Aktorët shqiptarë të “Mëngjesit të Lutjeve”, si aktorët e Lulzim Bashës

6 Shkurt 2020, 20:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

“Mëngjesi i Lutjeve” është një pasqyrë që u vihet para politikanëve nga shumë vende të botës, që duan ta shikojnë veten sikur janë në SHBA. Është një organizatë fetare, me lidhje të forta në Uashington që përdor eventin e quajtur  “Mëngjesi i Lutjeve”, për t’u krijuar iluzion njerëzve që në përgjithësi kanë probleme me Uashingtonin zyrtar, që të ndjehen “të përfillur prej SHBA”.

Kjo organizatë bën shpeshherë dhe plot shërbime të mëdha, për liderë apo vende në nevojë që injorohen nga Perëndimi, duke ngritur zërin e tyre dhe duke u krijuar mundësi kontakti me politikën zyrtare të SHBA.

Por në shumicën e rasteve, është histori e njerëzve që paguajnë për t’u dukur në SHBA.

Aventura e Fatmir Mediut këtë fundviti që shkoi për të siguruar vizën drejt SHBA, është komike. Për shkak se ambasada e SHBA ka reduktuar vizat për politikanët shqiptarë që shkojnë si turistë në SHBA dhe jep viza vetëm për udhëtime zyrtare, shoqëruar me nota zyrtare, ai dështoi të merrte vizë si këshilltar i Kontrollit të Shtetit, si drejtues i një OJQ-je që ka regjistruar vetë dhe si ish deputet në Parlament.

Më në fund e mori me një notë nga Ministria e Jashtme, pasi përfshiu në delegacion dhe disa zyrtarë socialistë që të dukeshin grup.

E njëjta gjë me Presidentin Ilir Meta, por ky akoma nuk ka problem vize sa të jetë President, por ka probleme axhende. Është Presidenti që ka bërë thirrje kundër “Republikës së Ambasadorëve”, që ka sulmuar Ambasadorin Palmer si të dërguar të SHBA për Ballkanin dhe tani është dorëzuar tek një organizatë fetare në “Mëngjesin e Lutjeve”, për të fshirë  mallkimet që bën natën.

Ramush Haradinaj nga Kosova, është po aty, për t’u fotografuar në Uashington, pasi ka humbur pushtetin në Kosovë, dhe pasi u përplas fort me SHBA për shkak të karshillkut që i bëri iniciativës amerikane për bisedimet Kosovë- Serbi.

Presidentët që janë tek “Mëngjesi i Lutjeve” dalin në foto dhe me Presidentin e SHBA, të tjerët paguajnë për tavolina të rëndësishme.

Siç duket dhe nga fotot, Sekretarin Pompeu politikanët shqiptarë nuk e kanë lënë të konsumojë darkën, pasi tek sallata është fotografuar me Metën, tek bifteku me Haradinajn e tek kafja me të tjerë.

Po të llogaritësh numrin e politikanëve shqiptarë në “Mëngjesin e Lutjeve” dhe ta krahasosh, me përbërjen e politikanëve nga vende të tjera të botës në të nëjtën darkë, Shqipëria mund të duket komb më i madh se Amerika. Arsyeja është se, asnjë vend në botë nuk ka aq shumë politikanë, që mendojnë se fotot në SHBA i shpëtojnë nga problemet.

Por në fakt, njerëzit, që e dinë më mirë se kushdo tjetër se çfarë është “Mëngjesi i Lutjeve”, janë pikërisht drejtuesit e Uashingtonit, Presidenti i SHBA,  Sekretari i Shtetit dhe të tjerë. Sa më shumë shqiptarë shikojnë aty, sa më shumë u ulen në tavolina dhe i tërheqin nga xhaketa për të dalë në foto, aq më shumë ata kuptojnë se ky vend ka probleme dhe në vend që të harxhojë energji për ndryshim, po harxhon miliona për lobim.

Është pak a shumë ajo që i ndodh Lulzim Bashës kur del në terren. Të gjithë e dinë që ai e ka problem serioz të qenurit fallco. Dhe për ta shmangur këtë, në fushatën e tij të fundit qesharake, për të “dëgjuar” njerëz, ai shkon e zgjedh dhe aktorët fallco. Nuk di kë bind me këto gjëra se njerëzit e vërtetë që e shikojnë, e kuptojnë që ata që ai takon e flet, nuk flasin si njerëz normalë, por si aktorë të dështuar.

Shqipëria është ndoshta dhe më keq se ajo që tenton të paraqesë Lulzim Basha, por shqiptarët janë shumë më normalë se ai dhe aktorët e tij.

Edhe këta politikanët tanë që mendojnë se do rehabilitohen duke dalë në foto në “Mëngjesin e Lutjeve”, harxhojnë para kot, pasi SHBA e di hallin e atyre që takon në “Mëngjesin e Lutjeve”, siç di një prift hallin e atyre që shkojnë të luten në Kishë. U shkon lutja kot.

 

17 komente në “Aktorët shqiptarë të “Mëngjesit të Lutjeve”, si aktorët e Lulzim Bashës”

  1. LULJA says:

    HARADINAJ OOOOOO KOKEN SI PATATE DHE AI DUHET NE AMERIK ( KUSH KA DRU PER TE CARE )

    1. Tema Fake Nachrichten says:

      Mjaft me mbrockulla shkrime te Zerit te Popullit. Sa do ta ndrosh qimen bisht qeni ke me mbet, shqiptaret te njohin mire.

      1. Lona says:

        Zogu shkruaj shqipe se nuk kuptojme kosovarce

  2. Monika hajdute me cizme says:

    Turkoshaket jane si ajo anija ne mes te detit,pa kapiten e ne stuhi qe iken kuturu…
    Deri dje putheshin me titon e dushan,me stalinin e hrushovin e sot lypin sa andej e ketej ….
    Puthin prapanicen e cdo amerikani,e shkojne tek lidhja islamike e sali komunistit,shkojne ne siri per allahun ekbar sumperpjete…
    E salirat e ilirat po vjedhin popullin ,po e varferojne e shfrytezojne dhe pompeu e zeusi e allahu rrine e veshtrojne….

  3. Iliri nga Gjermania says:

    ??? Z. Baze jeni i Perkryer.
    Ndoshta aty ke “Mengjesi i Lutjeve” ndjehen me te qete dhe kushedi Rrefehen per Mekatet qe kan bere qe te lehtesohen nga Barra qe kane….???

  4. PEPJA says:

    KARRIGEN ELEKTRIKE PER TE GJITHE.

  5. Zigur Qarri says:

    Edvin D’Rama ka paguar me ane te Bilal Shehut,80 mije dollare per nje foto me Presidentin Obama.Bilal Shehu dhe William Argeros u
    denuan per kete afere ne lidhje me Edvin D’Ramen,D’Rama vete akoma jo!Burgu eshte i hapur edhe per D’Ramen,por si funksionare
    i larte qe eshte,ka imunitet per sa koh eshte Kryeminister.Edvin D’Rama eshte futur ne takimin me Obamen, si Gruaja e Bilal Shehut,
    sepse Bilalit i erdhi ftesa çift.Bilali nuk mori Gruan,por Ramen,qe vuri kurorë ditore me Bilalin per nje foto!

  6. Arber iliri says:

    Nuk harxhojne paret e veta te pakten meta perkunder merr edhe dieta.

  7. Zigur Qarri says:

    Fatmir Mehdiu ka qene “opozitari” më i privelegjuar per”rilindjen”,megjithese eshte pergjegjesi direk per 28 viktimat e Gerdecit.
    Eshte Mehdiu i zgjedhuri i amerikaneve?Kjo pyetje natyrisht qe nuk merr dot pergjigje,te pakten tani per tani.
    7 Dhjetor 2017.”Ruçi në SHBA, takime me zyrtarët e lartë:(Më duket ky ka qene takimi i parë zyrtar i Gramoz Ruçit në SHBA).
    Shqiptarët nuk e harrojnë kurrë…Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, ne kuader te vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara
    të Amerikës me ftesë të kongresmentit Robert Pittinger, u prit në një takim nga zëvendëskryetari i Nënkomisionit për Terrorizmin
    dhe Financimin e Paligjshëm, Robert Pittenger.Zyra per shtyp e Ruçit ben me dije se gjatë këtij takimi Ruçi shoqërohej nga kryetari
    i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli, nga Kryetari
    i Grupit Parlamentar të Partisë Republikane Fatmir Mediu, përfaqësues i opozitës, dhe nga deputeti Anastas Angjeli”.

  8. Bujar Rrapi says:

    zoti Baze jeni i sakte . Me fatmir Mediun eshte dhe Bujar Leskaj qe heq shpenzimet e udhetimit . Ne krye te kontrollit te larte te shtetit Bujari ka lene Haki Hoxhen nga Tropoja . Bujari vjedh ne KLSH dhe i shpenzon ne USA per Fatmirin .

  9. debian says:

    nuk jane shqiptaret normale jo, mjafton nje here te hysh te portali i thashethemeve JOQ, e te lexosh komentet atje eshte per te vendosur duart ne koke, e te mendosh qe ato qe postojne kane te drejte vote… mjere ky vend

  10. Zigur palla says:

    O zigur o palle kari njeher komenton pro rames njehere kundra rames mos ke dale pa leje nga spitali psiqiatrik

    1. Zigur Qarri says:

      Debili i “rilindjes” qenka arratisur nga Kopshti zoologjik!
      Ik ore bole futu brenda!

  11. Zigur Qarri says:

    Pislleqet perendimoret i ka bere me koh,te mesuara,pislleqe qe tani quhen pragmatizem ne dipllomaci,dhe nuk mund t’ja
    hedhi dot nje i semure psiqik.Fotografine 80 mije dollare,D’Rama e perdori per ti shplare trurin militanteve debila qe i shkojn
    pas,por perendimoreve nuk ja hedh dot nje fillestare,qe ka 7 vjet qe rri pas dere duke ju lutur.Kryeministri D’Rama deklaroi,
    se nuk do te qendrojme pas deres se Europës duke qare,tani qe ka deshtuar me gjithshka,tani qe ju mbush mendja se ate
    dhe te gjith banden e “rilindjes” nuk e pranojn,sepse nuk plotesojn kushtet.Hapja negociataveqe qe ai premton prej vitesh per
    ta pasur si tregues suksesi ne politiken e jashtme,pasi “arriti ta fuse Shqiperine ne NATO,pasi arriti marrveshjen per levizjen e
    lire te shqiptareve”,duket e pamundur.Te mbledhesh te gjith llumin e shoqerise shqiptare ne Qeveri,nuk eshte pa pasoja.Nuk
    eshte rastesi,qe te gjith “rilindasit” jan debila,kriminela ose drogaxhinj.Edvin D’Rama i vetedijshem qe ka mbledhur te gjith
    budallenjt rreth vetes,gjeti si rruge te vetme te beje rrolin e karagjozit,duke menduar se me batuta mund te fitonte shume
    simpatizante idjote.Por megjithese arriti deri ne nivelin e palaços dhe po i tille ka mbetur edhe tani,ja doli te behej Kryeminister
    duke bere koalicion me ate qe e akuzonte si te korruptuar dhe bashkeautor te viktimave te 21 Janarit,per tu bere tashme figura
    qendrore e groteskut më banal te politikes shqiptare!Kryeminister gallataxhi,i nje Qeverie gallate qe eshte penalizuar prej vitesh
    nga BE!Poshtrim me te madh per nje Qeveri dhe nje Kryeminister,nuk ka.Ne nje vend normal,ky palaço,ky mashtrues ordiner,
    duhet te ishte me koh pas hekurave,por ne Shqiperi ndodh e kunderta,si gjithmone.

    1. Palla zigur says:

      Ky eshte budalla fare o zigur o trape ik puno mos jeto me lemoshzt e berrishes .
      Edi Rama takon kokat e botes ti llamatit si qene rrugesh ku je ti ku eshte Rama o budalla

  12. ZIGUR QARRI says:

    Zigur, urte! Urte se do te te bjere dambllaja nga zelli i tepruar.

  13. Agroni says:

    Kaste primitive, te pakurrizor, servil gjer ne neveri, kjo eshte elita politike e shqiptareve.
    Te duken aty ky i shef sulltani, helbet nuk i dihet…. mund te ndodhe mrekullia, intervenimi hyjnor i ” Mengjesi i Lutjeve”.
    Dhe ne shqiptaret akoma nuk e kuptojme pse nuk behet Shqiperia shtet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje