Si Reforma në Drejtësi mbrojti shtetin shqiptar!

29 Dhjetor 2019, 20:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shqipëria po mbyll një vit të vështirë politik, në fund të të cilit, vendi është pa opozitë në institucione dhe me një President ndaj të cilit ka nisur një proces shkarkimi, për shkak të një krize të rëndë politike, shkaktuar nga  përpjekja për të bllokuar finalizimin e “Reformës në Drejtësi”.

Edhe pse duket e pazakontë, “Reforma në Drejtësi”, edhe pse e papërfunduar, është arsyeja pse shteti shqiptar arriti t’i mbijetojë destabilizimit.

Kjo lidhet pikë së pari me arsyet përse nisi destabilizimi. Në fund të vitit të shkuar opozita u kthye në Kuvend, pas një bojkoti të gjatë, dhe askush nuk priste që ajo të digjte mandatet.

Po të ishte ky një plan më i hershëm, ata nuk kishin pse ktheheshin në fund të dhjetorit në parlament, për të ikur në fund të janarit.

Një plan i ri, i diktuar nga jashtë ekipit drejtues formal të opozitës, është i vetmi shpjegim, pse në fund të janarit, e njëjta opozitë që ishte kthyer në Kuvend, një muaj më parë, të shpallte largimin nga Kuvendi dhe djegien e mandateve.

Brenda atij muaji nuk kishte ndodhur asgjë e re për të marrë këtë vendim drastik.

Sali Berisha dhe Ilir Meta, duket se ju bashkuan një plani radikal, për të nxjerrë opozitën nga institucionet dhe për të bojkotuar më tej zgjedhjet lokale, me shpresë se vendi do të destabilizohej dhe rrotacioni i dhunshëm i pushtetit mund të ndalte Reformën në Drejtësi.

“Reforma në Drejtësi”, ishte armiku real, dhe për ta mundur atë, duhej një destabilizim. Zgjedhjet normale dhe jeta normale parlamentare nuk e ndalnin dot. Ndaj plani për destabilizim, ishte e vetmja zgjidhje për të ndalur “Reformën në Drejtësi”.

Nga ana tjetër, pikërisht pse destabilizimi nisi për shkak të “Reformës në Drejtësi”, Qeveria shqiptare duke u rreshtuar në anën e “Reformës në Drejtësi”, fitoi mbështetjen e SHBA, Bashkimit Europian dhe faktorëve të tjerë të shoqërisë shqiptare në këtë betejë.

Në rrethana të tjera, sikur të mos ishte “Reforma në Drejtësi”, Edi Rama nuk do ta kishte as mbështetjen e SHBA, as të Bashkimit Europian, në një krizë politike të pistë, si kjo e Shqipërisë, ku Presidenti cakton dy data zgjedhjesh, një prej të cilave nuk e ka çdekretuar akoma, ndërsa deputetët djegin mandatet brenda dy ditësh, sikur të ishin manekinë të kurdisur nga një njeri, dhe jo njerëz që duhet minimalisht të demonstrojnë një farë personaliteti.

Nga i gjithë ai parlament, vetëm Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi patën kurajon të ndahen nga “tufa” dhe të marrin vendimet e tyre.

Sikur të mos ishte “Reforma në Drejtësi”, vështirë se qeveria e Edi Ramës do ta kishte marrë atë mbështetje për të rezistuar, në një mjedis politik të rënduar nga një klimë akuzash për korrupsion, dhe me kandidatë të ekspozuar disa herë shumë keq, në raport me ligjin e dekriminalizimit.

Pikërisht se Perëndimi dhe shoqëria shqiptare e lexoi përpjekjen për destabilizim si një betejë kundër “Reformës në Drejtësi”, ata i dhanë shansin qeverisë t’i mbijetojë kësaj krize.

Zgjedhjet e 30 qershorit, janë një histori e pazakontë e vendosmërisë së qytetarëve, për të mposhtur jo vetëm dhunën fizike dhe verbale, por dhe përpjekjen për t’i poshtëruar nëse dilnin në votime.

Dalja e tyre në zgjedhje dhe beteja e qartë e SHBA dhe Bashkimit Europian për t’i mbështetur ato zgjedhje përballë planit të Presidentit dhe opozitës për destabilizim, janë një nga tragjeditë e mëdha të shmangura të shtetit shqiptar.

Nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, sot nuk do të kishim as pushtet qëndror, as lokal, as President, as Parlament dhe as opozitë. Do të ishim në kaos të plotë.

Për ta nëkuptuar këtë, shikoni se si po vazhdon beteja e Presidentit pas dështimit të destabilizimit të shtetit. Në mes të gërmadhave të “Revolucionit” të dështuar, ai vazhdon të kërkojë kufomën e “Reformës në Drejtësi”, duke vazhduar të pengojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuse, duke hyrë në konflikte verbale dhe ligjore me KED, dhe duke i shpallur luftë Perëndimit, në emër të asaj që ai e quan “Republikë e ambasadorëve”. Kjo tregon shumë përse u nis ai “Revolucion”.

“Reforma në Drejtësi” e shpëtoi shtetin shqiptar ende pa lindur. E shpëtoi duke i dalë zot, pikërisht pse po tentohej shkatërrimi i shtetit për shkak të saj.

E shpëtoi jo vetëm se është një projekt Perëndimor për Shqipërinë, por dhe një projekt që shqiptarët e besojnë më shumë se sa qeverinë dhe opozitën. Është projekti i vetëm që ka shumicën në këtë vend.

21 komente në “Si Reforma në Drejtësi mbrojti shtetin shqiptar!”

  1. SHKELZENI says:

    SHQIPTARET JANE NJEREZ TE EMACIPUAR INTELEGJENTE NJE PJESE E POLITIKANVE NUK E KANE KUPTUAR MENDOJNE SIKUR I GENJENE LEHTE PO TE SHIKOSHE PJESA ME E MADHE E SHQIPTARVE TALLET ME PALOKEN MUL GOMARIN JARIN E DURRESIT BARDHEN BERRISHEN META MONIKA BASHEN ZHEJIN LUBONJEN E TE TJERE DO TE THOTE QE I KONSIDEROJNE POSHTE NIVELIT TE TYRE .
    NDERSA RAMA E KA KUPTUAR KETE DHE QENDRON SA ME AFER POPULLIT BAZES NDAJE DHE NUK E PERKRAHU NJERI NISMEN SHKATERUESE TE BERRISHES PER TE RREZUAR REFORMEN NE DREJTESI .VESHTIRSIA TANI FILLON PER RAMEN POPULLI PRET ARRESTIMIN DHE GJYKIMIN

  2. Lik says:

    Sakte,eshte Reforma ne Drejtesi qe me gjithe problemet qe mund te kete eshte shpresa e vetme per shqiptaret.IShpresoj te kete sukses te plote.Imagjinoni ne çfare bataku ishte dhe eshte akoma sistemi I drejtesise aty ku mbyllin krimet ato qe e shkaterruar kete vend jo vetem per vjedhur por edhe per ta shitur ate.

  3. rripitipirr6784 says:

    bjeri gajded gajdexhi!

  4. rripitipirr6784 says:

    bjeri gajded gajdexhi!.

  5. Doni rrumpallen dhe anarkin vdekjeprurese says:

    O Mero, po pse kaq i dobet esht sovrani ne shqiperi qe te vihej posht nga ni tuf horrash kriminelle e halbakesh qe vjedhin edhe kapaket e pusetave. Turp, po ata nese shkelin vijen e kuqe duhej grire me mitraloz, se nuk ishin me shum se 200 Terrorist qe askush nuk do kujtohej per ta. Tjeret ishin njerz te detyruar nga bashkit e tyre. Per ca pleshta nuk digjet jorgani. Plumbin cdo Elementi te armatosur, kaq e thjesht esht.

  6. Arber iliri says:

    E keqka e madhe eshte se meta vazhdon te ndote karrigen e presidentit.ne 2020 nese e lejoni te qendroje do te shihni tentativa te tjera.

  7. US says:

    Duket qarte qe jemi futur ne nje sistem tjeter ku shteti, ligji dhe institucionet qendrojne mbi politiken. Akoma pa filluar mire gijotina e drejtesise, shume parti u shkerrmoqen. Eshte e pamundur qe parti orientale, fshatarake, tribale, te pandergjegjshme, destabilizuese dhe injorante si partia familiare e Berishes apo edhe ajo e Metes, te mbijetonin ne nje sistem te tille modern perendimor.
    Si Berisha, luleshtrydhja e tij teveqele qe shet per lider, apo edhe Meta po shohin LIVE, per se gjalli, procesin e vdekjes se tyre. Tani vlejne zero. Vendimet i marrin totalisht te tjeret, ku kane shporrur ne menyre te pakthyeshme cdo lloj berishisti nga cdo institucion, duke i mbyllur rrugen pergjithmone rikthimit te PDse Berishiste ne pushtet dhe sistem.
    Ditet qe vijne do te konfirmojne goditjet e forta te drejtesise dhe te shtetit, pikerisht mbi kreret e politikes aktuale, qe Jane me te korruptuarit dhe armiqte me te medhenj te drejtesise se pavarur, Perendimit dhe institucioneve te shtetit.
    Nuk eshte cudi, duke pare listen e pafundme te krimeve dhe terrorizmit te Berishes, ta gjejne te varur ne halene e Lalzit, perpara se tja sekuestrojne.
    Terheqja zvarre me pranga e ketij vrasesi, hajduti, terroristi dhe halabaku qe hodhi benzine mbi institucionet dhe Shqiperine, eshte fitore e shtetit mbi satrapet orjentale , mbi kulturen fshatarake haxhiqamiliste dhe kafshet tribale.
    Tani Sali Berishes si ka ngelur gje tjeter vecse te prese trokitjen e papritur te Policise se Shtetit ne 2 te nates qe e arreston, per te ngordhur aty ku e meriton, mes krimineleve dhe qelbesirave te ketij vendi.

  8. astrit shba says:

    analize e drejte,kjo duhet te kuptohet nga shumica ne pushtet per te forcuar shtetin e se drejtes,ligjin e zbatuar njelloj per te gjithe .Ai qe vepron ne kundershtim me ligjet dhe mer guximin te provoje kundershtimin e tyre te pergjigjet.Ne kete aspekt asnje qe ka pushtet nuk duhet te sillet e veproje si pronar i shtetit,por te zbatoje dhe kerkoje nga cdo kush ligjin,qze eshte nje per te gjithe kete presin shqiptaret nga reforma ne drejtesi qe do te vije.

  9. Star says:

    Thjeshte konstatim i sakte. Nuk ka ndonje zor per ta vertetuar. Eshte thene e sterthene disa here gjate ketij viti.

  10. KUJTIM PUSHKA says:

    BRAVO MERO e salt
    Berisha Basha MONA LIKE FLORIRI nuk e kan dashur Reformen ne DREJTESI
    JU ikin leket

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Analize e detajuar dhe e kthjellet..

  12. Reshiti says:

    Meriton penën e artë të vëzhguesit historik, Mero! Të lumtë!

  13. Meti says:

    Bravo Mero! Analize e sakte dhe permbledhese.

  14. fati says:

    Më se e drejte. Te lumte z. Mero dhe per shume e shume vite Gezuar!

  15. Bravo Mero. Një veshtim origjinal dhe analizë perfekte e e politikës gjatë vitit 2019.
    Kjo është gazetari e vertetë përballë gazetarisë amalgamë deri në nivel të fëlliqur në sherbim të politikës të disa mediave e sidomos të portaleve.

  16. miku i mire says:

    Je i Madh , e provuan shqiptaret nje here me sali berishen qe kerkoji ta bente tropojen kryeqytetin e tyre,dhe dihet si perfunduam,e kerkoji edhe iliri per ta bere,skraparin kryeqytet,dhe dihej si do te perfundonte.Shqiptaret e kane zgjedhur perfundimisht rrugen e tyre,bota demokratike perendimore eshte ylli polar qe ndjekin shqiptaret ne rrugen e tyre.

  17. Sander H. says:

    Ju duk kafshes se shpelles se u be deti kos. Ha e vith e shqyej e vra e digj e peshtyj mbi Ameriken dhe Europen.
    Uroj te ti sharrojne dhembet aty ne hetusine speciale me Xenin e lidhur kokeposhte!
    Cfare kujton ky lloj cope gomari se Amerika dhe shqiptaret nuk do tja bejne ti paguaje te gjithe ate mut qe hodhi, ku me medoda terroriste kercenonte te gjithe dhe minonte institucionet, drejtesine, stabilitetin dhe vete interesat dhe investimet e Perendimit ne drejtesi?!

  18. Al says:

    Sipas analizes i bie qe reforma shpetoi qeverine….a thua qe qeveria u mbeshtet nga nderkombetaret prej hallit te reformes?….sjam me asnjerin….sepse jane njesoj per mua se i njoh nga afer te dyja palet dhe i di sa zengjina u bene….

  19. edmond says:

    Mos shkruaj më për këtë vit! Gëzuar vitin e ri 2020!

  20. Nuk e kane fajin ata says:

    Ke edhe nje Gomar me super qe quhet Rripitipir6784!!??
    Nuk jane vetem Berisha dhe Meta qe nuk e duan reformen ne drejtesi. Ka edhe plot rrumpalla te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje