Nga Mero Baze
Qeveria e re e Kosovës ka premtuar se do të heqë taksën 100 përqind për mallrat serbe dhe ato të Bosnjë Hercegovinës, në shkëmbim të reciprocitetit me Serbinë.
Vendimi i cili është premtim edhe i fushatës elektorale të dy partive të koalicionit qeveritar, pritet të merret sa më shpejt, edhe për shkak të presionit të SHBA dhe BE, të cilat duan t’i hapin rrugë fillimit të dialogut me Serbinë.
Deri këtu jemi në kushtet e hartimeve patriotike diplomatike.
Problemi është si do të veprohet konkretisht, pasi taksa 100 përqind është e heqshme me një vendim, ndërsa reciprociteti është proces.
Reciprociteti me Serbinë është në të vërtetë thelbi i gjithë procesit të bisedimeve për marrëveshje me Serbinë. E gjithë marrëveshja nënkupton thjesht reciprocitetin, pra lëvizjen e lirë të mallrave, të njerëzve, njohjen e diplomave, liberalizimin e tregut të punës dhe gjithë axhendën që përmban projekti i Minishengenit.
Është e neveritshme se si ti nuk udhëton dot nga Kosova për në Serbi, nëse shkon nga Shqipëria, është poshtëruese se si të ngjisin një letër mbi targë nëse ke veturë me targa të Kosovës, është racizëm se nuk njohin në Preshevë diplomën e një mjeku nga Kosova, e plot histori të tjera, prodhuar nga mendje nacionaliste serbe.
Njëra mund të hiqet për një ditë, kurse tjetra mund të bëhet, (nëse bëhet) për shumë kohë, ose ndoshta kurrë.
Ta thuash që do ta heq në këmbim të reciprocitetit ngjan shumë dinjitoze, por njëkohësisht dhe shumë dogmatike për të çuar përpara procesin.
Fjalia e duhur që mund t’i hapte rrugë bisedimeve, është që do ta heqim në shkëmbim të premtimit të SHBA e BE për reciprocitetin, pasi nëse thua do ta heq kur të kemi vendosur reciprocitetin, i bie të thuash që nuk do ta heq, ose siç thotë Ramushi, “s’po du”.
Dhe nëse nuk kanë për ta hequr, le mos ta heqin, por mos të krijojnë pritshmëri të kota.
Taksa u vendos në fakt për të bllokuar bisedimet e nxitura nga presioni amerikan, pavarësisht fasadës patriotike që ju vesh. Dhe këtë e kuptuan mirë dhe SHBA me BE.
Tani nëse do të hiqet nën garancitë e tyre, kjo është një çështje tjetër, e ndarë nga ky premtimi letraresk që do hiqet në shkëmbim të reciprocitetit.
Ajo qeveri e Kosovës që do vendosë reciprocitetin me Serbinë është qeveria që do pamvarësojë përfundimisht Kosovën, si një proces i pakthyeshëm. Deri atje të gjithë jemi të qartë që është rrugë e gjatë dhe me shumë kushtëzime.
Jam i prirur të besoj ata që thonë se Albin Kurti është negociator i fortë, por fakti që ai u dorëzua dhe para Isa Mustafës, nuk më lë shpresa të besoj që do mundë Vuçiçin.
Deri atëhere, Kosova duhet të ruajë si balancë force aleancën me SHBA dhe BE.
Dhe këtu gjithë procesi hyn në një zonë të pasigurtë.
Ora zero e heqjes së taksës për BE e SHBA, nuk është ora që dhe Serbia e ka njohur Kosovën. Po të ishte kjo orë, mirë është taksa, dhe presim atë ditë. Por drejt asaj dite, nuk është e mundur të shkohet me taksën.
Qeveria e Kosovës kam frikë se vetë është e paqartë për këtë situatë, pasi LDK është më shumë në anën e SHBA e BE, dhe Kurti më shumë në kurthin e populizmit të tij.
Sidoqoftë tani nuk është më koha të dëgjojmë hartime, por akte reale, që sjellin pritshmëri realiste. Nuk ka arsye që dikush të na gënjejë, që edhe taksën do ta heqim, edhe reciprocitetin do ta vendosim brenda ditës.
