Katër muaj që demontuan Albin Kurtin

30 Janar 2020, 20:28Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Pas një fushate të vështirë dhe të pështirë bisedimesh katër mujore mes dy partive kryesore, Albin Kurti më në fund vendosi të dorëzojë mandatin në Kuvend, për të vazhduar betejën si opozitar, nëse mandatari pasardhës i qeverisë, Isa Mustafa, arrin të krijojë qeverinë me partitë e tjera. Shanset që Kuvendi të votojë një qeveri në pakicë për të janë thuajse zero, pa llogaritur cinizmin ekstrem të LDK.

Kjo gjë ndodhi me postin e kryetarit të Kuvendit, kur u votua Glauk Konjufca pa marrëveshje, por LDK e votoi, me qëllim që t’i jepte shans vetes dhe partive të tjera të formonin Kuvendin, i cili është kushti bazë për të mos shkuar sërish në zgjedhje të reja, në rast të dështimit të qeverisë.

Po çfarë e ndali Isa Mustafën të mbështesë Albin Kurtin?

Pas katër muajsh, shikohet qartë se Isa Mustafa hyri në bisedime të gjata dhe të vështira, duke i lënë kohë vetes për të çmontuar imazhin politik fallco të Albin Kurtit.

Beteja katër mujore e Isa Mustafës kundër Albin Kurtit, është ndoshta hakmarrja më e ftohtë, që një lider politik në Kosovë ka ushtruar ndaj një rivali të vet, i cili e ka fyer atë kur ka qenë kryeministër përmes një opozite brutale, dhe shpeshherë jashtë çdo kornize politike.

Fushata e paqes katër mujore mes Albin Kurtit e Isa Mustafës, është në të vërtetë beteja më e hidhur e Isa Mustafës ndaj Albin Kurtit, pasi jo vetëm që e detyroi të dorëzohet, por e detyroi të shkelë shumë nga parimet për të cilat ai predikonte modelin e një politikani të pakompromis.

Albin Kurti u shfaq për katër muaj rresht në sytë e qytetarëve të Kosovës, duke negociuar poste ministrash, zgjerim kabineti, oferta për president, marrje dhe lënie ministrish, e deri tek hartime pozitive për Rugovën dhe ish- drejtues të vrarë të LDK, nga krahu i luftës, për të cilët Albin Kurti nuk ka shfaqur kurrë më parë, as ndonjë ndjenjë respekti, dhe as ka dënuar kurrë vrasjet e tyre.

Isa Mustafa e detyroi Albin Kurtin të bëhet dhe rugovist, dhe PANI-ist, dhe demokrat, dhe pro-Perëndimor, në një betejë memece, ku më shumë flisnin veprimet e Kurtit, se sa fjalët e Isa Mustafës.

Ai i provoi opinionit publik, se nuk është një betejë mes së resë dhe të vjetrës, por një betejë e disa të rinjëve që duan t’u zënë vendin të vjetërve për të njëjtat qëllime, dhe kjo është goditja më e madhe që mori imazhi i Kurtit në këtë fushatë bombardimesh pa zhurmë këto katër muaj.

Tani më 3 shkurt, Albin Kurti do paraqitet para Kuvendit për të votuar qeverinë që do shpallë vetë, pa marrëveshje me LDK.

Natyrisht që do të rrëzohet. Këtë besoj se dëshiron dhe vetë ai.

Nuk besoj që Isa Mustafa të jetë aq mizor, sa t’ia votojë dhe qeverinë në pakicë, duke e kthyer në një lodër në duart e tij, për ta rrëzuar kur të dëshirojë. Është sikur ta vrasësh e ta lësh pa varrosur hasmin tënd.

27 komente në “Katër muaj që demontuan Albin Kurtin”

  1. Ziguri i qorrit says:

    Nje njeri qe shfaqet si kaposh qe ne fillim sikur te ishte ai padroni i gjithe shqiptare.Ai tregua megolloman dhe filloj te veje detyra edhe ne Shqipri,po ai harroi si marksist-leninist islamik se me 25%tevotave qe mori dhe pas keshillime me karaxhixhin e tiranes fluturoj me presh ne byth

    1. Fatmir says:

      E vertete,ju lumte per mendimin e juaj te drejte

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Mero Baze
    .
    E qartë
    Si drita e Diellit
    një luftë për karrike
    por,
    nuk t’i justifikon kaq shumë
    gabime ortografike.

    E qartë
    Si drita e Diellit
    dhe ti shumë saktë e thua
    pjesë pjesë
    si hunjtë e ledhit
    Albini u çmontua.

  3. Homeri Shqyptar says:

    Kurre se paskam ditur se je kaq i lig e kaq anti-Shqiptar IMER..si gjithnje kur mundohesh t’hedhesh balte mbi Kreshnikun ma t’ri t’Kombit e Shqyptarit ma t’paster,thjesht na kujton se je nje mize kali qe shkon mbas ç’do bythe..u shofte si krypa n’uje k’jo fare Shqypfolese

  4. Shqiptari Ilirise says:

    Mero ti nuk ke pse kënaqesh me lojën e pisët dhe antikombëtare të një qeni plak sërb si Isa Mustafa!
    Ai nuk e bëri këtë për të diskredituar Kurtin,por si një fshesë e vjetër haleje e shërbimeve sërbe,për ta lënë Kosovën në pozita sa më inferiore në adpektin e bisedimeve me Sërbinë.
    Kurti mund të ketë patur gabime hera herës në rrugën radikale,por nuk është kurrë si shërbëtori i sërbisë Isa Mustafa.

    1. Realisti says:

      As Mustafa nuk eshte qen i Serbise, as Kurti nuk eshte shqiptari më patriot mbi dhé. Të dy bejne politikë. Kot lodhesh më teori konspirative, nuk do të të nxjerrin larg. Mero e ka shume sakte. Kurti, nese behet nje ditë kryeminister, jo vetem qe do heqe taksen (e ka thene tashme kete) ndaj Serbise, por do jete shume here më i moderuar se gjithe të tjeret.
      Do rrosh e do shikosh

    2. Star says:

      Se cfare eshte Albin Kurti e kemi ditur me perpara. Eshte nje perfaqesues i islamikeve ne Kosove. Marksist islamik ma mire me thane. Tamam marksizmi qe ishte ne Shqiperi ne kohen e diktatures . Prandaj gjente perkrahje jo te vogel edhe ne segmente te vecanta ne Shqiperi ne te dy krahet politike.
      Isa Mustafa nje filo serb ne sherbim te tyre me kohe.
      Ne rast in konkret nuk kemi nje tallje nga Isa,por Ai shfrytezoi me se miri vete difektin kryesore te sistemit. Difektin qe e ka analizuar ne prefeksion qysh heret Adolf Hitleri ne librin e tije— Lufta Ime. Ai ne kete liber thote qe sistemi i votimit eshte e keqja me e madhe qe po kalon perendimi sot, ku Vendoset se kush duhet te qeverise vendin. Jemi ne kushtet kur nuk kemi nje sistem te pranuar me te mire ne histori,prandaj Ai qe eshte kandidat per te qeverisur apo Ai qe eshte ne pushtet detyrohet qe te hyje ne tratativa apo pazare meskine vetem e vetem per te mbetur ne pushtet.
      Te gjithe jemi deshmitare se si nje hajdut dhe kriminel si Nard Ndoka ju detyrua Sali Berishes duke bere qe te zgjidhej minister i shendetesise. Prandaj mos prisni prefeksion ne keto raste askund ne bote se eshte vete difekt i sistemit dhe deri sa te dale nje tjeter sistem ma i mire per te vendosur per qeverisjen do bashke jetojme me te

  5. SHKELZENI says:

    ALBIN KURTI E ZHGENJEU ELEKTORATIN SHQIPTARE TE KOSOVES , EUFORIZMI I TIJE NE MOMENTET E PARA ISHTE VERTET AMATORESK E I PESHTIRE KUR DIHESH QE FITOJE ME 25 %
    SKENAT NE KAFENET E TIRANES ME NJERZIT ME TE NDYRE TE GAZETARISE SHQIPTARE TAKIMET ME BERRISHEN APO METEN E RREZUAN SHUME POLITIKISHT KY AMATORE DO DREJTONTE KOSOVEN
    PA NDIHMEN E TIRANES SINQERISHT I MARE NGA MENDJA
    ALBINI ESHTE I MAJTE I VETMI PERSONE QE DO TA KESHILLONTE ISHTE KRYEMINISTRI RAMA DHE NE MENYRE TE PA KUPTIMTE U BE KUNDERSHTARE I TIJE KUR DIHET QE RAMA ESHTE ( BÊTE POLITIQUE ) RAMA ESHTE SHUME INTELEGJENT NJE LOJTARE SHAHU I PERKRYER AI KONSIDERONE LIDERET KRYESORE TE EUROPES SI TE BARABARTE KA NJE EGO TE THEKSUAR THJESHTE RAMA TE SHKATERON.

    1. shijak says:

      rama ka cilesi te vecanta

  6. rripitipitytytyrripity says:

    Propaganda e Meros i drejtohet simpatizanteve te Albinit ne shqiperi e jo ne kosove, ne Kosove e njohin Albinin me mire se sa e njeh Mero dhe Meron e njohin me mire sesa ai njeh veten.

  7. elton says:

    Albin Kurti ka marre votat e lira te Kosoves aq sa ka marre, Halja dhe drogaxhiu dhe shok i drogaxhinjve ka marre antivotat e Berishes dhe te tjerat i ka blere.Albini kur nuk eshte shfaqur si ordiner,pazarxhi i ndyre,megjithese ka pas shembullin ne Halja qe mund te behej bashke dhe me Berishen kur ti duhej.
    Dhe e meriton ta provoje njehere pushtetin.se po i shohim se ku e cuan Shqiperine )Rilindja me Berishen.

  8. E èma e Zeqos says:

    Mjafton emri i Albin Kurtit, pèr ta bèrè Ymer Bazen tè shkruajè broçkullat e radhès.
    Albini nuk humb asgjè nga sjellja e Isa Mustafès, pèrkundrazi.
    Vazhdo Ymer, vazhdo bjeri fyellit me njè vrimè.

  9. Shelegu says:

    Mero i eshte vene pas Albinit si Qeni Kamionit.

  10. Kabassi says:

    Albinit i rritet nami edhe nese nuk arrine te formoj qeverine. Eshte politikani i vetem me duart te pastra kristal ne krejt tokat shqiptare. Edhe zogjte e malit e dine se Albini nuk mund ta beje qeverine pa koalicion me nje parti tjeter. Po te ishte Albini njeri i pazareve e dorezimit moti ish vesh me pushtet, kish formuar qeverine, kish paranuar kerkesen me” krye ne thes” te LDK-se per presidentin dhe me dije ua kalon te gjithe ketyre me pozita te larta.

  11. era! says:

    Albini dhe Vetvendosja ishin e jane ende e vetmja shprese per shpetimin e Kosoves por edhe te ardhmes se te gjithe kombit tone.Fajin kryesor per kete deshtim qe ndodhi e kane me se pari votuesit trushkurter te Kosoves qe i dhane votat nje spiuni e tradhetari si Isa MUT-STAFA prandaj votuesit pro LDK te heshtin e te hane mut.Sa per Ymerin e Abaz Kupit nuk ja vlen te flasesh se ai ka mbijetuar gjithmone si zvaranik e parazit mbi kurrizin e cdo pushteti qe ka kaluar e qe do te vij.

  12. BOLETINI I KOSOVES says:

    Mero, sa po te paguan Florin Krasniqi (udbashi) i psd-s se Dragan Molliqkes per keto pacavura?!

  13. Rasim says:

    Gazetar i mjerë ,urrejtës patologjik ndaj LVV dhe liderit të saj ALBIN KURTI. Si ta tregoj ndryshe njeriu qyqarllëkun e vet? Vetëm kësisoji duke pa ënrra me sy hapur . Shihë ëndrra o i mjerë Mero Baze dhe knaqu me to ,se ajo nuk do të ndodhë kurrë cfarë ti dhe bashkëmendimtarët tuaj mendojnë për tribunin shqiptar ALBIN KURTI,…..

  14. Milot Derri says:

    O Mero, po si s’e tha as edhe një fjalë për Isë Mustafoviqin, i cili e ka lidhjen më të fortë me beogradin se me Tiranën. Ai ishte i besueshmi i partisë komuniste dhe udb’ës, në të njëjtin konstalacion sikur Sali Pisi deri në vitin 1991. Ta akuzosh Albinin për gjëra që akoma si provoi, i vie jë çik erë mërie. Isoja dhe klani i vjetër i LDK’ës janë aq të zhytur në korrupsion dhe bashkëpunues të shërbimeve sekrete të huaja, që edhe po iu ofrua atyre edhe presidenti dhe kryeministri, prap do gjejn arsye të mos bashkpunojn me Albinin, nga se Albini nuk njehë miq e farefis, por e njehë vetëm ligjin dhe kushtetutën. Ndodhë që e shkruajte artikullin vetëm për t’ia bërë qefin Edi Ramës, ngase nuk e besojë që je aq naiv politikisht.

  15. Durimi says:

    Me cudisin ca driteshkurter qe dual Albinin! Thua se a jane ignorante ose te demure m’endormir. Albini la frike te behet kryeminister , vêtements opozite si Saliu mund te bébé. Pas lere sur flasin per Mero Bazen, pena me e saute e gazetarise shqiptare

    1. Milot Derri says:

      O çuni, lëri ti dritëshkurtërit që e duan Albinin dhe merru një çik me veten dhe mëso alfabetin dhe fonetikën shqipe. E di ç’tha Edi njëher: Më herët e njihte vetëm rrethi i ngushtë dhe lagjja injorantin, tani që kemi rrjetet sociale, të tillët i njehë e tërë bota. Rrofsh o Edi.

  16. Ana says:

    Morra pushken dola malit, te luftoja per atdhe, ku ta dija une i shkreti se armiku ishim ne.
    Te keqen e kemi vete brenda. Nuk na ben dem as serbi e as islami por shejtani qe eshte ne genin tone.

  17. Kot Kurti -pa vizion ,pa ide dhe jo i vendosur says:

    Kurti eshte kot.pa bo…e,,,,,u

  18. Doni me per Belulin.. says:

    Ka kohe qe Mero Baze ja ka marre meritat Fahri Balliut, megjithese ne thelb jane shoke te nje ideali. Pune m . . i.

  19. Doni me per Belulin.. says:

    Ka kohe qe Mero Baze ja ka marre meritat Fahri Balliut, megjithese ne thelb jane shoke te nje ideali. Pune m. .i.

  20. Timi says:

    Problem është se shqiptarët kanë vdekur si burra. Me sa më kujtohet Avni Rrustemi ishte i fundit. E kuptoni. Tradhti ndaj popullit është edhe po nuk bëre asgjë për popullin.

  21. meçoja says:

    QË KUR NUMROJA ME GISHTA
    E MËSOJA ABETARE,
    MBAJ NEND NGA GJERGJ FISHTA,
    NJË THËNIE LAPIDARE:
    “MA PARË BAHEN BASHKË NJI THES ME PLESHTA,SE SÁ DY SHQIPTARË NË NJI MENDJE”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje