Pse injorohet mbështetja e SHBA dhe BE për Mini-Shengenin?

23 Dhjetor 2019, 21:07Editorial TEMA

Përpjekja për ta shpjeguar Mini-Shengenin secili për hall të vet

Nga Mero Baze

Në debatin tashmë të lodhshëm rreth nismës rajonale të Mini-Shengenit, gjithë kundërshtarët e tij, sidomos shpikësit e teorive konspirative, shmangin të gjithë një element kryesor, që ndan shpesh pazarin në debatet rreth të ardhmes Perëndimore të rajonit.

Dhe ky është qëndrimi i SHBA dhe Bashkimit Europian rreth kësaj nisme.

E vërteta është se SHBA dhe BE qëndrojnë pas kësaj nisme dhe janë inkurajues të saj. Të gjithë kundërshtarët e nismës, kryesisht brenda Kosovës, po përpiqen të flasin kundër nismës, si një komplot ndërkombëtar ndaj tyre, udhëhequr nga Serbia, e shitur nga Shqipëria. Ky do të ishte një rrezik banal për një shtet si Kosova, i cili është pavarësuar prej ndërhyrjes së SHBA e Bashkimit Europian.

Do të ishte banale ta mendonim se SHBA e BE do ta linin fatin e Kosovës, tek dëshira e Edi Ramës për të ngrënë peshk në Durrës me Vuçiç, Gjukanoviç e Zajev.

Dhe këtë e dinë mire të gjithë liderët e Kosovës.

Hashim Thaçi e di, por është i lodhur duke u përdorur nga SHBA e BE, për dialogun pa fund e pa anë me Serbinë, dhe ndjehet i pashpërblyer për gjithë këtë.

Ramush Haradinaj e di mirë, por ndjehet i kërcënuar prej tyre ngaqë e thirrën në Hagë.

Albin Kurti e di akoma më mirë, ende pa marrë qeverinë, por kërkon që ai të jetë personi që do të bëjë dialogun dhe jo të tjerët, pa ardhur ai në pushtet.

Isa Mustafa nuk mërzitet shumë, pa garantuar që merr postin e Presidentit.

Dhe kështu, i gjithë konteksti i një zhurme paranojako- patriotike, mbështetet tashmë tek personalitete fallco që flasin në emër të Perëndimit, për shkak të ID-së tyre.

Këtu në Shqipëri për shembull është anektodik një personazh i punësuar me honorare nga Partia Demokratike, qytetar gjerman, konsulent fushatash të dorës dytë, që paraqitet si këshilltar i Merkelit, apo akoma më banale, si “personalitet” i CDU, pa qenë askush. Është thjeshtë një qytetar gjerman që paguhet nga stafi i PD për të sharë Edi Ramën në Twitter, detyrë që e bën dhe Bujar Nishani pa lekë fare.

Pasi shpallet këshilltar i Merkelit ose “Personalitet i CDU”, (nuk di a është dhe anëtar), pastaj atij i referohen si qëndrim i Gjermanisë kundër Mini-Shengenit.

E njëjta gjë ndodh dhe me lobistë amerikanë, apo individë të pavarur, që kanë mendimin e tyre, ndryshe nga SHBA.

Thirret një analist politik me origjinë nga SHBA në një TV, ai shpreh rezerva për nismën, dhe pasaj thuhet që SHBA është kundër Mini-Shengenit.

E gjithë kjo pastaj tenton të prodhojë idenë e rreme se Kosova po qëndron e vetme e izoluar, se ka pas BE e SHBA kundër fqinjëve të saj.

Problemi nuk është pse udhëheqësit e Kosovës, secili për interesa të veta, kundërshtojnë nismën rajonale, apo sulmojnë Edi Ramën. Kjo nuk sjell ndonjë dëm të madh.

Problemi është se ata nuk e kanë mbështetjen e BE dhe SHBA në këtë histori, dhe ky është problem me të cilin ata duhet të ballafaqohen publikisht, dhe të mos i gënjenë njerëzit, duke shpjeguar hallet e tyre, me hallet e shpikura të Kosovës.

Kështu bëri sot Ramush Haradinaj, i cili po largohet nga kryeministër, duke tentuar përsëri për t’u viktimizuar në emër të taksës 100 për 100, me të cilën tentoi të bënte politikë populiste në Kosovë.

Në konferencën e sotme për shtyp, në përmbyllje të detyrës së tij, ai ka komentuar dhe nismën rajonale të Mini-Shengenit, si një përpjekje për të hequr taksën e tij kundër Serbisë.

Në fakt, heqja e taksës është paralajmërim zyrtar i Albin Kurtit në qeverinë e pritshme me LDK. Nuk ka asnjë lidhje me Mini-Shengenin, apo nisma të tjera rajonale, por SHBA dhe BE ja kanë kundërshtuar në sy, qyshkurse e bëri.

Murmëritjet e tij kundër lancelares Merkel dhe presidentit Macron, apo kundërshtimet ndaj SHBA për këtë, kanë qenë publike.

Përpjekja për ta shpjeguar Mini-Shengenin secili për hall të vet, është tregues i mungesës së parimeve dhe guximit për t’u përballur me problemin, duke gënjyer qytetarët.

