Nga Mero Baze
Ka një përpjekje që 9 vite pas 21 janarit, ata që u gëzuan me vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm, të pambrojtur, të paarmatosur, dhe të parrezikshëm, para dyerve të Kryeministrisë, të bëhen tashmë dhe gjykatës të fajit të mbetur jetim nga drejtësia.
Ka një zell të madh të thuhen fjalë me qesëndi për Edi Ramën, që nuk ka dënuar dot Sali Berishën, ka të tjerë si Ilir Meta që ndjehen ende të persekutuar nga “kokëpalarët” që dolën në rrugë, dhe akoma më keq, ka një vrasës si Sali Berisha që tenton të krekoset që ka vrarë, për të testuar sa shanse ka të shpëtojë nga ky krim.
Kjo ngjarje është historia më e pazakontë e një vrasje shtetërore në botë, pasi vrasjet kanë ndodhur para syve të të gjithëve, të transmetuara ‘live” nga dhjetëra TV.
Autorët dhe viktimat shikohen në kamera. Urdhëruesi vazhdon mburret që ka dhënë urdhër. Ish- ministri i Brendshëm vazhdon të jetë në politikë, bile si aspirues për kryeministër.
Tani kur drejtësia nuk ka bërë dot ende asgjë, disa gjëra duhet të bëhen të qarta përgjithnjë.
Sali Berisha dhe Lulzim Basha, njëri kryeministër dhe tjetri ministër i Brendshëm, janë të vetmit zyrtarë në botë, të cilët kanë vrarë katër qytetarë, kanë marrë përsipër vrasjen dhe Prokuroria e shtetit nuk i ka pyetur ende, jo vetëm në cilësinë e të pandehurit, por as në cilësinë e njeriut që ka dijeni për vrasjet.
As në ndonëj fis të humbur të Afrikës, nuk ka ndodhur kjo histori. Ndaj nuk besoj se në Shqipëri do të quhet e vendosur drejtësia e re, nëse këta të dy nuk shkojnë e dëshmojnë para drejtësisë për vrasjet. Marrja e tyre në pyetje, është e vetmja “stekë” që rrëzon drejtësinë e vjetër dhe na bën me dije se ka ardhur drejtësia e re. Deri ditën që ata nuk do të pyetën për këtë krim, askush nuk do të besojë se gjërat kanë ndryshuar.
Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë tentuar të manipulojnë skenarin e vrasjeve të 21 janarit, duke shpikur fillimisht një version, që vrasja ishte vepër e vetë opozitës.
Aleksandër Frangaj manipuloi në emisionin “Opinion”, videot e një plaku të hutuar para derës së Kryeministrisë me çadër në dorë, ndërsa dy mjekë në Spitalin Ushtarak u përdorën si “ekspertë” që provonin se ishin qëlluar nga afër me armë të kalibrit të vogël.
Sali Berisha e mbrojti publikisht në orën 19: 30 versionin e vrasjes nga vetë opozita dhe kërcënoi gazetarët që dëshmuan se krimi ndodhi nga Garda. E gjitha kjo është e dokumentuar.
Deri ditën që kjo nuk do konsiderohet vepër penale si fshehje krimi, mos besoni se drejtësia e re ka ardhur.
Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë prishur provat në orën 01: 30 të natës, duke u gdhirë 22 janari, duke ndërruar serverin e kamerave të Kryeministrisë. Serverin e vjetër e kanë fshehur për shantazh ndaj oficerëve që mund të tradhëtonin.
Kjo është e provuar shkencërisht nga ekspertiza amerikane e serverit të Kryeministrisë. Sali Berisha premtoi publikisht se do vinte në dispozicion serverin e Kryeministrisë, ndërkohë që e kishte fshirë atë. Deri ditën që kjo nuk do konsiderohet vepër penale si fshehje krimi, mos besoni se drejtësia e re ka ardhur.
Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë ndryshuar versionin e vrasjeve më 22 janar, duke kaluar nga “I vrau opozita”, në skenarin “I vramë ne, se ishte grusht shteti”.
Ata akuzuan presidentin e Republikës si puçist, kryeprokuroren si lavire bulevardi, katër gazetarë, përfshi dhe mua, si organzitorë puçi, dhe ngritën një komision qesharak parlamentar për të shantazhuar drejtësinë.
Deri ditën që kjo nuk do konsiderohet vepër penale si fshehje krimi, mos besoni se drejtësia e re ka ardhur.
Sali Berisha dhe Lulzim Basha refuzuan të dorëzojnë gjashtë gardistët e shpallur në kërkim nga Prokuroria, me argumentin se dëmtohej zinxhiri komandues i Gardës. Gardistët u mbajtën në bodrumin e Kryeministrisë dhe u mjekuan aty, për të zhdukur provat dhe për të koordinuar dëshmitë e rreme.
Plumbat e fshinë nga oborri i Kryeministrisë dhe porta u tentua të ndërrohet. Pengimi i arrestimeve dhe prishja e vendngjarjes janë vepër penale. Deri ditën që kjo nuk do konsiderohet vepër penale si fshehje krimi, mos besoni se drejtësia e re ka ardhur.
Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë çuar badigardin e familjes Berisha tek familja e Hekuran Dedës për të blerë gjakun. Ata tentuan t’u mbyllin gojën me lekë dhe t’i detyrojnë të mohojnë gjakun e djalit të vrarë. Familja reagoi me dinjitet.
Deri ditën që kjo nuk do konsiderohet vepër penale si fshehje krimi, mos besoni se drejtësia e re ka ardhur.
Sali Berisha dhe Lulzim Basha bllokuan hetimin e tyre përmes një Komisioni Parlamentar që tentoi të zëvendësonte hetimet e Prokurorisë, duke shpallur si të akuzuar gjithë Prokurorinë.
Komisioni shërbeu si një argument politik që ata të mos merreshin në pyetje, pasi ndërkohë kishin kompromentuar politikisht Prokurorinë. Deri ditën që kjo nuk do konsiderohet vepër penale si fshehje krimi, mos besoni se drejtësia e re ka ardhur.
Shumica e këtyre gazetarëve që sot mbrojnë molotovët mbi Kryeministri, zjarrin mbi Parlament, dhunën mbi policët, ato ditë linçonin të vrarët dhe mbronin vrasësit.
Sali Berisha përgjonte telefonat tanë dhe ua përcillte gazetarëve të oborrit, për të na demaskuar. Dhe unë kam parë përmbajtjen e SMS-ve të mija me Edi Ramën, në një shkrim të Fatos Lubonjës, i cili nuk fliste me gojë, as me mua, as me Edi Ramën. Kjo tregon shumë se si një vrasës si Sali Berisha, ka përdorur gazetarët e oborrit të tij kundër qytetarëve.
Ndaj sot kur shikon se e njëjta racë përpiqet të barazojë peshën e krimit të vrasësve, me përgjegjësinë morale dhe njerëzore të ish- opozitës, për të vrarët e saj, e kupton më mirë, pse të gjithë ata që u gëzuan për vrasjet, sot bëjnë si të mërzitur, që ish- opozita nuk ja ka dalë dot të gjykojë vrasësit.
Në fakt nuk janë të mërzitur. Janë të gëzuar që nuk janë gjykuar dhe dënuar akoma. Shpresoj mos të zgjasë gjatë ky gëzim i lig i atyre që frikën nga gjykimi e demonstrojnë si guxim për të vrarë.
I madh Mero. Analize brilante. Vrasesit e 21 Janarit duhet te gjykohen dhe denohen. Ska drejtesi dhe paqe mbi shpirtin e te vrareve pa u kalbur ne burg Beisha , Basha & Co.
1. Pse drejtesia e re veproi per te shpetuar saimir tahirin
2. Pse drejtesia e re shpeton nga hetimet dakon,rroshin, gjiknurin,hulusiun etj etj.
3. Pse drejtesia e re nuk areston dot 1 kamarier per fallsifikimin e 20 milione euro te unaza e re.
4. Pse drejtesia e re liron nga burgu gjithe kriminelet qe kishte denuar me burg te perjetshem drejtesia e vjeter.
Kjo drejtesia e re eshte si premtimi i komunizmit te nexhmies dhe enverit qe perfundoi me pralla per idiote me poliagjente.
Ska gje mero ,se i njejti popull eshte
ti je perfundimisht nje rrot kari nga koka te komet
o bole… drejtesia e re akoma nuk eshte ngrit si strukture
Bravo Z. Baze
GANGSTERAT KOMUNISTO FASHIST JANE
1 ILIR FLORIRI..
2 SALI BERISHA..
3 LULEZIM BASHA…
Tek drejtesia e re mban shprese vetem spartak ngjela…
Ketu ka vdek shpresa bashke me drejtesin kur akoma kriminelet dhe mbrojtesit e tyre ligjerojne neper tv e drogaxhinjve…
Taku ka shprese tek amerika qe rriti dhe mbajti ne pushtet burra muti si saliy dhe lulashi yll ne ngjitje ose meteor qe ra ne bulevard…
Ky vend ka 30 vjet qe bejne ligjin kriminel e hajdute si saliu me ilirin dhe nuk tremben,por vetem kercenojne e akuzojne…
Cdo gje e sakte,si gjithnje Mero.
Nese drejtesia nuk vihet ne vend meritojme ta themi e rithemi ate frazen-shqiperi te kam dhj………..
Unë që moti kam simpati për këtë gazetar që shkruan bukur, rrjedhshëm, logjikisht dhe mbi të gjitha trim. Sikur ta kishim një kopje të tijën ne në Kosovë dhe ne si falsifikues të kopjes e kishim dërgu një në Mal të zi dhe një në Maqedoni e pse jo edhe një në Serbi, me kusht që origjinali të mbetet në Shqipëri me 100 % kapacitet e kuptohet që kopjet jan më të dobëta e sidomos kopja e kopjes me dikun 50 % kapacitet. Mirpo unë besoj që do bëhej më mirë se sa të gjitha këto lëvizje diplomatike politike e zgjedhje e kuvende e asgjë hiq, në fund vetëm krim e korrupsion e vrasje.
Lavazhi i radhës!Edvin Escobar D’Rama e ka blere gjakun duke paguar nje shume astronomike,qe familjaret e viktimave mos te shkonin
ne Strasburg.Per familjet e viktimave te 21 Janarit në Tiranë,Qeveria Rama ka dhënë një dëmshpërblim 2.1 milionë euro(për 4 familjet).
“Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg,mbyll shqyrtimin e kërkesës së familjarëve të viktimave të 21 Janarit me një
shpërblim të detajuar.Zgjidhja është miqësore,ose e thënë ndryshe një marrëveshje me qeverinë.Qeveria shqiptare u përfaqësua
nga agjentja e saj e atëhershme, znj. A. Hicka, nga Avokatura e Shtetit”!Avokatja e Shtetit Alma Hicka,d.m.th,Qeveria e”rilindjes”,d.m.th,
Edvin Rama,ishte kunder Familjeve te viktimave,kunder njohjes se fajesise se Qeverise Berisha!E moret vesht o zagaret e “ridhjerjes”?
Per viktimat e Gerdecit,ashtu si edhe per viktimat e 21 Janarit,nuk ka asnje padi nga Qeveria Rama,megjithese autoporlantet e tyre
edhe sot e kesaj Dite,nuk pushojn se akuzuari Berishen dhe Bashen,kur ne fakt,de jure,jan mbrojtesit e tyre !Edvin Escobar D’Rama,
jo qe nuk ka ngritur padi kunder Qeverise Berisha,por ne te dy rastet ka angazhuar avokatet e Shtetit kundra te demtuarve.A ka
hipokrit me te madh se ky drogaxhi,o zagaret e ridhjerjes?Fitorja e familjareve te viktimave te 21 Janarit ne Gjykaten Europiane per
te Drejtat e Njeriut ne Strasburg,nuk ka te beje me shumen,qe ishte nje shume e vogel per nje jete Njeriu,por me nderin.I lumt per
kurajon qytetare!Kater(4) viktimat e 21 Janarit i dergoi Edvin D’Rama drejt vdekjes.Ai rrekomandoi qe te eskalonte protesta deri ne
ate pike,sa te flijoheshin kater jete shqiptaresh te pafajshem,qe te merrte drogaxhiu pushttetin.Njohja zyrtarisht e fajesise se
Qeverise Berisha,implikon shkaktaret e dhunes se protestes,ku kryesori eshte D’Rame drogaxhiu.Pra, nuk ishte problemi i
demshperblimit per Ramen qe i doli kundra ne Strasburg familjareve te viktimave,sepse nuk i plas atij per Leket e takspaguesve
shqiptare,por per friken e implikimit te tij,qe natyrisht eshte dokumentuar nga Berisha.Dhe pikerisht per kete,per ta mbrojtur
Berishen deri ne fund dhe njekohesisht edhe veten,në Ligjin për Dekriminalizimin janë përjashtuar disa krime penale.Për shembull, dekriminalizimi nuk e pengon të mbajë poste publike “një person që ka vrarë në kushtet e tronditjes së fortë psikike shkaktuar nga
dhuna ose fyerja e rëndë”.Pra,urdhrat për vrasje në 21 Janar mund të përligjen po të pranohet se janë kryer në kushtet e tronditjes
psikike shkaktuar nga dhuna e protestuesve!Konsensusi i arritur mes PD dhe PS,ka pjellë një ligj që përjashton disa krime të rënda
që implikojnë politikanë të lartë shqiptarë. Dhe si i tillë, nga ndëshkues i kriminelëve të politikës, ligji degradon në mburojë e tyre.
Nëse deri më sot kemi patur pandëshkueshmërinë si moszbatim ligji, me miratimin e dekriminalizimit, do të kemi pandëshkueshmërinë
si zbatim i ligjit.
Refuzoj te lexoj komentin tend Zigur! Ti je 2-lekshja e Lulit dhe pak ka rendesi cfare thuhet dhe cfare ndodh. Ti tregon qarte qe njeri pa piken e moralit dhe ndjenjes njerezore. Bajga e nje lope ka me shume vlere se sa ty. Mund ta perdoresh si pleh per te mbjellat. Ti nuk ben as per pleh. Te te thuash je nje plere eshte vleresim pftuuuu!!!
Hahaha…..komplet debil,por debil hipokrit ama!
Ti qe refuzove te lexosh komentin tim;-si dole ne perfundimin qe un jam njeri pa piken e moralit dhe ndjenjes njerzore?!
Ik ore jashtqitje!
Kodra mbas bregu…perrua psiqik me autor sikar qorrin.
Sa me e madhe sekelldia aq me te gjata i mban fjalimet zagari. Cadrat pistolete dhe stilolapsat thike. O te shpelafte mortja o zagar.
Nuk do ti harroj kurre si zgerdhiheshin para ekraneve tu jepnin zemer gardisteve dhe militanteve qe kishte mbushur breket ne bodrumet e kryeministrise me fjalet “mire jua beri qe ju vrau” apo “hajdeni prape”. Aty u pa qarte se cfare egersirash dhe barbare pjell ky vende. Nuk ishte ceshtja tek vrasjet se ato mund te ndodhin ne cdo bulevarde te Evropes apo Amerikes dhe Rama sot vret edhe me keqe se Berisha per ate pune..Por ajo qe ndodhi pas vrasjeve ishte barabari! Kurre, as fashistet e me vone komunistet nuk e kane bere ate qe u be pas ngjarjes ne bulevardin e Tiranes. Edhe ata kishin nje fije dinjiteti!
Nje tufe e tere servilash analistesh dhe media te cilet haptazi benin me faj viktimat deri ne doktore qe genjenin para kamerave dhe drejtus mediash qe ju benin presion gazetareve te tyre mos te hapnin goje. Njerez me thase me lek qe bridhnin per te blere gjakun, policia qe nuk zbatonte urdherat e prokurorise dhe nje semure mendore krymenister qe nxirrte jarge nga goja perkrahe gardistit sy nxire. Arriten deri aty sa donin te benin miting dhe koncert ne diten e varrimit e te kujtimit te viktimave.
Edi Rama ka 100 te meta dhe shpirti ti shkoj ne ferr po nuk mbajti premtin qe ka bere ne shtepite e atyre fatkqeve, por ama as qe nuk ka krahasim me barbaret qe kishim mbi koke deri dje. Kurre me , vetem ta imagjinosh qe ata qe vrane me 21 Janar te vine me ne pushtet te dridhen mishte.
Kur lexon analizen Tuaj z.Baze te ringjallet shpresa qe “kriminelet “duhet te shkojne perpara bangos se te akuzuarve!Ndryshe vertet te gjithe themi me plote goje qe ne te kundert “drejtesia nuk ka per te ardhur kurr”!Ky gjykim do te qetesoje shpirterat e shqipetareve duke i dhene sadopak shprese qe Berishet,Metet dhe Bashet duhet te shkojne ku e meritojne e jo atje ku jane sot !
Shkrim qe te nxit revolte. Per fat te keq ne Shqiperi jane shume te pakte ata qe dine te lexojne!
NIKOLETA ke harruar edhe Edi Ramen, dhe filmi quhet ATA ISHIN KATER.
Mirenjohje te thelle Mero djali.
Ndaj ekzaktesisht te njejten logjike
analitike dhe shqetesim si Ju.
Shpresoj fort qe deri ne pranveren 2020 do te nise
funksionimi i drejtesise se reformuar,per
krimin shteteror te pushkatimit te protestuesve
me 21 Janar 2011,ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”.
Une gjithe inatin dhe zemerimin e kam me “kallirin bosh me koken perpjete”! Eshte ai papergjegjshmeria e gjalle, maskaralliku i lindur dhe zhgenjimi total. Eshte ai qe nuk do qe te behet drejtesi. Na çau trapin me Mit’hat Frasherin dhe Bunkaret e tij dhe nuk lufton qe te vihet ne vend drejtesia. Une nuk kam besim se Berisha do te denohet ndonje dite per vrasjet e 21 janarit.
Gjithmon vrasesit keshtu veprojne….. Pa u denuar vrasesit dhe hajdutet Ilir floriri, Sali krimineli e Lulezim vrasesi e hajduti ne kete vend nuk do te kete drejtesi. Keto jane tre familjet kriminale ne kete vend.
Si gjithmone analizat tuaja jane te shkelqyera !
Sigurisht Zoti Baze qe nuk do te quajme drejtesine e reformuar po nuk u konsiderua veper penale dhe fshehje krimi 21 Janari ! Kemi 9 vjet qe presim qe Armiku zyrtar i Shqiperise te japi llogari para drejtesise !
Faleminderit zoti Mero Baze, per kete analze dhe editorjal Briland. Skan nevoje drejtesia te kerkoi deshmimtare, per te mesuar te verteteen e kesaj tragjedie te pa pare.
Ne unison me te dy vrasesit ish kryeminister Sali Berisha dhe ish ministri i brendeshem Lulezim Basha, sot, per turpin e tij, esht bashkuar edhe ilir Meta personi i bllokut 700 mije Erove fitim nga nje tender qe kerkonte tja jepte mikut te tij, por qe kapja flagrant me ze e figure qe cfaqi ish ministri i energjetikes Prifti, Revoltoi temadh e te vogel, prandaj opozita e kohes doli ne proteste kunder keti matrapazi.
Me qindra e mijra emigrante, ketu ne Amerike, ndoshta dhe neper bote mezi presim, qe drejtesia e re, te rihap sa me pare dosjejen e 21 Janarit 2011. dhe venjen para pergjegjesis penale Berishen dhe Bashen si autoret kryesor per 4 vrasjet makabre ne bulevard, manipulimin dhe fshehjen e provave. pse jo dhe Meten, qe shahu dhe ofendoi qindra e mijra qytetare qe kishin dale per te denancuar koorupsjonin e Ilir Metes dhe ne vend te ule koken per kete tragjedi, kakaris si kaposhi ne plehut duke fajesuar opoziten e djeshme qe sot esht ne pushtet si shkaktare te vrasjeve.
I dashur Mero. Drejtesi ne Shqiperi nu ka pasquetta te dhe as nuk do te kete. Ndonese e pritem me padurim ngritjen e SPAK, askush te besoj se do te ndodhe gje. Shikoni. E kane filluar me sterilizimin, thua se kjo qenka me e rendesishme se 21 janari, Gerdeci, Rruga eKombit, shitja e ujrave teritoriale, vjedhjen e pasurise kombetare, etj, etj. Tani SPAK u kujtua dhe na kerkon ligj te posacem per hetimin e politikaneve te korruptuar dhe kriminel, qe do te thote prit gomar te mbije bar.
oopsy daisy!
Mero censuron komentett e lexuesve te Temes?!
Të lumtë.
Te lumte Mero , sqarim brilijant …