Sikur  ligji “Anti KÇK”, të zbatohej nga kjo opozitë!

3 Shkurt 2020, 18:36Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Të gjithë kanë arsye për të dyshuar për një ligj si ky që emërtohet si ligji “Anti-KÇK”. Të gjithë mund të kenë dyshimet se sa e drejtë do të jetë qeveria dhe sa thelbësore do të jetë goditja ndaj krimit.

Mbi të gjitha, Partia Demokratike, si partia më e madhe e opozitës, duhet t’i ngrejë këto dyshime bazuar pikërisht tek aftësia që ka ky ligj për të goditur krimin dhe për të qenë i drejtë, dhe jo tek përdorimi e tij, për linçim politik.

Por reagimi i parë i Partisë Demokratike për këtë ligj ishte më zhgënjyes dhe më i frikshëm se vetë ligji. Reagimi të kujtonte se nëse ky ligj do ishte bërë nga Partia Demokratike dhe do të zbatohej prej saj, ai do përdorej politikisht dhe për emra të përveçëm.

Deklarata e ish- deputetit Alibeaj, i cili e shikon ligjin si një mundësi për të ndëshkuar një listë armiqsh të tij politik, tregon se çfarë rreziku është ky ligj, nëse bie në duar të papërgjegjshme.

PD sot qenka e kënaqur nga ligji nëse hetohet Taulant Balla, në bazë të trillimit propagandistik për një biznesmen që e kanë masakruar më shumë politikisht, se sa juridikisht këto dy vite, pse ka qenë dënuar një herë në vitet 2000.

D.m.th Partia Demokratike nuk ka probleme me ligjin, as me rreziqet që mund të sjellë ai për shtetin e së drejtës. Ajo ka problem me listën që ajo kërkon të linçojë.

Po ta kishte ajo në dorë, sipas kësaj llogjike, ajo do linte mënjanë grupet kriminale, apo rreziqet serioze që i kanosen shoqërisë nga forcimi i krimit, dhe do bënte politikë, duke sulmuar kundërshtarët e saj.

Po ta mendonte kështu dhe Edi Rama, sonte forcat speciale duhet të zbarkonin tek shtëpia e Enkelejd Alibeaj, t’i bënin inventarin, pse ai ka një vëlla që është përfolur në shtyp si i dënuar në Gjermani. Derisa ta provojë për 48 orë Alibeaj, që bufenë s’ia ka blerë vëllai apo makinën nuk ja ka dërguar ai, ata mund t’ia sekuestrojnë  të gjitha.

Në fakt ky është dhe rreziku real që ka ky ligj nëse nuk përdoret drejt. Kjo është pika më e dobët e tij, pasi ngjall dyshime se mund të bjerë në dorë të një qeverie të padrejtë.

Përfytyro tani sikur Edi Rama të mendonte si Alibeaj, çfarë mund të bënte sonte. Me këtë kriter që thotë vetë Alibeaj, meqë ka vëllain të përfolur si të dënuar para dy vjetësh, i duhet sekuestruar gjithçka.

Pra nëse ka një rrezik ligji ‘Anti KÇK”, ka pikërisht mentalitetin politik të opozitës, nëse bie në dorë të saj, si një ligj që mund të përdoret për përbaltje politike apo hakmarrje.

“Anti-KÇK”, në fakt është një ligj i ashpër, që tejkalon kornizat normale të të drejtave të njeriut dhe që kjo ja shton përgjegjësinë ligjzbatuesve për të qenë të drejtë dhe të fokusuar tek krimi real, dhe jo tek përdorimi politik.

Kjo është dhe sfida reale e qeverisë për të cilën SHBA dhe BE, kanë mbajtur distancë nga ligji, derisa të shikojnë si zbatohet ai. Larg qoftë sikur të kenë mendtë e opozitës, nëse ajo ka vërtet mendtë e ish- deputetit Alibeaj.

16 komente në “Sikur  ligji “Anti KÇK”, të zbatohej nga kjo opozitë!”

  1. Zigur Qarri says:

    Per opoziten .
    Te denohet berrisha eshte akt politik
    Te denohen te vegjlit nuk eshte funksionel
    Pd thote as mish as peshk

    1. Zigur Qarri says:

      Doli vemja serbe,”rilindasi”pa indetitet!

      1. aiqeqisikarqorrin says:

        Ashtu vazhdo sikar qorri, he me te lumte suma….

    2. Erlind says:

      Mero flet e shkruan sikur ne kemi opozite!
      Po ca lesh o Mero, ketu rama ben dhe opoziten: me lek i mban, tendera ju jep, cfare te thone nga zyra e rames del, strategjine njesoj e kane… aman mo na hap barkun me me keshtu llogjike se nuk pertypet fare.

  2. haloefect says:

    Pikersiht keto eshte edhe problemi i ligjit ! Pasi keqperdorimi i tij eshte nje mundesi dhe rrezik eminent. Prandaj dueht te mbeshtetemi sa te mundemi tek institucionet dhe sisetimi i balancuar dhe jo tek emrat. Ligji KCK ka probleme te medha ne aspektin e ndarjes se pushtetve(Parimi i ndarjes së pushteteve (neni 7 i Kushtetutës):, bie ndesh me mundesise e keqperdorimit pasi gezon te drejten subjektive te individit te ndjeke shkallet e gjykimit kur i shkelet e drejta plotesisht apo pjeserisht ,dhe parimin e kontradiktoritetit ,bie ndesh me disa parime kushtetuese(Kushtetuta në nenin 17 të saj parashikon që Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut mund të bëhet vetëm me ligj dhe për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të tjera. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë dhe nuk mund të cenojë thelbin e drejtave, lirive dhe detyrimeve të njeriut. Pra akti normativ shkel hapur rezervën absolute ligjore dhe është në shkelje flagrante me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.dhe nje vendim te gjykates kushtetuese te meparshem.
    Bie ndesh me nje vendim te gjykates kushtetuese (vendimi 43/2015). Krijon konfuzion edhe perplasje kompetencash ne disa raste.
    Pergjithesisht jam dakord te kete nje ligj represiv per krimin ,por ne kushte ekulibir per moskeqperdorim .Imagjino sikur ta marre me vone pushtetin PD-ja sic thua zotrote zoti Mero dhe ta keqperdore sic shkruan ne artikull .Nese Edi rama ja le pushtetin ,dmthe ne 2021 kesaj aprtise tjeter k,ajo ja ka lene “carkun “gati edhe sikur kjo mazhornce te kete vullnetin e mire .Prandaj ligjet behen ne perputhje me principet madhore te lirive dhe te drejatve te njeriut ne menyre qe te mo skete te tilla hapesira. Ligji i “Antimafjes Italiane” eshte mjaft i mire ne nje vend teper problematik seic eshte Italia ne aspektin e pasurive te Mafias .

    Ka nevoje per permiresime urgjente te kesaj natyre ne menyre qe neser te mos kete nje lufte klasore politike dhe trazira.

  3. Zigur Qarri says:

    Hahahaha….falë Zotit qe ligji ka rene ne duar te “përgjegjshme”,ne duart e drogaxhiut mafioz Edvin Escobar D’Rama!Deputeti PS-s,
    ordineri Tom Doshi,rezulton dy here i denuar,per plagosje dhe armbajtje pa leje.Kerrcenimet me arme nga ai,jan te panumurta,por
    jan mbyllur nga Policia.Tom Doshin ne 2008-en, amerikanet e akuzuan per trafikant droge,ne 2013-en i ndaluan hyrjen ne SHBA,
    ne 2015 perjashtohet nga grupi parlamentar i Partis Socialiste,ne 2019 Edvin Escobar D’Rama hyri “triumfalisht”me ordinerin KoDoshi
    ne Shkoder,per te kandiduar si kudo ne Shqiperi,nje tjeter gangster ne krye te Bashkise,Valdrin Pjetrin.Ku e ka burimin kapitali fillestare
    i gansterit,injorantit Tom Doshi,qe u shumefishua nga privelegjet si Deputet,ku,ku,ku,ku…..?Pergjigju,ku e kan burimin miliardat e Tom
    Doshit?Nese nuk i vihen prangat ketij ordineri,qe duhet te ishte i pari ne radhe,asgje nuk do te ndryshoi,asgje,dhe do kuptohet shume
    shpejt nga te gjith,se ligji ka rene ne duar te “papërgjegjshme” ,ne duart e kryetarit te mafies,drogaxhiut Edvin D’Rama,ënëgjëllit te
    KoDoshit!

  4. selam says:

    Me cfar lekesh e beri i ” ndershmi ” Alibeja qe me mire te quhet ALIBABA vilen 3 kateshe ne qender te Tiranes ngjitur me shkollen ish petagogjike. Sigurisht qe aty nuk jeton se keta fshatare kur behen debutet i nderojne grate se ju duket vetja te bukur por kjo vile keshtjelle ka bere miljona dhe keto miljona i beri kur ish minister duke shitur nje licence noteri 150000 euro. Kete e di e mire ne PD, me keto duket te filloi goditja. Vjen nga hici pa nje lek behesh minister dhe del miljarder.

  5. Atdhetari says:

    Zoti Mero: shtë hera e tretë qe shkruaj në gazetën Tuaj. Duke gjykuar e menduar se tek Ju sundon Kultura, Edukata, Toleranca si dhe me Eksperiencë relativisht të Madhe në Gazetari. Por u Zhgënjeva Jashtëzakonisht Shumë, pasi në Temën për SPAK të pak ditëve më parë në shkrimin apo Diskutimin Tim Kërkoja dhe Kërkoj që Hetimet e SPAK-ut gjithnjë nqs do të bëheshin Realisht siç dhe është Dëshira e Shqiptarëve Përveç Pushtetarëve duke filluar nga Presidenca, Qeveri dhe Kryeministra, Ministra e Deputetë, Gjykatës, Prokurorë dhe Shefa Policie deri tek Polici i thjeshtë dhe gjithë Kryetarët e Bashkive te Vendit e Administratë përgjatë 28 vitesh Media Vizive dhe e Shkruar Mos të Përjashtohet. Sepse këto Media kanë bërë Një Dëm Shqipërisë më Njësoj si Pushtetarët, Gjykatësit etj. KÇK po ashtu Edhe për Median. Atëherë, do të themi s’e të Qëndrosh më Shqipëri ështe Njësoj ai më Danimarkë, Suedi etj. Ajo pra SPAK nuk e bën Hetimin e Tillë dhe Ju keni të Drejtë të tallni By…. më çdo Studio apo Shkim më Gazetë.

  6. Iku koha kur prolurori merte leje tek sekretari i pare i partise per te denuar ose jo. Organet e drejtesise qe po krijohen nuk duhet te bejne dallim per parti por ligji te veproje njesoj per te gjithe. Degjoj halenistet ne tv qe humbasin ore te tera dhe nuk thone nje fjali ku ne driten e diellit duken sarajet e Saliut Zenit. Ilirit Lulin dhe shume te tjere . Eshte nje turp i madh cfare po mundohem ujqerit te bejne.

  7. turi says:

    Z baze nuk na duhet llustga sot. Sot duhet te ishit me i drejt dhe i drjet per drejt
    Ku esh te kck gjin gjoni me kompani
    Z baze mos e ul nivelin tend te penes me brilante me shume pak nuhatje ne keto vite. Ky akte normative esh akte kriminal.KAQ E THJESHT ESH

  8. Arber iliri says:

    Kjo opozite s’ka asnje shenje mentaliteti demokratik qeverisje 100% mentalitet berishian nje tmerr qeverises qe la dhqiperine te hiqet zvarre per dekada.shqiptaret jane pa dyshim shume me moderne ne shumice majtas e djayhtas.duhet nje lidership i djathte komplet i ri per balancim politik e mundesi qeverisese.pasojat e sali berishes.

  9. fantoma says:

    Mero, më vjen keq, që akoma përdorni fjalën, “parti” dhe “opozitë”, për atë lukuni rrugaçësh, hajdutësh e kriminelësh, sot me kostume, gravatë e vetura luksoze, që ëstë quajtur PD dhe “ka qeverisur” (fatkeqësia më e madhe) Shqipërinë…!!!

  10. Melhemi says:

    Bravo dhe jam shume dakorte me mendimin e shkrusit “Arber iliri”
    Ekrstremishte jam dakorte dhe deshiroj qe kete mendim ta percjell edhe tek shume shoke dhe miq te tjere.Po ti referohemi asaj qe ata e quajne Partia Demokratike duhet te veprohet keshtu: Ti hiqet emri PD,te riorganizohet 100% me gjak tjeter dhe mentalitet krejt tjeter nga ai berishjan, kjo force e re e djathe e vertete shqiptare te qendroj denjsishte perballe te majtes qe edhe ketu ka nevoje per riparime si te lidershipit dhe te mentaltetit.
    Per mua eshte e drejte qe politikanet,e te gjithe niveleve,administrata e te gjithe niveleve,drejtusit ushtarak dhe ata te ministrise se brendeshme qe kane drejtuare nga viti 1990 e deri tani te kalojne ne nje filter erkstremishte te RREPTE dhe esenca e tyre me brezin e ri te marre persiper te beje shqiperine ashtu siç kemi dashur ne vitet 90-te. Kur degjojme Tom doshi ,Alibeja etj……………… kjo rrace mbasi tu behet mire “biopsia ekonomike” te kthehen atje ku kane filluare se keshtu do tu duket me e embel djersa reale se sa babeza e deritanishme. Ketu ka shume per te shkruare por te shikojme rezultatet e para te Forces se ligjit te perzantuare nje dite me pare. Mbetemi me shprese , ne qofte se edhe kjo deshton dhe nuk del nje mentalitet krejt tjeter nga ai qe kemi te gjithe vafeshi ne hesfelt te gomareve te gjithe.

  11. Sllavo Mongolian Komunist says:

    Ymer Baze..na shkruj diçka per Albin Kurtin..apo harrova se si mize kali qe je nuk ta lejojne lepirjen burra te tille..pastaj ke plote Berishe e Rame etj per t’bere ate qe miza e kalit di t’beje me s’miri..Ymer hej Prijes

  12. Lisi says:

    Meruuc si arrive te llapesh kinder Albinit SOT!?

  13. Merati says:

    As nje politikan apo popull mos kete frike nga ligjet po jane te paster kot hani mut preken te drejtat dhe lirite e njeriut bujrum tek mua kontrollini kerkoni cfar ju duhet ju pse e diskutoni ku ju dhemb barku apo kini bere allishverishe dhe ju pervelon butha se mos ju vjen radha lereni ligjin te veprije ku ju preket interesi padrejtesisht ka gjukata dhe zgjidhini dhe ju drejtusa emisionesh ne panel ftoni njerez dhe gazetare qe diskutojne kete problem jo ne te mire te popullit por ne favor te politikes qe perfaqesojne ata e dine mire sa fajtore jane shoket dhe miqte e tyre dhe e kuftojne kete ligj si ju intereson se ju bie ere bytha ligji te zbatohet me gjithe ndonje mangesi dhe ka organe shteti te vendose drejtesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje