Një avion dhe asnjë “tradhtar” mes Prishtinës e Beogradit

20 Janar 2020, 19:39Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një linjë ajrore e kompanisë “Lufthansa” do të lidhë Prishtinën me Beogradin, me bekim të SHBA dhe pranimin e të dy kryeqyteteve armike.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për të krijuar linjën e parë ajrore mes tyre, pas 21 vjetëve, dhe çuditërisht nuk ka asnjë tradhtar në këtë histori.

Duket që pas këtij akti befasues, qëndrojnë SHBA, të cilat e shikojnë vendosjen e linjës ajrore si një hap përpara në uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Vendosjen e linjës ajrore e përshendeti presidenti Hashim Thaçi, i cili realisht duket që ka qenë në vijën e parë për t’u nënshkruar kjo marrëveshje dhe për t’u dukur në sytë e shqiptarëve, më e lehtë për t’u nënshkruar, se sa marrëveshja Kurti-Mustafa.

Edhe kryeministri në largim Ramush Haradinaj e ka përshëndetur vendosjen e linjës ajrore me Beogradin, edhe pse në të nuk fluturon dot vetë. Haradinaj nuk ka shpallur asnjë tradhtar në këtë histori dhe kjo nuk është pak në një vend, ku ai është bërë i famshëm duke përgjuar biseda tavolinash dhe duke shpikur histori për të shpallur tradhtarë kombi.

Nuk e ka kundërshtuar vendosjen e kësaj linje ajrore ende, as Albin Kurti, i cili ka premtuar reciprocitet me Serbinë. Ndoshta si kusht mund të ketë faktin që avioni ta bëjë vajtje- ardhje brenda ditës Beograd-Prishtinë -Beograd.

Isa Mustafaj, siç dihet, i merr punët ngadalë dhe mund t’ia parashtrojë kryesisë së LDK ditën e nesërme si ngjarje dhe të marrë një vendim a ta përshëndesë, a jo.

I dërguari i presidentit Trump për Kosovën dhe autoritete të tjera ndërkombëtare, që merren me rajonin, e kanë përshëndetur si një hap që nxit lëvizjen e lirë dhe kanë theksuar rolin e SHBA dhe Gjermanisë në këtë histori.

Pra ja që politikanët e Kosovës nuk janë kundër pikave të platformës së “Minishengenit”, ku lëvizja e lirë e njerëzve dhe kapitaleve është një nga katër kolonat kryesore.

Ata nuk qenkan kundër udhëtimit direkt në Beograd, nuk kanë problem me taksën 100 për 100, nuk kanë problem që Vuçiç ka fyer viktimat e Reçakut, apo dokrra të tjera që shpikën një muaj më parë. Dhe mirë bëjnë, se në fakt rruga e duhur është ulja e tensioneve dhe komunikimi në hapësirën ballkanike.

Ata treguan se nuk është se nuk duan të komunikojnë me Serbinë, apo të udhëtojnë drejt saj pa pengesa. Ajo që kuptohet lehtë nga moskundërshtimi i linjës ajrore me Serbinë, madje dhe nga entuziasmi pro saj, tregon se për ata nuk është problem koncepti i “Minishengenit”, apo lëvizja e lirë, por fakti që këtë e bëjnë vetë me Beogradin, dhe jo bashkë me Tiranën.

Njësoj pro Minishengenit ishte një muaj më parë dhe SHBA, edhe Gjermania. Madje të njëjtët personazhe që po i hipin në avion drejt Beogradit. S’di pse në atë histeri ju dukej vetja viktima të Tiranës, kurse tani të preferuar të SHBA, për të shkuar më shpejt në Beograd.

Kur e bëjnë vetë, ndjehen të fituar, kur e bën Tirana ndjehen të tradhtuar. Shenjë pavarësie është dhe kjo, duhet respektuar.

Po të paktën askush nga Tirana nuk po u thotë tradhtarë, edhe pse tani ne s’kemi as linjë ajrore Prishtinë- Tiranë. Nuk po ankohemi që na kanë anashkaluar për hir të Beogradit.

24 komente në “Një avion dhe asnjë “tradhtar” mes Prishtinës e Beogradit”

  1. Timi says:

    Mero me atë avion nuk do udhëtojë askush. Dhe sa për tradhtar po del që disa injorantë në Prishtinë janë bëre vegla të Ilir Metës, me lekë apo pa lekë nuk e di por qëllimi është që të denigrohet Rama. Siç bëjnë me lobime në Gjermani e Amerikë. Të pastrohet Tirana që të pastrohet Prishtina nga këta liderë.

    1. S.Krasniqi says:

      Të lumtë,janë vegla të Like floririt dhe Salo Fazlliqit!

  2. Pelivani says:

    Per ne ky shkrim ka vlera te medha e reale ,ndesa per Buzhalet e Bukeshkalet s’ka asnje interes!Ndersa persa i takon Minishengenit ata duan qe kryeqendra e Minishengenit te jete Prishtina e caktuar e Albin Kurti dispeçer,ndaj edhe e pane si radheti ate te Rames !Ndaj tjeter qasje kemi ne ndaj Europes e Kosoves e tjeter qasje kane Buzhalet e Bukeshkalet ku jane mesuar me e shkel rrugen me traheti e jo me vllazeni!Ndaj edhe ky vend ka mbetur pa qeveri !Nje pyetje ashte per tu bere do kosovareve ,pse po nguteni me e ba kete linje e kete hapje ndaj Beogradit,pa u ba kryeminister Albini se ka me iua kthye mbrapsh pasi mardheniet me Serbine kane me u rregullue vetem si do e kur do Vet Vendosja e Albinit !Tani qe kjo marveshje eshte nenshkruar eshte me e lehte me u kuptue se perse ata e quajten Ramen tradhetar e te pershpejtuem lidhur me Minishengenin!Andej nga je Ti z.Baze eshte nje shprehje “U ngriten kembet e godasin koken”!

    1. RKS says:

      Mos keni merak z.Baze.Kurre kjo linje sdo te jetesohet,por mos t mbesim ne kosovaret qe sduam bisedime.
      Cfare na duhet aeroporti i Beogradit ?
      Sot ministri i tyre permbledhi efektet katasrofike te takses ndaj mallrave serbe.
      Kompani te tera skan ku ti shesin prodhimet.
      Kosova reagoi ndaj Rames per shkak te mendjelehtesise se tij.
      O vllazen e motra te Shqipnis,mos u ngazelleni nga serbi.Esat Pasha e shpetoi serbin n 1914,prandaj mbildhni mendjen.
      Vetem nje fakt po ju tregoj : Ne kulmin e luftes ndaj Kroacise dhe Bosnjes,kur nuk kishte trazira ne Kosove dhe e gjithe serbia ishte e orientuar nga ata,ne nje sondazh te publikuar ne Serbi perqindja me e madhe e urrejtjes ishte ndaj shqiptareve

      1. Bubulina says:

        RKS,shkojne,shkojne dhe po shkojne edhe sot,por jo me avion.Po,jane efektet katastrofike te takses,nje milion uro ne dite e me shume.Dhe paramendo se keto mallra jane konsumuar ne Kosove e nga kosovaret.Edhe po konsumohen se po hyjne nga Maqedonia.Dhe paske harruar(ose ske pas lindur akoma), se trazirat kane filluar qysh ne 81 kur filloj dhe universiteti i Prishtines dhe profesoret ishin nga Shqiperia…

      2. Pelivani says:

        Jam plotesisht dakort me ç’ka parashtron me siper e qe jane te pa kontestueshme ,por çfare kemi ne qe ju hapim deren e Ju na mbyllni dritaren or mik!Apo andej nga Ju ngaqe keni qene nen tutelen e Serbeve bishtin e keni me te rende se sqeparin ????????????????????????????
        Nuk e ka pas tradit shqipetari ne me buke e ju me gure!(nuk behet fjale per popullin ne te dy krahet por per ca kastraveca qe jane pjekun ne sere e duan te shiten ne treg si natyral !

      3. arber nga italia says:

        O trap , o RKS!
        Vetëm pak fjalë: RKS= Republika Kosovare Serbe. Do më?!

        1. Zigur Qarri says:

          U aktivizuan minjt e haleve.Miu i halese,kerkon te ndyje arberit!
          Ti,o je komplet debil,ose je jashtqitje serbo-greke,alternative tjeter nuk ka per ty.
          RKS,Republic of Kosovo
          RKS,Kfz-Kennzeichen der Republik Kosovo, Länderabkürzung
          RKS,Sigla automobilistica internazionale del Kosovo (Republic of Kosovo)
          RKS,Międzynarodowy kod samochodowy Republiki Kosowa

  3. Patrioti i fb says:

    Z.Mero! A nuk e kupton qe “kombi” kosovar shumica e tyre e duan baba serbin,a nuk vdisnin per salen vetem se eshte dhenderr serbie,ata edhe pse populli i varfer Shqiptar i strehoi mbi nje miljon prej “trimave” pjesa me e madhe jane mosmirenjohes. Per kosovaret rrofte bashkim vllazerim nderzimi.

  4. nora says:

    Edhe sa kohe do meremi me idjotin Ramush, ky eshte turp kombetar….

  5. Beni USA says:

    Dirigjenti i histerise antiRama dhe antiminishengen eshte dyshja Berisha-Meta,hajvani Haradinaj eshte loloja i tyre,strategjija e tyre eshte, ate qe nuk e realizuan me protesta te dhunshme ta realizojne nepermjet disa idioteve ne Kosove.Lodhen kot, dalldija e tyre eshte e perkohshme, gjerat do qartesohen,dhe fundi do tregoj se, Buzhalet, Pallaskat, Fevzot, Zhejt, Bushatet, Haradinet, Bytycet,Mahmutet dhe soj sorollopet e Metes, do ngelen si te dhjere.

  6. Daja says:

    Kinezet keshtu kane qene gjithmone a s.ju kujtohet para do kohesh qe njeri nga kto kinezt kur e pytshin per popullin e Kosoves thoshte se kombi Kosovar do te shkoj ne mars.Une dua Kosoven por disa une si herjet si tash s’kam per ti kuptuaar kurr.Disa persona sulmojne personat ne Shqiperi qe qeverisin vendin mlre e keq ate dine populli qe zgjedhe e jo halet e dlskove qe kane punuar prendim duke shitur drog

  7. Zigur Qarri says:

    Haradinaj “…është bërë i famshëm duke përgjuar biseda tavolinash dhe duke shpikur histori për të shpallur tradhtar kombi”?
    Mos e ngatrron gjë me drogaxhiun ti,me ate qe shiti burrerine per nje foto,Gruan e Bilalit?Luftetari i lirise,Haradinaj,eshte
    bere i famshem duke pergjuar biseda tavolinash?Ky eshte profesioni yt,qe e bën mbi 20 vjet nga te dy anet,prandaj mos e
    ngatrro me veten.Mos akuzo per veset e tua te tjeret,se nuk e lehteson dot veten dhe bëhesh akoma më i pabesueshem.
    Edvin D’Rama nuk vlen as sa jashtqitja e Zotit Ramuash Haradinaj,kupton,as sa jashtqitja e tij.Lidhjet me avion,direkt apo tranzit,
    nuk jan penguar pas periudhes se luftes se dyte botrore,edhe mes shume vendeve qe nuk kishin marrveshje per levizje te lire.
    Prandaj mos i ngatrro gjerat me dashakeqsi,me qellim qe ti japesh te drejte pislleqeve te drogaxhiut,sepse ai eshte nga ata
    persona,qe se ka problem te shesi Kosoven,Shqiperine, Babain e tij e gjithshka te shtrenjt,per pushttet.D’Rama eshte ne renie
    te lire dhe s’ka force qe ta ndali.Nuk ke te drejte ti te paragjykosh politikanet shqiptare te kosoves,sepse je i ideologjizuar,je militant
    dhe i sheh problemet me syzet e drogaxhiut,ashtu si i shihje dikur me ato te Berishes.Nuk mund ti veshë ti ne dyshim qendrimet
    e politikaneve shqiptar te Kosoves ndaj Vuçiçit,mikut te D’Rames dhe Milosheviçit,sepse je i ideologjizuar,je militant.Nuk mundet
    dot ti te veshë ne pikpyetje sedren dhe ndergjegjen e kosovareve,nuk mund te percaktosh dot ti kush jan dokrra dhe kush jo,
    sepse je shume i vogel,(edhe nje here) sepse je i idelogjizuar dhe nuk mban ate peshe te dhimbjeve qe mbajn kosovaret.Ti ke kaq
    vite qe merresh vetem me opoziten,por kurre me poziten,normalitet qe ndodh ne te gjith Boten.Te pakten te kishe gjetur formulen
    e pajtimit,por ke servirur ate te perçarjes.Çdo Muaj qe nga ardhja mafias neorilindase ne pushttet,ka pasur nje afere korruptive:
    -ke investiguar ndonje ti?Kur nuk ke kandil ne Shpi,s’ke pse e don ne Xhami!Je mbi njezet vjet aktiv ne gazetarine shqiptare,dhe
    vetem se ke ndihmuar ne thellimin e qendrimit radikal militantist ne politiken e dhjere shqiptare,duke perçare akoma m shumë
    shoqerine tone!Kerkon ta fusesh patjeter kete fryme edhe ne Kosove,edhe ndermjet nesh dhe shqiptareve te Kosoves?

  8. Lirindesi says:

    Gezuar 21 Janarin Mero!

  9. era! says:

    Vill helm Meruc vill,se te ka ardhur dita.Koha do te flase dikur shqip edhe per kete corben qe gatuan ethshem ti cdo dite ne sherbim te pushtetmuterve te PAUDHE…………..

  10. t says:

    Pra po thoja se nuk eshte e njeta gje z. Mero . linje avioni prishtine -beograd me minishengenin ballkanik. Biles do thonja se nuke kane asnje lidhje. ky kraghasimi juaj eshte shume naiv, dhe e sigurt jo “Nga padija Z. Hetues”

  11. Lëshimi i linjës ajrore Prishtinë-Beograd në vetëvete është një simbolik e angazhimit të ShBA-së në kuadër të ringritjes së dialogut Kosovë-Serbi.Me lëshimin e kësaj linje nuk është se ka ndodhur ndonjë shtensionim raportesh,ato janë aty ku ishin më parë kështu që i rekomandoj z.Baze se nuk ka vend për ndonjë ekzaltim të ri si ai i para disa kohe për minishengenin.Duhet ditur të bëhet dallimi në mes simbolikave dhe gabimeve politike sepse gabimet politike qofshin të instruktuara ose jo kushtojn shumë.Involvimi i Ramës në kontekstin e lojës së kufijve tregon mjerimin e formimit politik të tij,implikimi i Ramës në këto lojëra është manifestim i një injorance të pamasë dhe të rrezikshme.Kurrë nuk kemi qenë më mirë të pozicionuar në raport me Serbinë,Shipëria në NATO ndërsa Kosova me trupat e NATO-s brenda,ndërkohë që Serbisë po i ngutet që me çdo kusht të hyj në BE dhe ajo shumë mirë e din që nëse nuk lirohet prej Kosovës nuk ka kurrë BE,e në këtë kontekst rrethanash të angazhohesh që me një të rënë Serbia të fitoj edhe territor nga Kosova edhe BE-në,kjo përveqë se injorancë e trashë politike është idiotizëm i llojit të vet.Duket e mundimshme tendenca për ta idealizuar Idiotizmin politik.

  12. Daja says:

    Foli zigur qenefi se nuk rrin Ansje dite pa hanger pak mut

  13. miki says:

    Kete vije …e perkrhu edhe USA edhe BE nepermjet te pefaqesuesve me te larte.Minishengenin Rama Vucic ,nuk pame ta perkrahe dikush as ne BE dhe as ne USA,o zoti Mero.

  14. Lona says:

    O mero po kosovari ka 1000 vjet bashkjetese me serbet ata jane serbe te vertet gabimi rames eshte pse nuk e mbylle kufirin dhe pse i trajtone si shqiptare dhe jo si shqipfoles

  15. kotori says:

    A na lini rehat me keto hajvanlleqet e Kosoves.Na mjaftojne hajvanet tane. Jemi vellezer por me mire secili ne shtepine e vet. BOLL !

  16. rripitipitytytyrripity says:

    Mero, do dalesh deshmitar ne gjyqin e Ramushit? Je kaq koqe gomari sa nuk di cte them. Artikulli me i dobet ne mbrojtje te shefit te madh, bile aq i dobet eshte sa duket sikur eshte shkruar kastile keshtu per te pasur efektin e kundert per te cilin eshte shkruar. Une them shkruaj ndonje gje per ndotjen apo ngrohjen globale per ca kohe, se ndoshta kap naj honorar me te majme nga ai krah.

  17. rripitipitytytyrripity says:

    Mero, do dalesh deshmitar ne gjyqin e Ramushit? Je kaq koqe gomari sa nuk di cte them. Artikulli me i dobet ne mbrojtje te shefit te madh, bile aq i dobet eshte sa duket sikur eshte shkruar kastile keshtu per te pasur efektin e kundert per te cilin eshte shkruar. Une them shkruaj ndonje gje per ndotjen apo ngrohjen globale per ca kohe, se ndoshta kap naj honorar me te majme nga ai krah..

  18. fx says:

    Mero nuk prodhon artikuj qe te nderseheni o njerez!
    Artikulli eshte me karakter perceptiv, kushdo e shikon sipas mendjes dhe qellimit te vet. Nisur nga kjo dua te bej nje pyetje per Meron: A ishte kerkese e qeverise sot apo asaj neser vendosja e kesaj lidhje ajrore? A do ta superoje kjo lidhje heqjen e taxes se rruges? Apo mallrat tashme mund te hyjne nepermjet ajrit dhe ” krenaria” e venies se takses do venitet? Lidhja ajrore sa kuptova do te jete Prishtine-Beograd- Prishtine ( me nisje nga Prishtina dhe jo Beogradi) dhe nuk do te lejohet asnje lidhje midis tyre nqs avioni bije e Lufthanses ” Germanwing” qe do te kryeje kte sherbim hyn nga pike/hyrje tjeter pervec hapesires ajrore Serbe??? Kjo eshte e vertete persa u deklarua se NATO dhe Rez 1242 vazhdojne te kontrollojne kte hapesire. Kshu ideja e ” minishengenit ktu nuk ekziston. Thjeshte strategji politike. As lehtesimi i levizjes se lire nuk mund te thuhet perderisa kho gje ekziston: me rruge automobilistike a tren ç’ ndryshim ka? Thjesht eshte strategji. Lidhjet ajrore sot e ne vazhdim perkojne me liberalizime dhe pa pengesa ne nivel bilateral dhe multilateral. Nje pyetje mund te beje Mero si gazetar : A mundet qe sot kompania ajrore shqiptare Air Albania a mund te fluturoje Tirane- Prishtine- Beograd dhe kthim? Beja qofte dhe K/m tone apo atij serb te lutem. Pa asnje qellim te mbrapsht. Urojme qe ato qe e kane designuar kte ndermarje dine shume me shuuuume absulutisht
    Thjesht te ndriçohemi pa u lodhur me hamendesira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje