Njeriu i inatosur me popullin e vet

22 Janar 2020, 18:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shumëkujt i kujtohet fjalimi i humbjes i Sali Berishës në verën e vitit 2013 dhe të qarat e militantëve para selisë së PD, ndërsa dëgjonin mallkimet e tij mbi popullin shqiptar, që nuk e votoi.

Nga fillimi në fund, njeriu që gati po plaste nga marazi i ndëshkimit me 1 milionë vota kundër, kishte një fjali plot urrejtje dhe përbuzje, dhe atë e kishte për shqiptarët që e refuzuan. Numëronte “heroizmat”e veta,  numëronte rrugë imagjinare, reforma, arritje kombëtare e ndërkombëtare, për t’u thënë të gjithëve se ky popull është fajtor që nuk e votoi.

E pati bërë këtë dhe më 1997, kur njerëzit dolën në rrugë kundër tij. E bënte rregullisht dhe pas vitit 1997, sa herë që humbiste. Dhe vazhdon ta bëjë 6 vite pas ndëshkimit të madh të 2013.

Sot u shfaq sërish në një sale, në një qendër biznesi në Tiranë, duke shprehur çudinë se si populli shqiptar duron Edi Ramën dhe Hashim Thaçin.

Si shkak për këtë shërbeu promovimi i një libri patriotiko-folklorik rreth rreziqeve imagjinare të Kosovës, që ai nuk ja dinte titullin, dhe i vuri disa tituj vetë gjatë fjalimit.

Por arsyeja e vërtetë e tërbimit është makthi i tij, se SHBA dhe BE po avancojnë në bisedimet Kosovë- Serbi , duke injoruar stërkëmbshat shqiptare. Rasti i fundit i linjës ajrore Kosovë- Serbi, ishte më i freskëti.

Si një politikan frikacak dhe i shënjestruar si i padëshiruar nga Perëndimi, ai përpiqet ta injorojë axhendën Perëndimore, kryesisht amerikane, për Kosovën, dhe ta paraqesë atë si një si një angazhim personal të Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, kundër Kosovës.

Kjo nuk është ndonjë gjë e re, pasi demonizimi është dhe e vetmja shkollë politike e tij ndaj kundërshtarëve. Por ajo që e bën atë të dëshpëruarin e madh të shqiptarëve, është se në fund e tha përsëri atë fjalinë që e mundon si makth, qyshkurse ka hyrë në politikë: “Mirë Hashim Thaçi dhe Edi Rama që janë tradhtarë, po shqiptarët si i durojnë këta …”

Dhe këtu në fakt nuk e ka aq shumë me popullin, se sa me frikën e mbështetjes së SHBA dhe Perëndimit për partnerët politikë shqiptarë në këtë histori. Është frika që ka, se populli do të zgjedhë ata që janë me Perëndimin.

Ky në fakt është problemi që ka Sali Berisha. Ai ka tre dekada në politikën postkomuniste, që nuk ka vendosur dot paqe me popullin e vet.

Ka tre dekada që e mallkon se nuk i është mirënjohës, se nuk i kupton të mirat e tij, se po ky popull sillet me mirë me kundërshtarët e tij, kurse ndaj tij është mosmirënjohës.

Çdo dështim të jetës së tij politike, ai e shpjegon vetëm me padijen e popullit shqiptar për ta vlerësuar atë ashtu siç është…

Në fakt, populli ynë ka shumë mangësi si pjesë e një shoqërie jo aq të zhvilluar dhe me plot probleme nga historia, por ka një meritë, që nuk e qortojmë dot. Ai nuk gabon kurrë, kur zgjedh. Dhe nëse ka një kryemeritë që duhet t’ia njohim, është se ai nuk gënjehet kurrë nga Sali Berisha, pasi është djegur prej tij.

Ky është makthi i vërtetë i Sali Berishës. Tërbimi i tij se si ky popull “nuk zgjohet nga gjumi” të përmbysë armiqtë e vet dhe të risjellë atë në skenë, është ndëshkimi që shqiptarët i kanë dhënë deri në fund të jetës së tij.

Derisa të mbyllë sytë ai do të ketë fatin e keq, të shikojë se si populli nuk do ta zgjedhë kurrë atë, as si person, as si alternative, dhe aq më pak si patriot.

Në fund atij do t’i mbahet mend vetëm që ka vrarë për të qëndruar në pushtetin që e vidhte familja e tij. Kjo do rrojë më gjatë se ai. Kaq nder mund t’i bëjë ky popull, që ai e mallkon vazhdimisht, se nuk e do.

22 komente në “Njeriu i inatosur me popullin e vet”

  1. Zigur Qarri says:

    PUNE MALOKESH NESE VDESE KERMA SALI E ZEVENDESONE KERMA GJEKMARKAJ APO MARKE MARKU PO KERMA KY POPULL NUK RI DO DALIN .

    1. pirdhuni ne qipro ! says:

      Ti.’!…Zigua,ZAGARE’ jo qarri po qorri! Nuk mund te ndashe popullin shqiptare ne ‘parcela’ ku katundi yt eshte i pari dhe ti kryekatundari! Por ti Kryekatundare jo ‘malok’ por ‘mocalore’ ! Po pirdhu o injorant, …pse ti do percashe! Vec bithen tende mund ta cashe ……………

      1. Shinjestra says:

        Te lumt Mero.E ka thar kete shkrim.Saliu eshte gjeja me e zeze e kombit shqipetar.Ai qe kur ka lindur mendon per te bere keq.Keshtu esht i gatuar nga serbi qe shkerdheu nenen e tij dhe doli ky monstar e surrat palaço qe sot urrehet nga shqipetaret.Vdekja e tij eshte çlirimi i shqiperise.

    2. Zigur Qarri says:

      Tipik”rilindas”,mashtrues,drogaxhi,antishqiptare!

  2. PEPJA says:

    LERENI NE MARREZINE E TIJ. MOS I JEPNI MUNDESI TE DALE NE MEDIA SE ASHTU SHKALLON FARE.

  3. VISI says:

    SKE NGA E LUAN BYTHEN SH B A DO TE SHKERDHEJ NENEN DO KALBESH NE BURG

    1. Tiger says:

      Shba jane ata qe i kane vene ne Pushtet o trap

  4. Daja says:

    A ka marre ilace ky karaxhic se ala nuk e dine ky se nuk e pjerdhe kush kete qelbesire

  5. Izente mallkimi i neritan cekes says:

    Populli u zgjua ne 90 ten dhe kujtoi se hoqi maskarenjte,por erdhen krye maskarenjte hajdute kriminel qe vodhen vendin dhe varferuan popullin.
    Pushtetin e moren me komunistet hopokrite si sali berisha ,qe enveri do kishte ber mire ta linte ne shpell

  6. loni says:

    Ky qennka skizofren tamam si Enver Hoxha.

  7. Hysni Dajaku says:

    Nga menyra si mendojne, si veprojne, si luftojne.
    PD-ja ,lidret dhe antaret e saj, Jane komunistet e vertet ne shqiperi edhe mbas 30 vjetesh demokraci

  8. USA says:

    Ca thu o i nderuari Baze,Salen e kemi me kimet, ai eshte mentori i Albin Kurtit,ky sa here vete ne Tirane nuk iken pa taku Sali Kermen.Jetojme ne kohra te cuditshme, nje me demek majtist si Kurti mer keshilla nga nje medemek i djathte, si krimineli Vicidolit.

  9. Koli says:

    O kurve shif Edi Ramën jo një kufomë politike si Sala

  10. ana says:

    O Mero kot me te bo nje pyetje se tani u kujtova: kur punoje si gazetar/keshilltar i Berishes dhe qe e mbroje me aq zell e beje sepse thjesht pagueshe, apo me te vertete besoje ne kazuat dhe vepimet e tija? Te kesh qene kaq budalla thua?

  11. Sali Trimi says:

    Sali Berisha do te deshironte te mos bente ato qe ka bere kunder Shqiperise. Ai do te deshironte qe te bente gjera te tjera, qe populli ta zgjithte Saliun e Pare, mret i Shqiptareve, por nuk mundi. Ai nuk deshi te shkterroi Shqiperine.Ai nuk donte te shkaterronte ushtrine. Ai nuk do donte te percante veriun me jugun. Ai nuk do donte te ndihmonte Serbine ne lufte kunder Kosoves. Ai nuk do donte te vriste. Ai nuk do donte te persekutonte njerzit patriote apo ajken e Shqiperise.
    Ai nuk ka dashur te beje shume gjera por nuk ka mundur. Ai nuk eshte budalla qe te mos kuptonte qe vepra e tij antishqiptare do e bente ate me te urryrrin e kombit tone ne shekuj. Ai e kuptonte se kjo ishte tradheti. Ai kuptonte me shume se ne njerzit e zakonshem. Kuptonte me mire jo vetem se ishte mi i zgjuari, por dhe njeri me mision. Ai e dinte misionin e tij qe ishte shkterimi i Shqiperise dhe pasi te venim ne lufte me njeri tjerin, me ndihmen e ushtrive Serbe te behej mbret. Duket si idjotesi por eshte relitet. Ai nuk kishte tjetr rruge. Kjo ishte rruge e spovuar. Saliu si njeri me mision vetem sa ka bere detyren.
    Prandaj, zoti Mero, ai ka shume histori ne shpirt. Historia me e spikatur e tij eshte se ai asnjehere nuk e ka kuptuar instiktin e popullit shqiptar per te dalluar tradhetarin nga patrioti…

  12. Shinjestra says:

    Te lumt Mero.E ka thar kete shkrim.Saliu eshte gjeja me e zeze e kombit shqipetar.Ai qe kur ka lindur mendon per te bere keq.Keshtu esht i gatuar nga serbi qe shkerdheu nenen e tij dhe doli ky monstar e surrat palaço qe sot urrehet nga shqipetaret.Vdekja e tij eshte çlirimi i shqiperise.

  13. Mallkimi per Sali Berishen eshte jeta e gjate. says:

    Mallkimi per Sali Berishen eshte jeta e gjate.

  14. Popull që nuk gabon kurrë? says:

    Populli ynë “nuk gabon kurrë kur zgjedh”? E bukur kjo! Vërtetë beson Mero në këtë që thua? Vallahi na shkule gazit! Të duken të drejta zgjedhjet e këtij populli kur vendos të vërë mbi krye Berishën, Ramën, Metën, Bashën, Kryemadhin, Mehdiun, Idrizin, Ruçin, Palokën, Ballën, Ndokën, Dukën, Nokën, Brahon, Braçen, e ku di unë? Kjo gjëndje e vajtueshme në të cilën jemi katandisur, vërtetë beson se nuk ka lidhje me përcaktimin tuaj të, ndritur se populli ynë “nuk gabon kurrë kur zgjedh”?

  15. Vari Janullen! says:

    Po ku ka popull kjo lloj cope mishi me dy sy?! Ky eshte komplet gomar. Edhe banda qe gjoja drejtoi e kaleronin vetem se vidhnin, perfshire edhe shkerdhenin me shkerdhiten, por edhe e shurruan ne goje si gomar. Edhe Shullazet, Bajrat e cdo lloj kapobande flasin me vetkontroll, autoritet dhe dinjitet se ky lloj kake qeni qe perlyhet me jashteqitjet e veta. I pasigurte, frikacak, injorant, thashethemaxhi, gojore dhe servil, histerik, mesjetar tribal, i trashe, i pabese, intrigant, Sali bagla eshte niveli me i ulet, i pandergjegjshem, psikopat, dhe i ndyre qe ne si shqiptar kemi degraduar ne udheheqjen tone. Pasojat Jane sheshit rrenim kursimesh me Piramida rrenim ushtrie, rrenim industrie, rrenim shteti ne 97, rrenim drejtesie gjingjoniste, rrenim borxhi, rrenim pronash, rrenim PDje.
    Dhe sa me shume i shtohet frika aq me gomar behet. Nuk eshte cudi ta shohim te dhjese ne ndonje studio dhe te fuse surratin brenda!

  16. eli-tiv says:

    …e shoh ndryshe..eshte nje popull qe e uren ate…perjashto ketu interesaxhinjte e militantet…E keqja qe ky njeri edhe sot vendos per ne ..kur do denohet ???? me bezdis fjala “mos ndeshkushmerise”… jo duhet DENIMI…nuk mund te pritet qe saliu te pranoj kete vete…se ai krimet i ka bere i ndergjegjshem ne funks te planeve e ambicjeve te tijj

  17. Emiljano says:

    Nese do ishte si thua ti zoti Mero se populli eshte i zgjuar dhe e di se ke zgjedh,ne fakt do ja kishte shkerdhyer robte gjithe politikaneve,majtas dhe djathtas.dhe kur te mbaronte me ata do ju kishte marre dhe ju te mediave me rradhe se ne fund te fundit zagaret e tyre jeni

  18. Email says:

    Mos harxhoni frymen me kot me ket kadavren. Esht aq i deshperuar sa i esht varur PD ne qafe dhe si shkulet deri sa te vdese. Por diten qe do ta shporrin do tregohen aq te pameshirshem sa cu tregua edhe ky me partine meme PPSh, me kockat e babait te vet shpirteror dhe me femijet e tij qe ju servilosej, deri ne ate pike sa edhe djalit te vet i vinte emrin e djalit te Ilir Hoxhes, Shkelzen.
    Nuk ka asgje ne rregull as me gjaksit qe e duan copa copa, as me drejtesine, as me shqiptaret, as me partine e vet qe po e terheq ne arkivolin e tij, as me perendimoret qe e shohin si kafshe te korruptuar dhe te pandergjegjshme tribale, as me teveqelet qe ka pjelle, as me malin e krimeve qe ka lene prapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje