Nga Mero Baze
Viti 2019 do të hyjë në historinë e politikës, si viti që ndëshkoi atentatorët e sistemit politik mbi të cilin është ngritur Republika jonë.
Dy ngjarje të mëdha, të pazakonta në historinë e politikës shqiptare, tentuan të hedhin në erë Republikën, duke djegur mandatet e Parlamentit dhe duke bojkotuar zgjedhjet lokale, në të njëjtën kohë, me shpresë se vendi do shkonte drejt përplasjes civile dhe pushteti do të dorëzohej.
Mbijetesa e Republikës përballë “Revolucionit blu” të pranverës, është një ngjarje që do të ketë ndikim të gjatë në historinë e politikës shqiptare si leksion i hidhur, por dhe si kapitullim politik.
Leksioni më i hidhur i dështimit është dhe lajmi më i mirë. Pas asaj që i ndodhi opozitës me diegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, duke u zëvendësuar mandatet dhe duke u injoruar bojkoti i tyre, zor se ndonjë forcë tjetër politike në Shqipëri do ta përsërisë atë aventurë.
Edhe pse Shqipërisë i ka kushtuar boll kjo aventurë, duke qenë se do të jetë e papërsëritshme në llojin e vet, ajo do të shërbejë si një dështim i hidhur në të ardhmen duke mos u përsëritur më.
Kjo aventurë nga ana tjetër dëshmoi seriozitetin e mbështetjes së SHBA dhe BE ndaj Shqipërisë, që në momentet më kritike të zgjedhjeve të Qershorit, kur vendi po shkonte me qetësi drejt luftës, i qëndruan fort legjitimitetit të zgjedhjeve dhe zmbrapsën celulat antiamerikane që frymëzonin luftën.
Nga ana tjetër kjo histori do të shërbejë dhe si një leksion politik brenda Partisë Demokratike, për mënyrën se si kapitulloi politikisht me këtë aksion.
Një vit më pas, kjo parti është pa asnjë deputet, pa asnjë të zgjedhur në pushtetin lokal, pa asnjë të punësuar në institucionet shtetërore, përveç Avokates së Popullit dhe dy anëtarëve të AMA-s.
Ky është një bilanc tragjik, që buron nga auto-sugjestionimi i opozitës prej Sali Berishës dhe Ilir Metës, përmes planit me të cilin ata mendonin se do të shpëtonin veten duke varrosur Shqipërinë, por në fakt nuk shpëtuan dot as veten, as PD.
Akti i PD, i shoqëruar nga garniturat e saj politike, është i pazakontë për një sistem politik pluralist, pasi tenton të ndryshojë rregullat e sistemit për ta kontrolluar atë me dhunë dhe jo me vota. është në thelb një akt vrasës i pluralizmit dhe demokracisë, për të cilën PD është ndëshkuar tashmë shumë rëndë.
Kursi i ri politik i Partisë Demokratike, që do të mund ta rifuste atë në binarë, sidoqë të jetë, është i dënuar të jetë një kurs që njeh sistemin, e pranon atë dhe konkurron brenda tij.
Edi Rama do të ishte sot shumë herë më i dëmtuar nga paqja, se sa nga lufta, shumë herë më i dërmuar nga skandalet mediatike dhe politike rreth korrupsionit, se nga flakadanët në Kuvend dhe Molotovët mbi shkollat, qendrat e votimit dhe Kryeministri, shumë herë më i dëmtuar nga betejat parlamentare se sa barrikadat e një grupi delikuent tek “Unaza e Re”, apo sharlatanët që janë si grup i gatshëm në emër të shoqërisë civile, në çdo cep, ku shpresojnë se bëhen protagonistë.
Ndaj pas një viti revolucioni të dështuar, Edi Rama është më pak i dëmtuar se opozita, jo për meritë të tij, por për faj të opozitës.
Dhe ky është një bilanc që duhet lexuar mirë. Kriza politike do të vazhdojë të rrijë e ngrirë, derisa Presidenti të mbajë me dhunë një karrige të cilën e ka dhunuar duke shkelur Kushtetutën dhe opozita të rrijë larg Reformës Zgjedhore.
“Drita në fund të tunelit” do të duket, kur vendi të ketë një President të ri, mundësisht nga opozita, dhe një Reformë të re Zgjedhore, me parti që pranojnë garën dhe jo revolucionin.
Sa më shumë të vonohemi në këtë pikë, aq më pak do kemi kohë për zgjedhje, edhe më 2021.
Kete editorial Drejtuesit e Opizites por edhe Rama, duhet ta lexojne individualishte dhe jo ne prani te servileve dhe karrieristeve qe e rrethojne! Kjo pasi kjo keta lloj tipash do te devijojne reflektimin dhe do i turren M.Bazes per interes te tyre, duke i ngritur larte udheheqsit kryesor. Por dihet qe kjo eshte edhe menyra me e mire per t’ja futur dhe shkateruar! Lexuar me kujdes aditorial eshte nje e vertet sinteze e politikes se vitit 2019!
Duhet ta lexojne vetem dhe te reflektojne ne menyre serioze vetem , fillimisht duke heshtur dhe dite pas dite duke reeflektuar!
Viti 2019 esht viti qe tregoi fytyren e vertete te nje sherbetori besnik te Serbise , i cili eshte Edi Rama
.
Ky armik i eger i kombit Shqiptar dhe i demokracise Shqiptare ,
ne kete vit punoi per te marre te gjitha pushtetet ne duart e tij te pista
Kryeministri hajdut i taksave te Shqiptareve , nuk kerkon vetem te vjedhi parate e taksapaguesve te varfer Shqiptar ,
por kerkon te vjedhi edhe te Ardhmen e kombit Shqiptar , duke dashur ta ktheje Shqipetine ne nje kosh plehrash te prdukteve te skaduara serbe , Shqiperine ta ktheje ne nje anije te mbytur ku rinia te ikin ne nje ikje pa kthim ,
dhe Kosoven ta ktheje perseri ne vathen e Serbise.
Edi Rama ne ndermarjen e tij per te vjedhur te gjitha pushtetet , ka dhe ndihmen e “ Muxhahedineve” te ruges se Elbasanit
—-
Nepermjet tyre , hajduti dhe sherbetori i Serbise , po rremben Prokurorine , Gjykaten Kushtetuese , SPAK-un , duke i kthyer te gjitha ket organizma te Drejtesise ,
ne leva te qellimeve te tij te erreta , te vjedhjes,
dhe te mbajtjes se pushtetit me cdo menyre.
Eshte detyre jetije e popullit Shqiptar dhe ne vecanti e Intelektualeve socialist qe te mgrihen me force dhe ta heqin edhe me dhune nga pushteti kete bastard Kryeminister , i cili ka si qellim kryesor re qeverisjes se tij ,
jo prosperitatin e Shqiptareve ,
poe oasurimin e familjes se tij me metoda kriminale duke shjaterruar ekonomine Shqiptare .
—
Sa per Presidentin , ai eshte i vetmi politikan qe po i ben barrikade te pa kapercyeshme ,
kelyshit te piste te Serbise ,Edi Rama .
Tentativa e Presidentit per tu vetzgjedhur nga populli tregon zellin e madh te tij,per te mbajtur pushtetin me shashka dhe Molotov !!!
Ke te drejte Mero. Rama do ekspozohej me shume me keq-qeverrisjen po te ishin gjerat ne paqe. Por nuk e kane me Ramen o Mero.. U futen ne lufte me perendimin sepse te ishte per Ramen, Parlamenti do shperbehej.. U krruajten me buallin, hengren brite.. Prandaj ben si skizofren Floriri.. 2 here tentative per te shkaterruarr rendin dhe shtetin.. Do mbahet mend per kohe te gjate.. Tani jane kthyer ne sh.p.k. Ta gezojne..
Opozita nuk e kishte me Ramen, por me SHBA dhe BE. Rama ishte “pragu” per te degjuar “dera” – Amerika dhe Evropa.
