Një luftë e shkuar dëm kundër Europës

27 Janar 2020, 21:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duket se  janë pranë hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Pengesa themelore e cila bllokoi hapjen e negociatave, që ishte qëndrimi francez, i lidhur me arsyet e brendshme politike të Francës dhe politikën e presidentit Macron, duket se po tejkalohet përmes një dokumenti të ri, i cili është një mekanizëm diplomatik, që e bën Francën të ndjehet e përfillur në veton e saj dhe të ketë një interpretim të ri, për hapjen e negociatave.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, i ka dhënë siguri kryeministrit shqiptar për vendimin e Këshillit Europian në mars. Njësoj ja ka dhënë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila është traumatizuar dhe politikisht nga ky bllokim.

Në Tiranë lajmi duket se është pritur me nervozizëm nga disa segmente politike që mbështetën radikalizimin e luftës, vjeshtën që shkoi, me qëllim mos hapjen e negociatave.

Ilir Meta postoi për herë të parë një foto të kancelares Merkel me Edi Ramën, duke bërë si njeri i “informuar”, që bëhet fjalë për kushtet e Bundestagut.

Një grup gazetarësh rreth tij, të njohur si partizanë të zjarrëvënies vitin e kaluar, filluan të çmitizojnë rëndësinë e hapjes së negociatave, si diçka që po na e japin kot.

Lulzim Basha së paku e ka marrë me qetësi dhe po bën sikur është në anën e atyre që dëshiron të hapen. Dhe mirë bën.

Tani për këto negociatat duhet të biem dakord për një gjë. Duhet të biem dakord se në vjeshtë, nuk na u bllokuan as nga revolucioni i qershorit, edhe pse kishte mijëra arsye të na bllokohej prej tij, as nga skandalet kushtetuese të Presidentit, që shpalli dy data zgjedhjesh, as nga përgjimet e “Bild”, as nga djegia e mandateve, as nga bojkoti i zgjedhjeve, dhe as nga kushtet e Bundestagut, të cilat në fakt ishin e vetmja leje për t’u hapur negociatat.

Duhet të biem dakord që na u bllokuan nga Franca dhe po na zhbllokohen nga Franca.

Kjo është pak e dhimbshme për këta që bëjnë sikur kanë në dorë negociatat, por duhet ta marrin me qetësi. Nuk i bllokuan dot me luftë dhe jo më tani me paqe.

As Edi Rama nuk i bllokon dot negociatat, edhe nëse do, nëse plani i ri i kancelares Merkel me Këshillin Europian funksionon. Dhe kjo nuk lidhet me ne, por me Europën.

Por ngaqë herën e parë donin të merrnin flamurin e fitores që gjoja i bllokuan, tani bëjnë si të mërzitur se mos hapen.

Merreni lehtë! As atëhere, as tani, nuk u ka llogaritur askush. Hiqeni nga kalendari i luftës politike bllokimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, se nuk është më në dorë të askujt në Tiranë.

Mos planifikoni kot protesta e molotovë mbi Parlament në mars, meqë do merret vendimi. Më shumë se bëtë vitin që shkoi, nuk mund të bëni.

Ne po bëjmë sikur kemi harruar që u gëzuat, kur na bllokoi Franca, ju bëni sikur po gëzoheni tani që po na i jep. Por mos u sillni sikur keni diçka në dorë.

Për fat të mirë, Europa nuk u ka marrë seriozisht, as si kundërshtarë, as si adhurues të hapjes së negociatave. Madje as si opozitarë që u vetësakrifikuat duke djegur mandate, e duke ikur nga zgjedhjet, për këtë gjë. Është një luftë e shkuar dëm.

26 komente në “Një luftë e shkuar dëm kundër Europës”

  1. qazim says:

    Ti Mero i vjen hakut ketyre mostrave.

    1. Bsnik Jahollari Athine says:

      Te lutem shume zoti Baze hiqi komentet ne gazeten tuaj se na i neveriten kete gazete komentet e basarduara turp per ju si intektual qe lejoni kete maskarade .Ju pergjerohem se e lexoj shume gazeten tuaj po kur me vete syri tek komentet me vjen te uleras me fjalorin qe perdorin.Nuk po te kuptoj me kete gare felliqesirash qe ben

    2. Besnik Jahollari says:

      Me pelqeu shume shkrimi jot.Presim me padurim te tilla shkrime qe jane jetike edhe per ne emigrantet se edhe ne duam te behet mire atdheu dhe te kete sa me shume shkrime me potencial realist dhe te vertete e kemi te nevojshem per te mesuar sa me shume perparimin e klases shqiptare qe te jete e denje per te udhehequr kete popull te cfilitur nga varferia dhe keqtrajtimet qe i bejne disa politikane .

  2. Zigur Qarri says:

    Asnje force politike nuk ka qene dhe nuk eshte kundra hapjes së negociatave,prandaj mos i ndani në JU edhe NE,pronesi qe askush
    nuk e monopolizon dot.Megjithese Merkel tha,se ne Keshillin Evropian ne Mars,duhet te ketë (dhe jo do te ketë) nje marreveshje per
    hapjen e negociatave per pranimin e Shqiperise dhe Maqedonise së Veriut,le te shpresojm se Gjermania,mikja e madhe e kombit
    shqiptare,do ti bindë ata qe nuk jan dakord.Kjo do te sherbente si pershpejtues per banditet e”rilindjes”,qe te kalojne sa më shpejt
    ne filtrin e terapise së metamorfozes gjermane,per tu shndrruar ne njerez.

  3. Nje qytetar says:

    Definitivisht , je gazetari me i sakte Mero Baze ! Nje kryeminister shqiptar , kushdo qofte ai , DUHET te te kishte keshilltar , apo me mire krahun e tij te djathte sepse je njohesi me i mire i arenes politike e sociale ne Shqiperi . Je i madh ! Faleminderit !

  4. prizem says:

    Ekselente….

  5. Lala says:

    Shkurt dhe e thënë shqip , (nëse firmoset marveshja) , e bëri “Sulltani,, që i tha dashnorit të plakave rri aty ku je, nuk ke punë në Egje dhe që të mos marë Adriatikun, shpejt marveshjen se e dhjem fare. Makari na gjini.Ishallah të behet. Për të hyrë shohim aty nga vitet 2055-56 i tha dikur Sala gazetarit grek Terens Kuik.

    1. Lala says:

      Nuk e kisha me Meron , e shkroi sa më bukur nuk bëhet . Rrofsh Mero djali!

  6. XheJ eN Bi says:

    Po edhe lufta që bën se Rama ishte në frontin e Zonjës Clinton dhe ndërzenin Tramp- in ,ju doli huq se priti Ramën .
    Këta janë si ata qentë e rrugës që lehin kur shohin ata që i kanë goditur.

  7. Zigur Qarri says:

    Po nuk ka ndonje rendesie hapja e negociatave edhe nese hapen cfare do ndryshoje per 25 vjecarin e sotem do presi dhe 25 vjet qe tu jepet e drejta per te punuar kur ne ate moshe nuk te perfille njeri per pune .
    Ku eshte interesi…. dikushe mund te thoje e ardhmeja kush e di te ardhmen e k.e
    as vete europienet ndaje per mua hapen nuk hapen nuk eshte asgje

    1. Z says:

      Ore Zigur Qarri! Pse nuk meson shqip me pare dhe pastaj jep leksione?

      1. Zigur Qarri says:

        Z,
        ai eshte serb,produkt i Edvin D’Rames.Nese i ke lexuar komentet e mia,din te bësh dallimin,dhe kupton perse ai bën rrolin
        e dobçit.Por nuk eshte i pari,se e kan bërë më parë edhe zagaret e Kishes greke,fatkeqsisht edhe”rilindas”,tani edhe ky serbi
        qe hedh vrer kunder kosovareve gati ne çdo koment qe bën nën Emrin tim.Komenti im eshte më siper 21:34 te 9:34 pm.
        Te keshe mendim te kundert,eshte normal,sepse eshte principi baze i demokracise,por fryma e peçarjes krahinore,nuk duhet
        te toleruar,sepse mbrapa eshte dora te huajit,serbeve dhe grekeve.

        1. Realist says:

          O zigur o budalla nje serbe flet serbisht nje kosovari flet 50 % shqip 50 % serbisht
          Ndersa ti ziguri flet 100 % si debile

        2. Lona says:

          Ilacet zigur qorri

        3. Ashtu kot says:

          Zoti Zigur.
          Me sa di une percarsi me i madh i shqiptareve ne kohet moderne eshte Sali Berisha. Ai nepermjet nxitjes se politikes se “tokes se xanum”, u mundua te popullonte Tiranen dhe jugun me verior dhe nepermjet shpallje te luftes kunder Vlores, eshte i pari Shqiptar qe dergoi ushtrine te vriste popullin Shqiptar vetem e vetem se ishin jugor dhe kishin komanduar veriun per 50 vjet. Kjo behej nga Saliu nen pretekstin e venjes se te drejtes se verioreve ne vend, por ne thelb ishte percarja me e madhe kombetare qer ka njohur shqiptarizma.
          Me sa di une Sala nuk eshte as grek, as serb dhe as i huaj. Prandaj duhet te pranosh se Sala duhet te jete ose dora e te huajit, ose duhet te jete serb, ose grek, ose te hedhesh poshte tezen tende se kush i percan shqiptaret.

    2. Europa says:

      Qarri zgjohu!!!!!!

  8. Shinjestra says:

    Tellallxhinjet e opozites le te vazhdojne t’i bjen daulleve per t’i degjuar vete, se europa dhe Amerika nuk jua ve veshin fare.Berisha,Basha,Meta dhe Fallxhorja le t’u bjen daulleve per qejf te tyre.Duan apo nuk duan ata,negociatat do hapen,reforma ne drejtesi do perfundoi dhe keta do shkojne ne Reç.

  9. Patrioti . says:

    Te lumt o Mero i ke tallur te tallurit. Respekte

  10. juristi says:

    Si gjithmone i sakte.

  11. Andi says:

    Kokes Mero.Perdite dhe fort .Deri tani je me I miri dhe as nuk te afrohet kush.

  12. Gajur says:

    Mendon ty se me hapjen e negociatave mbaron emisioni, jo zotri ather fillon ruga per ne EU dhe si qe e din eshte shum e veshtir ska EU pa hyre kriminelet bandat dhe kryekrimineli ne biruc.

  13. M says:

    O gur-zi ( balli-uuuu) a e din se per tu anetaresur duhet te kalosh ne prove me mbikqyrje ashtu sic u anetaresove komunist por me pare u bere kandidate ku te vune ca detyra dhe objektiva e pastaje te pranuan .
    Edhe ne BE qe te behesh me te drejta te plota si anetare duhet te hapen negociatat , te maresh statusin e vendit kandidatit .por qe te hapen negociatat per aneteresim te plote duhen te behen disa hapa, faza, etapat per integrim te plote.
    Nje hap i madh qe sherbeu si prove ishte heqja e vizave per Shqiptaret qe udhetuan ne vendet e zones shengen .Etapa. ( hapi) tjeter per profesione te ndryshme te regullta e te sakta, me kritere te percaktuara te futen ne tregun e punes, kjo gje arihet vetem me hapjen enegociatave me te drejta te plota per anetaresim.
    Qe te arish ne anetaresim duhen te ploteson kushtet dhe detyrime si reforma dhe pavaresia e sistemit te drejtesise, lufta kunder krimit, korupsionit dhe mbrojtja e te drejtat e njeriut, keto nuk arihen as me pesimizem , as me sabotime, as me lobime kundra e as me mosmareveshje politike e kurre nuk hapen eshte fitore per gurzin me tabore dhe kurre mund te hapen nuk na intereson se kjo kerkon nje kohe te gjate , c’ do gje ne jete behet me perspktive e per brezat qe vijne .
    Vertet te gjitha forcat politike duan te pakten me fjale te hapen negociata , por e perdorin per lufte politike per te rembuer kolltuqet e pushtetit per te mbrojtur pasurine e vjedhur e ti shpetojne drejtesise e jo se mobilizohen per ti aritur sa me shpejte per te miren e nje vendi evropian ( Albania)qe ndodhet jashte Evropes ne te gjitha aspektet.
    E ardhmja percaktohet nga zhvillimi ecja perpara ne aspektin kulturor, social, ekonomik, te drejtat e njeriut , ku sot per sot kryeson perendimi , ky eshte interesi , kurse ti me kompani hajvan ishe e hajvan do vdesesh .

  14. Kot dhe kot =rezultati kot.. says:

    Kur e fillon kot ,kot perfundon, kjo eshte e saktesuar historikisht…..d

  15. elton says:

    Makroni u ankua per korrupsionin e larte dhe kriminalitetin ne Shqiperi. DHe shume mir e beri n,q,s eshte burre shteti dhe e do kombin e vet. Korrupsionin e kemi me te lartin ne Europe dhe kete nuk e luan topi. Vetem te kronika e zeze e gazetes tende qe vriten perdite njerez,kriminelat dalin me 5 vrasje me 15 vjet dhe jemi me te varfrit e Europes. keshtu qe nuk eshte pune Macroni fare qe u refuzuam. Halja e qeverise nuk ka nevoje ti caje b.. njerezve qe jo do hapen ne nentor jo ne qershor sepse asgje nuk ndryshon edhe po u hapen. Prape te fundit ne Europe do ngelemi persa kohe ke drogaxhinj ne qeverisje. Dhe nuk ka faj fare Luli ktu se kan 6 vjet qe ka pushtetin halet e rinlindjes

  16. Nuk konsumohet nje kafe fare....! says:

    Nje mik i imi e pyeti Andi Bushatin e konsumoni noj kafe me Mero GELBAZEn ,DHE ANDI thot , po qka te thot ty mor mik ,ti afrohesh mero bazes eshte njesoj si te jesh afer bythes se sali BERISHES apo bythes se EDI RAMES,27 vjet bythlepirje ka edhe efektin e vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje