Kur lufta për pushtet konvertohet në urrejtje për Shqipërinë

2 Janar 2020, 18:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka dy ngjarje madhore që lidhen me 1 janarin e vitit 2020, që vënë në provë mungesën e energjive pozitive të shoqërisë sonë, edhe kur bëhet fjalë për ngjarje jo partiake, por kombëtare.

Më 1 janar, lajmi më i rëndësishëm për vlerat e kombit shqiptar, ishte që shkrimtari Ismail Kadare u nderua nga Franca me titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit te Nderit”.

Ky është një titull që e ka merituar një rreth i ngushtë personalitetesh dhe është niveli  më i lartë i këtij çmimi, me të cilin Franca nderon personalitetet më me vlerë në botë.

Ngjarja e dytë, që lidhet me 1 anarin, është kryesimi nga Shqipëria i Presidencës së OSBE, një ngjarje që mund të mos përsëritet më dhe që është një shans për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

E para, nderimi i Kadaresë, në thelb është një vlerësim i të vetmit institucion Perëndimor të pranuar nga bota që ne kemi prodhuar në historinë tonë.

Kadare është pasaporta jonë krenare në Perëndim dhe në gjithë botën, por mbi të gjitha, njeriu që e tërheq gjithë elegancë, si një patriark hijerëndë, “karrocën” tonë të shkatërruar drejt Perëndimit.

Është njeriu që na mban kokën nga Perëndimi.

Ajo që të bie në sy, është që opozita zyrtare duket sikur më shumë u inatos, se sa bëri sikur të gëzohej me këtë ngjarje.

Kjo nuk do të thotë që opozita është doemos anti-Perëndimore, por përpjekja për të politizuar vlerat tona kombëtare dhe për t’i konsideruar ato, vetëm nëse i përdor politikisht, është një sëmundje që e zvogëlon shoqërinë tonë dhe e bën atë meskine, provinciale dhe pse jo, dhe linçuese ndaj çdo vlere, që ajo mendon se nuk e përdor dot politikisht.

Kjo tregon shumë për standardin e një shoqërie.

E dyta, kryesimi i Presidencës së OSBE nga Shqipëria, është një ngjarje që nuk lidhet me Edi Ramën apo qeverinë, edhe pse ata kanë vite që luftojnë në kanale diplomatike për këtë gjë.

Ajo është një mundësi e shkëlqyer që vendi ynë, të krijojë lidhje të reja me Europën dhe të ketë mundësi të promovojë vlerat e veta.

Vreri me të cilën i janë turrur kryesimit të OSBE nga Shqipëria opozitarët tanë, tejkalon vrerin dhe rezervat e çdo vendi tjetër që mund ta konsiderojmë vend jo mik, që në fakt kanë munguar në këtë fillim viti.

Të vetmit që duket sikur protestojnë pse Shqipëria po kryeson OSBE, janë opozitarët tanë.

Tani jam dakord që ta nisim vitin e ri me të shara për mjekrën e Edi Ramës, për gallatat me të prekurit nga tërmeti, për frikën se mund të mos realizohet projekti i rindërtimit, madje jam gati të qajmë dhe pse s’u bë Elvis Naçi “Njeriu i Vitit”, por nuk e kuptoj pse duhet të nxijmë, të heshtim, apo të përbaltim dy ngjarje me të cilat jemi të lirë të gëzohemi të gjithë, pa dallime politike, se mbi të gjitha, janë dy ngjarje që na identifikojnë me Perëndimin, dhe na vënë në krye të vlerave të tij.

Ismail Kadare nuk ka nevojë për duartrokitjet tona. Madje, aq i famshëm sa është, nuk ka nevojë as për lëvdatat tona për librat e tij, se po e vlerësojnë më shumë nga Londra, deri në Kore të Jugut, se sa nga Shkodra deri në Sarandë.

Por vlerësimi për të, si një nga personalitetet e mëdha të botës, që merr çmimin, “Oficer i Madh i Legjionit te Nderit”, është më shumë një nder për Shqipërinë, se sa për të.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për kryesimin e radhës së OSBE. Ajo është një ngjarje politike që fitohet me konsensusin e gjithë vendeve të OSBE. Dhe të gjitha këto vende e kanë dhënë këtë konsensus.

Të vetmit që nuk e japin dhe hedhin vrer ndaj Shqipërisë për këtë ngjarje, janë PD dhe LSI në Tiranë.

Kjo do të thotë, që në strategjinë e opozitës, negativizmi nuk është thjesht strategji kundër qeverisë, por mbi të gjitha, kundër Shqipërisë.

Dhe nuk di se si mund ta bindësh një popull të të votojë, duke i sharë nënën. Vetëm këta tanët e kanë zbuluar këtë formulë.

35 komente në “Kur lufta për pushtet konvertohet në urrejtje për Shqipërinë”

  1. pato says:

    PD eshte lindur, ka qene dhe eshte ne thelb anti-shqiptare.. Sigurisht qe jo te gjithe demokratet Jane anti-shqiptare por te gjithe anti-shqiptaret jane ne PD!!!

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      MERO
      Mos u cudit
      PD DHE LSI DO JEN GJITHMON KUNDRA SHQIPERIS
      ATA ME KETE MENDJE NUK VIN DOT NE PUSHTET
      OPOZ’IT JASHT PARLAMENTARE KAN PER TE MBETUR
      URIME

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        S’lejohen komentet
        por, dua të flas
        ca fjalë për qirjen
        Zotin Anastas.
        Që herët mërgove
        dhe e le Vatanë
        u sakrifikove
        të na rrije pranë.
        Një vërejtje kisha
        se të kemi xhan
        emrin s’e ndërrove
        t’a bëje Jaran!
        Kur ishim në hall
        jo ashtu si ti
        kapërcyem mal
        vajtëm në Greqi.
        Krime të panumërt
        ndodhën në kufi
        vrasje , përdhunime
        por, ti nuk i di.
        S’do i bie gjatë
        se je moshë e thyer
        kush e kish ca fat
        iu hapën dhe dyer.
        Emrat na ndërruan
        na ndërruan fenë
        se i hynin fshesës
        sa herë kishin ngenë.
        Mbahej rradhë e gjatë
        me ditë e natë
        paguhej haraçi
        dhe në ambasadë.

        P.S.
        Ligjërove grekçe
        në mes të Tiranës
        ne s’flisnim dot shqip
        as ne Qafë të Thanës.
        Bukur predikove
        ëmbël e plot pathos
        ne emrandërruar
        Ti si Janullatos.

        1. vang says:

          GOPIST I NSHRAK-ut edhe here tjeter ti kame levduar poezite satirike dhe theksoj se je i talentuar .Por ne shkrimin e Meros tjeter gje thuhej dhe satiren ta kishe bere per ato ndersa ato per Janullatosin ti beje ne intervisten e tij.

          1. Revizori says:

            O Vangellos,
            Po te kishte lexuar vargun e pare te poezisë, nuk do kishe shkruar asgjë. Ai ishte per policinë e komenteve.
            Por ti e ke zakon qe e fillon leximin nga rreshti i dytë.
            Pastaj te tretin e harron fare. Ne vend qe te kenaqesh me poezine fantastike te nje talenti, u merzite per vendin
            Por ti ke te drejtë, sepse edhe Banksy merr leje ne bashki para se te beje grafitet e tij te famshme. ?

            1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


              Qesha me komentin
              më pëlqen humori
              Qofsh nga mot GËZUAR
              dhe Ti, Revizori!

              S’po e tjerr më gjatë
              veç bëra adetin
              i ke thënë të tëra
              Big Like për Komentin ?

          2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


            @vang
            Duke ju falenderuar
            për vlerësimin
            si vijon më poshtë
            po ju bëj sqarimin:
            1.
            Kur te Janullatos
            s’mund të komentoj
            shkruaj diku tjetër
            atë që mendoj.
            2.
            Lexoje komentin
            dhe për Kadarenë
            pse anashkaluam
            pse s’ja kemi ngenë.
            P.S.
            Mjaltë në fund dy rreshta
            se s’jemi uruar
            Qoftë Vit i Mbarë
            e nga mot GËZUAR!

    2. vang says:

      Pse cuditesh Mero?Edhe shtypi zyrtar e dha lajmin te fundit.Bota e vendos te parin ne e leme per ne fund.Ekeqja nuk mbaron ketu.Ata qe nuk kane lexuar qofte dhe nje liber te Kadarese marrin guximin te komentojne duke nenvleresuar cmimin si ”ekspert” dhe nuk kane idene sa dhe cfare eshte botuar nga veprat e tij keto25 vjetete fundit.

  2. SHKELZENI says:

    OPAZITA E RRUGES NUK DO PUSHTET NESE VERTET DO TE DONTE DO KISHTE ALTERNATIVA KOMPROMISE ME POZITEN.
    TE NXJERESH BUDALLAN E FAHRIUT PER TE BERE OPOZITE DHE TE KERKOSHE PUSHTETE JO JO ASNJEHERE TE SHKOSHE ME SHTIZA E SHPATA ME ZJARE E BOJE PARA KRYEMINISTRISE TE DISKRETITOSHE EMRIN E SHQIPTARIT NE BOTE DHE TE KERKOSHE VOTE JO LULJA NUK FITONE KURRE SA TE JETE JETA NE RADHE TE PARE DUHET TE KERKOJE FALJE PUBLIKE PER FLAKJEN E BESIMIT QE I DHA VOTUESI DALJA NGA PARLAMENTI MOS PJESMARJA NE ZGJEDHJE DHE AKTET E VANDALIZMIT E RRUGACERISE .
    TE KERKOJE FALJE NE TV PASTAJ TE LARGOJE RRUGACET NGA PD TE BEJE PROGRAME TE ULET ME RAMEN NE TAVOLINE PER BIZEDIME DHE AKTI FUNDIT ESHTE TE KERKOJE VOTEN .OOOOO ESHTE SHUME LARGE BASHA NGA PUSHTETI PER MOMENTIN ESHTE NJE ENDER

  3. Shqiptari says:

    Të vje keq kur shikon në të djathtën shqiptare nivele të tilla përfaqësuese.Historikisht jemi mburrur dhe vazhdojmë të mburremi me personalitete të së djathtës shqiptare.Në kohë shumë të errta dhe të vështira,ata mbrojtën atdheun tonë,pērballe shtetesh të fuqishme,pse jo dhe armiqësor me kombin tonë.Duke qenë nje vend i vogël,i dalë nga një epokë e gjatë luftrash të përgjakshme dhe nga një dikaturë paranojake dhe mesjetare,momente të tilla,me përmasa të paimagjënueshe në një të kaluar jo fort të largët,janë të dëshirueshme për kombe të zhvilluara dhe të emancipuar.Pa asnjë dyshim,të fillosh vitin me dy ngjarje të mëdha,rrallë nerë mund të ndodh për shqiptarët.Këto evenimente me përmsa kaq të mëdha,do gëzonte çdokënd,sado inatëçor dhe kokëgdhë të jetë.Për shumë shqiptarë do ishtë jo e pa besueshme,po e paimagjenueshme,kjo në një të kaluar jo fort të largêt.Më tepër ky kryesim i O S B E-së,tregon se,ndonëse kemi prbleme të mëdha politike,ndonēse kjo qeverisje është shallur heretike nga opozita,komuniteti ndërkombetar nuk ka shprehur asnjë rezervë apo dyshim se vendi ynë eshtë i gatshëm të drejtojë këtē organizëm kaq të rëndëshishëm.Nga ana tjetër rrëzon shumë nga mallkimet e opozitës sonē kaçake,të aratisur nga institucionet,të cilat komuniteti ndërkombëtar i njh për legjitime.Përsa i takon Kadaresë,gjeniut të letrave shqipe,minimalisht,sa për sy dhe faqe,opozita rrugore duhej të ishte shorehur dhe t’a përshëndeste këtë moment i cili ndoshta do kërkojë një a mē shumë shekuj të përsëritet.Por siç duket,opozitën e kemi pranë vetëm për mort dhe për të vjellë vrer për çdo hap që bëjmë para drejt qytetërimit dhe progresit demokratik.

  4. Iliri nga Gjermania says:

    Ata e dine qe nuk marrin me Vota dhe tani do durojme deri sa te na hiqen nga Politika keta Plera PD-LSI.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Le të bëhet Kadareja po të dojë
      edhe Çmimi Nobel
      i Letrave apo i Paqes
      Kjo Shoqëri, s’ka nge të reagojë
      jemi të zënë me sumën e Zogut
      dhe brekët e Jaçes!

    2. Xha Temja says:

      O Ilir! Nashi, të kam rixha, i kujt je nga Gjermania ti bir i xhaxhajt?

  5. Azio says:

    I madh je Mero Baze.
    Sarkazma jote per PD dhLSI eshte brilante.
    Nje gjetje e shkelqyer per te diskredituarit ne sy te popullit.
    I ke thene te gjitha me pak fjale,por me te renda se plumbi per keta lloi politikanesh pa asnje vlere ne shoqerine e qyteteruar shqiptare.
    Te lumte i dashur gazetar serioz Mero Baze.

    1. Kukuleci says:

      Faleminderit Mero Baze per analizat e sakta e lajmet e reale,te atij vendi.Ju jeni zeri i se vertetes,respekte.

  6. Lako Dejani says:

    I nderuar Mero! Mbetesh perhere udherrefyes per trajtimin me dinjitet dhe shqiptarisht te mjaft çeshtjeve qe kane te bejne me vlerat tona si komb. Analizat e tua jo vetem per çeshtjen e duhur por dhe ne konen e duhur, jane me te vertete te mirepritura per te reflektuar gjiithekush qe i thote vetes shqiptar dhe e do me zemer kete vend. Nuk eshte çeshtja se opinioni nuk i ka te degjuara keto dy te veçantat e ketij fillim viti qe permendni Ju, por duke i thekesuar ne menyren si i trajton ti, besoj se gjithekush e aq me tepet opozita jone nihiliste, shpirtvogel dhe pa vizionin e duhur ka çfar te gjeje tek vetvetja per te reflektuar. Ndonse personalisht kam patur e kam rezervat e mija per Kadarene si njeri jo aq i hapur dhe deridiku qaraman per gjoja “i perndjekur…” nga komunizmi (ku ai ishte vete komunist, deputet etj…), mbetet NJESH ne fushen e letrave. Mbetetshkrimtari qe na ka nderuar e na nderon ketu e ne bote dhe nuk ka se si te mos ndjej krenari per kete zotesi te tij. Jam me ty qe dekorata qe i eshte dhene atij nga presidenti i Frances eshte nder edhe per Shqiperine. Nese ka pak xhelozi nga disa qe nuk e vleresojne kete rast apo edhe kryesimin e OSBE-se prej Shqiperise ne kete vit, kjo nuk ka ndonje veshtiresi te kuptohet sepse rrjedh nga mentaliteti i yne farfanjak nga shpirti, qe kur nuk jemi vete mes me te shquarve, te tjeret i quajme pa vlere, madje i shajme, i pergojojme etj. Por, mos u merzit se do “gdhendemi”, do hame “pyka ” edhe ne inatçinjte.

  7. Rr. B. Gramshi says:

    Mero,
    je i vetmi gazetar qe ja vlen te lexosh.

  8. PO , PO says:

    Mero , jam dakord me cka thua me siper , qe nderimet ndaj I.Kadarese ,
    jane nje nder e vleresim per mbare kombin tone . Me vepren e tij te
    shkelqyer , ai e ka merituar prej kohesh cmimin “Nobel”, ne se bota
    nuk do te vazhdonte te ecte mbrapsh e te nderonte me kete titull nje
    neonazist te tipit milloshevician . Por , desha te shtoj ketu mendimin
    tim , qe presidenti francez e beri kete , me teper si akt politik , si
    pomade per te lyer plagen e rende qe shkaktoi me venien e vetos
    ndaj Shqiperise . Gjate historise , une nuk di ndonje rast dashamires
    te Frances ndaj kombit tone , me perjashtim te Liceut te Korces me
    1916 dhe e felliqi me tej , me Esat Toptanin , simbolin e tradhetise
    kombetare , qe i ka varur ne qafe pikerisht kete medalje ! ! !
    I lutem moderatorit , te mos me censuroje per kete te vertete .

  9. Altin says:

    I shkreti Mero duhet te shkruaje dhe sot

  10. LORA says:

    Promovimin nderkombetar te Shqiperise,prej marrjes se kryesimit te OSBE-se kemi kohe per t’a verifikuar,keshtu qe s’kemi arsye te fluturojme in advance.
    Sa per krenarine e cmimeve te Molit,,,,,,,e ke gabim Mero vellai.Krenarine reale ia japin
    Shqiperis sone djemte e vajzat e integruar ne pune dinjitoze ne Perendim,,,,jo Moli qe ka lepire sahanin e dr.mortjes
    pas-nentedhjetes.Mos e perziej shoqerine shqiptare ne ate karrocen qe “terhiqka” Moli yt ,me izen e Makronit,,,,qe nga vleresimi per Molin i vuri traun Shqiperise !!!!!
    TUNG.

  11. Veshi says:

    Shpallja e vetes i djathte nga Sali Berisha dhe i atyre qe e quajne veten te djathte duke i vajtur pas, eshte idiotesia me e madhe Kombetare qe tejkalon edhe gomarllekun e berjes bolshevik te deshtakut 33 vjechar Enver Hoxha.

  12. gjeramadhi says:

    z. baze është gazetari i mirë po ka një të metë shumë të madhe dhe e ka të pa ndreqëshme .pse e quan banden kriminale të PD parti dhe opozitë

  13. Arber iliri says:

    Berishizmi keshtu e quaj une fenomenin.qeveris kunder shqiptareve kur merr pushtetin denigro gjithcka kur je opozite se ky popull idiot te jep prape qeverisjen. Kjo eshte praktika dhe teoria e berishes si politikan.ndeshkimi ligjor i tij mund te pershpejtoje zvogelimin e ndikimit te berishizmit ne politike.

  14. Nik says:

    Ne 92-shin shpresa ishte partia demokratike
    Ne 96-en partia demokratike ishte vec se nje bande,
    Dhe partia socialiste nje bande e pashprese.
    Ne 2005-en partia demokratike perseri ishte bande e shpreses, por kurr nuk arriti te krijoje shprese.
    Ne 2013 erdhi shpresa e madhe “rilindja”
    Dhe bashke me rilindjen partia demokratike e kane varrosur shpresen 10 pash nen toke.
    Shiptaret po shpresojn tek spak per momentin , nqs deshton
    Shqiperia do mmbesi me 200 000 persona

  15. J says:

    Perfect shkrim z.Baze! Flm!Ju e dini se Pd nuk eshte aspak nje parti e djathte apo demokratike.Me shume propabilitet ka qe sh.Rucit te evoloje pjese te ideoligjise se tij me kahe drejt soc.demokracise,se sa S.B katastrofa ,I cilidhe vet Ai nuk di se sfare eshte akoma.Nuk kam asnje lloj te drejte ta cilesoj malok i cmendur,mbasi kam njohur njerez te mrekullushim verior dhe jam kunder cdo lloj rracizmi .. Ai eshte DJALLI i Shqiperise…

  16. Dash says:

    “GOPISTI…..” …. gjigand… Duhet te besh nje permbledhje te gjithe rreshtave te te kaluares, te siguroj qe do kesh sukses te papare…. respekt?

  17. Olimpia says:

    Ky cmim per Kadarene nuk ka ndonje vlere te madhe.Por gjithesesi eshte nje lajm i mire.Megjithese dyshoj dhe e komentova ne reagimin e preshajdutit Meta qe diten e pare.Ky cmim eshte nje si nje embelsire mashtruese per femijet.Duket Franca ka vendosur qe edhe ne mars,edhe ne maj te bllokoje hapjen e bisedimeve te Shqiperise me BE.Dhe perdor kete truk per tu dukur e ,,dashur,,Ja ,atje ku jeni te perparuar,pra me Kadarene,ju japim tituj,ndersa per tu integruar,prisni ,jeni akoma prapa,…duhet te beni ca permiresime…Vetem ca pyetje mund ti behen Makronit,cili qytet eshte me i sigurte Marseja apo Tirana…..etj…
    Nderkohe lidhur me marrjen e drejtimit te OSBE…Mero ke plotesisht te drejte.Por do te beja nje paralelizem historik…Ashtu sic parardhesit e te ,,djathtes ,,shqiptare Balli dhe Legaliteti u bene aleat me pushtuesit,ashtu edhe PD dhe L S I si pasardhesit e tyre jane antishqiptare ,ne nje pozicion me shovinistet serbo greke.

  18. Theofani nga Durrësi says:

    O Mero po pse i ke bllokuar komentet tek artikulli i papu Janullës?!?!?
    Po si kjo punë kështu: delja e dreqit vetë mund të shijë sa të dojë kurse delet e të madhit Zot duhet të mbyllin gojën edhe kur i ka kapur dreqi për fyti?!?!?!?
    Nuk e ke mirë kështu…..do përgjigjesh para të Madhit një ditë ….mos harro!

  19. Qinani says:

    Heu!
    Pse a ka marue Ismaili shkollen ushtarake t kadetave n Fronc a?
    U bo oficer tash n plewni?
    Po,si ja ka bo me kalu ato pengesat fizike si tela me gjemba e llogore me uj,se osht burr plak.
    Un per vedi kom ken çun i ri dhe ngela n provim pse s beja dot zvarritje n zhavorr me pushk druni.
    Kushedi sesa i shkon uniforma e oficerit Ises.
    Tash do filloj me shkrujt vjersha per ushtarakun.
    Oficeri i repartit
    Nip sternip i Bonopartit
    Plot me shkrepse dhe cigare
    Luan tavell ne llogore..
    Vjersh nga ushtaraku ismael kadare per koleget skenderbegas.
    Is beksi..

    1. durrsaku says:

      Qinan dhe Co. Jeni idiotë të lindur!

  20. Petrit says:

    Ne mos gabohem kete titull e pati marr edhe naltgjesia yne.
    Nqs ky titull i jepet personaliteteve me te larte te botes dhe naltgjatsia yne futet tek ky grup mjerë keta njerez.
    Si gjithnje propagada e shpifur dhe bythelepirja vazhdon nga mjero.
    Zgjohuni o shqiptare nga gjumi sa nuk eshte vone

  21. Raif Fetiu says:

    Franca po kete Qmim ia ka dhene Esat Pashe Toptanit ne tjer kohe por udheheq te njejten politik.Kadare vertet eshte shkrimtar i madh por per mbi 30 vite ne france c’beri per Shqiperin dhe shqiptaret.Punoi.per vete dhe tuboi lekete dhe pas termetit nuk u skuq per te dhene ndonje leke.Edhe nje porosi o njerze te mire:mos e shani aq shume opoziten se kah e drejta nuk ka opozit te mirefillt ne Shqiperi dhe as qe do te kete deri sa Edi te kete financat ne dore.Edhe pak:C’u be o njerze te mire qe televizionet tjera shqiptare nuk dhane muzike serbe apo vet fakti se TVSHsi televizion publik ,zyrtar apo i mbikqyr nga shteti e beri tamam politiken zyrtare pro serbe .Heret apo von serbi ka me ua pre kokat atyre qe aq shume po e duan.Sa dem qe nuk ka qene Shqiperia 100 vite ne Serbi si Kosova se do ishit bere serb kaher dhe ishte “zgjidh”qeshtja shqiptare.

  22. Star says:

    Te ndalemi pak tek dekorimi i Kadarese. Nuk eshte shqiptari i pare qe e ka marre kete dekorate . Me pare e ka marre edhe Esat Toptani. Tani nxirreni vete perfundimin.

  23. Korcari says:

    Ja ke fut kot Mero!Pse shan vetem PD dhe opoziten.Rama me Lulin thjesht kane ndruar vendet.Vrerin per Shqiperine qe para 6 vitesh e villte Rama tani e ben Luli.Mos haro se ishin prinderit e Rilindasve te Rames ata qe e quajten Tradhetar Kadarene kur iku ne France. Keshtu Shoku Mero.Rri shtrember por shkruaj drejt dhe mos u kenaq me lavdet qe te bejne militantet fanatike te PS dhe Rilindjes.

  24. Elba says:

    Xhelozia e Opozites shkon larg! Duke menduar se do te demtojne Qeverine,demtojne Nenen Shqiperi.Pse?Kjo tregon me se miri Opoziten ne degradim.Pa brume,e pjekuri Politike.Cfare nuk bene dhe cfare nuk nxine,vetem te mos hapeshin negociatat per ne BE.Opozita duhet te tregohet e zgjuar dhe pak me Politese.Deri kur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje