Nga Mero Baze
Eliminimi i Qassem Soleimani, gjeneralit Iranian, që diktonte me luftë dhe ushtarë në terren, politikën e jashtme të Iranit në Lindjen e Mesme, duke udhëhequr trupa në Irak e Siri dhe duke qenë udhërrëfyes i organizatave terroriste në rajon, është një nga ato ngjarje që mund ta ndryshojë thellë historinë e paqes në Lindjen e Mesme, dhe raportet e saj me SHBA.
Me eleminimin e tij, SHBA ka goditur asetin më të fortë të kundërshtarëve të saj dhe e vendosur kjo në kontekstin e një agresioni të mundshëm kundër saj, nën drejtimin e ish- gjeneralit famëkeq në Iran, kjo ngjan të ketë qenë dhe zgjidhja e vetme.
Reagimet që pasuan eleminimin e gjeneralit Qassem Soleimani nga Europa, si aleate e SHBA dhe vendet e tjera të botës, natyrisht nuk pritet të jenë të njëjta. Kina dhe Rusia kanë qëndrime distancuese ndaj ngjarjes, ndërsa europianët, ashtu siç u shpreh sekretari i Shtetit Mike Pompeo, “nuk kanë qenë aq të dobishëm sa unë dëshiroj që ata të mund të jenë” në këtë rast.
Por ajo që bën përshtypje, është një përpjekje për t’u tallur me liderët shqiptarë në rajon dhe Shqipëri, të cilët mbështetën sulmin, përveç presidentit Ilir Meta.
E di që ngjan paksa qesharake të thuash që SHBA në këtë rast, ka mbështetjen e Hashim Thaçit, Edi Ramës, Lulzim Bashës, Ramush Haradinajt etj, sidomos ne, që problemin me këta liderë nuk kemi a mbështesin a jo SHBA, po si sillen me ne.
E di që duket si servilizëm apo si përpjekje për t’u dukur pro-amerikanë. Por në fakt nuk është ashtu.
Pas SHBA, Shqipëria është vendi me rrezikun më të lartë për t’u prekur nga armiqësia e Iranit, pasi ajo ka strehuar nën kujdesin e SHBA, opozitën iraniane në vend.
Ky është një vendim konsensual i politikës shqiptare, që nis me vizitën e Hillary Klinton në Tiranë, në kohën që ishte kryeministër Sali Berisha më 2012, e vazhdon me John Kerry në kohën që ishte Edi Rama. Është bërë me vetëdije si një shërbim ndaj aleatit tonë të madh, SHBA.
Të gjithë liderët Perëndimorë, apo aleatët e SHBA, kanë luksin të jenë të afërt me SHBA, ose të distancuar prej saj, të jenë të moderuar, apo të matur në deklaratat e tyre, por liderët shqiptarë janë të dënuar të jenë qartazi me SHBA dhe më fortë se kurrë afër saj në këtë histori, pasi jemi pjesë e të njëjtit rrezik.
Pas qytetarëve amerikanë, qytetarët shqiptarë janë po aq të rrezikuar në Shqipëri dhe në botë, nga agresioni i Iranit. Ne i kemi shpëtuar një sulmi vdekjeprurës një vit më parë, falë shërbimeve sekrete amerikane, dhe mund të ndeshemi sërish me rreziqe të tilla. Në krye të atij sulmi qëndronte pikërisht gjenerali famëkeq, që tashmë u vra.
Nuk e di çfarë e pengon Ilir Metën si president i Shqipërisë, të shprehë dhe ai mbështetjen për SHBA, pavarësisht se personalisht ndjehet në luftë me SHBA. Ndoshta mund ta bëjë në orët në vazhdim. Jo se ka ndonjë rëndësi për SHBA, por ka rëndësi që të jetë në palën e shqiptarëve që ndjehen të rrezikuar vërtet nga kjo histori.
Ai është i lirë të sulmojë SHBA si vend që ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë, që dikton Reformën në Drejtësi, që mbështet 30 qershorin, apo gjithë çfarë SHBA bën në Shqipëri. Nuk e ka penguar njeri dhe kur e ka bërë. Por ky nuk është rasti, pasi hallet e Ilir Metës dhe hallet e Shqipërisë, janë të ndryshme.
Shqipëria përveçse është pjesë e koalicionit të SHBA që ka çliruar Irakun dhe është ende prezente aty, ka një raport specifik me këtë histori. Shqipëria dhe SHBA janë dy vendet që menaxhojnë opozitën iraniane dhe e strehojnë atë fizikisht.
Shqipëria e ka të ndaluar të jetë neutrale në këtë histori, jo se i duhet SHBA-s, por se na duhet SHBA-ja. Ne e kemi prishur këtë neutralitet duke u bërë aleate e SHBA në këtë betejë. Nuk di të kemi ndonjë vendim tjetër si shtet për t’u dukur të distancuar nga SHBA, apo të moderuar.
Nuk është koha të tallemi me Ramushin, Hashimin, Ramën apo Bashën, pse mbështesin sulmin e SHBA. Ata dhe nëse nuk duan, janë të dënuar të jenë në krye të luftës që ka nisur aleati i tyre, ndryshe janë dezertorë të saj. Jemi ne që na duhet SHBA në këtë histori të re. Nuk i duhemi SHBA-së.
Liderët tanë mund të duken të këqinj, kur përdorin SHBA-në për hallet e tyre të brendshme, por në këtë rast, nuk është se po i kompenson njeri personalisht.
Në këtë kohë ata janë thjeshtë ushtarë të SHBA, rol për të cilin i kemi pranuar si udhëheqës politikë.
SHBA nuk është aleat vetëm për ditë të mira, por dhe për ditë të tilla. Nuk na duhet vetëm për të çliruar Kosovën, apo për të na mbrojtur nga rreziqet në rajon, por dhe për të qenë me të përballë rreziqeve të tilla.
Nuk ndiej kurrfarë pështirosje për liderët tanë që sot ngjajnë si “servilë” të SHBA. Thjeshtë e shikoj si detyrë të tyre. Bëhet fjalë për një ngjarje që e kemi rrezikun tek dera, pasi po aq të rrezikuar sa SHBA, janë sot dhe qytetarët shqiptarë.
“Pacifistë” si Ilir Meta dhe shokët e tij, që ende mbajnë në duar molotovët kundër 30 qershorit, që ua la në duar SHBA, pasi ishin gati t’i vinin zjarrin Shqipërisë për karriken e tyre më 30 qershor, janë për t’u përbuzur. Pale kur dëgjon sot, që dhe LSI i ka mbështetur shpresat tek gabimet e Ramës në politikën e jashtme për të ardhur në pushtet.
Lsi kritikoi qeverine spese nuk tha gje per ngjarjen qe ndodhi ne Beograd ne ambasaden e malit te zi
Ndersa tani qe presidenti nuk eshte shprehur akoma per vrasjen e terroristi nga sh b a nuk flet !!!!?
Mero
Pa dashur ke treguar pse amerikanet kane perkrahur ramen ne reformen ne drejtesi.
Jane pikerisht muxhahedinet.
Berisha mori vetem 200 prej tyre
Erdhi rama dhe i mori te gjithe 4000 cope , 1 ushtri te tere.
Besoj qe kuptohet se rames nuk eshte se i dhimbseshin muxhahedinet, as se rama ishte proamerikan, i mori duke bere 1 pazar me amerikanet: une mar muxhahedinet ju beni 1 vesh shurdh e nje sy qor per zullumet e mia.
Eshte kaq e thjesht.
Nese iranianet do kene ne synim shqiperine eshte e sigurt se nuk do kene shqiptaret sepse shqiptaret nuk i pyeti njeri ,prandaj nese duhet te kete frike ,frike duhet te kete vetem rama.
Sepse sic eshte vertetuar tashme rama ben cdo gje vetem per pushtetin dhe parate e tij.
Kur takon janullatosin behet ortodoks
Kur takon papen behet katolik
Kur takon erdoganin behet mysylman.
Edhe me shengenin nuk eshte se shiti kosoven dhe do serbine ,jo. Ky njeri ben cdo gje per hir te pushtetit te tij.
U desh vrasja e qazimit per tu rikujtuar shqiptareve se cfare demi i ka bere edhe ne kete rast ky njeri shqiperise.
Pro amerikanizem nuk eshte ti vesh bomben vendit tend, kjo eshte tradheti kombetare.
Sepse pro amerikane jane anglezet , spanjollet , polaket italianet etj etj nuk jane proamerikane komunistet e enver hoxhes ,keta amerika i sheh thjesht si ca vemje qe bejne pazarin e rradhes njehere me rusin nje here me kinezin njehere me amerikanin .
BEN:PER iranianet i pranoi Sala .Ai e hapi lojen.RAMES i sollen dhe te tjere por kete rradhe ti ishe present kur Rames i thane ..Merri dhe keta iraniane dhe ne do bejme nje sy qorr nga zullumet e tua”.Mo more burr me llogjiken tende sesa per Ramen ai kundershtoi marrveshjen per mbetjet kimike amerikaneve.Sa per takimet me kryetaret e feve e ka per detyre kushtetues.Kishe harruar te shtoje dhe klerin Bektashi.Pak mysliman e bektashi ke pare ne takime me Janullatusin dhe pjesmarrje ne liturgji fetare qe jane edhe kryesues partishe dhe te institucioneve shtetrore (ne krishtlindjet e fundit prezenca e Metes familjarisht ne kishen e Shen Evangjelzmo”-it.Mos mendo se duke sulmuar Ramen je i drejte dhe objektiv.
Pse ti mendon që Amerika duhej ta vriste gjeneralin që të pakësonte rrezikun ndaj vetes?!
Kështu mendon ti o Mero?!
Vrasja e Qemalit është bërë jo nga Amerika,por vetëm nga Tramp!Me urdhër të tij që ti shpëtojë shkarkimit duke tensionuar më keq situatën!
Dhe mendon të fitojë një mandat të dytë.
As që dobësohet fare Irani nga ajo vrasje!
Më shumë forcohet.
Raksirati i njerëzve të pa fajshëm që do vriten për një të çmendur që quhet Tramp!
Komentuesit antiamerikane Jane ca idioter qe hiqen te ditur. Ata nuk e kane me shume me Ameriken se me politike shqiptare. Jane kunder amerikes sepse Trumpi mbeshtet Ramen. Keta behen me Iranin, me nje shtet fundamentalist, qe s’ka arsye pse te Jene me te. Jane idiotet e PD qe per pushtet behen Jo vetem kunder ametikes po dhe me rusine e me dreqin. Meta idiotet harrojme se amerika qe shpetoi shteti shqiptar krijoi edhe shtetin kosovar. Amerika rrofte e qofte dhe zoti e bekofte!
Mero je shume i vogel me u marre me keto pune.Me duket se te ka hypur vetja ne qef!!!!!!
Ti genjen kur flet se “ Ilir Mera mban ne duar molotovet e 30 qershorit “
Perkundrazi ushte Ilir Meta , ai qe ndihmoi te mos ndodhte perplasja ne ato zgjedhje duke kerkuar qe ato zgjedhje te anulloheshin , meqense , vete Shiku -juaj , kishte njoftuar Presidentin Mera dhe hajdutin Kryeminister Edi Rama, qe ka rezik qe gjendja te eskaloje edhe deri ne djegie te Parlamentit .
Pra Meta ndihmoi qe te mos ndodhte perplasja ne 30 Qershor dhe ju kerkoi paleve qe bashkerisht te binin ne ujdi per nje date tjeter
Atehere ti or Mero , pae genjen bastard i ndyre
Apo ti genjen sepse ne kete genjeshter ke ne krahun tend edhe ate deficentim e Administrates Amerikane me pamje lunatiku , Palmer , i cili me papergjegjeshmeri te plote vjen ne Tirane dhe thote, qe nuk njef ato cfare Presidenti jone deklaron ?
Duhet tani qe edhe kur te dhjesim ne hale te marrim leje tek Ambasada Amerikane , te dhjesim apo jo ?
Edhe sa per Muxhahedinet , i solli te gjithe ne Shqiperi Edi Rama ,
ne menyre qe te kishte perkrahjen Amerikane per te gjitha vjedhjet qe kish ndermend re bente, per te fshehur ato 300 milione dollare te vjedhura , per te cilat u akuzua nga OSBE,
ndaj tank Rama edhe e ka ate perkrahje Amerikane ne vjedhjet e pameshireshme qe po ben ndaj qytetareve te varfer Shqiptar
Ne duhej te kishim marre vetem pjesen tone dhe ata te shperndaheshin ne gjithe BE, ne menyre proporcionale ,
jo ti merte te gjithe Shqiperia duke u rezikuar nga hakmarja Iraniane
O rajmond debili.Boll o qyqar debil hengre mut.Shko bej pushime se meta jot dhe banda e shqupit e kane marre rrugen e qenit.Kurvat si ty i mbajne kembet lart deri ne minute e fundit kur ti flakin ne rruge si lebroze rrace aq e piset sa dhe peshtymen e Ben pis.
Nuk me ruhet per Meten aspak
Por kjo esht e verteta
ik or budalll..
Ramadan Vlonjati! Na rrofshe bythen me ate llogiken prej andikapati qe ke.Meta eshte kriminel dhe hajdut qe nuk e ka shokun.Ai eshte nje maskara ,nje president kukell qe nuk ka ber e nuk po bene per shqiperine,por eshte kthyer nje president i pd-ke dhe LSI.Po te ishte i mire ai mut Meta, nuk do e braktisnin as Amerika e as Evropa.Por ti nuk ke as sy e as vesh pe le pastaj mend ne koke.
O Rajmond Ilir Meta Ka rezik qe ati yt per hir te pushtetit dhe frikes nga SPAK -Reforma amerikane ne Shqiperi Me vepra- te jet nje antiamerikan qe do ti pelqente ndihma dhe terrorizmi iranian ruso turk ne Shqiperi
Nje turbullir ne Shqiperi Ilir Meta dhe Sal Berisha do ti ndihmonte shpresat e tyre !
Por llogarite I kane te gabuara!
Bravo Mero
Saktë thua Mero
kjo është e vërteta
pacifist si Sala
pacifist si Meta.
Pas 30 qershorit
u (g)dhinë përjashta
u mbenë në duar
molotovë e shashka.
Mos e dhëntë Zoti
(me ta i duruar)
t’u ndezë fitilian
t’u a plasë në duar.
Problem s’do e kemi
kur ajo t’u plasë
këta, si Kasemi
mbajnë dhe unazë.
…
E ç’të thom më tepër
as jemi uruar
iku vit i vjetër
Jetë e mot GËZUAR ?
Çdo gjë është e vërtetë. Por e shihni që nuk jemi të pavarur?!!! Jemi te detyruar të lundrojnë vetëm në drejtim të rrjedhës se lumit ku kemi rënë.
Flitet se vendin e Gjeneralit të famshëm Iranian që u vra në Irak do ta zërë kryegangsteri i pd leshelis Flamur Herman Geringu komandanti i naziskineve të Mamurrasit pasi ka eksperiencë të madhe në përdorimin e molotovit kundër dyerve të kryeministrisë dhe vetëm ai mund ta bëjë zap lindjen e mesme duke marë me vehte naziskinet e Mamurrasit dhe sharebajgat e leshitdhise dhe Lristat naziskine të Haremit veror të Jales.
Mero, eshte bythe e madhe ajo e Trump, nuk e lepin dot ti dhe as nja 1000 si ty edhe sikur te keni nga 100 gjuhe sejcili. Vazhdo lepi ate te shalegjatit se ate e njef cep e me cep.
Sa per Qazimin e di dhe me idioti qe akti eshte shkelje flagrante e cdo ligji nderkombetar, eshte nje veprim qe nuk sjell asnje fitim pasi Qazimer Irani ka plot bile edhe me te afte edhe me te rinj edhe me skile se ai.
Irani do tregohej i zgjuar nese zgjedh te qendroje i qete dhe ta coje ceshtjen ne OKB si nje vrasje kriminale te urdheruar nga presidenti i nje shteti tjeter, meqenese nuk ishin as zyrtarisht ne lufte. Kunderpergjigjia me racionale do ishte te vazhdoje te beje kete qe po bente deri tani pa u perfshire direkt ne konflikt me Ameriken.
Qazimi eshte viktime e fushates elektorale qe pritet te filloje ne Amerike, eshte nje tentative per te ftuar Iranin ne nje kunderpergjigje per te justifikuar nje konflikt qe do sillte viktima te shumta por edhe nje mandat te dyte per Trump. Irani nuk eshte engjell, por kjo nuk eshte rruga per ta bere zap. perkundrazi kjo pershpejton perpjekjet e Iranit per te pasur armen berthamore. Te vetmit qe fitojn nga nje konflikt Amerike-Iran jane Arabia Saudite dhe Izraeli, fitojne pa levizur as gishtin dhe pa rrezikuar asgje sepse jane Amerikanet qe do shkojne te luftojne me parate qe paguan Arabia Saudite dhe Izraeli.
Ne ditet ne vijim kur te qetesohen dhe gjerat do shikoni se sa e kote dhe e panevojshme ishte kjo qe ndodhi duke prodhuat nje efekt te kundert me ate te priturin.
Nuk kam ca te them tjeter vetem bravo per komentin. Fatkeqesisht njerezit me tru ne shqiperi jane anonime dhe ia kane lene fushen mediokerve, bythelepiresve dhe psikopateve si mero, luli dhe kari gjate.
Po me Meten cfare kini !? U vra dikush ne iran e juve pse nuk prononcohet presidenti !? Po perse nuk i kerkoni llogari presidentit se si vepruan institucionet shqiptare kur ekstrduan ate mesuesin turk tek ai Sulejmani tjeter !>? A ju kujtohet nje tjeter president qe thonte- flas nepermjet heshtjes !!! gallate
Po me pelqen Trumpi. Asgjesimi i teroristave si ky i Iranit, apo paralajmerimet qe i beri Lulit dhe Monikes per te pushuar revoltat provokuese me molotov se perndryshe shkonin ne pidh te somes, e kane lartesuar kete figure ne syte e mi. Ti gjuj edhe ndonje shpulle politikaneve te Kosoves qe te kthjellohen dhe te lene pordhet.
Politika shqiptare në dy anët e kufirit, Shqipëri e Kosovë, më Berisha (me familje biologjike e politike) , Meta (me familje biologjike e politike), Haradinaj (me sa ka në bandën e Tij) , Kurti (Vetëvendosja), Mustafa (LDK-Rugovizmi) e do minjë të tjerë lëpirës të tyre, duhet pastruar sa nuk është vonë. Amerika duhet ti bëjë atë që i bëri Gjeneralit më famëkeq IRANIAN.
??
O Gopist i uruar
Na sajdis me te shkruar
Aq bukur e aq mire
Ti Godet pa meshire
Lugatet antishqiptare
Sale krimineli
Lul Teveqeli
Like Hajduti
dhe e gjithe kjo fare Harbuti
Presim goditje nga SPAK
Per kete jena Marak
Dita tu befte nje Mije
po presim haberin te vije
Hordhi e zuazareve ne Gijotine
vetem keshtu luftojme prapesine
Ramadan Vlonjati! Na rrofshe bythen me ate llogiken prej andikapati qe ke.Meta eshte kriminel dhe hajdut qe nuk e ka shokun.Ai eshte nje maskara ,nje president kukell qe nuk ka ber e nuk po bene per shqiperine,por eshte kthyer nje president i pd-ke dhe LSI.Po te ishte i mire ai mut Meta, nuk do e braktisnin as Amerika e as Evropa.Por ti nuk ke as sy e as vesh pe le pastaj mend ne koke.
Le te zieje kazani, le te zieje, zihuni o komrntues por e verteta eshte nje. Meta ia vuri zjarrin e Shqiperise dhe mban akoma molotovet ne dore. I ka shpallur lufte botes dhe eshte i gatshem te hedh ne ere edhe ne te gjitheve, pa asnje medyshje e merak. Veç per te shpetuar floririn e tij dhe te Mones.
E ka Ilir Muti e jo Meta..
Personalisht nuk jam aspak dakort me sulmin e arrogantit Trump për qëllime elektorale. Por politika shqiptare lypsqare, hajdute, e korruptuar, pa asnjë autoritet dhe e degraduar qoftë qeveria dhe më keq opozita , duhet të jetë dakort edhe sikur Amerika ti mbushi gojën me mut 3herë në ditë. Kur je i dhier në brekë nuk mund të kritikosh atë që la shurruar në brekë.
Hahahahaha! “Qytetaret shqiptare jane po aq te rrezikuar sa dhe qytetaret amerikane nga Irani”!!!!!!! Kush ta tha more Mero? Edi? Hahahaha! Rrezik per terrorizem mund te jene Londra, Parisi, Brukseli e qytete te tjera (packa se ato ne rastin ne fjale vendet europiane nuk e mbeshteten Trump), por te shkruash se Shqiperia eshte vene ne shenjester nga Irani eshte vetem ne mendjen e disa kalemxhinjve qe shikojne endrra me sy hapur ne mes te dites! Kush pjerdh per Shqiperine more Mero? Nje bombe ne Tirane sikur edhe te vihej nga ndonje “terrorist” do te kalonte si lajm ashtu si bombat qe shperthejne cdo dite ne Afganistan, pra pa interes, pa shqetesim, ne te kundert me nje ngjarje ne Londer apo Paris ku kanalet televizive te botes do te nderprisnin programet e tyre dhe do te lidheshin live me ngjarjen!
Irani dhe cdo grup terrrorist kerkon te behet jehone ne bote per ngjarjen dhe jo te te humbasi ne faqet e fundit te gazetave. Atyre i intereson sa me shume propagande e frike. Keshtu qe as Irani dhe askush tjeter nuk humb kohen dhe jo me te kercenoje nje vend si Shqiperia ku 90% e botes nuk e ka idene se ku ndodhet!
undefined
Mero nje vite te mbare( dhe pse ste pelqen si tipe) dhe te gjithe shqiptareve nje vit te mbare kudo ku jane. Sa per Qazimin gojat e liga ketej nga perendimi thone se irani ia serviri vete Trumanit per ekzekutime, ishte ber aqe i fuqishem ne irane sa ishte nje rrezike per grushte shteti dhe te rrembente pushtetin. Kur u ngrihem studentet i dha urdher numrin 1 te vendit qe neqoftese nuk i shtype do ti bejn gushte shteti dhe do ti shtype me force. Kurse sa per politikanet shqiptare ne shqiperi dhe kosova nuk i pjerdhur njeri jan si grup i kateshem qe I urdherojne per cdo gje.
Shqiperia eshte shtet pa bole. Termeti na nxori zbuluar pa breke perballe botes edhe vet vetes sone. Politikaneve servil shqiptar nuk u rruhet per popullin. Ata na vendosin perballe risqeve te panevojshme vetem per hir te nje statusi ne FB apo nje fotografie ne krah te ndonje zyrtari amerikan.
Mos u merrni me llogje grash se harroni thelbin e punëve:
KUDO KU LUFTON NJË BIR NËNE AMERIKANE PËRKRAH DUHET TË KETË NJË SHQIPTAR!
Me vërte kemi bërë turpe shumë po të paktën mos të harrojmë borxhet e gjakut!
I lutem Amerikës dhe 2 predha akoma një në byth të metës dhe tjetra në byth të berishës
Vang : ne qofte se kushtetuta ngarko kryeministrin qe t’ju beje vizita per festa fetare klerit , eshte krejtsisht gabim .Ne perendim se sheh kete gje .Po qe se ti ke per detyre qe te mbroshe Ramen nga çdo kritike ,eshte pune per ty . Babkull