Dhe çka është më banale në këtë histori, është se më shumë se gjysma e platformës së Mini-Shengenit është ndërkohë fakt i kryer.

Lëvizja e lirë me ID kartë është në gjysmat e vendeve e kryer, e nisur nga Berisha më 2010. Qarkullimi i lirë i mallrave është penguar vetëm në kufirin Kosovë- Serbi. Ajo që shton platforma është lëvizja e lirë e fuqisë punëtore dhe tregu i kapitaleve.

Pra është më shumë një nisëm që forcon klimën e besimit në rajon, se sa krijon ndonjë identitet të ri gjeo-politik.

Dhe kjo nisëm ka nxitjen e BE e SHBA, për të krijuar një klimë për zgjidhjet e mëdha në Ballkan, që lidhen me raportet mes Kosovës e Serbisë dhe Bosnjës e Serbisë.

Të tjerat janë lajme të rreme, bazuar mbi “platforma” të rreme, personalite të rreme, dhe mbi të gjitha politikanë gënjeshtarë dhe frikacakë.

Natyrisht nuk e kam fjalën për t’u rrahur me grushta. Këtu Ramushit i hapim rrugë.

36 komente në “Pse injorohet mbështetja e SHBA dhe BE për Mini-Shengenin?”

  1. Jozi says:

    Politikanet kosovare edhe duan qe Serbia ti njohe si shtet dhe nga ana tjeter nuk e lejojne njohjen nga ana e Serbise.
    Sepse, nese Kosova do te merte pjese, aty do te ishte shpalosur edhe flamuri i Kosoves, prane flamurit te Serbise dhe shteteve te tjere.
    Nese Vucic do te dilte para flamujve ku ishte dhe ai kosovar, pa adnje kundrtshtim, a nuk konsiderohet kjo nje njohje , me zor por de fakto e Kosoves.
    Bile une kam frike se do te ishte Vucic qe mvas ngritjes te flamurit kosovar nuk do te merte pjese ne takim.
    Ndersa dakordesimi i tij qe flamuri kosovar te qendronte krahas shteteve te tjere si i barabarte, ky ishte nje leshim mjaft i madh i Serbise.
    Kete Kosova nuk e kapi edhe nen shtypjen e injorances se tyre politike si dhe patriotizmit melodi me cifteli te tyre.

    1. Meritoni says:

      kjo analalize e Meros po mos te ishte tragjike do te i shte komike.
      vetem analizone poziten gjeografike te Kosoves dhe do te shihni se eshte ura kryesore toksore ne ballkan.
      kemi ndertu 2 autostrada nga 1 miliard euro,qe ne total bejne 2 miliard euro,prandaj rruget Tiran-Beograd,Shkup-Podgoric,patjeter duhet te kalojne neper Prishtine.
      une qe tani shpalli te vdekur MINISHENGENIN,ky do te deshtoj ashtu si deshtoi ndarja e KOSOVES.
      nuk po mundem te kuptoj psa EDI DROGA ne keto dy nisma shitet si iniciator.
      tradhetia brinje nuk ka,eshte e tille,E GJATE,ME MJEKERR,VISHET ME KOSTUM DHE ADIDAS,NUK KA DINJITET,ESHTE PIKTOR,PRA,TRADHETIA ESHTE MISHERUAR NE PETKUN E EDI DROGES.

  2. ar says:

    z.Mero, perse injoron sjelljet grabitqare e antikombetare te Rames, Metes-kryemadhit e Basha-Berishes!

    1. Adi says:

      Se “rilindasit” ne varesi te humoreve te rames gdhihen europianiste dhe flasin per integrim europian, ne dreke behen patriote dhe flasin per bashkim me kosoven, mbasdite behen erdoganiste dhe flasin per ndarje te kosoves ndersa shpallin turqine partner strategjik, ne mbremje jugosllaviste dhe punojne per minishengenin. Vemje si mero dhe komentues ketu justifikojne cdo gje qe ben ky psikopat pa bosht

  3. rripitipi says:

    Mero genjen paturpesisht, prapa nismes nuknqendron as USA as BE, atyre thjesjt ju eshte servirur ideja dhe ata kane thene sic thane edhe per shkembimin e territoreve qe nqs ju bini dakord ne aq na ben, per ne ska asnje problem perkundrazi. Pra nuk jan ata inciatoret e maskarades, iniciatoret kerkojini ne Tirane dhe Beograd

  4. rripitipi says:

    Mero genjen paturpesisht, prapa nismes nuknqendron as USA as BE, atyre thjesjt ju eshte servirur ideja dhe ata kane thene sic thane edhe per shkembimin e territoreve qe nqs ju bini dakord ne aq na ben, per ne ska asnje problem perkundrazi. Pra nuk jan ata inciatoret e maskarades, iniciatoret kerkojini ne Tirane dhe Beograd.

  5. rripitipi says:

    Mero genjen paturpesisht, prapa nismes nuknqendron as USA as BE, atyre thjesjt ju eshte servirur ideja dhe ata kane thene sic thane edhe per shkembimin e territoreve qe nqs ju bini dakord ne aq na ben, per ne ska asnje problem perkundrazi. Pra nuk jan ata inciatoret e maskarades, iniciatoret kerkojini ne Tirane dhe Beograd..