Së paku të bëjnë një listë prioritetesh, që nënkupton fillimin e reciprocitetit. Reciprociteti final është njoha e Kosovës nga Serbia. Dhe deri atje, nëse shkohet me taksën në fuqi, por pa SHBA e BE në krah, s’di kush do ta marrë seriozisht Albinin.
Al Bini ka nje force magjike z.Baze kur te drejtohet me nje buzeqeshje te ngrire e te thote :Po shikjo!Kushdo perballe kesaj fjale do te stepej sepse ,menjehere te shkon mendja se po zgjidhet e pas kesaj vjen ajo nenqeshja e tij qe mbart nje mençuri te veçante ku vetem Buzhalem mujt me e kuptue e me ta diftue!Ndaj Vuçiçi ka me u gjen perballe nje humori te holle qe kerkush veç Al Binit e kupton e e shijon pasi kushdo qe gjendet perballe tij ne te tilla situata mendon se po ban shaka por shaka pa kripe se detin e ka larg!
Vendosja e reciproritetit ne fakt eshte vendosje e takses ne te gjitha fushat.
Pra nqf se taksa eshte nje takse per mallrat qe vijne nga Serbia reciproriteti eshte takse per te gjitha fushat e marredhanjeve mes dy shteteve. Shkrimi ne fjale eshte nje sulm kunder Albinit,duke u munduar qe ta kapin ne gabim, jo taksa hiqet me nje vendim dhe reciproriteti eshte nje proces. Te gjitha keto argumenta jane kunder Albin Kurtit.
Nuk ka asnje kundershti ne ato qe ka premtuar Albini. Nqf se Serbia kerkon te hiqet taksa Ajo duhet te pranoje reciproritetin. Kjo nenkupton qe nqf se Serbia nuk lejon makinat e transportit nga Kosova ne Serbi edhe Kosova nuk do ti lejoje ato serbe ne Kosove. Pra me perpara me taksen mallrat serbe nuk hynin ne Kosove se ne kufi aplikohej taksa ,kurse tashti nuk mund te hyjne keto mallra se kamionet serbe nuk lejohen te hyjne ne Kosove si mase e reciproritetit. Pra ne te dy rastet mallrat nuk mund te hyjne. Pra edhe reciproriteti vendoset me vendim dhe jo si proces i gjate. Kete mekanizem mundohen ta ngaterrojne keto qe jane kunder argumentave te Albinit.
Albini asht kush asht e dime te gjithe qe asht nje person me bindje marksist islamik, por ne rastin ne fjale eshte ekselent ne ato qe ka premtuar. Se si do marri puna te shohim se si do e prese Serbia kete argument. Pra nuk eshte nevoja qe te pritet deri sa Serbia ta njohe Kosoven si shtet,por do operohet per cdo problem ne vecanti. Pra nqf se vendoset reciproriteti Kosova perfiton me shume se me taksen, kurse Serbise i vendoset faktikisht taksa ne te gjitha fushat. Kur ta kuptojne ne terren se cfare eshte reciproriteti do binden se taksa paska qene njemije here ma e mire se kjo.
Nuk behet fjale ketu qe Albini te munde Vucic! Mendoj qe Z. Baze ketu nuk arsyeton drejt ose me gjere! Fjala eshte per reciproritet jo per lufte! Dhe kjo eshte shume e rendesishme!Serbet apo dhe sllavet ne pergjithsi duhet te largojne mentaliteti per shqiptaret. Jo me “shqiptari” apo “albanci” por fqinj!
BE i premtoi vizat Ramushit ne kembim te tokes kushedi sa hektare Malit te Zi, e nuk i dha gje. Te vrare dy here. pa toke e pa viza.
Ca do thuash per kete “premtim” te BE, zotni? Pastaj per taksen duke pare duke bere. Kush te dhemb me shume zotni, Kosova apo Serbia?
Eshte shume lajm i mire qe Albini do e heqe taksen.
Taksa qe vuri Hajredinaj ishte e dyshimte per origjinen e saj. E dyshimte eshte e dhe zyra ku eshte formuluar ajo. Disa gjera jane te qarta sic eshte se ajo u kundershtua nga Ameriks dhe Evropa. Jo e qarte per popullin e zakonshem eshte se si ajo fuqizoi maqinerine politike te Serbise per te ndermarre nje fushate diskredituese ndaj nesh. Shume shpejt Amerika dhe Evropa pushuan se permenduri kapitullin 35 te marreveshjes se Serbise me Evropen dhe filluan te theksojne qe Kosova te heqi taksen per vazhdimin e bisedimeve. Sa per njohuri kapitulli 35 percaktonte se nqs Serbia nuk do njohe Kosoven, ajo nuk mund te futet ne BE.
Duket sikur vendimi i Ramushit ishte dhurate nga qielli per Serbine, te bindte Evropen qe kapitulli 35, nuk eshte i mundur te realizohet, sepse Shqiptaret nuk jane per bisedime. Ne kete kuptim, pavaresisht se Hajredinaj e lidhte me patriotizmin e tij apo me mosndarjen e Kosoves, duket sikur ky vendim i Hajredinaj e ka burimin ne zyrat e dipllomacise Serbo-Ruse. Nuk eshte vendi ketu per te fantazuar se si ky plan mbriti ne tryeezen e punes se Ramushit…
Amerika e pati te veshtire, sepse venia e takses u mbeshtet nga shumica e popullit te Kosoves. Sidoqofte me pak mundim, Amerika i tregoi vendin Ramushit.
Problemi aktual eshte se fushata “patriotike” e Ramushit, pati dhe akoma ka mbeshtetje nga shumica e popullit te Kosove. Ne kete veshtrim une e kuptoj (apo deshiroj te mendoj) qe deklarata kontarditore e Kurtit per heqjen e takses dhe venien e reciprocitetit e ka burimin pikerisht ne friken e Kurtit se mos humbet mebeshtetjen ne Kosove. Ne thelb Kurti po udhehiqet ne politiken e tij te heqjes se takses nga frika dhe jo nga deshira apo llogjika. Ai ka frike nga Amerika dhe Evropa mos ta heqi taksen dhe ka frike nga elektorati i Kosoves ta heqi. Per te zbutur friken nga elektorati i Kosoves, Kurti mbas shprehjes”do heqim taksen” shton dhe do veme “reciproritetin” gje qe, ashtu si permendni ju zoti Mero, nuk kane lidhje me njera tjetren. Heqja e takses vertet eshte nje vendim ndersa reciproriteti eshte proces. Reciprociteti, njohja nga Serbia, njohja e Serbise nga Kosova, bashkimi kombetar etj etj, jane pikerisht temat e bisedimeve. Fillimi i bisedimeve nuk mund te kushtezohet nga ajo qe do nenshkruhetne fund. Kesaj i thone qe ta kesh te fituar lojen pa filluar ndeshjen. Prandaj dhe mendja normale nuk e kupton dot kete llogjike.
Nga ana tjeter LDK, eshte me praktike sepse eshte me larg problemit. Mustafa kohet e fundit ishte shume afer me Ameriken kur tha qe “Evropa gaboi qe nuk ishte e vendosur ne qellimin e bisedimeve”, duke goditur hapur si Merkel ashtu dhe Hajredinaj….
Deri ketu une nuk jam shume i shqetesuar. Problemi qe me shqeteson mua ka te beje me te arthmen. Kosoves i duhet qartesi dhe jo demagogji per te “fituar paqen”. Kosoves i duhen ide te qarta per te fituar Popullin dhe jo demagogji per te fitar ca numra ne popull. Pushteti i fituar nuk duhet te kete paragjykime se do jete i perhershem…
Uroj qe pushtetin e fituar Kurti dhe PDK ta shfrytezojne per te miren e Kosoves, qofte edhe sikur ai te mos zgjasi shume. Qendrimi ne pushtet vleresohet ne histori nga ajo qe ben per popullin tend dhe jo se sa gjate qendrove ne pushtet.
Faleminderit,
Ju zoti “Analist Amator” thoni: Problemi aktual është se fushata “patriotike” e Ramushit, pati dhe akoma ka mbështetjen nga shumica e popullit të Kosovës”.
I bukur ky përfundim! Por Ju, besoj duhet ta keni marrë vesh që në Kosovë, katër muaj më parë u zhvilluan zgjedhje të përgjithshme, ku Ramushi humbi në mënyrë të turpshme dhe u largua nga zyra. Atëhere, Zotëri, ku e mbështesni ju këtë konstatim, kur rezultat i zgjedhjeve provon të kundërtën e asaj që ju thoni? Pa dashur të zgjatem në analizën e komentit tuaj, me keqardhje vë re, se ju thoni edhe të tjera gjëra që ju japin të drejt për nick name-in që keni zgjedhur.