Mero ka të drejte ne editorial, por ai do te dilte me i plote kur te analizohej sulmi / revolucioni antiperendimor i Berisha-Metes per arsye personale.
Dyshja shkaterroi PD dhe LSI. Ato u vetelikuiduan nga servilizmi apo impotenca e Bashes dhe njerzve afer Metes.
Tani duhet te nise rikrijimi i opozites ne menyre qe ajo te vije ne pushtet.
Tani, sado te verteta te thote opozita, askush nuke beson. Si puna ke perralla e bariut me ujkun.
Komplimente, Baze.
Analize e drejte po me kot shpreson qe politika jone te reagoje ndaj ketij realiteti. Pasioni per pushtet dhe pasuri e mbyt logjiken e qete politike. Ndersa politikanet e rinj vazhdojne te ecin si kope, pas kermave Berisha e Meta, duke mos menduar as per vete e as per vendin. Keshtu ka qene e keshtu do jete per shume kohe ne kete vend.
Per mua,Mero vellai,ne rrafshin politik ky ishte viti i shperfaqjes me te kthjellet te pergjegjshmerise civile ,civike dhe kombetare te shumices se cilesuar te shqiptarve;ne mbrojtje te Reformes fundamentale ne Drejtesi ,kunder revolucionit dumbabist te babaleve.
Qytetaria triumfoi ,duke mbrojtur Republiken ne Shtetin e shqiptarve.
TUNG.
Nuk perben suprize me per mua , analizat Meros e jetes politike ne vend por edhe analizat e zhvillimeve te tjera ne jeten shoqerore shqiptare jane leksione te vlefshme qe duhet te mbahen shenim e nenvizuar rresht per resht nga te gjithe ata qe e quajne veten analiste , opinioberes dhe jo vetem kaq.
Ka ardhur koha qe Meros te njihen meritat per kete, pasi ka luajtur nje rol te pazevendesueshem ne informimin e drejte tep shoqerise shqiptare ne keto periudha shume te veshtira per shqiptaret .Une do ta quaja pa frike Meron si “GURU” te cilit duhet ti referoesh ne qofte ke interes te kuptosh se si levizin gjerat ne rrafshin politik e shoqeror ne shqiperi.Vetem nje kritike te vogel per Meron i cili ashtu si dhe shume te tjere qe kane akses ne media nuk i ka shpetuar autocensures ne analizat e tij. Per shoqerine shqiptare nuk eshte e rendesishme kush eshte ne opozite e kerkon te vije ne pushtet dhe kush eshte ne qeverisje e nuk don ta leshoje pushtetin. Per shoqerine ne teresi eshte e rendeshme te funksinoje demokracia ne sistem ku secili pushtet ta ushtroj fuqine e tij brenda normave te ligjit te aprovuar.Ka ardhur madje ka kaluar koha qe opozita duhet ta kuptoje qe eshte opozite dhe nuk mund te ushtroje pushtet deri ne momentin qe vjen ne pushtet nepermjet zgjedhjeve te lira.Opozita eshte opozite per te bere opozite nepermjet shpalosjes se alternativave te ndryshme dhe te jete e gatshme per qeverisur mbasi tja mbushi mendjen popullit ose elektoratit se ajo mund ti beje gjerat ndryshe nga qeveria dhe te jape garanci jo me retorike boshe por me fakte konkrete se do jete me sukseshme kur te qeverise se se qeveria, Duke pare sjelljen e te ashtuquajtur opozite e kupton qarte sa larg funksionit real te saj eshte kjo opozite.Nese kemi qeverisje te dobet kjo ndodh se opozita eshte jashte funsionit te saj dhe kete e kuptuar elektorati , Nuk vihet ne pushtet me Babale, fake news dhe molotov.
Popujt hajdutë nuk dinë të bëjnë revolucion.
Eshtë sikur ti kërkosh berishës të bëjë reformën në drejtësi.
Tani qe Jane duke ngordhur dhe ku ju kane ngelur me pak mbeshtetes se janulla ne kete vend, sapo tju shkase kemba kushedi se sa hunj do tju thyejne ne kurriz.
Diktator dhe gjaksor ishte edhe Enver Hoxha, po kurre nuk hodhi benzine mbi Shqiperine per ta perveluar si Berisha, perkundrazi vodhi gjithe boten per ta bere vendin me ushtri dhe industri dhe femijve te tij ju imponoi te mbanin nje profil modest, ndryshe nga Shkerdhenin dhe Shkerdhita qe rreklamojne gjithe arrogante luksin dhe leket qe ju kane vjedhur shqiptareve, me gjakun e te cileve ndyne duart ne Gerdec ose qe babai i tyre masakronte si derra gjuetie perpara zyres se kryeministrit te Shqiperise.
Ne fund te fundit historia dhe shqiptaret e cilesuan Berishen si nje jashteqitje. Nje halabak tribal, te paqendrueshem, hajdut, orjental, haxhiqamilist, injotant dhe te pandergjegjshem.
Shkaterrimi i industrise, i ushtrise, i kursimeve te shqiptareve me Piramida, hapja e depove, hedhja e vendit ne humneren e 97, grushti i shtetit te 98, Gerdeci, 21 janari, drejtesia mafjoze gjingjoniste, humnera e borxhit, shitja e territoreve tek greku etj, etj Jane mjaftueshem fakte historike, qe Sali Berisha te cilesohet si jashteqitja me e madhe politike shqiptare.
Ilir Meta tek Zheji,ashtu si japonezi i fundit ne xhungel 20 vjet pas kapitullimit te Japonise,deklaroi ,,luften finale,,kunder reformes ne drejtesi.Si nje kryerrugac politik thelloi cmendurine e tij antiamerikane dhe antieuropiane,me teorine trockiste te ,,revolucionit permanent,, e perkthyer ne referendume ,ku populli, te vendoste prerjen e kokave ,si ne kohen e Reobespierit.Dhe e bukur,tre ,,koka,,te mencura,Zheji delirant plot lesh,Ceka ,plaku i rrjedhur arkeolog dhe kukulla prej porcelani te skaduar Meco,e degjonin plot vemendje,te shqetesuar per fatet e kombit.Tani qe Basha ka marre urdherin e prere nga DSH amerikan dhe Berlini se cdo dalje nga sistemi do ta fshinte nga politika,Meta ka mbetur i vetmuar ne Shpellen e tij mendore,si Ducja ne ditet e fundit ,vetem ne shoqerine e hitlerucit Berisha ne bunkeret e tij te funderinave shoqerore.Nderkohe nje turme ,,gazetaresh,,dhe,, analistesh ,,perpiqen fa paraqitin 2019 si nje vita te zi,te ngjashem me 1997, Por eshte e kunderta.,2019 deshmoi qe Shqiperia i rezistoi ,,revolucionit fashist,, Shoqeria shqiptare,fale ndikimit te madh te kultures demokratike perendimore qe zoteron mendimin e qyteteve te medha e bllokoi dhe e kundershtoi me sukses sulmin e ,,perferive,, te rrezikshme urbane apo te bandave te Saliut dhe Metes.Dhe kjo nuk eshte merite thjeshte merite e Rames. Ne radhe te pare eshte merite e shqiptareve,merite e policise,e cila eshte ndodhur shume here edhe perballe dhunes se eger edhe te njerezve tyre,Sepse ne nje pellembe vend jemi, dhe ndodh qe edhe vellai ndodhet perballe vellait,por gjithesesi ruajti gjakftohtesine por nuk u thye kurre,ndoshta me mire se policite e vendeve te zhvilluara.Pra viti 2019 deshmoi se koha moderne fitoi mbi kohen primitive ,se shoqeria shqiptare eshte me perpara politikes,medias,se biznesi ka filluar te kuptoje rolin e tij ,se shkolla nuk mund te kthehet ne loder politike.Ndoshta kerkesa me urgjente mbetet krijimi i sindikatave te verteta,te fuqishme,te organizuara te cilat mund te dalin perballe biznesit dhe shtetit per rritjen e rrogave,permiresimin e kushteve te punes,respektimin e ligjit dhe te te drejtave te punetoreve.
Opozita perkohesisht ka rene ne nje grope te thelle te hapur prej vetes dhe Rames .
Opozita germonte me kazemi gropen ku ndodhet dhe Rama bente lopataxhiun per kete grope te thelle .
Me kete grope te hapet ndodhet sot PD por dhe pluralizmi eshte demtuar shumica e institucioneve, por me e keqa eshte rritur ne me nyre eksonenciale mos besimi per progresin e vendit .Dhe pasojat e kesaj dihen..boshatisjs e vendit nga Rina dhe njerzit e kualifikuar.
Opozita kerkon te dal nga kjo situat me votime te lira e te ndershme por dihet qe pergjegjsia per votimet eshte e qeverise ,pra Rames si kryeminister dhe kryetar I PS .
Ne thelb opozita eshte duke I zgjatur doren Rames ( lopataxhiut te gropes ku ndodhet )
Kuptohet se Rama nuk do e ndihmoj sepse duke I zgjatur doren mind te ndodh te nderrojne vendet.
Opozita ka vetem nje shance te dali nga kjo situat dhe kjo do jete e mira e saj por sidomos e mira e vendit dhe e Kosoves.
Opozita duhet ti kerkoje ndershem ndihme faktorit nderkombtar dhe konkretisht Ametikes dhe Gjermsnise bashkarisht.
Ruge tjeter nuk ka.
Rama po shkon drejt nje mandati te 3 te dhe dihet qe mandati I tret I duhet vetem te vazhdoj marrezite.
Ne nje vend ku po deformohet cdo gje cdo institucion ..te mbash ne pushtet nje autoritarist si Rama eshte si te shuash zjarrin me benzine .
Avokatia qe ju zoti Baze I beni edhe ne keto kohe z Rama eshte nje ogur I keq I emrit dhe karjeres tende .
Une nuk mendoja kurr se karjera juaj me dy shtylla te forta aftesine dhe trimerine do te kondicinohej me karjeren e Rames ..per me teper nuk u kondicinua me te zotit Berisha qe ju ishit aksioner i.rendesishem I ngritjes se tije.
Nje apel miqsore te beje..Rishikoje me me dashuri dhe dhembshuri vendin tone ..Shqiperine ..Kosoven martire.
Gezuar 2020 Mero.
puna shume e dobet e opozites dhe termeti e kane ndihmuar shume Edi ramen. Por kjo nuk do te thote se ai duhet te qendroje ende ne pushtet t’ia shtoje me shume fatkeqesite ketij populli. Ai duhet te pranoje ndryshimin e sistemit zgjedhor,te lejoje zgjedhjet e parakohshme si ato lokale ashtu dhe te pergjithshme,dhe nese fiton me nderdhmeri hallall e paste ,ndryshe te zhduket nga syte kembet.
Forcat e vjetra politike realizuan menjanimin e opozites duke I dhene Rames pushtet absolut sipas modelit te vjeter te sistemin politik. Rama nuk ka asnje vision per nje sistemin te ri politik pervec ripertypjes te sistemin te vjeter ne forme coroditese.Rames do ti duheshin keshilltar perendimor per ta orientuar per berjen e shtetit ligjor etj .Kosovaret qe e keshillojne kane ardhur nga nje sistemin I bashkesise primitive,ata nuk din cfare eshte shteti akoma,per te mos permendur vogelushin e politikes sejashtme qe Rama duhet ta mbaj perdore.Eshte e paparashikueshme e ardhmja e vendit ,per te mos thene e frikshme me nje km te dehur nga pushteti,I shteruar nga Idete e reja per nje sistemin politik bashkohor,pa opozite te vertete…Le te shpresojme se ndoshta do te gjejne rrugen per tu shkeputer nga Limani I vjeter politik drejt lundrimeve te reja….