  6. Iliri nga Gjermania says:

    ???? Vetem Bujar Nishanin mon na e ngacmo, lere te qe te?????????
    Respekte z. Baze.

  7. Ladi says:

    Keta, ( medemek analist, politikane, etj,) kujtojne se duke rrahur uje ne havan tere kohes, njerzit e thjeshte presin qe ata: te nxjerrin gjalp… – jane kaq te ceket dhe te pa shprese!.. Ju ka ngelur ora shume shume vite prapa..

  8. SHIK says:

    Mjafton t’i lexosh dy fjalitë e fundit për ta kuptuar sa i mjerë është Mero Boza.

  9. konica usa says:

    Po shoh Eni Vasili,kjo zonje i ka dhene 80% te hapsire ne emisioh nje kosovari anti Rama,dhe te tjeret jane vec dekor.Kjo zonje qe mastrubon para portretit te Saliut,se bashku me kete harbutin nga Kosova po vjellin vrere kunder kryeministrit shqiptar.Turp per Top-Channal.

  10. Visi says:

    Mero vazhdon me gënjeshtra.
    Sonte në Top Chanel z.Osmani nga Maqedonia tha se kemi pasur përkrahjen e Majlinda Bregut nga Bashkimi Europian!!!!!!!!!!
    Dhe e dyta Rama para atij tubimi në Durrës
    deklaroi se Palmeri i kishte i kishte dërguar
    që tia rezervonte dy vende për dy përfaqsuesve që do të vinin nga Amerika e u pa se aty nuk ishte askush nga Amerika.
    Prandaj Mero boll më me gënjeshtra.

  11. pato says:

    Keta analistet e Kosoves mendojne se bota rretullohet rreth Kosoves. A nuk eshte SHBA me BE qe ka vendosur ne Kosove Serbet ne parlament, ne qeveri e ne komuna autonome me ligj e me kushtetute ne Kosove? A nuk jane Serbet e Vucic qe kontrrollojne gjysmen e Mitrovices? A nuk eshte Vucic qe vjen per festat fetare ne Kosove? Ku jane keta trimat analista Kosovare? Cfare “bashkimi” duan keta sot Kosove-Shqiperi apo ti sjellim Serbet edhe ne qeveri e ne parlament ne Tirane se pak i kemi ne Kosove!!!! Po pse ore truthare kaq budallenj i dini shqiptaret ju? Nuk kemi perse habitemi qe Serbi e ka pas shume te lehte ne Kosove, shume te lehte. Keta analistet mendojne se mund te trembin Shqiperine ashtu si trembin Kosoven me fantazmat serbe sa here ju intereson.

    Kur i degjon sot neper media te vjen per te vjelle, as gjuhen shqipe nuk dine ta flasin, kane mungesa te theksuara ne arsim. Nuk ka faj populli, por keta plehra analista e gazetare qe kane sot kane marre lugen e patriotizmit ne xhep dhe nxisin percarje. E kane shume gabim nese mendojne se Edi Rama ndikohet, friksohet apo kercenohet nga keta plehra.. E shumta mund te mashtrojne e te genjejne popullin ne Kosove per disa dite.

  12. Geri says:

    Mero je FANTASTIK!

  13. 19 says:

    Je lap i qut dhe bir kurve sta fut dot njeri .me kuptimin e mire te fjales .bravo bravo .

  14. Tironsi says:

    Eni Vasili ka mhledhur Veshgjatin Buzhala dhe ghithe bubuzhelet anti Rama,dhe ka nisur nje sulm te paprecedent kunder kryeministrit shqiptar,duket Blushi ate qe nuk arriti ne ps do qe ta arrij nepermjet Topit.

