Nga Mero Baze
Partia Demokratike po përpiqet të mbajë gjallë dosjen “184”, që ka të bëjë me përgjimet e fushatës zgjedhore për Bashkinë e Dibrës më 2016. Në fakt, aryseja përse dosja “184” ka mbetur rrugëve nga Tirana në Dibër, nuk ka të bëjë me kompetencat e SPAK, apo ish- Krimeve të Rënda, por me rënien e arsyeve përse u shpik ajo dosje.
Ato që mund të quhen fakte të rënda në atë dosje, kanë të bëjnë me përfshirjen e administratës shtetërore në ndikimin në zgjedhje, një perceptim që të krijohet nga dëgjimi i disa përgjimeve të politikanëve të përfshirë në atë fushatë.
Këtu kemi të bëjmë me kundravajtje penale gjatë fushatës, dhe meqënëse gjatë përgjimit kanë dalë ato biseda, Prokuroria duhet të kishte marrë masat për vënien në vëzhgim dhe arrest në flagrance të personave të përfshirë, nëse ata e kanë konkretizuar ndikimin në zgjedhje.
Por, prokurori që ka krijuar dosjen, e ka krijuar atë jo për të hetuar manipulimet zgjedhore, por për një detyrë partizane politike, që t’i jepte një armë në dorë opozitës për shantazh politik.
Krimi i vetëm zgjedhor i dosjes “184” është mosveprimi i prokurorit që ka përgjuar, për t’i kapur në flagrancë, dhe akoma më keq më pas, përdorimi i dosjes për shantazh politik, duke ja ofruar opozitës, dhe jo drejtësisë.
Nëse prokurori që ka vënë në përgjim politikanët dhe të dyshuarit për manipulim, do kishte objektiv kapjen dhe ndëshkimin e tyre, mund ta bënte gjatë zgjedhjeve.
Fakti që nuk e ka bërë, është se, ose nuk ka pasur prova të tilla, ose gjithë regjistrimet dhe qëmtimet sipërfaqësore i ka bërë që t’i ketë si material për shantazh politik të porositur nga opozita.
Afati për t’i kapur në flagrancë dhe për të prodhuar prova manipulimi, ka kaluar qysh më 2016, një vit para se Basha e Rama të bënin paqe e të hynin në zgjedhjet e 2017. Nëse ka pasur vërtet prova dhe prokurori nuk ka vepruar, atëhere i vetmi gjyq duhet bërë ndaj prokurorit.
Por ajo që duket se është e qartë në këtë histori, ka të bëjë me detyrën tjetër politike që ka pasur prokurori për të prodhuar një dosje për shantazh politik.
Dhe këtë e ka bërë mirë.
Në këtë pikë, dosja “184” e ka bërë detyrën e saj. Ajo u përdor për shantazh politik. Prokurori që e regjistroi ja dorëzoi opozitës, opozita e mori, e qëmtoi, e titroi, e editoi, e përktheu në anglisht, dhe ja shiti shtypit Perëndimor.
Ajo dosje shërbeu si karburant i “Revolucionit të Qershorit”, bojkotit të zgjedhjeve, djegies së mandateve dhe përpjekjes për destabilizim të Shqipërisë. Më shumë se kaq nuk mund të nxirrnin ato copa përgjimesh.
Tani normal që SPAK nuk ka çfarë heton aty, në ato copëra të qëmtuara përgjimesh, të iniciuara jashtë procedurave penale, dhe si të tilla, të pavlefshme. Dosja lëviz nga Tirana në Dibër, pasi ajo dosje ka nevojë të vendoset në bazën e saj ligjore, dhe të provohet ligjshmëria e provave.
Arsyeja për të cilën ajo u krijua nuk ishte të gjykohej dhe të dënohej njeri, por të justifikohej lufta për destabilizim politik që nisi opozita, duke përdorur disa prokurorë kamikazë të saj.
Me thënë të drejtën, këtë mision dosja “184” e kreu më së miri. Është tjetër gjë që “revolucioni” nuk fitoi dhe opozita nuk ja doli dot ta destabilizonte vendin, por prokurori kamikaz dhe dosja e sajuar e tij, e bënë të vetën.
Tani boll, se nuk bëhet dhe lufta dhe paqja me të njëjtën dosje. Ajo e bëri punën e saj, edhe pse për fat të keq opozita nuk e realizoi objektivin e saj.
Po prokurori Hajdar we e krijoi vazhdon detyren ne drejtesi?
Jo Mero , ajo dosje nuk ka mbaruar pune , ajo duhet tani per te zene me “pune” SPAK un , qe mos meret me bemat e tyre , po me 184 ,339 , serialet “babale” qe ne SHQUP nuk kane te mbaruar .
Po hajdar sali shpellak haleja qe mbajti 2vjet ne kasafort dhe ja dergoj Lyl koqes si po kalon,a ashte tu ba ndonje hetim tjeter madh,po harrova se kane caktua me hetua ate halen tjeter prokurorise Durrsit.lum ne per ate keshill prokuroriet qe kemi
Shkelqyeshem.Opozita kryesisht Berisha,Meta,Basha dhe Fallxhorja me ne fund ngelen me presh ne bythe.Ky presh do t’u djeg sumen edhe per disa dekada.Rama do jete kryeministeri me jete gjate.Peeshendetje Mero.
Thjesht BRAVO.
Edhe ti Mero, detyren partizane me kete shkrim e ke kryer me se miri. Ka filluar te te shterojne argumentat dhe fantazite, perderisa ke filluar ti perseritesh frazat 3-4 here brenda shkrimit.
Avni,i kan shteruar argumentet,sepse shkruan kunder vullnetit te tij,pa zemer dhe pa ndergjegje qytetare.Nje fakt me rendesi.
Perse Mero aludon per nje prokuror,por nuk del me emer?Sepse ai genjen,dhe kjo perben nje veper penale.Keshtu ruan bythen
nese nje dite personi qe perfolet,ngre nje padi ndaj tij.Pra,eshte nje analize me urdher,e imponuar,pa vullnetin e tij.
Ish Ministri Ylli Manjani per rastin ne fjale thote:”Logjika ta do që nxjerrjen e audio-përfjimeve në publik ta ketë bërë dikush, që ka
dashur ti “mbrojë ligjërisht” qoftë edhe duke i sulmuar publikisht personazhet e rënë në grackën e përgjimeve.Këtë bindje kam duke
patur parasysh mënyrën se si funksionon teknikisht procedura e përgjimeve, por edhe interesat e palëve në këtë proces”.
Pra,dosjen 184 e ka shkaterruar banda e”rilindjes”me urdher te Edvin D’Rames,duke treguar vetem pjesen e vogel te vjedhjes.
“Rilindasit” akuzuan PD-n per nxjerrjen e sekretit qe pergatiten vetë,dhe perfolen nje Prokuror qe te ishin akoma më te besueshem
me mashtrimin,me makinacionet mafioze te tyre .Kjo eshte mafia”rilindjes”.
Z. Baze jeni i vetmi gazetar ne Shqiperi dhe me gjere! Vetem ju i shikoni gjerat dhe i thoni sic jane! Te tjeret jane ose te paafte ose jane te shitur! E vleresoj mendjen dhe te verteten tuaj!
Berisha po kerkon nje kinez me “grip”,per ta futur ne Parlament !
Horrat e mëdhenj do t’i hedhin plot cime të qelbur SPAK-ut që t’ia zenë frymën e të shpëtojnë vet. Mos u gënje ô popull! Ngrehu e bjeru! Futua kokën në njëmbëdhjetë gropat e haleve të pallateve të tyre!