faleminderit.
    Gezuar dhe suksese akoma me te medha ne vitin e ri, qe po vjen.

  39. MUHAMED HALILI says:

    ZOTI BAZE,
    Do ta kisha dhënë mendimin tim për editorialin tënd por pasi disa herë nuk i ke botuar shkrimet e mia nga Maqedonia, vendosa në këtë mënyrë të komentoj pak gjatë. Edi Rama nuk është dashur të shkojë në “qytetin e bukur të Novi Sadit” siç u shpreh Rama ( lere më të jetë nikoqir i Vuçiqit në Tiranë !!!) për të krijuar një organizatë regjionale paralele nën udhëheqjen e Vuçiq sepse Procesi I bashkëpunimit të Evropës Juglindore, krijuar në vitin 1996 në takimin e ministrave të jashtëm të SEECP mbajtur në Sofje të Bullgarisë, ku anëtare janë 12 vende dhe ate Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Moldova, Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali Zi, Greqia, Slovenia , Turqia dhe Kosova nga 2014 qartë e ka nënvizuar bashkëpunimin ekonomik regjional.

    Dokumenti bazë I kësaj organizate regjionale është Karta për marrëdhënie të mira fqinjësore, Stabilitet, Siguri dhe bashkëpunim në Evropën Juglindore aprovuar në Bukuresht në vitin 2000.

    Në qëllimet e themelimit të Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore shkruhet se “ky forum I bashkëpunimit regjional ka për synim forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mire midis të gjithë pjesmarrësve nga Jug-lindja e Evropës duke e shndërruar këtë regjion në hapsirë të paqës, sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit me qëllim të vetëm integrimin e plotë të Evropës Juglindore në strukturat Euro-Atlantike”.

    Pak më poshtë, po në të njejtin paragraph shkruan se qëllimi tjetër I kësaj organizate është “ …krijimi I kushteve për integrim të plotë individual në strukturat evro-atlantike politike, ekonomike dhe të sigurimit . Instrumentet më të mëdha, mekanizmat dhe programet për bashkëpunim të përbashkët në fushën e ekonomisë siç janë: promovime tregtare dhe investuese, duke përfshirë edhe eliminimin e pengesave ekzistuese, inkurajimin e lëvizjes së lire të mallërave, kapitalit dhe tregëtisë, lehtësimin e lidhjeve të biznesit, hamronizimin e legjislacionit me standardet e BE-së, liberalizimin dhe harmonizimin e tregëtisë dhe politikave të transportit, nënshkrimin e marrëveshtjeve tregëtare dhe mbështetjen e instrumenteve më efikase për tregëti të lire…” Shtrohet pyetja çka Vuçiq I ofroi më tepër se kjo Ramës dhe Zaev? Mos vallë Rama shkoi te Vuçiq ta anashkalojë Kosovën e cila nga 15 korriku 2019 deri në 2020 do të kryesojë me Procesin e Evropës Juglindore apo nga inati se sekretarja e përgjithëshme e kësaj organizate është Majlinda Bregu?

    Pse Shqipëria e bojkotoi Samitin e Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore, mbajtur më 8 korrik 2019 në Sarajevë në shenjë solidarizimi me Kosovën?

    Pse Rama shkoi pas bajrakut të Vuciq për krijimin e Hapsirës regjionale ekonomike të Ballkanit perëndimor, që është skicuar në Samitin e Trieshtës në korrik të vitit 2017 e jo të përpiqet ta bëjë, sëbashku me shtetet tjera SEECP më efikase?

    A nuk e pa Rama se me këtë nismë Vuçiq don ta neutralizojë kryesimin e sukseshëm të Kosovës në Procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore dhe ate ta quaj pjesë integrale ekonomike të Serbisë poqese arrin sukses me krijimin e Hapsirës regjionale ekonomike të mini-ballkanit e jo Ballkanit perëndimor siç është paraparë në Samitin e Triestës.

    1. mendohu dhe nje here says:

      O Muhamed Veliu, ke ndonje llaf per Remzi Hoxhen?!

  40. Merita says:

    A di shoku Mero te na tregoj çka fiton Shqipëria me këtë marrëveshje? Se çfarë fiton Serbia të gjithë e dijmë. Tani kur Albin Kurti ka paralajmeruar qe Kosova do të kërkoj reciprocitet ekonomik dhe politik qohet Edi Rama dhe ia shtron rrugën me lule Serbisë te dale ne detin Adriatik qe e ka pasë dëshirë te vjetër. Do vijnë serbet dhe do blejnë pronat e shqipëtareve per nje kafshore bukë. Ju si shqiptare mendje hapur qe jeni do ti trajtoni me mire ata se vllezerit tuaj te nje gjaku sepse keni kompleksin e inferioritetit. Çdo gje e huaj ja duket me me mire. Nuk janë shqiptarët e Kosovës të prapambetur si mendoni ju jo. Na kanë udhehequr ca kopuke këto 20 vjetët e fundit por tani ka ardhe dita e atyre qe dijne dhe duan. Këtu e ka friken Edua juaj, ia ka lekundur token nen kembe Albini. VV po vjen edhe ne Shqiperi, nuk ka me vetem PS e PD dhe nje pyke ne mes LSI. VV po vjen me shpejtesi marramendese, behuni gati per ndryshimin e madh.

  41. Adi says:

    Te dashur bashjatdhetare! 10 vitet e fundit politika kosovare ka bere gabime te medha. Tani qe sta po e kuptojne qe kane qene shume maive dhe duhet te ndryshojne si te dealing me serbine, shwiperua pi fillon te sillet naive. Serbi po na merr nje me nje. Eshte shume depresues fakti qe jo vetem qe serbi po na shkerdhen, po shumica e shqiptsrve as nuk e kupton qe po shkerdhehet keq. Gjysma e shqiptarve hane kundra Ranes se jane me Saliun kriminelin. Gjysma tjeter jane kundra Saliut dhe me Ramen dhe nuk e kuptojne kur Rama ben gomarlkeqe. Fakti qe ai edhte me i mirr se Saliu nuk e ben qendrimin e tij ne politiken e jashtme sidomis kundrejt serbise dge kodoves td drejte. I vetmi fact qe degjoj nga komentuesit ketu edhte se Rama i kerkoi Serbise te njoh Kosoven ne beograd. Po pastaj cfare ka bere? Vetem gabime trashaluqe. Mis e ngaterroni theniet dhe deshirat me redultste. Ne skemi arritur asnjegje. Serbua pi futet ne evrop. Kosova edhte e bllokuar ne gjith institucionet nderkombtare dhe ne ne vend qe te luajm firt ne ndihm te kosoves, po bejme nje mut. Pika juve, rames dhe meros. Skini faj. Ju ka matufjepsur sala. Nuk gjykoni dot me.
    Vlonjati nga Kanadaja.

  42. Viktima says:

    Nje popull qe identifikohet nga Halil Matoshet e Berat Buzhalet eshte i destinuar te ngordhi!Eshte njelloj sikur me i thene Sali Berishes zgjohu,kur ai eshte i ngordhur!Fatkeqesi ku nuk flasin akademiket por ufot !Kjo tregon shkallen e civilizimit te njerezve ne Kosove ku jane akoma ne prapambetje !Ndoshta perfitojne nga politika e hapur vizionare e Shqiperise !Imagjinoni sikur ta kishin kufirin e mbyllur edhe kendej seçfare katastrohe do ishin!Buzhala ky majmun qe evolucioni e ka lane mbrapa kur vjen kendej e konsideron vetem Shqipetar e kur shkon ne kasollen e tij,kosovar!Fatkeqesi Mero ndoshta perfitojne nga çiltersia shqipetare !Keta jetojne ne shekullin e 22 e vazhdojne te na thone qe :Pse nuk na kini pyt Na,Na sjena gati e prisni sa te emancipohemi edhe na si ju e masandej te ndermarim hapa te perbashketa me nji kusht qi Dardania te quhet shteti ame e jo Shqypnia!Pune malosh o hej o hej o hej!Mbyllini kufinjt per ca kohe te kuptojne realitetin se ku jetojne!Rama ndoshta eshte me i shpejtuem se sa zhvillimi i tyne ndaj edhe jane me prane Ramusheve e Kurteve! O Hej ,o hej,O Hej!

    1. E kiu miu says:

      Ore kokëderr, zgjidh fjalorin kur flet për një komb!

      Problemi më i madh në Shqipëri është që ka shumë shqipfolës e pak shqiptarë, të cilët falsin në emër shqiptarëve. Kështu ka qenë gjatë gjithë historisë, por të jeni të sigurt që kjo do të ndryshojë së shpejti.

  43. Fiqiri says:

    Hallall Mero,Shyqyr qe na jep mundesine te lexojme nji koment apo analize politike per smbari,se me thane te drejten na cmenden Fmnd.Fiqiriu

    1. maks says:

      O bo bo shpertheu kolektori,janullat ne feste,u ka ardhur dita bo bo bo….

  44. Din Orana says:

    Nga njera ane e shikimit keni te drejtë kur komentoni vetem per politikanët,
    Por kush me mirë se populli i Kosoves i njehë me mire se serbet, ata jane gjenetikisht shovinistë ndaj shqiptarve dhe nuk e pranojne kurë te jene te barabartë me Shqiptarët
    Ket politike qe po e bejne tani ju mund ta kuptoni pas disa viteve, tek kur ata e arijne qellimin e tyre e qe e gjitha eshte Okypini i Durresit dhe ekinomise Shqiptare siq kanê bërë me Ekinomine e kosoves ne bashkëpunim me vazalet e tyre Politik dhe tregtaret ne Kosove,
    Mjafton te pyesni Ramën a e ka lexu “Naćertanjen” e akademise Serbe, baze e se ciles eshtë politika e Serbise ndaj Shqiptarëve,
    Ju vëllezer dhe motra nga Shqipria vetëm një gjë:
    Hapini Sytë!!

  45. Alban says:

    Kosova ka talentë dhe njerez te shkelqyer, por e drejton dikush që nuk di te lidhe dy fjalë. Kishte nxjerre dhe ata barbonet që i mban per keshilltare e që ne menyre manifeste i meshonin gegerishtes si per kunje a thua gegerishtja nuk eshte shqip. Injorantë te kompleksuar dhe tashme te izoluar nga te gjithe. Shqiptaret e Kosoves, ata që e vuajne vertet kete situate artificiale, te ngrihen e te clirohen nga keta “jugo-sllovenet” injorantë që i thone vetes Kosovare.

  46. Armand says:

    Mero e ke vendosur te jesh avukat i Ramkes deri ne fund. Po bej dhe ndonje artikull kritik qe te dukesh mender i paanshem, pastaj jep propozimin per cmimin nobel per paqen. Ruaju se mos vjen PD ne pushtet se me ligjin anticpifje qe votuat do t’i presin hallatet. Thirr sa te duash pastaj qe s’je kale per t’u tredhur.

  47. serveti says:

    OOOOOO ARMANDOOOOOO!!!!!!!!!!!!! PSE ORE , TE SHKON NDONJEHERE MENDJA SE DO VIJE NE DETYRE LULUZIMI ???????? KUREN E KURRES……. MERRNI NDONJE KAPAK KARTONI TE DY DHE BEJINI FRESK RAMES……

    1. Armand says:

      Atehere ju rruat kallami. Mbajeni i pini lengun.Ky vend ska nevoje as per hundederra sic tha Pandoja e as per kokederra por per njerez normal me integritet, me skrupuj jo palaco e arrogant, hajdute e kriminela.Kristaqin ja vrau Zoti, sikur tja kish vrare Serbi ndryshe do qe puna.

  48. Qetësusi says:

    Mero a mund të na i renditësh me pika se cfarë përfiton Shqipëria në të tashmen dhe në të ardhmen nga marrëveshja me SERBINË?

    1. Kosovari says:

      Rama mendon se fiton turizmin. Natyrisht se, si bir komunisti, nuk ka rezerva ndaj serbëve por ama bash fare nuk e njeh urrejtjen e serbëve ndaj shqiptarëve. Nuk e ndërron serbia bregdetin e Malit të Zi, Bullgarisë Greqisë dhe Turqisë për bregdetin shqiptar edhe në varijantin me i ftue pa para. Ne në Kosovë e njohim me themel. Ishte neveritëse shqetësimi i Ramës për bezdinë e pyetjeve të gazetarëve për vuçiqin, alias Gebelsin serb, dhe sjellja e tij në pozitë të palakmuar për t’u mbrojtur non stop, e nuk është shqetësuese për Ramën e vuçiqin vrasja e 13000 Kosovarëve, djegia e rreth 250,000 shtëpive, fshehja e mbi 3000 të zhdukurve (ende të pagjetur rreth 1600). Ky vuçiq kërkonte 1000 koka për një serb të vrarë. S’ka si të mos jenë pyetje bezdisëse. Po pse Rama bezdiset, bezdisuni, ju pak. Shenjat për pajtim duhet t’i jep ai o kokëtula e jo viktima. Komentuesit e Temës janë jashtë orbitës shqiptare kur është në pyetje Kosova. Turp.

      1. Pelasgian says:

        Ke shume te drejte o vella!

  49. ANTI Janatullos says:

    Mos futni te gjithe Shqiptaret e Kosoves ne nje thes ne Organizaten e devijantit psiqik,Kurti,Bujkut Haradinaj,Cim Pek Buzhales,Matoshit dhe Bagetis se Facebookut.
    Rama,vlersohet lart nga elita intelektuale dhe Shqiptaret e vertete.

  50. Malo Kanina says:

    Kosovarët të krijojnë përshtypjen sikur kanë qasje më të mirë për probleme lufte dhe jo paqeje. Mjerisht në Kosovë drejtojnë në paqe ata që kanë lindur për të drejtuar në kohë lufte.

  51. Elba says:

    Te gjithe komentojne.Kush te duket me I mencur se tjetri.Dikush,do te thirrte,ka tradheti Burra.Kush ulet e bisedon me hasmin eshte Tradhetare.Deri kur?A nuk shkoi Niksoni ne Kine?Cfare u tha dhe cfare u be?Te gjithe e dime.Kina perfitoi.Nuk po ndalet.Po behet Superfuqi e Botes.Tek e fundit,lufta,kur mbaron vijne bisedimet.Duhet te pranojme,qe Komunizmi Jugosllav ishte me I bute,se yni.Per rrjedhoje Serbia eshte me e zhvilluar.Ky nuk perben turp.Dikur moter e vella Kosovare erdhen ne Shqiperine Meme.Organet e pushtetit Lokal I akomoduan prane nje Konvikti Shkolle.Kaluan,jave e muaj po ndienin lodhje dhe merzitje.Cte benin?Moter duhet te kthehemi ne Kosove.Rane ne kontakt me Autoritetet Lokale.Duam te kthehemi mbrapsht.shpjeguan ata.E thate njehere,mos e zini me ne goje klithen ata.Moren rrugen per ne kufi.Rojet I diktuan dhe qelluan.Moter na vrane! Pushka krisi dhe njehere,ra permbys dhe moter e mjere.

  52. pato says:

    Shqiperia perfiton levizjen e lire te Shqiptareve ne Ballkan. Nje shqiptare ne Serbi, Kosov, Maqedoni e Mal i Zi do udhetoj lirshem pa patur nevoj per pashaporte apo karta , do punoj pa patur nevoj per leje pune njesoj si ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, Serbi apo Mal i zi. Biznesi do jet me i lirshem dhe mundesia per te bere korrupsion me pak. Plus te tjera perfitime nga turizmi apo arsimin. Nje femij shqiptare i Presheves apo Mitrovices mund te studioj ne Tirane shkollen e mesme apo universitetin njesoj sikur te jete ne Presheve apo Mitrovice. Pak eshte kjo?

    Po Rama ka te drejte, nuk ke me ke ben nje bisede ne kete vende sepse njerezit nuk dine te shohin me larg se hunda e tyre.

    Rama mund te zgjidhte fare mire te mos merrte pjese ne nisma te tilla, mund te rrinte ne Tirane e te bente heroin gjithe diten e te mos degjonte sharrjet, fyherjet dhe ofendimet deri aty sa disa plehra duan ta shpallin te pa deshiruar ne Kosove. A thua se Kosova eshte e analisteve dhe disa gazetareve dhe ata vendosin kush hyn e kush del nga Kosova. Keta plehra qe kane vite qe nxjerrin vrere kunder Shqiperise dhe Kosoves dhe me mijera e mijra te rinj ikin si te pa deshiruar, cdo vite humbasim deri ne 100 mij shqiptare te rinj ne ballkan. Sa do vazhdojme keshtu?

  53. Gregory. UK says:

    Fatekeqesia e popullit tone ka qene gjithmone dashuria qe kemi per luften dhe jo per paqen. Ai qe do paqe eshte armik. Eshte kjo arsyeja qe nga populli me i madh ne ballkan jemi katandisur me i vogli dhe i ndare ne shume pjese. Fajin gjithmone e kerkojme te te tjeret asnjehere te vetja. Jemi kombi me i varfer i europes dhe me keto mend qe kemi do mbetemi edhe per shume kohe. Del dikush qe na thote qe duhet te shohim nga paqja dhe e ardhmja dhe ne i versulemi duke e quajtur tradhetar. Si perfundim e kemi hallall qe jemi ne kete gjendje. Ndoshta duhet ti kthehemi historise e ta lexojme me kujdes se ndoshta nxjerrim mesime. Mero te pergezoj per editorialin.

  54. Pelasgian says:

    Gel-Baze boll bere ironikun mor i paftyre. Ishte po ky Ramqelbsira qe i thoshte Haradinajt pranoje oferten e Macronit e ne fund e pa sa bukur ja futi Macroni.
    Shqiperia e Shqiptaret nuk perfitojne asgje nga levizja e lire dhe tregtia e lire me Serbine. Nuk kemi interes te vizitojme nje vend jo turistik,antishqiptar deri ne themel, nje vend pa prespektiva pune etj etj.
    Te vetmit qe kan interes jan hienat e medha tregtare te cilet do zmadhojne akoma me shume importet e mallrave helmues te serbise. Turizmi shpreson kot ne ardhje te serbeve ne Shqiperi, turisti serb sado qe s eshte i pasur si turisti gjerman apo italian prap se prap nuk vjen te pushoje ne kushtet skandaloze qe i ofron industria jone e turizmit. Serbet kan vite qe jan mesuar me kushtet e turizmit grek dhe kroat.
    Cilat atehere jan interesat tona ne kte marreveshje me Serbine ? Do vin serbet nga bota te kalojn transit ne Shqiperi per te ikur ne Serbi ?
    Ne kte marreveshje perfiton vetem shteti Serb qe e tejkalon shqiperine ne cdo fushe te industrise dhe ekonomise e natyrisht qe tregje si Shqiperia jan perfekte per produktet e industrise serbe.
    Mortja qe s’te ha more Gel-Baze. Nese ndonje qeveritar Gjerman do kish mohuar genocidin ndaj Hebrenjve ose Polakve brenda pak minutave do cohej qeshtja ne OKB e do turperohej Gjermania ndersa Presidenti serb e mohon genocidin para syve te botes dhe nuk merr asnje kritike te pakten nga shteti i ashtuquajtur “ame” shqiptar. Nese nuk ke kurajo te kritikosh padronin tend te pakten rri ne heshtje ,mos i jep llapes se tregohesh shume i ndyre edhe ne syte e atyre deri dje kishin pak respekt per ty.

  55. Pelasgian says:

    Ke shume te drejte o vella.

  56. Pelasgian says:

    Ke shume te drejte o vella

  57. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    E Mero, po te funksionon plani per percarje mes shqiptaresh edhe ty edhe atij shalegjatit. A i shikon ne komente si po shahen shqiptaret nder vedi. e per cfare, per bythen e Vucicit qe e patem peshqesh prej shalegjatit dhe teje qe i mban ison. Turp per ty, turp per gazeten tende qe edhe ta perdoresh per te fshire bythen i ben nder. Legen..

  58. Beni USA says:

    Nuk eshte problem Minishengeni,ky eshte sebepi,puna eshte se Edi Rama ka hapur prebleme politikaneve ne te dy anet e Drinit,ka prishur statucon,me nje fjale e ka turbulluar keq ujin, dhe u ka prishur rehatine, prandaj nuk po gjejne vrime ku te futen. Jane bere bashke, Meta-Haradinaj,Saliu-Albini,Luli-Mustafa,natyrisht dhe kazanet mediatik ne te dy anet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje