Nga Mero Baze
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka kërkuar për herë të tretë kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, të marrë mandatin e kryeministrit të Kosovës, pasi partia e tij, ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit. Albin Kurti ka refuzuar përsëri.
Dy herët e para ka reaguar, duke paraqitur arsyetime për mungesë kohe, ndërsa sot, Kurti ka caktuar një datë të mundshme kur mund të ketë kohë të takojë Presidentin për këtë çështje.
Qëndrimi, në dukje kryeneç i Albin Kurtit, për të mos u paraqitur të marrë mandatin e kryeministrit, në fakt zbulon realisht pasigurinë e tij për t’u bërë kryeministër.
I befasuar nga mbështetja pa kushte që LDK i dha për të zgjedhur pa marrëveshje kryetarin e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti është tani në mëshirën e kundërshtarëve të tij, pasi nuk e ka në dorë ta shantazhojë për zgjedhje të parakohëshme, nëse nuk është dakord LDK, dhe po ashtu nuk mund të diktojë më kushte për marrëveshje për formimin e qeverisë.
Ai thjesht, ose duhet të formojë një qeveri pakice, vetëm me Vetëvendosjen dhe të provojë të marrë mbështetje në Kuvend, siç mori për kryetarin e Kuvendit, ose të pranojë kushtet e LDK.
Pikërisht ky konfuzion e ka rënduar pozitën e tij, dhe tani po tenton të bëjë si i fortë me presidentin e Republikës, duke shmangur takimin për marrjen e mandatit, edhe pse i takon me Kushtetutë.
Përpjekja e tij për të nervozuar presidentin Thaçi, bazohet tek shpresa që Presidenti ta dekretojë atë edhe pa e takuar, siç i takon ta bëjë, dhe pas asaj të presë 15 ditë që ky t’i paraqes Qeverinë, Kuvendit.
Nëse Thaçi e bën këtë, Kurti ka dy rrugë, ose t’i paraqesë Qeverinë për 15 ditë, ose t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese ta interpretojë këtë dekret, pra ta vërë në dyshimin dekretimin e tij, dhe të presë 60 ditë të tjera për përgjigje, me shpresë se gjatë këtyre gjashtëdhjetë ditëve, do të gjejë gjuhën me LDK, ose do të vetëshkarkohet.
Pra fare papritur, politikani që premtoi se do të vinte në pushtet përmes parimeve, është bërë sinomin i taktikave dhe procedurave ligjore, për të shpëtuar përballjen me fatin e tij politik.
Deri më sot, madje deri dhe tek votimi i kryetarit të Kuvendit, ai mburrej që nuk negocion parimet dhe shkoi i vetëm me kandidat për kryetar Kuvendi. Tani që të njëjtën gjë mund ta bëjë dhe për vete, është kthyer papritur nga parimor, në predator, nga njeri që lufton kompromiset, në politikan kulisash, nga njeri që ngjallte shpresë me Vetë-Vendosjen, në një lider që premton Ri-Vendosjen e rregullave për veten e vet.
Mbi të gjitha, ka thyer mitin e tij si politikan që nuk i trembet syri të përballet me kundërshtarin, por që tani nuk guxon të përballet me Presidentin, i cili thjesht do t’i dorëzojë mandatin për t’u bërë kryeministër.
Kjo tregon se të gjitha përballjet e tij, kanë qenë në funksion të ëndrrës së tij për kryeministër, dhe ky këtë ditë nuk e përballon dot, thjesht se është i pasigurtë.
Nuk është turp të jesh i pasigurtë, por turp është të bësh si parimor dhe i fortë, kur je i i dobët, frikacak dhe kalkulant.
Nuk e di çfarë ka mbetur nga Vetëvendosja në këtë histori, por i vetmi njeri që nuk po vendos dot më as për veten e vet, është Albin Kurti. Dhe kjo ngjan më shumë si Vetëfundosje, se sa Vetëvendosje.
E ke gabim Mero!
Albini po konsumon kohën deri në maksimum duke kërcënuar me zgjedhje të parakohëshme të cilat i ka të fituara akoma më thellë mbas dallaverave që po tenton Isa Mustafa si skuth i ringjallur.
Do bëhet si thotë Albini Mero!Ose do shkohet në zgjedhje kua Albini do i shkatërrojë!
Qe Mustafa eshte kokrra e skuthit jugosllavo-titist kjo nuk do shume mend, por qe edhe ky Albini doli fare aguridhe edhe kjo duket ashiqare. Ti thua se Albini shkon ne zgjedhje te reja dhe i fiton ato. Po he pra cfare pret akoma. Le ta refuzoje mandatin e ta coje vendin ne zgjedhje e le ta provoje prape bythen, por meqe tutet, kam frike se as atij nuk i dalin mire llogarite. Keshtu terhiq e mos e keput VK kesaj pune e Kosoves bashke.
Ngrehina e Meros nuk eshte e bazuar ne realitet. Qendrim hipotetik apo bast, koha do te tregoje.
Mire Z. Baze, po ja jep nje dore edhe Ises!
O MERO,merru ti me shqiperin e cila nuk arrin dotë edhe pas 30 viteve te mbajë zgjedhëje te lira e demokratike.
per ty dhe shoket e tu,të bisedosh per program qeverisës,te negocijoshë edhe per detajet me te imta eshte standard i lartë,nuk arrini dot ta kuptoni!
ju ende e keni problem me kuptu se si fitohet pa përkrahje te OLIGARKËVE,si munde te mbyllen qendrat e votimit ne ora 19,dhe te dihet fitusi ne ora 21.
te ju nje parti merr pjes ne zgjedheje,dhe çertifikimi zgjatë 1 muaj,sepse,vjedhëja kishte filluar tani MBRENDA LLOJI!
PER JU KJO QE PO NDODHË NE KOSOVË ESHTE MATEMATIKE RENDE,NUK KE TI KAPACITET INTELEKTUAL TA KUPTOSH.
TE FLASESH NGA POZITA E OPOZITARIT DHE NGA POZITA E KRYEMINISTRIT JANE DY GJERA TE KREJT TE NDRYSHME .
OPOZITARIN E BENE EDHE ZHEJI SONILA LUBONJA BUSHATI QENDRO ULUR NE STUDIO TV DHE TREGO HISTORI SIKUR TE ISHTE ASHTU SIKUR TE ISHTE KESHTU .
PUNA E KRYEMINISTRIT ESHTE E VESHTIRE SIDOMOS NE VENDE TE VARFERA
Albini, eshte treguar i pasigurt qe te merr vendime me kompetenca. Nese ai do te heq dore nga parimet atehere une e quaj Hashim.
Hashim per Hashim e kemi Hashimin.
Tani Albini as nuk eshte qen e as langua.
Ashtu si e nisi ashtu do e bitisi ky i V V .
Ne zgjedhje fiton leshin e dhise Albini, ky marksist i vogel. Nga shqiponje me flete shume shpejt eshte kthyer ne nje njeri medioker dhe i pa vizion, nje njeri pazargji si gjithe politikanet e tjere te ketij shekulli.
Z.Baze…Albin Kurti kërkon të bëjë ndryshimin e jo të ndryshojë veten…LDK i fitoi zgjedhjet me Vjosa Osmanin e tash pushtetit me nda me hajdutët e vjetër si Isa Mustafa ..Lutfi Aziri etj…pikërisht kjo e bënë të veçantë Albinin….jo pushtet si Edi Rama me kriminel e hajdutë…PO O QEVERI E POPULLIT E PËR POPULLIN o populli shqiptar të votoj VETVENDOSJEN 51% se ÇKA VOTOJNË ATË E MARIN…nëse e votojnë tepsinë e Edi Ramës atë e marin dmth TEPSINË E THATË
pirth,pirth se cfryhesh o Lul
Cili eshte kriminel e hajdut ne qeverine e Rames o luli…….Na thuaj ndonje emer .Ke ka vrare.Dhe sa ka vjedhur.Se keshtu prapa kompjuterit dhe une mund te them qe ti je b.q por nuk kam fakte.Po nuk ke fakte mos ha mut se qelb forumin ketu.
Po nese Rama nuk eshte hajdut i bie qe eshte idiot dhe kryeministri me i paafte ne historine e njerezimit se ndryshe nuk shpjegohen milionat qe i shkojne bizneseve pa gare dhe me ppp. Miliona per rruge qe s’i duhen askujt, unaza tiranes, rruga dibres (kur s’ka ende hekurudhe tirane durres) miliona per check up qe nuk i ben njeri, falje e rruges se kombit te kastrati, falje e teatrit te fusha e pafund si keto. Doren ne zjarr nuk e ve po aq idiot nuk duket pavaresisht se eshte goxha i paafte, keshtuqe i bie qe eshte kokrra hajdutit. Dhe hajdutet i druhen nje si albinit se i nxjerr zbuluae
Politikani duhet te hapi shtigje,jo ti mbylli, Albini u fut ne loje me shtigje te mbyllura,tani nuk i ka ngele gje tjeter vec ti lepije bythen Isa Mustafes.
Asnjë lider tjetër kosovar nuk ka më shumë qartësi sesa Albini. Nuk mund t’u renditësh të tjerëve asnjë batutë të zgjuar dhe jo më ndonjë porgram për të qenë.
Ja paske futë apo thën më but ,e ke bër kët vlerësim si lopa baglēn !
Albin Kurti eshte nje lider i ri qe po sjll nje fryme te re ne politike. Por ujqit e vjeter te Kosovs dhe Tiranes nuk leshojne kollaj pushtet. Une te pyes o Mro ku eshte zhdukur Vjollca Osmani dhe nga na doli ne skene ministri i Milloshevicit,Mustafa? Negociatat per qeverine duhet t’i beje Osmani,po pse ????
Mire e thua Agim, por kujt! Meros? Aq e uren Albinin sa çdo dy ditë bën komente koti. Nuk e kupton se nëse LDK nuk hy ne qeveri me VV, do laj lesh si parti, ose të paktën përfundon historia e Ises në politikën kosovare.
Ah sa të zgjuar jeni ju kosovarët që komentoni more amaaan !!!!!!!
Ju e lexoni Meron me gojë dhe e kuptoni me byt…
Keni gojë dhe flisni për Edi Ramën.
Kur nga ana tjetër vutë Rambon kryeministër !!!!!!!!!!!!!!!
Ju jeni të gjithë si Ramboja
Mjerë ju
Lerini dokrrat ,se Albini e dinte sh mire qe ne krye te LDKishte titisti Mustafa.U fut ne valle me te dhe tani ta heqi vallen deri ne fund.Mos na hapni barkun me “parime”,eshte ne politike dhe do luaj shah smund ta ndryshoj dot Albini kete rregull.Ne qoftese i dhimbset populli i tij dhe vendi i tij mos te marri zvarre nje popull me kaq e kaq muaj ne nje udhekryq,por te beje me temiren per ata qe e besuan.Demagoget na kane ngopur me patriotizmin tani le te na tregojne te pakten qe dine te negociojne per interes te popullit se deri tash na tregojne se kane prioritet karriget e tyre !
Albini Fitoi zgjedhjet ne Kosove. Dhe zgjedhje tamam jo si zgjedhjet e Shukriut apo shefit te policise te Bulqizes me Sajen. Keshtu qe me parimor se halet ketu ne Shqiperi eshte. Ne dore e ka per tu bere dhe i forte Mero, mjaft0n te ndjeki shembullin e Rames qe nuk la perdhunues /vrases dhe drogaxhi pa futur ne qeveri apo kudo
Shoku nese Rama eshte vrases ,perdhunues ,drogaxhi besoje se keni fakte qe e akuzoni pse nuk e denonconi ne prokurori eshte akte qytetare shkoni ne polici shoku jo i fshehur si legen mbrapa nje pseudo duke hedhur balte mbi njerzit kete e bene me mire sali birrisha
Duhet falnderuar “Shkelzeni ” , per opinionin e pjekur , qe paraqiti . Zgalem
Pse gjithë kjo frikë nga ardhja e Albinit në pushtet … e kuptoj pse në Kosovë, por pse keni frikë ju në Shqipëri nuk e kuptoj … apo ndoshta edhe tek ju keni frikë nga fryma e ndryshimit !
Frymën e ndryshimit nuk ka kush e ndal, as Rama, me Berishën, as Thaqi me Mustafën !
Mero, i bën të fala Frok Çupit !
Askush ska frike nga ardhja e Albinit, as i pjerdh njeriu ketej nga Shqiperia (per te qene vertet te sinqerte). Vetem po del se Albini na qenka nje kastravec i njome, edhe e do pushtetin, por nuk do te beje qeveri. Natyrisht tani Albini e ndjen veten ujk, por shpejt do ti bien puplat. Sdi te beje politike, LDK-ja ja beri lojen, topi eshte na fushen e Albinit por nuk di se cte beje. Ai nuk ka asnje pergjigje ndaj hapit te LDK, nuk ishte i pregatitur se edhe kjo mund te ndodhe. Shkurt hesapi: NUK DI!
Ty ta paskan tërheq që moti “ushkurin” !
Cdo trim kosovar qe do te behet kryeminister me politiken e tyre dritshkurter do bie kryekeput ne gjujnt e Rames.. Do u bjeri popullariteti ne sekond. Dhe po perpiqen ti shmangen kesaj situate.. Rama I nxjerr bllof sepse karda e nacjonalizmit ka rene.. Ketu eshte dilema.. Oda e ekonomise kosovare e di me mire se gjithkush tjeter.. Te rrime shtrember dhe te flasim drejt.. Kosova me lideret e saj mendjendrydhur u ka ngel derri mac ne dore…
Isa Mustafa si Pacolli do te perfitoje, behet i rendesishem nga kjo situate duke kerkuar pertej asaj qe i takon si parti e dyte.
Per ato kementues qe fyejne shqiperine: Zgjedhjet ne kosove ishin jo zgjedhje por mbledhje votash nga disa politikanbe qelbesira, qe vetem kosoves nuk i duhen gje, e qe sae shpejti do te perfundojne ne koshine e plehrave. Kjo gje po del qarte, njeri eshte ish minister i titos e milloshevicit, e tjeteri nje anarkist (i quajtur komunist) asnjeri nuk jane per kete komb prandaj usa nuk do ti lejoje te qeverisin kosoven.
Mos krahasoni Politiken e Kosoves me Tiranes,Eshte mekate 100%,Kosova e dale nga Lufta e shkateruar Bene zgjedhje i numerone per 24 ore Edhe nxjere rezultatin,si do te jete Politika e Kosoves eshte para Tiranes shume here.
Zgjedhjet ne Kosove nuk prodhojne fituesin, por prodhojne rankimin e partive. Vetevendosje doli e para kete here, por eshte larg te quajturit fituese sepse ka 29 nga 120 ulese ne Kuvend. Megjithate, Albini po sillet si fitues absolut, ne radhe te pare per te mbuluar pasigurine e tij. Rralle pajtohem me Mero Bazen, por kete here ka te drejte. Uroj qe Albini ta lexoje kete opinion te Meros dhe t6e reflektoje sepse po e con, jo Vetevendosjen, por Kosoven drejt fundosjes.
cfare ke me kosoven o mero, eshte shtet i pavarur, cte ka zen ty dhe ram toptanin qe futni hundet?
i keni ne rregull punet ne arrnautistan dhe tani i jepni mend shteteve fqinj?
Mero,te gjithe ju hiperliberalet,shkaterruesit e struktures ekonomike,praktikuesit e teorise kriminele te ,,fillimit nga zero,,dhe ,,cekut te bardhe,,i jeni versulur Albinit me nje hipokrizi helmuese e mashtruese.Albini arriti te thyeje ne Kosove ideologjine dhe politiken ballisto -titiste si dhe te Jape shprese per nje politike te re antikorruptive.Idete dhe programet e tij socialdemokrate moderne per politika ekonomike zhvillimore,gjithperfshirese, ku shteti te mos jete vetem taksambledhes por edhe aktor thelbesor ne ekonomi dhe menaxhimin e pasurive kombetare ju ka futur friken te gjithe asaj klase politike e biznesi qe per 30 vjet ne Shqiperi dhe 20 vjet ne Kosove kane bere ckane dashur.Duke krijuar keshtu nje grup te vogel njerezish super te pasur dhe varferuar ne ekstrem shumicen derrmuese. Ky eshte thelbi i problemit.Tashme koha e ujqerve te vjeter si Mustafa ka mbaruar.Koha e te pasuruarve nen petkun e ,,clirimtarit,,eshte demaskuar.Nderkohe banditet Berisha dhe Meta si shkaterruesit dhe hajdutet kriminele te vendit duhet te perfundojne ne burg.Por edhe liberali Rama e mbylli kohen e tij,me te mirat dhe problemet ,sepse populli i majte shqiptar boll i dha liri te plote.PS nuk mund te lejoje coptimin e popullit te majte per hir te Rames apo te Kurtit.Ne Tirane nuk ka hapsire per VV e cila do te conte uje ne mullirin e banditeve Berisha,Meta,Basha.Ne Prishtine Kurti po i pergjigjet kolones se peste dhe ben mire te mendoje cdo levizje per te mos rene ne kurthin e grackes vdekjeprurese qe i kane ngritur.Lenia ne dere e postit te Kryetarit te Kuvendit eshte pikerisht kombinimi i ndyre i planit djallezor Mustafa…Thaci,…Hajredinaj…Kurti duhet te shkoje ne zgjedhjet te reja PA deklaruar asnje aleance.Sepse nje qeveri pakice do te ishte vdekjeprurese per Kosoven dhe shqiptaret.Ne se merr nje shumice me te madhe,gje qe eshte e mundur,atehere le te zgjedhe aleatet,mundesisht nga nga qendra e majte kosovare,pavaresisht emrave qe nuk i pelqejne.Kjo eshte rruga e vetme.
Nderkohe do te sugjeroja mitatfrasheristin Mero le te merret me ballistet e tij dhe te lere menjane Marksin te cilin nuk e ka lexuar kurre si dhe marksizmin dhe neomarksizmin te cilat nuk i njeh..Shqiperia ka ne shumice derrmuese nje populli te majte keshtu ka qene ,keshtu eshte dhe keshtu do te jete.Pikerisht per kete perendimi i djathte e ka perkrahur Ramen ,si nje liberal qe perkohesisht drejton nje parti te majte.Por koha e tij po mbaron .Nje lider me majtas ne PS do ta coje kete parti ne zgjedhjet e ardheshme mbi 60 % .Jam gati te ve bast me Meron dhe kedo nga turma e medias.
Meruc nga we nuk ke koqe si Albini i lepihesh pushtetit si pusht qe je
Mero gezuar festat. Albin Kurti me 7 Janar max formon qeverine. Do shkoj kur ti doj e trapi. Eshte si te jete Klevis Balliu president dhe ti thote Rames te formoje qeverine.
Kur je ba edhe ti klysh i rames me dhan opinion axhent i serbis fuck off prick
Mero Baze një hap para ka paraqit shkrimin e tij ku dihet se Albimi eshte pergji se me gjasht janar do të tskohetme Thaçin.Kerkesa e Thaçit është bërë me qëllim para festave që afati 15 të shkurtohet në 9 dite sepse 6 janë ditë pushimi. Ldk bashkë me pertitë tjera mundohen me çdo kusht Albini mos formojë qeverinë dihet se shkon edhe në interes të sërbisë.Kjo mund te vrehet edhe nga shkrimet serba ku Albini nuk u konvenon të jetë kryeministër.Ldk i janë ofruar shumë kushte ,megjithse nuk është fituese e zgjedhjeve dhe kerkon ndarjen e pushtetit 50 me 50 për qind.Këtë Mero Baze e din shumë mirë por nguron ta elaborojë në mënyre korekte dhe pa anim.Sa ma shpejt te formohet qeveria aq më mirë si per Kosovën ashtu edhe për shqipërinë.Sa mē parë të ndalohet hyrja e kundrës gjenocidale serbe në teritoret shqiptare, se mandej do të jetë shume vonë për nxjerjen e sajë nga viset shqiptare.
Gazeta serbe “Alo” e Vuqiqit ne versionin shqip (por kjo është e Ramës)!
Albin Kurti është një rrugaç idiot,mos harroni protestat dhe tymueset të hedhura në parlament. Ato i bëjnë vetëm njerëz pa ideollogji. Një gjë është shkruar ato veprime që ke bërë ashtu do ta bëjnë,bumerang është,për këtë arësye ai i druhet shumë asaj. Për mua ai ka dështuar pa filluar detyrën si kryeministër. Më vjen keq shumë por në Kosovë është zgjedhur një rrugaç pa prespektivë.
Sulmohet Albini se eshte ndryshe nga kasta e Is Mustafes ndryshe nga kriminali Thaqi me gangsteret e tipit Veseli ndryshe nga klouni Haradinaj qe erdhi ne pushtet per rishikimin e kufirit Kosove-Mali Zi qe rezultoj me humbjen 8000 e ca hektareve te tokes kombetare shqiptare ne tavoline.Dhe me kryesorja Albini nuk Duhet Te jete ndryshe nga Te lartpermendurit se bie fama e vizionarit Rahmut dhe klasa e qelbur qe keto 30 vite udhehoqi shtetin Shqiptar.Ja ke fut kot Mero shkrim I dobet.
Z.Mero analizon me të drejtë situatën e krijuar.Ai mund të kapte një aspekt tjetër të situatës por siç duket ka dashur të nxisë polemikat.
Unë kam mendimin se Zoti Kurti ka kuptuar gjatë zhvillimit të bisedave per ndërtimin e qeverisë,se LDK-ja nuk është luajale.Nëse, LDK-ja do të
ishte e etur sikurse VVENDOSJA për fatin e Kosovës dhe të Popullit të saj,mirëkuptimi për Kabinetin Qeveritar do të ishte i shpejtë dhe të dy
palët do ti jepnin impuls zhvillimit të situatës për kabinetin por sidomos për programin.
Tani,nga ky zhvillim Kurti ka frikë se parimet e shpallura,ambicia për ti sjellë popullit dhe vëndit ato ç’ka ai ka premtuar dhe ç;farë populli
kërkon,do t’i sfumohen nga “qethjet” që do t’i kërkohen hap pas hapi në programin dhe veprimin e Tij,nga LDK-ja.Ai e kupton mirë se
Mustafa,ky marifetçi i kulisave,i duket si “HANIBALI ANKE PORTA” dhe është tamam në pozicionin e Fabi Maksimit me maksimën e Tij se “Nuk
është turp të quhesh frikacak,kur është puna për shpëtimin e Atdheut”.
Ta besojmë Kurtin se Ai, e ka shprehur preokupacionin e Tij për Popullin dhe Kosovën,si një shpallje madhore – o sot!, o nesër do të jetë
shumë von-.Unë besoj se Kurti ndodhet tani në situatën se shpallja e Tij ndodhet në rrezik,sepse e ka kuptuar se Mustafa do ta sabotojë idenë
e Tij dhe sipërmarjen e Vetvendosjes.Ai po vuan hamëndjen se do të ndodhet në pamundësi politike për ti shkuar deri në fund,idesë së Tij.
Ja paske futë apo thën më but ,e ke bër kët vlerësim si lopa baglēn !