Ashtu eshte Mero. Reciprociteti final eshte njohja e Kosoves nga Serbia, por me keta politikane qe ka Kosova, nuk do te jete e lehte as heqja evizave per kosovaret.
PO PLAS NGA URREJTJA QE KAPER ALBININ MERUCI. As mund te mendohet ta perballoj njeri tjeter dhelpren Mustafa perfect Slbinit QE e hedhon ne TUC.Vazhdo bej gam gam meruc mistreci…
Mero te vlersoj per gjykimin tuaj ne shume editoriale por jo per Albin Kurtin. Me shume besim ndaj tij. Me shume inkurajim atij. Suksesi I tij do te interferoj tere rajonin shqipfoles.
Taksa ishte nje gomarllek. Bisedimet Kosove-Serbi duhet te vazhdojne aty ku u nderprene:
serbet te administrohen nga shteti serb, shqiptaret nga shteti shqiptar.
Kosova nuk eshste shtet, eshte krahine qe shpejt a vone do t’i bashkohet trungut ame-Shqiperise.
Pa nje stabilitet politik ne Shqiperi,zgjidhja e problemeve te Kosoves do eci ngadale.Prandaj,o burra ti zgjidhim tonat.
Prokuroria e Posaçme SPAK ka sekuestruar dosjen për tenderin 17 miliardë Lekë, të zhvilluar nga Agjencia Kombëtare
e Ujësjellës-Kanalizime për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos.Do arrestohet kush per kete afere,apo si gjithmone?
Vazhdon favorizimi i serbeve dhe ruseve nga Rama,nga ai qe mbylli çeshtjen e lobimit rus te Bashes.Rama akuzon jo vetem
per pisllëkun qe ka bërë,por edhe për atë qe do te bëjë.Koha ka treguar,se shplarja trurit per militantet debila,funksionon.
Marrëveshja: Nafta e Visokës iu transferua kompanisë serbe me pronar rus!Kontrata e shërbimit ngriti këmbana alarmi në
Albpetrol, pasi tjetërsonte parashikimet e marrëveshjes hidrokarbure mes kompanisë shtetërore të prodhimit të naftës bruto
dhe Terraoil Swiss, duke e trajtuar vendburimin e naftës si pronë të koncesionarit, të cilin ky i fundit mund t’ua transferonte
palëve të treta,Kompanise ruse GTK Oil.Europa dhe Amerika i ka bere bllogade ruseve,Rama i favorizon!Harroi Rama qe Europa
i terhoqi veshet per aeoroprtin e Vlores.Apo ka porositur Ministrine e Energjitikes te luajn rrolin e buadallait,nuk e dinim,nuk
eshte faji jon!Gazetari investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë mbrëmë një foto të kryeministrit Edi Rama me Ardian Çapjan.Do
prangoset Kryeministri Rama per lidhje me kriminelet,apo mendon se duke i shitur Çapjat tani lan i duart?Vetem gjate vitit
2019 Qeveria ka kryer 5721 tendera,nga te cilet 38,5% e tyre jane dhene pa gare.Qe do te thote,se e gjith Qeveria e”rilindjes”
e ka vendin ne burg dhe pari eshte shpikesi i KÇK,ose KÇK-ja vete,Edvin Rama.
Ç’lidhje kanë të gjitha këto që ju thoni, i dashur Zigur, me temën për të cilën bënë fjalë editoriali?
Samiu,se ç’lidhje ka,jam shpjeguar paksa ne fillim,pa u zgjatur shume,dhe po shtoj,se ky editorial ka si qellim te anashkaloi nje
Jave te mbushur plot me skandale te Qeverise dhe te Kryeministrit D’Rama.Nese Shqiperia kishte hapur negociatat me BE-n,do
i hapej rruga shume shpejt Kosoves.Edvin D’rama qe eshte fajtori kryesore per mos hapjen e negociatave,duke penalizuar edhe
Maqedonine,jo qe nuk merr fajin persiper,por ka futur edhe frymen e perçarjes ndermjet nesh dhe shqiptareve te Kosoves.Vreri
kunder shqiptareve te Kosoves ka qene aq i madh keto Muajt e fundit,sa te jep pershtypjen se jan serb dhe jo shqiptare.Dhe kete
klime urrjetje e krijoi D’Rama,qe propagandon nje patriotizem Partiak,si ne kohen e diktatures,qe solli vetem vellavrasje.Stabiliteti
polik i Shqiperise pershpejton zgjidhjen e probleme te Kosoves.Le te zgjidhim ne fillim detyrat e Shtepise,qe na ka diktuar BE,sepse
jan emergjente jo vetem per ne,por shtyse per Kosoven martire.Tung.
EDVIN RAMA TAKONE KOKA E POLITIKES BOTERORE TI RI I FSHEHUR SI LEGEN MBRAPA EKRANIT SI MORRACAK SI BABALE PER NJE COPE BUKE QE TE JEP XENI SALIUT .
RAMA DO MARI MANDATIN E TRETE PER SA KOHE QE NE SKENEN POLITIKE TE PD DO JENE BABALET DHE ESHTE PD QE I ZGJATE JETEN RAMES O KARE DJALE QE USHQEHESH ME LEMOSHA .
Zoti Zigur!
Me bene shume pershtypje fakti, qe ju pothuaj kurre nuk komentoni ne rubriken “Dossier”, ku shkruhet per familjen Hoxha dhe te shkuaren komuniste te vendit. Ju pothuaj nuk prononcoheni kurre per kete periudhe kaq domethenese te historise tone, prej nga e kane burimin shume nga situatat politike te soteshme. Ndoshta ju mund te justifikoheni me faktin, se rendesi ka te trajtohet e tashmja dhe e ardhmja, duke lene ne harrese te shkuaren, por gjykoj, ju besoj e keni te qarte sa shume ndihmojne referencat historike ne gjykimin e te tashmes. Ju godisni ne menyre te pambarimte, si cekic pneumatik mbi figuren e Edi Rames, me synimin e vetem per ta cmontuar ate perfundimisht, por cuditerisht nuk ju shkon aspak nder mend ta lidhni menyren e te menduarit dhe te vepruarit te tij, me normat dhe zakonet mbi te cilat ai eshte rritur. Nuk di, ndoshta gaboj,por ju heshturazi duket sikur ju nuk para ndiheni komod te prekni te shkuaren komuniste te qeverisjes se sotme, duke e paraqitur gjendjen politike aktuale me teper si vullnet politik te nje individi te vetem, Edi Rames,se sa te nje shumatore te moralit mbisundues te nje kohe te lene pas qe sundon akoma tek ne.
Zoti Shefki,natyrisht qe Edi Rama eshte produkt i moralit te asaj kohe.Por besoj,se kjo ka qene e pashmangshme,sepse politika
postkomuniste ndertoi nje”Demokraci”pa kundershtare.Intelektualet qe denoi Enver Hoxha ishin pak dhe te plakur,plus edhe
me nje metalitet tjeter nga shumica.Keshtu qe,komunistet u ndane ne dy grupe.Si mund te ishte demokrat i djatht,komunisti
45 vjeçar Sali Berisha!Nje metamorfoze e tille ishte e pamundur.Fakti qe nuk abrogoi ligjin 7501,pra ishte per reforme agrare,
tregon qe ne princip ishte akoma komunist.Ndersa ajo qe urrej tek Edi Rama,eshte ajo qe ai ka ndertuar nje Shtet mafioz,me
pasoja akoma më te renda se sa diktatura,nje degradim total te moralit dhe Shtetit,Edhe Pinoçeti diktator ishte,por ngriti nje
Shtet autoritare por solid,qe ka garantuar nje mireqenie te larte edhe sot.Zoti Shefki,pasojat e periudhes se diktatures komuniste
ndihen edhe sot,por le t’ja lejme historianeve,sepse mirkuptim nuk ka edhe ne biseda familjare.Si mund te diskutosh,kur Gramoz Ruçi,Minister i Brendeshem ne kohen e Diktatures,eshte akoma ne Parlament!Kjo tregon,se pjesa më madhe e shqiptareve,nuk kan ndjeshmeri per vuajtet e atyre qe u denuan padrejtesisht ne kohen e diktatures.Bëri katarsis Ramiz Alia?Sistemi komunist u rrezua
se falimentoi ekonomikisht.Te burgosurit e ndergjegjes aty ishin qe pas 1944;protestoi kush per denimet e padrejta te tyre?Nje pjese
u kujtuan per vuajtjet e tyre,kur u zbrazen dyqanet.Prandaj edhe mendoj,se shqiperia pat nje “rrevolucion”guzhine.Ka nga ata qe e
kerkojn akoma ate periudhe!Idete majta jan joshese,dhe e majta eshte nje realitet,sidomos ne vendet e varfera.Gjith te mirat.
Zoti Shefki,natyrisht qe Edi Rama eshte produkt i moralit te asaj kohe.Por besoj,se kjo ka qene e pashmangshme,sepse politika
postkomuniste ndertoi nje”Demokraci”pa kundershtare.Intelektualet qe denoi Enver Hoxha ishin pak dhe te plakur,plus edhe
me nje metalitet tjeter nga shumica.Keshtu qe,komunistet u ndane ne dy grupe.Si mund te ishte demokrat i djatht,komunisti
45 vjeçar Sali Berisha!Nje metamorfoze e tille ishte e pamundur.Fakti qe nuk abrogoi ligjin 7501,pra ishte per reforme agrare,
tregon qe ne princip ishte akoma komunist.Ndersa ajo qe urrej tek Edi Rama,eshte ajo qe ai ka ndertuar nje Shtet mafioz,me
pasoja akoma më te renda se sa diktatura,nje degradim total te moralit dhe Shtetit,Edhe Pinoçeti diktator ishte,por ngriti nje
Shtet autoritare por solid,qe ka garantuar nje mireqenie te larte edhe sot.Zoti Shefki,pasojat e periudhes se diktatures komuniste
ndihen edhe sot,por le t’ja lejme historianeve,sepse mirkuptim nuk ka edhe ne biseda familjare.Si mund te diskutosh,kur Gramoz
Ruçi,Minister i Brendeshem ne kohen e Diktatures,eshte akoma ne Parlament!Kjo tregon,se pjesa më madhe e shqiptareve,nuk
kan ndjeshmeri per vuajtet e atyre qe u denuan padrejtesisht ne kohen e diktatures.Bëri katarsis Ramiz Alia?Sistemi komunist u rrezua
se falimentoi ekonomikisht.Te burgosurit e ndergjegjes aty ishin qe pas 1944;protestoi kush per denimet e padrejta te tyre?Nje pjese
u kujtuan per vuajtjet e tyre,kur u zbrazen dyqanet.Prandaj edhe mendoj,se shqiperia pat nje “rrevolucion”guzhine.Ka nga ata qe e
kerkojn akoma ate periudhe!Idete majta jan joshese,dhe e majta eshte nje realitet,sidomos ne vendet e varfera.Gjith te mirat.
Ju falënderoj, Zotëri për përgjigjen. E vlerësoj thellësisht të arsyeshëm gjykimin tuaj. Si komentues i thjesht, me dëshirën për ti shërbyer sa më shumë të vëttetës, do lusja kurdoherë të mbizotronte atsyeja e shëndoshë në komentet që bëni.
KEMI TE BEJME ME NJE BETEJE POLITIKE JO TE BARABARTE NGA NJERA ANE E BALANCÉS KEMI NJE SHTETE SERBE I KONSOLIDUAR ME ALEANCA DHE NGA ANA TJETER E BALANCES NJE KOSOVE QE NUK ESHTE SHTETE ME NJE STATUTS TE CUDITSHEM PA EKONOMI PA POLITIKAN PA ALEATE ME NJE SHOQERI THUAJSE FEUDALE .
KOSOVA ESHTE E DESTINUAR TE HUMBI ……
MENYRE PER TE DALE NGA KJO SITUATE ESHTE NJE REFERENDUMI I TE DYJA VENDEVE ( QE PJESA E BANUAR ME SERBE TI KALOJE SERBISE ) KUPTOHET ME KUSHTE TE NJOHJES SI SHTETE
DIKUSHE MUNDE MENDOJE QE ESHTE NJE HUMBJE TA MENDOSHE NE LONG TERME ESHTE NJE FITORE PASI AJO PJESE ESHTE E POPULLUAR ME SERBE NUK I LARGONE DOTE ATY DO JENE GJITHE KOHEN DHE PROBLEME DO KRIJOJNE .
PO GJITHMONE NESE SERBET PRANOJNE NJE NDARJE PO ME NACIONALIZMIN QE ESHTE NE SERBI NUK BESOJE QE DO PRANOJNE SHKEPUTJEN E NJE KRAHINE QE E KANE PASUR PER 1000 VITE .
Kosovarve mund tju vijë mëndja në vënd vetëm nëse Nato një ditë të bukur vendos të largojë trupat nga Kosova. Dhe ti lërë me këtë rast Sërbisë të kuptojë, se është e lirë për veprime të mëtejshme. Por vagabondët politikë në Prishtinë e dinë mirë, se shtetet seriozë nuk tërhiqen dhe lënë përgjysëm një punë të marrë përsipër. Është për këtë arsye që merren me lojra zbavitëse politike, duke vendosur një të atillë takse, e cila në shekuj ka shërbyer si shkak i mjaftueshëm për fillimin e një lufte midis shteteve.
Shefki ke te drejte komente shume i sakte por desha te shtoje qe forcat e NATO nuk do qendrojne shume kohe pasi jane shpenzime qe paguhen nga taksapaguesit me te shumte Amerikan dhe ne dime si eshte Amerika per 24 ore te abandonone .
Kuptohet nuk jemi anti -amerikane po asnjehere mos ta konsiderojm Ameriken si partnere .
Bisedimet kosove-serbi I tejkalojne shikimet tona amatore. Por ka disa faktore qe e vene kete ceshtje ne fokus te politikes nderkombetare. Jo me kot Amerika po kembengul ne rajon. Kirse Serbia me luftrat dhe genocidet ndaj fqinjve, nuk po ecen dot ne procesin e integrimit as me Republika Srpska. Ndersa shqiptaret po kuptojne dhe po veprojne praktikisht per afrimin mes tyre, duke ecur ngadale po duke u bere faktor ne ballkan. Praktikisht ka nje pike qe ndikon fort bisedimet kosove- Serbi. Serbia nuk integrohet dot ne procesin evropian pa njohur kosoven. Kjo eshte nje pike qe serbet se kalojne dot.
Te gjithe ju qe jeni kunder taksès o jini naiv o skuptoni gje nga politika.
Serbet jane djaj,ata nuk heqin dore nga Ks
Ata gjithçka investojne qe Ks mos me lan rahat.
Tjerer gjuhe ajo nuk njeh,perveç gjuhes se forces. Ne ushtarakisht nuk po jemi te zotet me ia tregu dhembet. Ne qenkemi te zot me i ven takse( se paku). Dhe kjo nuk ka dal edhe bash pa pasoja per Serbine. Ajo ka humb mbi 400 milion dollar. Nuk eshte edhe dem i vogel. Edhe na i lumte Ramushit. Taksa eshte asgje para asaj se si u dogji planin Vuçiçit e Thaçit per coptimin , te ndihmuar edhe nga Rama( paaaah çfar zhgenjimi ,sa kam pas shpres se Edi e do vendin dhe kombin , por ncèk)
Nejse .
Hajde rrini me shendet.
Ore zoti “Shqiptar”, kur thua “se të gjithë ju që jeni kundër taksës, o jeni naiv, o s’merrni vesh nga politika”, dhe më pas vazhdon: “Dhe kjo nuk ka dalë bash pa pasoja për Sërbinë. Ajo ka humb mbi 400 milion $. Nuk është edhe dëm i vogël. Edhe na i lumtë Ramushit.”, i ke trutë në vënd ti? Akoma nuk e ke marrë vesh se lufta midis Sërbisë nga njëra anë dhe Natos e Kosovës nga ana tjetër ka më shumë se 20 vjet që ka mbaruar? Kurse ti fletë sikur jemi përjetsishtë në luftë. Pse Vuçiçit i ke bërë dëm ti me 400 milion dollarë që ka humbur Sërbia, apo popullit fukara sërb? Çështë kjo psikologji e një gjëndje të përjetshme lufte!!! Kuptoje, Zotëri, periudhat paqësore në gjirin e popujve janë dhuratë nga zoti, në të tilla situata kombet kanë menduar për progres e mirqënie, dhe kanë hequr dorë nga psikologjia e mbajtjes krahëqaf të dyfekut. Pastaj ti duhet ta dish se kush dëshiron të keqen e tjetrit, bie vet në këtë gjëndje.
Mero, me vilen e Bashes qe do i nxirrje uje te zi ca u be, apo erdhi komanda prapesohu nga shalegjati?
Dhe nxirri komentet se le nam, jo per gje po fjala e gjen rrugen per atje ku duhet gjithsesi..