Ilir Meta mund të kthehet në një shpresë për të rinjtë

18 Janar 2020, 18:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ilir Meta po përpiqet të riformatohet si politikan nacionalist. Siç e ka thënë dhe vetë, me sa duket nuk shikon më shans të marrë edhe më tej mbështetje nga shqiptarët, përmes LSI-së. Po përpiqet të krijojë profilin e një politikani nacionalist, sovranist kundër Perëndimit, anti-emigracion, dhe të krijojë një parti të re, mbështetur mbi filozofinë e Internacionales së autokratëve lindorë.

Nuk ka ndonjë gjë të keqe. Shqipëria ka boshllëk, edhe pse nuk ka nevojë, për politikanë të tillë. Por nuk është kurrë vonë të provosh diçka.

Kohët e fundit nuk di pse është fokusuar tek një nga plagët reale të shoqërisë sonë, por dhe çdo vendi lindor, atë të ikjes së popullsisë në emigracion drejt Perëndimit.

Gazetari më i përkushtuar britanik për çështje ballkanike, Tim Judah, ka bërë një sërë analizash dhe emisionesh në shtypin britanik rreth shpopullimit të Ballkanit, duke nisur nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, por dhe vende të BE, si Bullgaria e Rumania. Shifrat janë vërtet të këqija.

Të gjitha vendet janë në alarm për këtë gjë. Arsyeja kryesore është pabarazia ekonomike mes qytetarëve të këtyre vendeve dhe Europës, dhe mbi të gjitha, mundësia që të ikin në Europë.

Por kanë peshën e vet dhe keqqeverisjet lokale.

Konteksti në të cilën Ilir Meta po përpiqet ta vendosë këtë problem, si kandidat për politikan, tashmë i djathtë nacionalist, është tek keqqeverisja.

Nuk kam ndërmend të vë në peshore këtë gjë me arsyet e tjera që kanë shqiptarët për të ikur nga vendi, por e besoj se në Shqipëri, sidomos brezi i ri, i rritur në një periudhë të artë të informacionit dhe mundësisë për ta ndërtuar jetën edhe në Europë, ka prioritet ikjen nga vendi.

As Shqipëria dhe as ndonjë vend i rajonit nuk kanë gjetur dot një politikë magjike t’i mbajë këtu ata që duan të ikin. Edhe Kosova, që kishte shpresë se këtë gjë do ta zgjidhte Albin Kurti, ka pak shpresa.

Edi Rama tentoi një projekt të sigurimit të shtëpisë së parë për çiftet e reja, garantuar nga kreditimi i shtetit, por duket se hasi në  bllokadë financiare të institucioneve ndërkombëtare që na mbikqyrin.

Ka disa iniciativa të tjera të vogla, që nuk është se kanë ndonjë peshë reale, siç janë shpërblimet për fëmijët e lindur.

E vërteta e hidhur është, se ne nuk kemi shanse t’i ofrojmë brezit të ri, një shans për t’u ndjerë i sigurtë për të ardhmen në vendin e tij, në një vend ku pabarazia sociale është e madhe dhe shanset e barabarta, janë në zhdukje.

Dhe këtu, natyrisht që ka rol edhe keqqeverisja.

Në këtë aspect, Ilir Meta është politikani më i vjetër në pushtet në Shqipëri. Ka prej vitit 1992 deputet në Parlamentin shqiptar, kryeministër, zëvendëskryeminisër, ministër i Jashtëm, ministër i Ekonomisë, dhe në fund dhe president. Është ikonë e përfaqësimit të klasës politike, që ka dështuar në këtë aspekt.

Dhe pikërisht për këtë, ka një mundësi të ngjallë shpresë tek të rinjtë që nuk shikojnë shanse në këtë vend, qoftë dhe për shkak të tij.

Mund të japë dorëheqje nga politika, si një gjest i vullnetit të mire, për t’u hapur rrugën më të rinjëve.

Është e sigurt që do të ngjallë shpresë. Siç thoshte dikur një komentues rreth deklaratës së zonjës Kryemadhi, që po ashtu shprehte këtë shqetësim: “Ik ti, se dhe arbëreshët kanë për t’u rikthyer në këtë vend.”

Nuk besoj se do ta zgjidhim problemin e të rinjëve vetëm me këtë ikje, por një farë kontributi pozitiv do të jetë.

27 komente në “Ilir Meta mund të kthehet në një shpresë për të rinjtë”

  1. Olimpia says:

    Mero, mire per ironine reale .Por nuk shpresoj qe Meta ti marre seriozisht ato qe deklaron.Shpresa e vetme e Metes,pas deshtimit te revolucionit neofashist,,,Marshimi mbi Tirane,,,eshte nje rikthim ne pushtetin te bandes se Berishes me lolon Basha.Kjo do ti garantonte nje 5 vjecar tjeter presidente si shperblim per cka beri ne favor te ,,revolucionit neofashist,,te deshtuar.
    Sa per ,,autokracite lindore,,gabohesh.Keto vende deshmojne inteligjence te larte shtetformuese.ATO ,pasi shfrytezuan me zotesi miliardat e BE dhe ia dolen ta transformonin shpejt ekonomine e trasheguar,PA thyer asnje xham,duke rritur ndjeshem te ardhurat per fryme,tani deshirojne te shmangin detyrimet ndaj BE,me terza sovraniste,por jo kunder BE por te tjereve.Bile disa vende si Cekia,Sllovenia,Sllovakia ,Polonia ,Hungaria kane kaluar disa shkalle siper vendeve me te vjetra ne. BE,si Portugalia,Greqia,jugu i Italise,rajone te tera te Spanjes etj.Dhe ne keto vende dominojne si te djathtat sociale,Poloni,Hungari ashtu edhe te majtat tradicionale si Ceki,Sllovaki,…Por keto vende po terheqin miliarda edhe nga Kina ,,komuniste…kapitaliste,,,pa e vrare mendjen shume per keshillat dhe verejtjet e ,,aleateve stategjike,, .Vete keta aleate stategjike kane bashkpunim ekonomike me Kinen me qindra miliarde dollare.Kuptohet,beni si them une por MOS beni si ben une …
    Me te drejte ,problemi me i mprehte eshte pabarazia .Sepse ne Shqiperi ka para.Nuk ka rendesi si kane hyre,pasi nuk jemi ne te paret,perkundrazi te fundit.Idiotet e PD dhe LSI qe per te marre pushtetin bejne gjithcka duhen neveritur.Rama me zgjuarsi duhet te gjeje rruget per te detyruar poseduesit e parave te investojne ne industrie moderne konkuruese si dhe te shterngoje daren kunder evazionit fiskal.Kjo duhet shoqeruar me rritjen e nivelit minimal te rrogave dhe pensioneve perkatesisht 400 dhe 300 euro..Kjo do te sillte rritjen e shpreses per te rinjte dhe do te gjalleronte zinxhirin prodhues,triste nivelin e arsimit dhe sherbimeve.Duhet te bene ate qe beri Putin kur erdhi ne pushtet.Sepse Shqiperia akoma i ngjan Rusise se idiotit pijanec Jelcin,per fat te keq.Per fat ishim ne mesi te Europes dhe mbijetuam ne saje te emigracionit.Por tashme ka ardhur koha per shtet modern, jo per improvizime dhe diletantizem.
    Sa per Meten,nga qe Rama e coi ne ate zyre,le te trgoje edhe forcen per ta hequr, pa asnje medyshje.Sepse kete e duan sigurisht edhe ne DEPERTAMENT STATE,por edhe ne Bruksel e Berlin.

    1. XheJ eN Bi says:

      Olimpia…
      I vetmi komentues serioz ,me një bagazh dhe njohuri që e kupton ç’ do njeri i thjeshtë.

    2. Fredi says:

      Dakord me ty Olimpia por une mendoj qe Rama nuk eshte i sinqerte komplet sepse dhe ai ka grumbulluar kapital ne menyre te paligjshme.Por problem tjeter eshte qe ne me Kinen nuk mund te bejme njelloj si Cekia dhe Sllovakia sepse roli i USA ketu te ne ka qene me i thelle se te ata.Ne kemi jashte territorit aktual te vendit popullsi shqiptare qe jane ne trojet e tyre dhe hedhja ne krahet e Kines do te demtonte.

  2. Plugu says:

    Ilir Meta nuk ka per te bere asgje,nuk ka per te realizuar asnje plan djallezor,se, ai do shkoi ne burg.

  3. Lik says:

    Ne fakt Meta ka qene per ca kohe shprese per te rinjte.
    Behu anetar I LSI-se, pastaj behu drejtor,vidh sa me shume, 50% tek familja Meta, 25% tek partia dhe 25% per vete…kur te kapesh te shkosh per lesh.
    Tani po kerkon deshtake budallenj te tjere..a ka me valle?

    1. Bu-llari says:

      Ka plot …likellari, braimllari, brahimllari, monallari, meçorapja, paçorapja,dyçorape dhe çorapshqyer

    2. Raul says:

      Leshilikes particka e drejtoreve hajdute, zvministrave hajdute, ministrave hajdute, particka e haremit famekeq erotiko naziskin te Jales, particka e sharebajgave deputete me shkolle te mesme, particka e Nafije dybekut doktoreshes horoskopike fallxhorja e leshelise ka ikur per lesh dhije

  4. Flutura says:

    Si mund ta besojne te rinjte nje hajdut te floririt te Krrabes, (afer 3 kv flori), te bllokut – 700.000 euro e sa e sa te tjerave pasuri kombetare.
    Une e di qe te Mero tallesh, ke nje sarkazme te holle, por mbase ndonje edhe e kupton ashtu si e shkruan.
    Ai eshte si lindoret e sotem dhe jo si ata te paret, qe nuk vodhen shtetet dhe qytetaret e tyre.

  5. Petro ... says:

    Nuk e kuptoj qe pse shqetesohen politikanet shqiptare se po ikijn shqiptaret. pa ironi mund te theme se tani jemi ne levizje ne gjithe boten. Ne qoftese çpopullohet vendi, ç’te keqe ka?! Gjithe ajo prone dhe para do ngelet ne doren e politikaneve zameqare qe s’kane pushuar se vjedhuri 30 vjet. 40 vjet sundoi Enveri dhe nuk pushojne shkrimet e Kaloçit me shoke, bile 50% e mediave merren me kete probleme. Po me shqiptaret ç’kane; lerini njerezit te bejne jeten e tyre atje ku kane mundesin. Pronaret, me sa duket , do ngelen pa skllever. Ky eshte shqetesimi.0

  6. Don says:

    Eshte e thelle ironia
    Vret me shume se tehu shpates
    thelle buron nga Laberia
    dhe nga pena e Mero Bazes

    A kupton druri skraparit
    qe vec vjedhjen ka zanat
    te kuptoje cfare shkruan pena
    te bej stazhin ne Dukat.

  7. Sami says:

    Mero tani ky druvari i skraparit do rri gjithe naten pa gjume te gjeje kuptimin e ketij shkrimi. Fan Noli toleroi vetem dy ministra por te kesh kreun e shtetit dhiar ne vitin 2020 eshte tmerr. Fan Noli do te rrotullohet permbys ne varr kur ta degjoje.

  8. E èma e Zeqos says:

    Natyrisht do ishte njè hap pèrpara, largimi nga politika i simboleve tè korrupsionit shqiptar. Ilir Meta, èshtè mishèrimi i tè gjitha arsyeve pse shqiptarèt largohen nga vèndi i tyre. Ai, nuk èshtè i vetèm nè listèn e politikanève qè shqiptarèt ndjejnè neveri kur i shohin.
    Lista e atyre qè duhet tè hapnin krahun, pèr ti dhènè njè mundèsi egzistimi frymès europiane tè punès, mund tè zgjatej edhe me emra tè “medias sè pavarur”. Tek lexon broçkullat e Ymer Bazes kur flet pèr largimin e shqiptarève nga vèndi dhe e krahason atè me largimin e qytetarève tè vèndeve tè tjera tè lindjes, nuk mund tè rrish pa shtruar pyetjen,,,deri ku shkon dallkaukllèku? Nuk di qè ndokush nga kèto tè tjerèt, tè ketè mbushur kampet e refugjatève nè vèndet e BE, tè mbushè maunet dhe tragetet pèr tè hyrè ilegalisht nè Britaninè e madhe, tè sakrifikojè edhe jetèn, vetèm e vetèm tè mos dèbohet prej atje. Korrupsioni i politikès, mosegzistenca e shtetit ligjor dhe sundimi i krimit, janè arsyet pse shqiptarèt ikin. Media e Ymerève, èshtè aty pèr faqen e zezè tè lèpirjes ndaj pushtetit pèr njè kockè mè tepèr dhe jo pèr tè pèrmbushur misionin qè duhet tè kishte si pushtet i pavarur.
    Nèse me Ilirin, do ikte edhe Ymeri, shqiptarèt nuk humbnin asgjè, pèrkundrazi.

  9. Buka says:

    Mero,mos u tall me njerezit!
    Pas 30 vjetesh nuk ka shqiptar me 2 gram tru,qe te mos e kete kuptuar se e gjithe klasa politike qe sundoi ketu per 30 vjet ka deshtuar per te bere dicka te mire per popullin duke mbushur llogarite per vete!
    Te gjithe duhen fshire me fshese te hekurt,por kete gje mund ta bejne vetem mjerez idealiste,we duan t’i sherbejne popullit e jo vetem vetes!
    Nje vend me pasuri kolosale dhe 2 milion banore nuk u siguron dot buken e gojes!
    Dhe armiku me i madh i shumices se shqiptareve eshte Rama,qe deklaron pa pike turpi se “shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,as ne mesjete”!

  10. Kalaja says:

    I. Meta dhe S. Berisha po pregatiten te arratisen ne Rusi, se SHBA ja ka zbuluar paret e pista .

  11. Lasgushi says:

    Mero,mos u cudit dhe duhet te kesh frike.Kur shqiptaret vatuan per Salen pas masakrave te 97 pse mos votojne per Ilirin.plus kesaj ILIRI ESHTE ME BUKUROSH SE SALA.

  12. Shqiperia Etnike says:

    Pas bashkimit me Sali kermen ne vjedhje dhe planet e tyre per te percelluar perseri Shqiperine si ne 1997, pas izolimit qe ju ka bere gjithe komuniteti nderkombetar si mafjoze dhe pas kercimit ne llumin e tradhetarve dhe kermave te ketij kombi tek i ben gojore kermes se janullatosit, per Ilir Meten ka ngelur vetem nje rruge nese nuk do te perfundoje ashtu sic do perfundoje Sali kerma dhe kufoma e tij qe do ta nxjerrin nga varri per ta shurruar, ta mbylle ne halene e presidences me gjysem metri litar. Mendon Mona ti lepije doren janulles.

  13. DIL Mohoje kete gje ,Se na beri me turp Agimi says:

    Qka thot ai Agim xhafka mor MJERO thot Eco Rama r ka hedhur ne gjyq babain e tij,kjo ska mundesi ,jeni ju ne dijeni perse? Beje nje deklarate dhe mohoje kete fje

  14. Koba says:

    Ketij Hajduti i ka dale Boja.Nuk ka sapun qe i lan Mekatet e Tij.Ate O Z.Mero e pret Reçi dhe dorezimi i te gjithe Pasurive te vena ilegjitimisht.

  15. Xhulio says:

    Nese do ta besonte njeri Meten se vertet do te beje shtet duke u thene se ; beni siç them une e mos beni si bej une”, atehere ky dhe e shoqja do kishin rezultat. Ky dhe shum kush si ky politikan, kane fat qe keta jane te lidhur me njeri tjetrin per krime e shantazhe, prandaj dhe nuk denohet njeri nga keta. Vete meta e ka rithene dhe provuar qe;çudia me e madhe, tre dit zgjat. Harroni ju popull, kur u vrane per 21 janar, meta tha jane kok palare, rama tha; do ta rikthejme gjyqin per te vene drejtesine ne vend, te dy bashke bejne njerin, ae njerin qe ne kete vend nuk ka pasur e nuk do kete drejtesi te barabarte para ligjit, per keto ka vetem nje drejtesi, drejtesia popullore e epiteteve qe populli i ka vene.

  16. STIV KOBURJIA says:

    CDO SISTEMA KA TE MIRAT E TE KEQIJAT E VETA DHE KOHA BEN SELEKSIONIMIN DUKE I VENE NE PESHORE

  17. Une kete di,,,Edi vs KRISTAQ says:

    Une e ka lexuar te gazeta Tema kete rast ,Kur EDI Rama e ka paditur KRISTAQ RAMEn ne gjyq per NJE problem FAMILJAR

  18. Vari Janullen! says:

    Dhjaks i Janullaqit. Shkerdhata grek shqyen varre shqiptaresh e vjedh kocka per te mbushur varret e vorioepirit, Ilir qelbesira na e ben shqiptar. Se ishin budallenj 5 presidente perpara burrit te Mona ordineres, qe se qasnin as tek pragu grekun qe na u be zot pa e ftuar njeri!

  19. Kola says:

    Ilir Mera duhet te dale ne pension dhe te kaloje jeten duke luajtur domino. Nuk i ka dhene dhe nuk ka cfare t’i ofroje rinise, etj.

  20. Luan says:

    Epo greket e detyruan Liken ti beje favore janullatosit se kane pergjimet me trafikun e droges qe Balili punonte per llogari te Likes.

  21. Lako Dejani says:

    Po te jete gje e vertete,
    Qe ky vend te “ndreq fytyre”,
    Zor te rinjte t’i besojne Likes,
    Sa Hazbiut ne Kelcyre.

    Ky i fundit ka lene fjale:
    -Ne Kelcyre te kete HAREM,
    Po Likja, ç’premtim ben valle?
    Apo Monen s’e kursen…!

    Veç ne qençin me tru thare,
    Ta pasojne kete njeri,
    Kur ketij iu “dhimbska” vendi,
    Ku i ka femijte e tij?

    I sprovuar ne 30 vite,
    S’mbeti post pa a e provuar,
    Por Likja mbeti nje vemje,
    Trup e mendje katundar.

    Vite me pare i bene kenge,
    E quajten: “Burri tabanit…”
    Por tani kane kthyer mendje,
    -E quajne kaka e Skraparit

  22. Shen Kozmai says:

    E ka thene, madje e la amanet,i ndjeri Dritan Prifti qe Ilir Meta eshte njeru me i poshter qe ka nxjerre ky vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje