Një gjobë e re, për revolucionin e dështuar

9 Janar 2020, 19:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar nga kompania “Fitch Ratings”,  e cila e ka renditur këto ditë Shqipërinë, në vendet me ulje të ndjeshme në qëndrueshmërinë politike, gjë që ka përkeqësuar perceptimin e investitorëve të huaj.

Shkak kanë qenë protestat e dhunshme vitin që lamë pas, tensioni mes partive politike para zgjedhjeve, djegia e mandateve dhe dështimi për t’u hapur negociatat.

Nuk është se kompania ka bërë ndonjë gabim në vlerësimin e saj. Edhe shqiptarët që e kanë vuajtur këtë situatë, kanë po atë perceptim.

Ajo që është interesante në reagimin e Ilir Metës, ka të bëjë me mënyrën se si e përdor si gjobë për revolucionin e dështuar vlerësimin e kësaj kompanie.

Sipas Metës, meqënëse perceptimi tani për Shqipërinë është negativ, duhet të ulemi të njohim fuqinë e asaj çfarë ai ka bërë vitin që shkoi dhe të bëjmë dialog.

Historia e dhunës politike të vitit 2019 është më e pashembullt, se ajo e  vitit 1997. Ajo ndryshe nga vitit 1997, synoi shumë herë më lart, jo vetëm në djegie godinash dhe shkatërrime, por në rrëzim të sistemit dhe institucioneve.

Opozita dogji mandatet në përpjekje për të delegjitimuar Parlamentin dhe bojkotoi zgjedhjet në përpjekje për të ndryshuar mënyrën se si zgjidhet pushteti në Shqipëri, duke kërkuar fitore në tavolinë.

Të tjerat pastaj janë pasoja.

Në krye të kësaj përpjekje për destabilizim ishte Presidenti i Republikës, i cili edhe për etikë, ende nuk e ka shfuqizuar dekretin e zgjedhjeve të 13 tetorit të vitit të kaluar, me të cilin tentoi të hedhë në erë Shqipërinë.

Natyrisht me aq shumë dhunë, me aq shumë përpjekje për destabilizim dhe aq shumë egërsi ndaj imazhit të Shqipërisë, ky vlerësimi është goxha pozitiv, se mund të ishte dhe më zi.

Tani mirë që është negativ, mirë që është shkaktuar nga njerëz konkretë dhe nga një opozitë e cila po e vuan më shumë se Shqipëria atë që ka bërë, por del dhe kryeautori i kësaj beteje, dhe në vend që të kërkojë falje dhe të dënojë atë që ka bërë, vazhdon e kërkon shpërblimin e asaj që ka bërë.

A thua se trazirat në vend, sulmet ndaj zgjedhjeve dhe Parlamentit na i bënë alienët dhe qeveria ka faj që nuk i parandaloi.

Ajo që Ilir Meta kërkon tani nuk është ndonjë krim. Palët mund të ulen në dialog, dhe mund të vazhdojnë përpara, të sillen si politikanë normalë. Por nuk mund të sillen sikur nuk e dinë se çfarë kanë ndodhur.

Thirrja për të bërë sikur nuk e dinë çfarë u tentua të bëhet më 30 qershor, është thjeshtë një thirrje e Ilir Metës, për të harruar Ilir Metën.

 

12 komente në “Një gjobë e re, për revolucionin e dështuar”

  1. SHKELZENI says:

    PROTESTAT JANE FORMA ME DÉMODÉ NE DEMOCRACINE EUROPIENE NUK BEHEN PROTESTA NGA PARTITE POLITIKE NE EUROPE UNE PERSONALISHTE NUK KAM PARE AFERSISHTE 30 VITE JETE NE FR
    KJO TREGONE QE PD NUK ESHTE PARTI E TIPIT EUROPIEN POR PARTI AFRICAINE ( COTE D’IVOIRE SÉNÉGAL CAMEROUN)
    PROTESTAT I ZHVILLOJNE VETEM SINDIKATA PER TU NJOHUR
    PARTITE POLITIKE KANE PROGRAMIN E TYRE KANE FORMA ME MODERNE PER TE ARDHUR NE PUSHTET ISHTE SKANDALOZE PRIMITIVE GATI KUR SHIKOJE NJEREZ ME SHTIZA ZJARE DIKUSH SHURONTE PARA INSTITUCIONIT JOOOOO KJO PARTI NUK MERITON PUSHTETE

    1. Eraldo says:

      Vas-y Franky c’est bon , vas-y Franky c’est bon bon!!

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ku do t’ja dije Shtangisti ne cmagnitute tensjoni e futi Shqiperine. Une po vrisja mendjen ku i vajten ata ish presidenta e ish dipllomate qe ky do konsultohej duke i thirrurr ne presidence qe te nxirrte nga kriza Shqiperine.. Ku ka fytyre ky palaco qe ta vrasi ndergjegja se c’fare krijoj.. Politikane te tille jane te skaduar qe kane zene institucjonet dhe mjelin lopen. Mazhoranca duket qarte qe e le te livadhisi.. Nga ana tjeter kemi bashki qe kryeministri u tha qe vjet te ndryshojne udhezimet e rrugeve duke vendosur gjuhen ame te paren dhe te minoritetit te dytin. Nuk e dija qe paska dhe bashki qe qytetarin ame e shpallin “non grada” dhe si minoritet nuk zbatojne rregullat e territorit ku jetojne.. Edhe kjo duke i shkelur syrin qeverria.. Sepse po dhunojme te drejtat e minoritetit dhe kur bejme ate (si presidenti yne dhe ai tjetri i rrjedhuri), Greqia s’na lejon ne negociata (te metejshme) per anetarsim.. Kemi nja 10 vjet qe degjojm Greqine me te njejten muzike dhe ne hap varre per ta.. Italiani kishte dyfishin e te reneve dhe ja u morren kockat ne Itali. Greket po kerkojn Lapidare, gradualisht buste, rruge ne emer te te reneve kundra nesh (gallat), toka te shenjta (edhe kishen ne mes qe te duket delikate ne syte e botes kristiane) sic pretendon Serbi ne Kosove (ne emer te Zotit sigurisht)..

  3. Arber iliri says:

    Keshtu ka harruar edhe vidion me ze e figure te dritan priftit,vrasjet janarit ku i quajti viktimat kokpalare.berisha e meta sjane ndeshkuar ndaj edhe demtojne ala.

  4. Sali Trimi says:

    Ilir Meta eshte po ai qe ka qene.
    Ato qe thoni ju zoti Mero jane te verteta, por te verteta te perseritshme te Ilirit. Gjithmone Iliri ka qene per “dialog”. Diallogu I tij ka qene I tipit te diallogut te fabules se La Fontenit, midis ujkut dhe qengjit. Ujku zbriti poshte rrjedhes se ujit dhe pyeti qengjin se pse ai po i trazonte ujin. Qengji u mundua ti spjegonte se uji nuk trazohet nga posht lart por ujku nguli kembe ne te tijen dhe I tha se do e hante qengjin…
    Historia e Ilirit vazhdon keshtu me tej: Aty pran ishte Amerikani dhe u cudit me mungesen e llogjikes midis ujkut dhe qengjit. Nuk priti shume dhe me grusht “celniku” i thyeu dhembet Ilirit(me fal ujkut). Ujku(me fal Iliri) ka mbetur pa dhembe por akoma ka deshire te dialogoje. Tani ai nuk thote me se pse qengji i ka trazuar ujin, por thote qe te bisedojne te kullojne ujin e trubulluar!!!! Haron iliri se ujin e trubulloi ai me shoket e te njejtit kallep. E kane dhjere Shqiperine ne te kater anet! Skane lene gje pa vjedhur dhe kane shperfyturar qenjen shqiptare. Jo vetem qe su vjen turp, por duan te barazohen me “qengjin”. Duan te barazohen me njerzit e ndershem. Iliri do te dialogoje! Iliri do te dialogoje prape si ne fillim. Ai do qe te vazhdoje te mbetet ujku shqiptar. Ai do qe te mbetet mbreti I xhungles. Ai do te behet luan! Luani qe u be mbret nga ujku pa dhembe. Ik o Ilir se qelbe dynjane! Kufoma jote politike do jete simbol kulminant i tradhetise kombetare! Simbol i hajdutit qe donte te behej “pape”!

  5. Per dy laviret e janulles! says:

    Nuk ka me dialog.
    Meta dhe Sali bagla Jane te vdekur. Koka te prera. Basha amerikaneve ju duhet vetem te vazhdoje ne rolin e tij si kukull teveqele.
    Askush ne Perendim nuk mund te pranoje me te vazhdoje jo vetem me hajdute dhe vrases ordinere si Meta me Berishen, por mbi te gjitha me keta dy elemente krejt te paskrupullt , kaq orientale, kaq rrugace, kaq mafjoze qe se kane per gje ti vene flaken gjithckaje.
    Arrestimi i tyre dhe goditja e klaneve kriminale mbajne, Jane procese qe kane filluar.
    Flasim per dy kufoma politike te diskretituara, azgjesimi perfundimtar i te dyve eshte qellim kryesor i Perendimit dhe shqiptareve.

  6. Pyka says:

    O Mero,partitë politike në Europen perëndimore,nuk janë sindikata…….kurse këta të tanët janë talebanë….pa mbajtur krahë!Këta jo se nuk i dinë gjërat,por i përdorin për te goditur,atë pak shtet që është aty!Dhe kjo është shumë e rrezikëshme!Sepse pasqyra e shtetit,janë politikanët!Aty në 30 vjet,politikanët me shpurat e tyre,kanë zbatuar teorinë e çiqëtënizmit,në kurriz të vëndit dhe në lekurën e popullit!Dhe për ta mbyllur Mero…ti i njeh të gjithë ata që janë marre me politikë….si të duken?Gazetarët që duhet të jenë drita e së vërtetës,si të duken?d.m.th shtet bordello=politikanë bordello=adminstratë bordello!!!!!!

  7. Shqiptari says:

    Është një histori e vjetër kjo me shqiptarët,tē cilët,ndër shekuj,për shkak të marrëzisë së tyre ,vetëm për tē qenë në krye rë pashallëkut,digjnin tërë vendin.Dhe e njejta histori ,përdëritet në të njejtin vevd,por me protagonistë të rinjë.Të etyr për pushtet,me ambicje të marra,të ardhur nga provinca,me metalitet komunist,feudomikroborgjez,kjo rracë të marrësh politik,kërkon të bëjë protagonistin.Kështu ka ndodhur ndër shekuj.Njerëz ambiciozë dhe inatçorê,largoheshin nga Shqipëria,me një gunë dhie,dhe psa fisa vitesh shërbim ndaj sulltanëve,ktheheshin në vendin e tyre,me 100 mijë ushtarë duke e djegur e pjekur këtë vend.Edhe kur u shpall Pavarësis,Syrja bej Vlora,kushëri i parë i Ismail Qemalit,bahkë me Esat Pashën,Faik Konicën etj formuan Aeverinë e Durrësit.Kështu ndodhi dhe me mbreti Zog,vritet kunati i tij,Ceno Begu nga Arqivjadh Beni,Elbasanas,Dhe akuzohet Zogu se e vrau për të ruajtur pushtetin.E njejta histori përsëritet gjatë Luftës,partizanë-ballistë,luftē që vazhdon dhe sot.Të lodhur nga betejat politike,njerëz të vegjël periferikë,të ardhrur rastësisht në politikë,me njē marrëzi fëmijënore,pasi i kanē shkaktuar dëme tē rënda vendit dhe popullit,thêrrasin për dislog dhe pajtim.Madje,u referohen të huajve,të cilët parashikojnē perspektiva jo të mira për ekonominē e vendit.Po kush i shkaktoi këto trazira,që pengojnë zhvillimin e vendit?Kreu i dhtetit,njē opozitar inatëçor dhe egoist,kujtohet tani të ulë palët në dialog për të mirën e vendit.Është një ironi,që shqiptarët e kanë shijuat ndër shekuj.Sado të luaj me një retorikë bajate,të bazuar në parashikomet e ndonjë agjencie të husj,presidenti dhe shpura tjetër e të marrosurve pēr pushtetnuk mud t’i lajëduart me dëmet që i kanë shkaktuar vendit dhe shqiptarëve.Besoj se kjo klasë politikanësh provincialë,tē paaftē dhe me njē barrë gjynahesh mbi shpinë do u hiqrn qafe shqiptarëve.Koha e tyre tashmē ka mbaruar dhe njerēzit janē tē ngopur me këtë rracë mashtruesish.

  8. mamija Like e Gjin Gjonit says:

    eshte nje thirrje e Ilir Metajt,kapardisur ne zyren e presidentit si bandit me kollaro qe eshte ,per te harruar Ilirin e Floririt,te Videos me Dritanin,te protagonistit te CEZ-it,te 200.000 eurove te Ismailajt,te kulishit e bashkepunetorit te ngushte te kryebanditit Berisha e te me demek burrit te vrromes Kyeemadhi me nje cizme Guci,qe hoqi si lavire cizmen te qelloje kryeministrin ne mes te parlamentit.Eshte nje perpjekje e ketij langoje me kollaro qe perpiqet te beje trimin e xha Beqos,pasi bashke me banditet e tjere me e pa kullaro e kthyen permbys vendin qe te pengojne zbatimin e reformes ne drejtesi e ngritjen e organeve te saj;pasi u perpoq dhe te fuse ne gjykaten kushtetuese njerez qe nuk e meritojne si Besnik Muci e Xhaferllari,duke mos njohur dhe mandatin e ligjshem te Arta Vorpsit per te gjykaten kushtetuese;pasi nxorri uje te zi te pengoje realizimin e zgjedhjeve lokale e te tjera bema te ketij orakulli te djallit ne kete vend.Ky i pacipe shkoi deri atje sa tu thote Amerikaneve te shkojne ne Korene e Veriut te monitorojne zgjedhjet,sepse ky vend ka trima si Ilir Floriri,i cili eshte i sojit te Grueskit,veshur me lekuren e Mic Metaj Sokol Kriemadhit etj etj.Se fundi,duke qene se ky edepsez as skuqet dhe as zverdhet,sepse po te skuqej qofte dhe pak do kish ikur ne shtepi prej kohesh e nuk do ishte ekzemplari i te keqes ne kete vend,tani i mbetet te shijoje dhe disa kohe ato miliarda te pista qe ka bere e ka fshehur,e di vete ai,por dhe FBI-ja amerikane se ku,…bashke me te shoqen,deri sa ti vije radha te hetohet per te gjitha sa kane bere ne keto 30 vjet.

  9. asnjeansi says:

    Per komentuesin Shqiptari . Komenti yt eshte vertet me permbajtje te mire menduar , por nje verrejtje te madhe kam per ty “Po hidhi nje sy shkrimit pasi e ke perfunduar , a derezi , dhe korrigjo gabimet , se ia ul vleren asaj qe ke shkruar . Ne çdo rresht , ke te pakten nga 10 gabime drejtshkrimore “

  10. STRAZO PO PRET ,MJERO says:

    HAJDE DE MJERO E SHKROVE ENDE ATE REZUMEN E ATIJ BASHKIAKUT TE MALLAKSTRES HAHA ,MOS HUMBE KOHE SE SPARTAK BRAHO TE PRET ATJE ME BYTH HAPUR ,AI E DO KARIN NE BYTH TAKU,SE PO U BE ME NERVA EDI RAMA DHE DOKTORI TE FUSIN EDHE NE BURG ,TANI JE PENG I DOKTORIT DHE ZAGAR I EDI RAMES ,,QKA ME BE TANI ,ANDI BUSHATI DHE STRAZO E ARMAND SHKULLAKU TALLIN KARIN ME JUVE TANI HAHAH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje