Ata që prisnin të funksiononte vetëvrasja si fitore!

10 Janar 2020, 21:32Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha nuk ka asnjë konflikt verbal publik me Lulzim Bashën. Nuk ka shkëndija lufte mes tyre as në forumet partiake, kur ndodh që mblidhen. Por qartazi të dy kanë sjellje të ndryshme politike dhe një luftë të ftohtë mes kampeve të tyre.

Tani kur të gjithë i janë turrur Lulzim Bashës, për ta shpallur përgjegjësin e vetëm të bilancit të hidhur të opozitës, pas një viti pa mandate dhe gjashtë muaj pa përfaqësim në pushtetin vendor, po bëjnë sikur harrojnë që nuk kanë qenë kundër Lulzim Bashës kur ka marrë këto vendime. Për të mos thënë që Lulzim Basha ka qenë nën presionin e tyre.

Sali Berisha po përpiqet të distancohet nga përgjegjësia, pasi paska thënë atëhere që, “me djegien e mandateve, ose arrijmë fitore të shpejtë, ose PD mund të shkrihet fare”.

E çfarë parashikimi qenka ky me dy opsione. Po të ishin parashikimet me dy opsione, parashikuesi më i madh i ngjarjeve politike në Shqipëri do dilte Blendi Fevziu, se ai i ka gjithnjë me dy opsione pritshmëritë për një ngjarje dhe i mbyll me fjalinë: “Të shikojmë çfarë do të ndodhë”.

Sali Berisha, Ilir Meta dhe gjithë të tjerët, përfshi aleatë të Bashës, drejtues të PD dhe gazetarë që mbështetën atë akt të pashembullt, ishin mbështetësit e versionit të djegies së mandateve.

Djegia nuk është me dy opsione, d.m.th një herë të ngrohej e pastaj të digjej. Nëse i hap udhës djegies së mandateve, është si ti të lësh dikë të vrasë veten dhe pastaj t’i thuash kam dhe një opsion tjetër pas vdekjes.

Nuk ka opsion tjetër dhe nuk ka pasur as atëhere opsion tjetër. Të gjithë ata që shtynë Lulzim Bashën drejt këtij akti kamikaz, përfshi dhe ata që nuk e ndaluan, janë njësoj përgjegjës për atë që ka ndodhur dhe për gjendjen e sotme të opozitës.

Kjo lufta e ftohtë e njerëzve të Berishës dhe mediave të djalit të tij dhe Metës, që po tentojnë të gjejnë fajtor Bashën për këtë gjendje, dhe vizionar Saliun, që paska paralajmëruar në stilin e Fevziut, është qesharake.

Akoma më banale kur dëgjon dhe Fatmir Mediun, i cili e ndjen se djegia e mandateve e ka lënë dhe pa vizë amerikane.

Nëse ata kanë vendosur të bëjnë betejë kundër Bashës se u duket i dobët, kjo është tjetër gjë, nuk i ndalon kush. Nuk e ndalon kush Berishën as të rikthehet në PD, apo të sjellë në krye “de jure” djalin apo vajzën. Në fund të fundit ajo çetë që ka mbetur, çetë e tij është.

Por para se ta bëjë këtë, ai dhe Ilir Meta, dhe gjithë ata që po përpiqen të lajnë duart nga kjo që ka ndodhur, duhet t’u kërkojnë demokratëve ndjesë që i nxorën nga sistemi që themeluan vetë në dhjetor të vitit 1990.

Sot PD nuk ka më asnjë njeri në pushtet lokal dhe qendror falë këtij akti kamikaz të pashembullt, në të cilin Lulzim Basha ishte aktor, por jo regjisor, ishte përgjegjës, por jo fajtor i vetëm.

Tani nëse njerëzit e Berishës e Metës kanë vendosur vërtet të bëjnë betejë me Lulzim Bashën, të paktën të mos e bëjnë në emër të dështimit të një aksioni vetëvrasës.

Të presësh të funksionojë vetëvrasja si fitore, është të besosh që kur ti të shpërthesh brezin me dinamit, do vritet vetëm ai tjetri, dhe ti do të ringjallesh.

Beteja vlen të bëhet duke pranuar dështimin si përgjegjësi e të gjithëve dhë duke ofruar një plan të qartë, se si ta ri-integrojnë opozitën në sistem.

Ndryshe kjo beteja qesharake për të gjetur fajtor Bashën, një vit pasi të gjithë ishin gati të shqyenin Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin se nuk pranuan marrëzinë e tyre, tregon se ata akoma nuk e kanë kuptuar se çfarë u ka ndodhur.

Dhe sa më vonë ta kuptojnë, aq më vështirë do ta kenë të ringrihen.

12 komente në “Ata që prisnin të funksiononte vetëvrasja si fitore!”

  1. Iliri nga Gjermania says:

    Atyre i ka ikur Treni me kohe.
    Ska me se çfare bejne. Mir do ishte te martin Valixhet dhe te gjejne nj shtet ku i vje per mbare ne Orient, se ketej nga Perendimi skane me shanse.

    1. Revizori says:

      Ishin debilët Bejtja dhe Shkullaku we gati sa nuk kaluan ne orgazem tek Blendi Fatziu kur i thoshin Lorenc Vangjelit: “Ti akoma nuk e ke kuptuar çfare ka ndodhur.”
      Doli që ata nuk.kishin kuptuar asgje ishin mercenaret e perjetshem Bejtja dhe Shkullaku, qe i shiten paguesit me te parë.
      Lulezim Basha eshte vetem nje viktime e paaftesise dhe paburrerise se tij.
      Pergjegjesine e vertete e ka Berisha dhe klika e tij fashiste.

  2. Shinjestra says:

    E vertete.Fajtor per shkaterrimin e PD-ke eshte Sali Berisha.Ai e vuri Bashen ne krye te pd-ke me qellim qe kur Basha te humbiste zgjedhjet ose pas kater vjetesh do jepte dorheqjen dhe ne vendin e tij do vendosej e bija e salit Ergita ose Shkelzeni.Kjo eshte e verteta.

  3. Buzuku says:

    Analize perfekte. Merite eshte gjetja e temes. Pas darke presim me interes te lexojme editorialin e ri dhe, ne pergjithesi, TemA-n.

  4. Rebiu says:

    Analize perfekte!

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Lere te vegjetohen ne marrezine e tyre.. Nen marrezine e Sali Salihit !!! Sa te jete gjalle Salihi ne parti, mazhoranca e ka rrugen e shtruar..

  6. Star says:

    E kemi theksuar gjithmone qysh ne krye kur u be djegia e mandateve,se kjo eshte veper e Sali Berishes qe u be vetem per interes personal te tije,duke pare zhvillimet ne reformen e drejtesise. Luli as per te dhjere nuk shkon pa marre lejen e tije dhe jo me te kryeje nje akt madhor te ketije formati. U genjyet nga fjalet e Saliut qe thoshte qe une nuk kam me ndikim ne vendimet e partise sepse kam dhene doreheqjen. E gjitha ishte demogaxhi qysh tek listat per deputet sikur eshte veper e Lulit. Sali Berisha e ka drejtuar gjithmone dhe vazhdon ta drejtoje edhe sot PD-ne. Kush nuk e kupton kete eshte miop ose i shitur. Luli eshte dordolec i tije edhe sot qe po behet ky debat.
    Sali Berisha ja dorzoi partine qe te krijonte nje imazh tjeter per vehten e tije. Dhe kete e beri duke arritur deri ne krimin e vrasjes se Sokol Olldashit , sepse kete e shihte si rrezik potencial ne rrugetimin e Lulit si kryetar i partise , megjithese ne procesin e pare te zgjedhjes beri njemije e nje shkelje me qellim qe te zgjidhej Luli.
    Tashti gjithe debati qe behet per kete veprimin e djegies se mandateve se gjoja qenka veper e Lulit eshte e stisur nga vete Berisha qe te ruaje imazhin sikur Ai me doreheqjen nga krytar nuk ka ndikim ne PD.

  7. Olimpia says:

    Ka vetem nje rruge per nje te djathte te qendres moderne europiane….Nje parti e re,e drejtuar krejtesisht nga nje grup drejtues liberal me kulture perendimore,me nje program ekonomik,politik,shoqeror te mbeshtetur ne idete liberale te lirise se tregut,ndarjes se pushteteve dhe lirise se individit.E gjithe kjo duhet realizuar me nje ndarje te qarte nga anarkotribalizmi kriminal i Berishes,nga llumi neofashist i pinjolleve te bejlereve mesjetare dhe bashkepunetoreve te pushtuesve qe u ka mbetur ora ne 44..n nga mbeturinat e ,,komunisteve ,,fanatike te shnderruar ne fashiste te vertete.Kete duhet fa realizojne kryesisht intelektuale dhe te rinj te edukuar ne perendim plus borgjezia e re prodhuese,jo oligarke.Natyrisht kjo levizje e re ne kushtet aktuale mund te terheqe pjesen e moderuar te larguar nga PD apo edhe qe Jane akoma pjese e saj si dhe mjaft njerez te pakenaqur nga partite e tjera.Por suksesi i kesaj force do te varej shume nga pastertia e figurave drejtuese si dhe nga kritika PA kompromis qe duhej ti benin berishizmit,teorive dhe praktikave shkaterruese te Pashkos,te banditit Hajdari,te ultraliberalit Nano,te kryetarit europian te hajduteve Meta ,te lolos se familjes Berisha Basha etj.

  8. h says:

    Saliha,si provincial meskin,ordiner dhe medioker shpirt vogël që eshtë,nuk asnjë shpresë të bëjë
    strategji që dalin jashtë personit të vet apo familjes së ngushtë.Eshtë çështje psikoanalitike,jo dëshire.
    Një zvarranik nuk zotëron aftesinë e fluturimit ,edhe pse e dëshiron.Ai eshtë lindur per intriga,manipulime,spiunlliqe,
    maskaralliqe të rangut të ulët.Nuk del dot nga natyra dhe brumosja stil organizata bazë e partisë spitalit tropoje.
    Kufizimi i tij fshataresk, në fund të fundit eshte nje gje pozitive sepse sikur mos ishte i tillë,mund të kishte qene shume i rrezikshem.

  9. SPECI says:

    JO KRAHASIM ME BREZ DINAMITI DHE KAMIKAZË POR ME “SPECA DJEGËS” TË CILËT OPOZITA I HËNGRI ME GRUSHTE DHE MAZHORACËS JU DOGJ STOMAKU.

  10. gjeramadhi says:

    ore kokë madh akoma e quan opozitë bandën e hajdutëve ti

  11. paloka says:

    Zoti Mero. Ne perpjekje per te shfajsuar Bashen per djegjen e mandateve te PD, me argumentin se Berisha ishte regjizori dhe ky aktori, e pakta Basha ka qene aktor i dobet perderisa ka pranuar per regjizor Berishen e cmendur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje