Nga Mero Baze
Kosova po bëhet me qeveri. Dy milionë shqiptarëve të Kosovës, ju deshën 30 ditë të vendosnin për këtë qeveri, kurse Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, ju desh 120 ditë ta ndanin me njëri tjetrin.
Shqiptarët e patën të lehtë të zgjedhin, pasi vendosën të votojnë dy politikanë të rinj, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.
I pari ka vite që promovon një qeverisje të bazuar mbi parime, me një program ekonomik etatist që i ngjan vetadministrimit jugosllav të Titos, kurse e dyta një vajzë nga gjenerata e re e LDK, e cila ngjan e supervotuar brenda LDK, vetëm se bën diferencë me klanet e vjetra që kanë mbërthyer partinë dhe nuk e lëshojnë atë.
Pra Albini është votuar në një farë mënyre të ndihmojë në çkapjen e shtetit, dhe Vjosa të ndihmojë në çkapjen e LDK.
Për fat të keq, gjesti që i hapi rrugë në 24 orët e fundit formimit të qeverisë, tregon se Albini ka pranuar çdo gjë që i mundëson atij kapjen e postit të kryeministrit, dhe jo ndonjë parim që shpëton kapjen e shtetit të Kosovës.
24 orë orët e fundit para rrëzimit të mundshëm të tij në Kuvend, Albin Kurti zgjodhi të gjunjëzohet para Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke sakrifikuar karrigen e Glauk Konjufcës si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, zgjedhur një muaj më parë pa konsesusin e LDK.
Dorëzimi i postit të Kryetarit të Kuvendit, i cili parashihet dhe në Kushtetutë që i takon partisë fituese, është gjesti i fundit që tregon se në politikën shqiptare, marrëveshjet politike janë mbi parimet e vetëshpallura dhe mbi Kushtetutën, kur është nevoja.
Kjo shpjegon qartë diferencën mes mënyrës si mendojnë shqiptarët kur votojnë për Kurtin dhe mënyrës si voton Kurti kur mendon për karrigen e tij.
Nga ana tjetër, Vjosa Osmani, jo vetëm nuk e ktheu dot në favor rritjen e votave për LDK, që votoi duke menduar se ajo do ishte kryeministre, por duket se po linçohet brenda LDK, pikërisht për shkak të popullaritetit të saj. Ajo jo vetëm që nuk u përfill në procesin e ndarjes së pushtetit brenda LDK, por i është diktuar posti i kryetares së Kuvendit, si për mëshirë.
Lehtësia me të cilët shqiptarët votuan për Vjosa Osmanin dhe lehtësia me të cilën LDK, ka përfillur gjithkënd nga ata që nuk janë votuar fare, përveç Vjosa Osmanit, e tregon qartë përse shqiptarët patën vetëm një muaj kohë të votojnë për Vjosën dhe LDK katër muaj kohë si ta heqë qafe Vjosën.
Në fund të këtij procesi nesër ne do të kemi një qeveri të pazakontë në Kosovë, e cila ka bërë bashkë LDK, partinë që themeloi pluralizmin politik në Kosovë, por që është akuzuar gjithë jetën padrejtësisht si titiste, dhe një partie të re, “Vetvendosja”, që mezi e ka pranuar shtetin e ri të Kosovës, duke mbajtur qëndrime radikale pseudonacionaliste, dhe që fatkeqësisht ka një program ekonomik që ngjan pikë më pikë me konceptin se si qeverisej dikur Jugosllavia, me banka shtetërore, kredi për popullin, shtetëzim ndërmarrjesh dhe pjesëmarrje të punëtorëve në pronësinë e ndërmarrjeve. Në ish Jugosllavi nuk jetohej keq në në këtë formë qeverisje, por puna ishte se Titua e kishte zgjidhur çështjen se kush i jepte kredi për të mbijetuar derisa kreditë vunë nën vete Jugosllavinë. Albini ëndërron të jetë Tito, por që nuk merr dot kredi as për një apartamnet për vete.
Në një farë mënyre ky është një bashkim i ish titistëve me neotitistët. Dhe kjo nuk besoj se është e keqja e tyre. Kjo mund ti mbajë bashkë pak më gjatë se sa shpresojmë.
Për 120 ditë, Kurti dhe Mustafa kanë rrëzuar çdo pritshmëri të votuesve për një qeveri parimore, për një qeveri shprese, apo për çkapje të shtetit, duke demontuar gjithë propogandën e tyre.
Kështu që tani mund të qeverisin pa emocione. 120 ditë mjaftuan për të vrarë emocionet nga shpresa për ndryshim. Tani kanë katër vjet kohë të provojnë çdo të thotë të ëndërrosh “Vetvendosje” dhe të përfundosh në “Vetadministrim”.
PROGRAME (TITISTE) ME SE NORMALE KANE PERJETUAR EPOKEN TITISTE BASHKIM VLLAZERIM NDERZIM DHE KANE QENE TE KENAQUR PSE MOS TA APLIKOJNE PRAPE .
Doli vemja serbe,militanti”rilindjes”!
Mos u mèrzit Ymer. Edhe serbi nuk e kuptoi kurrè, tipin e Albinit. Me dhunè, me burg, me tortura e provuan por zemrèn shqiptare, nuk ia thyen dot.
Imagjino Ymer sikur tè kishin qènè tè gjithè shqiptarèt kèshtu.
Do kish ngelur Janulla pa ushtarè o Ymer, pa varrmihès qè mbledhin eshtra shqiptarèsh dhe i shesin pèr mbetje ushtarèsh grekè.
Pèr para o Ymer, pèr para shiten disa. Tè tillè, nuk e kuptojnè dot Albin Kurtin. Nuk ua lejon Janulla.
E ëma e Zeqos….
Tani flet mirë ,po nesër do flasësh tamam si e ëma e Zeqos në maj të thanës.
Burrat me zemër shqiptari duken kur vijnë në pushtet dhe jo në opozitë .Ti do jesh i pari wë do ta akuzosh Albinin si i shitur te sërbi ,te amerikani e te janulla.
Fatin e Cipras do ketë edhe Albini. Vetëm një lutje kam ,që të mos ndryshosh nick name se do të të vijë turp.
Mero,duke tentuar te behesh me i mencuri shqiptar,realisht ne shnderruar ne nje llafollog kafenesh .Po te pegjigjem ne stilin tend…
E para ,Jugosllavia e Titos kishte ne baze te ekonomike pronen shtetrore mbi mjetet e prodhimit.Kosova e Kurtit bazohet ne pronen private mbi mjetet e prodhimit.Pra genjen.
E dyta,Vetadministrimi nuk eshte nje shpikje e Titos.Ne te gjithe shtetet e medha moderne sindikatat me kushtetute Jane pjese e vendimarrjes dhe administrimit ne ndermarrjet e medha.Deri edhe ne SHBA,keshtjellen e kapitalizmit.Ne se Kurti tenton ta beje kete,ky eshte nje hap perpara.Sikur ta bente edhe liberali RAMA..!!!!Pra serisht nuk thua te verteten,por e ke nga padija.
E treta..Ne te gjithe vendet liberale per formimin e qeverive mbas zgjedhjeve te ekuilibruara,behen traktativa te gjata,shpesh te deshtuara…Pra edhe ketu nuk thua te verteten.
E katerta…Te gjithe udheheqesit politike ne fushata bejne premtime PA fund .Keshtu vetem vitet e fundit te majtat edhe ne venfet anglosassone u Jane kthyer formulave neomarksiste .Perse ndodh kjo ???Ndoshta duhet te lexosh disa pasazhe te Piketty,ne se e le degjuar….
Kaq per sotto.
Megjithate ajo formula e “pa mposhtur” e Bandes se Zanzibarit u mposht: 1/3 e votave i fitojme, 1/3 i vjedhim, dhe 1/3 i blejme. Mirepo ska gje, rekordet negative te Bandes se Zanzibarit do te mbeten te pa mposhtura per shum dekada.
Së pari, t’i urojmë punë të mbarë QEVERISË SË RE TË KOSOVËS!
Nèse do tè ndodhi kjo qè shkruan zoti Baze qè, Ata kanè katèr vite kohè pèr tè provuar se çdo tè thotè tè èndèrosh ” VV” dhe tè pèrfundosh ” VA” ! Atèherè kjo qeveri do tè çojè Kosovèn tek dhunuesi i saj, qè e shtypi e shfrytèzoi, e vrau dhe poshtèroi !!!!!!! Do tè ndjehem keq pèr Berat B. se Ai nuk dèshiron njè gjèmè tè tillè ! Po ata tè pushkès si do t’ja bèjnè ???
O ti gazetar po qka po perzihes ne punt e KOSOVES
Ti i urren Kosovaret, ti je nji INJORANT pro serb
Ti ke ba thirrje kunder Kosovare qe mos te vijn ne detin shqiptar se gjeja se po i ifektojm plazhet shqiptare e shqiptaret nga Makedonien i ke qujtor makedonca , zhduku mos fol kurr per KOSOVEN
Kosova e Shqipria jan NJI ???? pa tyyyy o INJORANT pro serb????
Turppppp!!! Te qoft
Albini nuk merr shembull politikën e titos ai thjesht i përshtat ato për të mirën e popullit. Ndoshta pak nacionaliste por gjitha shtetet e bëjnë. Sloganin për prodhimin vendas e ka edhe Gjermania e shumë tjerë. Problemi është prapë Ldk sepse nëse nuk i pëlqen diçka prishin koalicionin dhe bie qeveria. Aty janë horrat e Kosovës që si duket as Vjosa nuk i heq dot.
120 dite te formojne qeveri,dhe per 120 dite do ti rrezoj ramush hajredin pasha
I madh jeni z. Baze.
Nuk e ka te gjate, te shohim mbas nje viti se çfare do katranosi A. Kurti.???
Albini deshiron te duket si Tito ne menyre qe mbeshtetesit e tij te therrasin; “Shoku Albin,ne te betohemi” (druze Tito mi ti se kunemo”. Ok
Albini i lindur në vitin 1975 as që e njeh polikën titiste, por sikur ti Mero po e njihje më mirë !
Shpresoj të ketë lindur edhe një Albin tjetër në Shqipëri !
KA PREMTUAR SHUME BIBINI DHE S’ DO BEJE ASGJE PASI KETA JANE TE ZGJEDHUR QE NUK KANE TE DREJTE TE VENDOSIN PER ASGJE KOSOVA NUK ESHTE SHTETE KA NJE PROTECTION NDERKOMBETARE JANE TE TJERE QE VENDOSIN .
TRIMI MALEVE HEROI LEGJENDARE BOTERORE RAMBUSHI ME KALLASHE PSE NUK E KUNDERSHTOJE LINJEN AJRORE TRENIN PER BEOGRADE KETA PATRIOTE FB PATRIOT TE ODAVE TE CAJIT NUK KANE LINJE AJRORE TIRANE-PRISHTINE .
KETA TRIMA NESER DO FIRMOSIN NDARJEN E KOSOVES DHE DO THONE NUK FIRMOSEM NE PO NA DETYROJE AMERIKA SIC THOSHIN PER VEREMLIUN RUGOVA E KIDNAPPÉ MILLOSHI KETA JANE TRENDELIN DHE KENGE SA ME LARGE TYRE .
Nje analize e mbushur me pezm dhe idhnim. idhnim se u be qeveria! Baze ndofta do te ishte edhe më i kenaqur nëse kjo marreveshje të mos ishte arritur. Ne fakt me kete marreveshje u realizua deshira dhe pritshmeria e njerezve qe votuan keto 2 parti. Dhe ky eshte pluralizmi dhe demokracia. PDK-ja e Thaçit dhe e Rames së Bazes humbi pikerisht se humbi besimin e zgjedhesve. Arritja e kesaj marreveshjeje, megjithese e tejzgjatur, perben nje fitore per shoqerine kosovare. Dhe më mire te kene nje program titist se nje program qe jep me koncesion gjithçka, qe krijon oligarke qe sundojne dhe rrjepin shtetin, siç ka ngjare ne Shqiperi.
Jeni totalisht gabim ne analizen tuaj z. Baze, sic keni qene gabim ne te gjitha shkrimet e tuaja per Kosoven koheve te fundit. Si mund ta kesh mire kur shkrimet i ke te porositura nga Sulltani i Shqiperise?!!
Mue me rezulton nga emërtimi i Partis VV – nji kopje e Veta-Administrimit të filozofis bolshevike te Jugosllavis titiste!
E ka sakt Mero Baze. Kjo asht nji e vërtetë absolute!
Ky eshte shkrimi yt i dyte tendencioz brenda 3 diteve… Nuk e di me te vertete se kush mund te ndikohet, ose kush i beson brockullave qe thua. Flet ne emer te popullit dhe te votueseve, kur e dime shume mire se populli dhe votuesit ja kane dhene voten Vjollces dhe Albinit. Thaci dhe Mustafa kane biznese qe i bashkojne me Ramen, keshtu qe nuk pritet ndonje opinion i pavarur as nga ty.
Une do te doja te shpresoja shume tek Albini, po tani nuk mundet me. Nuk jam as kunder Kosoves, se s’ka se si te jete nje shqiptar i shqiperise kunder vellezerve te vet. Gjetke e kam fjalen. Albini, sipas mendimit tim, fakti qe u vonua ne ngritjen e qeverise, tregon se ka pritur per ti ç’bere parimet per te cilat mburret. Me duket i njejte me politikuajt e ketushem, te cilet dhe bar do hane, po karriken e duan per vehte. Nuk arrij ta kuptoj Spartak Ngjelen qe e quan politikan te spikatur, ate dhe vjosen, se ku e sheh spikatjen ai, ai e di. Nejse. Mero ke te drejte. Vetevendosja eshte nje moto populiste, e cila nuk realizohet dot njeqind per qind nder shqiptaret. Ata kurre s’vendosin dot plotesisht vete!
O Mero, a plaku Mere! Diçka ke qelluar dhe diçka jo! Ta mbrosh LDK se “është akuzuar padrejtësisht si titiste”, ia ke futur kot. Mos te paguan ty LDK qe ta mbrosh, siç i paguan shume “analista shqiptare”. Duhet ta dish (dini) pergjithmone se LDK eshte pjelle origjinale anti shqiptare e LKJ dhe LKK fashiste, prandaj titistet dhe neotitistet “demokrate” duan me çdo kusht ta kapin shtetin qe e kane ideuar ne Beograd dhe po e realizojne ne Prishtine e Tirane, si shtetin me te ri anti shqiptar ne trojet e coptuara shqiptare… Nuk qitet pite me hirre, o Mere interesçiu!…
DRENICA E KUQE
I frikesoheni te veretetes apo pse nuk i publikoni komentet? E verteta djeg, eshte fakt, por, ju duhet t’i publikoni faktet, sado te hidhura qofshin ato! Ajo eshte detyra e medias se pa anshme shqiptare.
DRENICA E KUQE
Prit o Mero, mos u nxito. Lere Albinin te filloje punen, ta shikojme si punon pastaj ta vleresojme. Ti po e paragjykon dhe kjo quhet dashakeqesi. Gabove o Mero; e zbulove vehten qe i sherben dikujt. Na thuaj kush te ka urdheruar per kete artikull??!!.
Kesai radhe e ke bere lemsh ore Mero. Ti zakonisht je mjaft kompetent per levizjet politike dhe eksponentet e sai ne Kosove, por ja ke fut kot me titizem dhe veteqeverisje jugosllave. Ishin tjera kohe dhe rrethana ateher. Tani Kurti dhe qeveria e ti edhe ta kishin programin me te avancuar ekonomik ne bote nuk e nxjerrin Kosoven nga deshtimi ekonomik dhe social. Ishin qeverite e meparshme qe vodhe, uzurpuan, grabiten dhe shkaterruan cdo gje me vlere. Kosova e gjore tani mbijeton nga takst, dogane dhe mbi te gjitha nga remitencat e Diaspore 1 milionsh e ca kosovareve .
Je fantastik Mero, nje analize teper e sakte qe me pak fjale dalin karakteret e ketyreqe populli i votoi. Eshte e qarte qe politika eshte prostitute po aq e qarte sa qe duke sheshit qe per karike keta ndyresyra shesin gjithecka bile dhe b*then…..
Turp, por keta qe rrahen gjoksin se do bejne shtet jane te pa cipe.
Aty u be ashtu si tha kryehajduti i Kosoves Isa Mustafa. Turp, turp por kjo nuk eshte qeveri eshte QIVERI dhe deshmitare do jemi sa diteshkurter do te jete,…..