  15. Pelasgian says:

    BE e SHBA ishin dhe jan kundra takses ( te pakten sa per sy e faqe) por Haradinaj nuk i degjoi. Ku eshte e keqja ktu? Taksa ishte nje arme deshperuese e Kosoves ndaj agresivitetit Serb. Serbia ne tryezen e BE firmoste per mos pengimin e Kosoves ne antarsimet e saja ne organizatat me te rendesishme boterore e nga ana tjeter punonte haptazi per cdo lloj bllokimi te mundshem te Kosoves.
    Cfare i mbetej tjeter Kosoves e Haradinajt te benin? Te degjonin llogjet e Mogherinit? Apo mosperfilljen totale te Shba? KOSOVES IU PREMTUA LIBERALIZIMI I VIZAVE PAS ZGJIDHJES SE CESHTJES SE KUFIRIT ME MALIN E ZI . KOSOVA U MASHTRUA PRA ASHTU SIKURSE U MASHTRUA SHQIPRIA NGA BE NE TETOR TE 2019. Besimi ne BE eshte “NUL” ndersa Shba eshte nen qeverisjen e Ponc Pilatit qe thot : “zgjidheni vet si ta keni deshiren , un per vete i laj duart ”
    Shba e BE nuk jan SHPETIMTARET TANE E NUK I DUAN INTERESAT TONA KOMBETARE ME SHUME SE NE. SHBA edhe BE jan te gatshem te udhezojne e te pranojne shume me shume sakrifica nga ana e Shqipetareve sesa nga ana Serbeve sepse e din shume mire qe Shqiperia dhe Shqiptaret pa Ameriken dhe shtetet kryesore te Europes nuk kan kurrefare mbeshtetje e force ndaj nje konflikti ballkanik. Cilet duhen perkedhelur atehere ? Pikerisht Serbet , popull me i madh se Shqiptaret, popull shume me nacionaliste se Shqiptaret,populli i vetem ne zemer te Europes qe eshte ne lidhje te ngushta me Rusine, populli dhe vendi kyc i zgjidhjes perfundimtare te konflikteve ne ballkan.
    Prandaj BE e SHBA jan te gatshem te na sakrifikojne goxha vetem e vetem per te miren e gjoja (paqes) ne ballkan.
    A nuk i ben nje pyetje vetes ti pseudogazetar? Si ka mundesi qe ky minischengen miratohet edhe bekohet nga SHBA dhe BE pikerisht kur behet fjale per Serbine ? Pse nuk miratohej minischengeni Shqiperi Kosove? Ka vite qe kerkojme heqjen e doganave dhe levizjen e lire me shtetin me vellazeror ne bote dhe asnjeher nuk na eshte MIRATUAR. Ktu ne kte forum kam lexuar se kur behej fjale per kte gje , Shba dhe Gjermania ishin KATEGORIKISHT KUNDRA SEPSE ACAROHEJ SERBIA.
    C’me derdellit kot pra more Merhum ? Pse ore cdo gje qe thot Shba e BE eshte e mire per ne ? Po edhe Izraeli qe eshte ku e ku i mbeshtetur nga SHBA sa here qe nuk eshte pajtuar me Shba i ka dal publikisht kundra dhe nuk e ka degjuar daj samin.
    Ti bashke me qeverine qe mbeshtet me kaq zelle thjesht jeni pakurrizor , ju per perfitime personale jeni gati te shisni cdo gje e le me Kosoven , e ka deshmu me vite edhe vet historia. Ju nese iu premtohet antarsim i menjehershem ne BE mjafton qe te izoloni Kosoven ,ju e beni sa hap e mbyll syte dhe nuk ju vret aspak ndergjegja juaj e zez. TE NEVERITSHEM!!

  16. Pelasgian says:

    BE e SHBA ishin dhe jan kundra takses ( te pakten sa per sy e faqe) por Haradinaj nuk i degjoi. Ku eshte e keqja ktu? Taksa ishte nje arme deshperuese e Kosoves ndaj agresivitetit Serb. Serbia ne tryezen e BE firmoste per mos pengimin e Kosoves ne antarsimet e saja ne organizatat me te rendesishme boterore e nga ana tjeter punonte haptazi per cdo lloj bllokimi te mundshem te Kosoves.
    Cfare i mbetej tjeter Kosoves e Haradinajt te benin? Te degjonin llogjet e Mogherinit? Apo mosperfilljen totale te Shba? KOSOVES IU PREMTUA LIBERALIZIMI I VIZAVE PAS ZGJIDHJES SE CESHTJES SE KUFIRIT ME MALIN E ZI . KOSOVA U MASHTRUA PRA ASHTU SIKURSE U MASHTRUA SHQIPRIA NGA BE NE TETOR TE 2019. Besimi ne BE eshte “NUL” ndersa Shba eshte nen qeverisjen e Ponc Pilatit qe thot : “zgjidheni vet si ta keni deshiren , un per vete i laj duart ”
    Shba e BE nuk jan SHPETIMTARET TANE E NUK I DUAN INTERESAT TONA KOMBETARE ME SHUME SE NE. SHBA edhe BE jan te gatshem te udhezojne e te pranojne shume me shume sakrifica nga ana e Shqipetareve sesa nga ana Serbeve sepse e din shume mire qe Shqiperia dhe Shqiptaret pa Ameriken dhe shtetet kryesore te Europes nuk kan kurrefare mbeshtetje e force ne ndonje konflikt te mundshem ballkanik. Cilet duhen perkedhelur atehere ? Pikerisht Serbet , popull me i madh se Shqiptaret, popull shume me nacionaliste se Shqiptaret,populli i vetem ne zemer te Europes qe eshte ne lidhje te ngushta me Rusine, populli dhe vendi kyc i zgjidhjes perfundimtare te konflikteve ne ballkan.
    Prandaj BE e SHBA jan te gatshem te na sakrifikojne goxha vetem e vetem per te miren e gjoja (paqes) ne ballkan.
    A nuk i ben nje pyetje vetes ti pseudogazetar? Si ka mundesi qe ky minischengen miratohet edhe bekohet nga SHBA dhe BE pikerisht kur behet fjale per Serbine ? Pse nuk miratohej minischengeni Shqiperi Kosove? Ka vite qe kerkojme heqjen e doganave dhe levizjen e lire me shtetin me vellazeror ne bote dhe asnjeher nuk na eshte MIRATUAR. Ktu ne kte forum kam lexuar se kur behej fjale per kte gje , Shba dhe Gjermania ishin KATEGORIKISHT KUNDRA SEPSE ACAROHEJ SERBIA.
    C’me derdellit kot pra more Merhum ? Pse ore cdo gje qe thot Shba e BE eshte e mire per ne ? Po edhe Izraeli qe eshte ku e ku i mbeshtetur nga SHBA sa here qe nuk eshte pajtuar me Shba i ka dal publikisht kundra dhe nuk e ka degjuar daj samin.
    Ti bashke me qeverine qe mbeshtet me kaq zelle thjesht jeni pakurrizor , ju per perfitime personale jeni gati te shisni cdo gje e le me Kosoven , e ka deshmu me vite edhe vet historia. Ju nese iu premtohet antarsim i menjehershem ne BE mjafton qe te izoloni Kosoven ,ju e beni sa hap e mbyll syte dhe nuk ju vret aspak ndergjegja juaj e zez. TE NEVERITSHEM!!

  17. Baxhanaku says:

    EDhe i dehuri i hap rruge budallit-thote populli.

  18. Korabi says:

    Ore maskara po pse lehë kot, ti o pleherë qe te kanë rrahur e grushtuar sa e sa herë e që duke js mbajtur bolet Berishes ke mbijetua disi e sot kundër Kosoves. Po ku e di ti kush e përkrah e kush jo. Po ti o sahanlepires e di mirë që kjo ështe ide Ruse. Dhe në fund shiko punen tende se te ze gjaku i shwiptarvevte vrar në kosov nga Vuçiç i cili i mohon e ti me këtë përkrahje fyen njesoj si serbi.Mos u mërzit ti për zmRamushin se ay ka edhe muskik edhe zemēr qe ty të mungon…

  19. Analisti Amator says:

    Qe ke te drejte per sa thua, kjo nuk ka diskutim.
    Ne te vertet te vetmen gje qe do shtoja eshte se mbeshtetja e Amerikes dhe BE nuk eshte e njejte dhe nuk ka te njetat synime.
    Po te shikojme zhgenjimin e Hashim Thacit (qe e permendni dhe ju zoti Mero) vjen nga “terheqja” qe beri Amerika ne bisedimet midis tij dhe Vuciqit. Amerika as qe do terhiqej nga plani i saj (rene dakort edhe me Rusin) per njohjen reciproke midis Serbise dhe Kosoves si faze te pare dhe per bashkimin e Shqiperise me Kosoven dhe Serbise me “srpska republika”te Bosnjes si faze e dyte, sikur Ramushi mos te kish gjetur ate mbeshtetje ne Kosove sic gjeti. Amerikani kuptoi me ne fund se Shqiptaret ne shumice u treguan naïve dhe me shume u besonin mitheve te tyre te trimerise dhe guximit se sa diplomacies amerikane.
    Merkeli qe nuk e pelqente kete plan Amerikano-Rus, e hodhi ne ere planin dhe ketu Thaci u termb shume. Saliu dhe Iliri me kohe e kishin shpallur ate “Sspiun te Serbit” dhe ai si “gjarper” qe ishte ne mentalitetin serb, e kuptoi se ishte koha te kethente pllake(sepse Amerika u terhoq). Ketu ai gaboi. Ne nje interviste te dhene para 2 javesh nga ish drejtori i CIAS Amerikane, del qarte se Amerika nuk ka hequr dore nga plani i saj i vjeter. Ai e quajti kete plan(shkembim territoresh) si te vetmin te mundshem, por qe duhet ta arrijne Shqiptaret dhe Serbet ne bisedime te perbashketa dhe jo ta imponojne te tjeret. Keto theni jane identike me qendrimin e perhershem te Amerikanve qe ne do mbeshtesim cdo marreveshje qe Serbet dhe Shqiptaret do arrijne…Hashimi u tremb dhe deklaroi se ai vetem sa kishte kerkuar qe Presheva dhe Bujanovci ti bashkoheshin Kosoves, por nuk permendi se cishte dakor te jepte. Fillimisht Hashimi kish te drejte sepse akoma nuk kish ardhur momenti per sqarimin e popullit, por kur Amerika u terhoq ai kishte detyre te thoshte te tere te verteten dhe te ngulte kembe ne kete plan. Ky plan eshte akoma i gjalle ne planet amerikano-ruse, por kane vdekur kosovaret qe e mbeshtesin kete…
    Hashim Thaci nga ana tjeter u tregua koketrash dhe egoist. Ai mendoi vetem per karjeren e tij dhe tamam si kishte luftuar Serbin, luftoi Ameriken ne planin e saj. U gufua si gjel dhe beri shokun me te ngushte Salen dhe Ilirin qe ishin ne hallet e tyre ne lufte kunder Amerikes ne ate kohe. Iliri dhe Sala kishin arsye per te qene kunder Amerikes, ndersa Hajredinaj si kaposh shqirak u genjye aq shume nga Gjermani sa detyroi dhe Merkelin ti ketheje shpinen…
    Kurti nga ana tjeter mendon se eshte dhelper dhe kupton se ai nuk eshte kundra “Minishengenit” por menyres se si ai te realizohet. Ai ne kete valle paraqitet si vizionar dhe ka per baze filozofine e nje filozofi(harova emrin) Kosovar. Kurti as me shume dhe as me pak pasqyron thjeshte karakterin e tij qe kundershton gjithcka….
    Ne tere kete valle me konsekuenti eshte Rama. Ai nuk ka nevoje per tu cfaqur si “patriot” Shqiptar sepse eshte i sigurte qe Shqiptaret e Shqiperise jane shume me mendjehapur se sa shqiptaret e Kosoves. Ai kupton shume mire se marreveshja e Serbise me Kosoven, nuk mund te arrihet pa firmen e Serbise. “Minishengeni” eshte dritarja nga do arrihet marrveshja, por problem qendron se kush do fitoje. Do fitojne dhelprat apo gomeret. Amerika eshte dhelper por edhe Evropa eshte dhelper. Te dyja mundohen te bindin gomeret. Tani per tani gomeret e Kosoves jane rreshtuar ne rresht per te degjuar genjeshtrat e Evropes. Nga ana tjeter dhelpra Amerikane eshte dakort me dhelpren Evropiane derisa populli i Kosoves te kuptoje qe detyra jone eshte te mbrojme interest tona dhe jo ato Evropiane. Kur lajmet nga Kosova mos te jene lajme trimerie por lajme zgjuarsie, plani Amerikan do riaktivizohet. Deri ahere shume uje do kaloje dhe shume karagjoslleqe do shofim ne Udheheqesit e Medhenj Shqiptare qe “patriotizmin” e kane si pasaporte per prosperitetin e tyre personal. Zgjohu o popull i Kosoves! Kupto qe politikanet e tu po i kethejne krahet Amerikes. Kjo eshte sherbimi me i madh qe i behet shovinizmit Serb qe pa mbeshtetjen e Amerikes e kethen historine mbrapa….

  20. A says:

    Nuk e di kush eshte e verteta ne kete mes,por politika e vjeter e mosnjohjes se Kosoves nga Serbia ,nuk duhet ti acaroj kosovaret Duke luajtur karten diplomatike ata mund ta sjellin kete fakt ne dobi te tyre.Trumbetimi gjithandej i nje politike qe i ka kaluar koha, e bene Serbine qe asnje mos ti marre seriozisht .Pamvaresia e Kosoves eshte vendosur dhe njohur,asnje nuk do te shpenzoj kohe e te rimarret me tekat e Serbise.Berja e shtetit nga nje qeveri qe do luftoj korrupsionin e do plotesoj kushtet per te arritur standartet europiane eshte jo vetem ne te mire te shoqerise por goditja me e forte qe mund ti jepet Serbise ,pra ketu duhet te perqendrohen kosovaret,jo ne marshime triumfale kuturu.Ne vend qe te xhveshin shpaten per te varar mizen,le te lyejne majen e shpates me mjalte qe ta kapin ate.Shpresoj qe tedy krahet ku jetojne shqiptaret se fundi mos te perjashtojne veten e tyre nga shtetit e tjere si primitive,me teori te dale boja t’ja hedhim njeri tjetrit dhe te huajve e te bejme cfare te duam!Vetem shteti ligjor mund te caje mjegullen e korrupsionit dhe te hape rrugen e progresit…..

  21. Dn says:

    sepse ka perfunduar koha kur tek qorrat gjysme qorri ishte mbret!

  22. shqiptari says:

    Kujdes Korabi se do ngrihen fushat e do ulen malet tani. Mero Baze eshte nje analist dhe mendimtar i pashoq. Nuk ka kufi liria e mendimit te tij dhe duhet ta lexosh edhe pa e ditur se fjalia apo fraza nuk ka mbaruar. Te te falnderoj , Mero, per ato te verteta qe thua, me duket se nuk eshte vetem aftesia jote e te mesuarit, por duhet te keshe diçka ne gen nga uji ku ka pire babai e nena jote. Thjeshte po pulli yne i mire, thote se te shan i shari dhe kete nuk e nxjerr nga xhepi une. Tani te vijme tek problemi; Me pelqyen dhe disa komentues me mendje ne koke qe arsyetonin kete ngjarje ne menyre objektive si Jozi, Pato e ndonje tjeter. Te tjeret dhe shume nga ata qe degjova dhe mbreme, jane pa koke mbi shpatulla por ne vend tjeter. E vetmja menyre per tu njohur Kosova shtet pa bisedime fare , eshte pjesmarrja e minishegenit qe po vazhdon punen. Ulur ne nje tavoline me flamuret e tyre , ashtu si thote dhe Jozi, dhe bisedojne se do te çojne perpara zhvillimin e vendeve te tyre ne bashkepunim. A s’e filloi keshtu Europa? Jo Reçaku e jo Kaçaku, jane probleme te historise dhe ja lini Nexhmedinit tuaj dhe Beqirit te shqiptareve te Shqiperise se ata i kurdisin mire keto mune! Mos spekulloni me te vdekurit qe s’kthehen me, sepse ne Shqiperi , nuk e di ne Kosove, nuk po çojne ne vend te vdekurit qe vrau Lulezimi, Saliu, Iliri, Fatmiri ne bulevard e Gerdec dhe derdellisin tere diten e jo te ktheni ne jete ju kosovaret te vdekurit qe vrau serbi! E, pra. Zgjidhni problemet midis vetes, kerkojeni fajin tek vetja dhe mos u merrni se çfare do beje Shqiperia dhe si do ta zhvilloje ajo vendin ne interesat e qytetareve te saj. Nuk mund te pyeten as bukeshkalet e Kosoves dhe as hajdutet e Shqiperise. Populli ka dhene mandatin dikujt qe te perfaqesoje kete pune. Te lehurat pa vend nga te dya anet , jane perpelitje te njerzeve te maskuar e te pafuqishem menderisht per te sabotuar çdo gje ne interes te vendeve e qytetareve te tyre. Po te kishit mend , do te ishit aty kua ajane ata qe sot e drejtojne vendin. Prandaj e inkurajoj Edi Ramen, duke njohur dhe vendosmerine e tij, pavaresisht flakeve dhe fertunave regresiste qe te vazhdoje punen per te sheshuar armiqesite, per te zhvilluar me tej lirite njerezore dhe tregetare me gjithe qytetaret e Ballkanit perendimor, per nje jete plot tolerance e dinjitet qe po u a mohojne bashibozuket qe s’kane te mbaruar e te ngopur me interesat e tyre meskine. Te pergezoj , Mero, pe rmendimet me vlere dhe anaizen objektive qe i ben çdo problemi ne interes te njerzeve qe e duan mbeshtetjen e gazetarise se vertete si pushtet qe ja ka dhene demokracia. Te faleminderit!

  23. Shqiptari nga Kosova says:

    Z. Baze,per her te pare jam kunder teje. Gjithmone ju kam perkrahur per vertetesine e analizave tuaja. Sidomos ne shkermoqjen e Berishes i cili ka luajtur ,luan dhe do te luaj rolin e nje agjenti te regjur serb. Tani ne kete rast Berishes i ka ren shi ne “kallamoq” themi ne kosovaret. Ai ferkon duart kur punet e tij i kryn Rama. Edhe pse jane kundershtare te eger politik ,ketu ne kete rast,jane bashke. I ben bashk çeshtja e Kosoves kunder saj(Kosoves,dhe jo vetem). Ndihma qe i ka dhen e i jep Sali Berisha Serbise eshte e nje drejtimi tjeter karshi ndihmes qe po ia jep Edi Rama Serbisè ,sot.
    Duke qene ekonomikisht,ushtarakisht ,etj.shteti me i fuqshem ne rajon,Serbia me Minishengenin do te perfitoje si asnjeher me pare. Ne shqiptaret ne ballkan do te jemi humbesit me te medhenje ,sepse nuk mund t’a berballosh invazionin e fuqishem ekonomik te Serbise kundrejt nje ekonomie anemike te shqiptareve qe as gozhde nuk prodhojme,perveç speca dhe domate. E permes kesaj Serbet jane te zot,ama shume te zot,te shtrijne ndikimin e tyre politik,kulturor,fetar etj. duke e vene nen kontrolle krejt rajonin. Historia na ka mesuar se Serbet kane patur nje perandori ne mesjete qe pat pushtuar territore te medha,sigurisht me lufte. Tani ajo kerkon te beje kete shtrirje me “paqe”,dmth me ekonomi duke shfrytezuar portet tona qe gjithmone enderr i ka pas.
    Mos te tregohemi kaq naiv. Ky naivitet na ka marre ne qafe. Duke qen popullsia me e madhe e Evropes ne te kaluaren,fal naivitetit,kemi humbe shume duke u strukur ne kete qoshe te Ballkanit,te cilen po rrezikojme edhe kete pak Shqiperie ta humbim ne 100 vitet e ardhshme. Ç’taksirat kane femijet tane te behen neser sherbetor te serbeve ne trojet tona nga budallalleku yne qe kurr nuk ndalemi e t’i vèm gishtin kokes.
    Mero ,serbet jane te zot,por te lige.
    STOP MINISHENGENIT.

  24. Sqepari says:

    Vucic paska thene se Europa eshte kunder mini shengenit dhe se Rama eshte treguar kurajoz i madh. Hajde merre vesh cbehet dhe cila eshte e vertete?

  25. trimi says:

    A nuk do ishte me mire qe Tirana te kishte nje kordinim me Prishtinen se keshtu bashkimi duket me larg. kur Serbia punon per c<njohe te Kosoves dhe ne jemi duke persosur mardhenet me ta-vetvetiu lind pyetja apo i sherbejm bashkimit Kosov _SHqipri ?. A e ka menduar ndonjehere Rama kete apo….

  26. Drini says:

    Mero e ke thene sakte fare, shkurt e shqip.
    Vk si gjithmone puna e shqiptareve, per interesa personale gjithnje kane bere keq; histori e vjeter kjo pune.
    Lere qe pastaj ja veme fajin dhe te tjereve per mutin ku jemi….

  27. Bazikaqi says:

    Zoti Baze ju e ndjeni madhështinë e thellësinë dhe gjerësinë e larmin e kësaj bote orjentimesh të fortësh si mjet i justifikueshëm për qëllime të vetëligjëruara dhe ti si një nga ata qëndron stoik me profesionin më të vjetër se vjet bota.

  28. Dini says:

    Genjeni keq kur thoni qe ka mbeshtetjen e SHBA e BE. Me sa duket keto 2 nuk i besojne per asnje gje ketij drogaxhiut tone. Eshte turp i madh per ne qe po tradhtojme Kosoven tone ne kete menyre. Ne fakt kur po e mendoj mire, turp do ishte nese sdo e kishin tradhetuar edhe kete here!!

  29. FATMIRI says:

    ÇKAN QE HAN MUTE NEPER STUDIO KETA LEGENAT SI NE KOSOVE DHE KETU TEK NE SI DO E ZGJIDHIN KETE PUNE KUR NUK DEGJOJN SH B A ATHERE LE TE MARIN PUSHKET PO PATEN BYTH SE PER PESE MINUTA SERBI I BEN QE TE MOS GJEJN VRIM KU TE FUTEN KETA TRIMAT PATRIOT ÇDO HAP QE TE HEDHI KOSOVA PO SU MIRATUA NGA FUQIT E MEDHA ASNJEHER SKA PER TE NGRITUR KOKE PO TI LEPIN BYTHEN KLINTON SE DHE SOT KUSHEDI NGA DO ISHIN DEGDISUR KETA TRIMAT E MEDHENJ QE BERTASIN SIKUR TU KET QIR NENEN RAMA

  30. Arjan says:

    Mero ndaloni menjehere propaganden ne mbeshtetje Te idiotit rahmut.Rama Po fluturon me pras ne b—- i thena ne .Vizionari rahmut Duhet Te ndalet se eshte ne drejtim Te paditur,po ne si popull cfaj kena apo se i kena dhene voten.Minishengeni ballkanik eshte nje genjeshter e radhes e cila eshte ne kundershtim te plote Te interesave Shqiptare per Sa kohe kosova Nuk njihet nga serbia dhe BH.Insistimi juaj ne mbeshtetje Te rahmutit me lloj lloj shkrimesh se gjoja vizionari rahmut e Ka kapur I pari idene e minishengenit dhe se Ka mbeshtetjen e BE dhe SHBA eshte genjeshter .Per cfare minishengeni flet timonieri kur nga njera ane serbia Ben lufte totale per mos pranimin e kosoves ne Interpol dhe organizma nderkombetare kur serbia Ka vrare dhe perdhunuar mbi 20000 Shqiptare ,kur edhe varret Nuk u dihen.Si eshte e mundur qe kryeministri Shqiptar anashkalon kosoven gjakun tende dhe na tregon ne se eshte evropianizuar dhe ne si Shqiptare Duhet Te mos ngreme zerin per cdo Shqiptar Te zhdukur ne kosove.A e di kryeministri Shqiptar kushtetuten.Greqia per 2-3 ndertesa te vjetra ne himare qe eshte 100% Shqiptare ngre zerin ne BE ,ngre zerin edhe kur ekzekutohen terrorist kurse qeveria Shqiptare thote qe Duhet Te jemi liberal dhe Te mos flasim.Zoti Mero RAHMUTI Nuk mund Ti Ike gjendjes katostrofike brenda ne shqiperi duke patur mbeshtetjen e frances apo edhe ndonje shteti tjeter evropian.Serbia ja doli perseri Te dale e palagur nga krimet cnjerezore Te bera ne ballkan nga politikane Te dobet si ne Shqiperi edhe ne kosove.Ja doli perseri Ti hedh vellezerit e nje kombi ne nje retorike Te papare lexo komentusit me larte .Ramuti Te gjej vrasesit e 21 janarit 2011 jane me ze dhe figure ne ekranet televisive ,Eshte detyre e shtetit Shqiptar Te nxjerre para drejtesise kriminelin Sali Berisha .Ngritja e varrezave te fashisteve greke ne jug Te shqiperise eshte arritje e madhe e vizionarit rahmut.Bejne keshtu keta plehra kryeministra se kane gjetur nje popull dele sa edhe per ekzistencen e tyre duhet Te pyetet evropa .

  31. undefined says:

    Ne na kane uzurpuar leshqent e Athines…me varreza ushtares fantome….me shkolla greke aty ku nuk ka kembe greku….me tabela ne greqisht…..me pensione 300 eurosh per ti kthyer shqiptaret ne greke….me polizikan te blere…dhe ju me pellitni per nje …minishengen….rrezik per kombin shqiptare…..ujku ujku….cakalli ben kerdine….

  32. Shqiptari says:

    Në dalldinë e madhe që janë përfshirë shqiptarët në të tri anët e kufirit për nismën e quajtur Minishengen ballkanik,përfshihet së fundmi dhe Akademia e Shkencave të Kosovës,për të plotësuar korin e madh të një kënge pa vijë melodike dhe të orkestruat spas shijeve absurde.Nuk e njoh statusin e këtij institucioni shkencor të Kosovës,por prej vitesh në të vërtetë kam pasur respekt,pai shumë personalitete të këtij institucioni e kanē merituar respektin.Të vjen keq kur ky institucion përfshihet në korin e e madh të këngëtarëve që kanê stonuar qysh në notat e para.Deri në këto momente nuk kemi dëgjuar ndonjë qëndrm zyrtar,apo deklaratë ku të thuhet një çmenduri e tillë për genocidin serb në Kosovë.Nëse bazohen në ndonjë qëndrim të ndonjë të marri në shqipëri është tjetër gje.Mendoj se në Akademinë e kKosovës ka njerëz seriozë të cilët dhet të shprehen më qarte dhe tê mos bien ne grackën djallëzore të politikës mjerane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje