Psikopatët që përdhunojnë turizmin shqiptar

17 Gusht 2019, 19:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kokëdhima në Porto Palermo nuk është një njeri normal. Dhe njihet nga kushdo që ka shkuar qoftë dhe një herë, që nuk është normal. Nuk besoj se aty ka turistë apo vizitorë, që shkojnë për herë të dytë. Ai ka mbijetuar falë pozicionit që ka zaptuar në atë rrugë, privatizimit të plazhit dhe rezevateve të peshkut që ka bërë aty.

Skena makabër me turistët spanjollë, tejkalon çdo skenar hollivudi dhe nuk ka aktor që ta marrë përsipër. Por çdo gjykim mbi një të sëmurë mendor është humbje kohe. Është njësoj si të gjykosh atë që vrau tetë vetë në Selenicë, ai që vrau dy turistë çekë, para disa vitesh në Dukagjin, apo krime të tjera nga të sëmurë psiqikë, në çdo vend të botës.

Ajo që duhet të gjykojmë është sistemi jonë i sigurisë në shërbimin publik.

Restoranit, plazhi, disko, apo Pub-i, hoteli apo kampingu malor, janë shërbime për publikun në turizëm që zhvillohen nga privatë. Ajo që është e detyrueshme në këto raste është që njerëzit që i shërbejnë publikut duhen lincensuar.

Kokëdhima është rasti ekstrem kur shteti duhet të kishte ndërhyrë me kohë që t’ia mbyllte atë restorant. Për të kuptuar këtë do të mjaftonte që një inspektor të shkonte qoftë dhe një herë tek restoranti i tij.

Tani që dëmi u bë dhe Shqipëria po bëhet objekt humori dhe destiancion tmerri për këdo që e shikon, së paku duhet vepruar ashpër, që ndëshkimi ndaj tij, të shërbejë si shembull për këdo që abuzon me shërbimet ndaj publikut.

E para që duhet bërë, është heqja e tabelës “Restorant” dhe ndalimi i përhershëm i aktivitetit të tij dhe çdo familjari të tij në fushën e turizmit, përfshi dhe stafin që i ka qëndruar solidar në atë akt.

Këtu nuk kam paraysh dënimin penal se me atë merret gjykata. Por ndëshkimi administrativ që duhet t’i japë qeveria për ta bërë shembull për këdo që guxon të sillet si bandit në shërbimet publike.

Dhe bashkë me këtë ndëshkim që duhet të nisë me çmontimin e çdo të drejte që ky njeri ka pasur në shërbimet turistike, duhet të nxjerrim mësime dhe për rritjen e sigurisë në vendet me intesitet të lartë turizmi.

Fakti që policia aty është përgjigjur pas gjysmë ore dhe e ka takuar atë në rrugën për të shkuar në Sarandë afër Nivicës, do të thotë se praktikisht nuk ka ekzistuar ndihma policore.

Deri atëhere e keqja do të ishte bërë po të mos ishin dy shqiptarët e tjerë të çmendur që kanë përballuar sulmin e një psikopati me thikë dhe celular në dorë  dhe e kanë “shetitur” atë tre km pa e shtypur me makinë.

Nuk vlen FNSH në Sarandë nëse nuk ka policë në Borsh, Qeparo, Himarë, Jalë, Dhërmi, pra në të gjithë bregdetin, që të jetë në një vendngjarje për 5 minuta.

Ajo që ka ndodhur në Porto Palermo, beteja mes një psikopati të sëmurë dhe një grupi turistësh, është një tmerr me një fund të lumtur, pasi mund të kishim më shumë se një viktimë nga kjo histori. Dëmi që ai i ka bërë Shqipërisë, është i pallogaritshëm.

Licensimi i shërbimeve turistike, ndëshkimi shembullor i këtij psikopatit, dhe prania e policisë në çdo plazh të bregut jugor deri në fund të gushtit, është detyrimi minimal i qeverisë.

Këtë radhë zoti shpëtoi njerëzit, por jo imazhin e turizmit shqiptar. Dhe nëse nuk e marrim seriozisht këtë histori, kur të përsëritet, nuk do shpëtojnë më, as njerëzit.

 

45 komente në “Psikopatët që përdhunojnë turizmin shqiptar”

  1. Jani says:

    PO KOKEDHIA NE TIRANE CFARE ESHTE?
    AI I BERI TRIMA KETA
    SA PER POLICINE PER NJE BIRRE TE SHÈSIN BARK DERRAT!
    PO TATIMET??
    NUK VENE SE I KA EMERUAR 2K
    PO IKMT TE EMERUARIT E 2K KUR QE PASHAI I JUGUT
    AI PRAPE ESHTE SE KA KENE KELYSHA NE ADMINUSTRARTE

  2. Pedro i ri says:

    Ndoshta jo i gjithe jugu i Shqiperise eshte kaq abuziv, por e sigurte eshte qe nje pjese e jugut detar jane makuter dhe shpirtzinj si njerez.
    Shikoni sa mikprites jane sektori i turizmit ne veri te Shqiperise

    1. Love Laberi says:

      E pame se mikpritesa ishin para 3-4 vjetesh kur vrane dy te rinje per nje celular..pyll pa derra nuk ka, po qe te thuash se pjesa me e madhe jane “shpirtezinje” eshte ligesi… deve ti “efndi pedro” je shpirtezi dhe i lig se bene keto krahasime..

    2. vang says:

      Eshte psikopat thone keshtuqe mos kerko mikpritje o PEDRO.

  3. AC/DC says:

    O Mero po merre qe nga fillimi. Pse e beri Mihali kete gje,po ta kishin bere ty (ose mua) cfare do kishe bere. Pastaj nuk ka rendesi jane spanjolle,daneze apo sunite .Po n.q.s do e kishin bere sunitet e tu kete gje ne Spanje (d.m.th. te kishi ngrene dhte kishin ikur pa paguar) si do ve0ronte pronari spanjoll??. Prandaj mos perfito nga rasti te sulmosh nje brgdetas( qe mund te jete psikopat,ose legen,pak rendesi ka) por ta besh analizen sic duhet.

    1. shqiptari i ilirise says:

      Ore AC/DC,je normal ti apo ke nevojë për një terapi intensive me aloperidol?
      Ç’analizë si duhet kërkon ti mor kokë loqe?!
      Le që nuk i ka ikur njeri pa paguar,por edhe po të kishin ikur,si mundet ti ndjekësh njerëzit me thikë në atë mënyrë?
      Po ik o kar me nyje,se qënë edhe ti kur tu mbajtur lidhur me këtë skizofrenin që po mbron!

      1. Like says:

        ????
        Aloperidol????????

    2. Gaqi says:

      E bajge, dje kur u tha jane nga Borshi dole me vrap e the: shih cbejne synitet? Sot qe doli Mihal Pallkari na e mbron. Ytttt fare e keqe gjakxore greko-evgjito- afrikano-aziatike.

    3. Lee lee says:

      Boll o nastradin se na ke care trapin .Ste paguan dhe duhet e fillosh ti gjuash me gure.Ca vajten me plan ata te ham dhe mos te paguajm.Dhe boll me keto sunit dhe dhe derci verci dhe ne nje gje kaq skandaloze se eshte turp

    4. Kike says:

      Ja dhe nje tjrter si kokedhima qe i del ne mbrojtje. Zaten nuk thone kot, çdo popull meriton qeverine qe ka

    5. huri says:

      Jë në metro, zoti Petro?

  4. Herodoti says:

    Katerciperisht me komentin e Meros. Nuk mund ti heqesh asnje fjale.

  5. Ylli says:

    E ke dhjere o Mero !!
    Shkrimin duhet ta kishe mbyllyr me fjaline e famshme…..fajin e ka Saliu !!
    Hera e pare ne 13 vjet qe nuk permend Saliun .Cdo rekord eshte bere per tu thyer .Bravo Mero ….me mire vone sesa kurre !!
    Pertej shakash….ai Kokedhima eshte cilido prej nesh kut kap ca pare ,ndonje post apo hap ndonje biznes.
    Te ceket ,fodull e arrogant injorant .This is albanian people !!

    1. Tani says:

      Produkt I mender tranzicionit te kriminelit te vicidolit eshte edhe ky kokedhjeri o illi.30 vjet qe dhjet mbi drejtesine pak te duket ty o illi o te marrte kopili I ram berishes me vete,ne rec apo ne varr pak rendesi ka.

  6. ABC KORCA says:

    – Aman o Mero… me ke kerkon te kuptoje,me ate qe nuk nget dot as makinen?
    -Bota,ketu e 50 vjet ka bere te detyrushme qe ne cdo ambjent te sherbimeve publike ose private,te kete nje vend te posatshem me nje liber ku cdokush mund te beje ankesen e tij…kaq nuk dine te bejne????
    Dine e shume dine…S’duan.
    -KRYESORJA!
    SHerbimi,respekti,ndershemeria kundrejt klientit…jane gjera qe o i ke o si ke.Qendron nje kulture e tere mbrapa ketyre sherbimeve…DHE NE NE MASEN ME TE MADHE NUK I KEMI…kaq e thjeshte eshte.
    Nuk mesohet kafsha e eger Merooo…zbutet ndermjet drurit( ligjeve qe duhet te zbatohen nje me nje) dhe urise ( per fat te keq keta e duan me detyrim percaktim[ p.sh shezllonet te mos kalojne kurre kuoten e 5mije lekshit] etj)

    1. Fakufi says:

      Po, shume e vertete. Ne EU çdo biznes duhet te jete i pajisur me karten e ankesave. Jane tre kopje. Pronari para se te hapi biznesin duhet ti nxjerre tek Konsumi me numer amze, emer biznesi etj. Sikur te beje vaki qe klienti ta kerkon dhe te mos ja japesh, vjen policia direkt dhe çeshtja mbaron vetem me gjyq. NUK KA BIZNES PA FLET- ANKESA. jam i sigurt qe edhe ne shqipri ligjerisht eshte njesoj. Po shyqyr qe nuk ka patur ky pronari se do kishte nxjerre shotgunin po tja kishin kerkuar

  7. Voloreka says:

    Kryetari i bashkise se Himares Jorgo Goro filloi ta shembte kete restorant pa leje me 2012.Kush e pengoi? Beni ca investigime Gazeta Tema dhe jepni emra.

  8. Agaci says:

    Një i cmëndur si Rama, qe i dha mbeshtetje një të çmenduri si kokedhima, e ky na beri peshqesh gjithe të çmëndurit e fisit kokëdhima, që kanë zaptuar çdo bukuri ne qeparo.
    Rilindja e të cmendurve

  9. Virusi says:

    Mire e ke Mero, po ku ti gjesh njerezit si thua ti. Ke te regullosh me pare, Kokedhimen, policet, tatimoret, apo shoferet. Eshte pune njerezish, eshte kultura qe ata mbartin. Ca Jane hajdut,ca genjeshtare, ca nevrik e ca te paditur, biznesmen nga hici, guzhinjer te palicensuar etj. Turizmi eshte dukuri e re ne kete vend. Deri para pak vitesh turistet nuk lejohej ti takoje e bisedoje me ta, kurse tani duhet ti presesh e percjellesh dhe tu sherbesh me cilesi e buzeqeshje. Shume e veshtire. Njerez si ky kafsha ka kudo, Jo ne fshatrat e bregut apo malet e veriut, po deri ne maje te piramides shteterore.

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Shko ne Jamaica, Dominican Republic, Karaibe dhe prek turistin.. Keto jane vende te treta ekonomike ku policia te vjen, dhe te ngre zgupthi po preke turistin. Brenda rezortave dhe lokaleve vetem nje pergjigje ka: YES SIR !! Pijne turistet e teprojn por prape delikatesa eshte ne maksimum.. Nuk vijne turistat ne vendin tend te zihen me ty. Mu prish puna, une leke kam thote pronari (mentaliteti I shqipes).. Nuk eshte puna se ke lek, por ke hapur nje vend servisi dhe je pergjegjes per sherbim shembullor.. Qeverri, qe te jipet leja “Restorant” anash detit dhe c’do pike sherbimi ku implikohen turistat, duhet te kete leje te vecanta qe bizneset te jene serjoze dhe jo te fortet e zonave. Hap nje kjoske, jam restorant. Hap restorant dhe shet mall rezervuari per mall deti duke abuzuar dhe me cmimet.. Duhet ta kesh policine verdalle linjes bregdetare ne sezon turistik..

  11. TR says:

    LAJMI I KESAJ NGJARJE KAQ DRAMATIKE , U PERHAP ME SHPEJTESI KUDO NE EUROPE , SHQIPERIA DO TA SHIKOJ SHUME SHPEJT RENIEN DRASTIKE TE TURIZMIT , PER FAT TE KEQ KUDO NE CDO RESTORAT KA TE TILLE PSIKOPAT , KAMARIER DEMBEL TE PA EDUKUAR . GARIPA DHE TE QELBUR . KUSH ESHTE AI BUDALLA QE VJEN NE SHQIPERI , QE NUK DINE TE THONE AS TE LUTEM ,AS FALEMINDERIT , ASGJE . NUL . TE PAGDHENDUR ,

    1. Aules says:

      Lajmi i kësaj ngjarje u përhap jo vetëm në Europë por deri në USA, MAIN.
      Sot pata një telefonatë dhe më thanë: Çfarë ti them këtyre mër bab, çfar i bëtë ashtu turistëve spanjollë?
      Nuk ja bënë Shqiptarët thuaj por Kokdhimët e Himarës që të vrasin po s’i besove që janë grekë.
      Shqiptari i vërtetë kurb e da menjen me t’vra t’vret e s’të pagu, po deri te e vramja e menjes osht nji çik rrugë e gjatë.

  12. pato says:

    Po dihej qe ishte i cmendur dhe po ashtu dihej qe abuzonte me cmimet , nuk jepte kupon , ka zaptuar plazhin dhe lokalin e ka ndertim ne kudershtim flagrant me ligjin. Porto Palermo eshte gji i mbrojtur me ligj nuk lejohen rezervatet e peshkut dhe lokalet.

    Nuk u be i semure mendore ky nga natyra dhe as nga semundja, por u be i semure mendore nga shteti qe i mbron krahet ketyre injoranteve. Sa per imazhin ky eshte vetem nje rast, ne Greqi keto ndodhin cdo vit, rrahje masive e zenka ka cdo nate. Por ky plehra duhet bere shembull jam shume dakord, thjesht te zbatohet ligji.

  13. Kaonia says:

    Po prishjani ate lokal e ta lene te lire per popullin ,kush te doje te vendos nje cader e te bej plazh .se jam i sigurt qe edhe po e prishen ate godine pa leje do bej ndonjeri ndonje kioske e do na vere kufirin te thana.Kalojme bregut te detit e nuk vendos dot nje cader vete e te rish dy ore ,te hapesh canten e te hash dicka te pergatitur ne shtepi.Kemi ardhur te ajo pike sa na vjen turp te marim buke me vete se nuk kemi ku ta hame pasi nuk gjen nje cep pa pronar me letra fallco.Mos u ngopshin te gjithe nga i pari te i fundit.

  14. ta says:

    Opinioni im le të jenë cte duan të bënin llogarinë që në fillin dhe jo të ikin pa paguar.

  15. Aules says:

    Lajmi i kësaj ngjarje u përhap jo vetëm në Europë por deri në USA, MAIN.
    Sot pata një telefonatë dhe më thanë: Çfarë ti them këtyre mër bab, çfar i bëtë ashtu turistëve spanjollë?
    Nuk ja bënë Shqiptarët thuaj por Kokdhimët e Himarës që të vrasin po s’i besove që janë grekë.
    Shqiptari i vërtetë kurb e da menjen me t’vra t’vret e s’të pagu, po deri te e vramja e menjes osht nji çik rrugë e gjatë.

  16. Deshmitari.okular says:

    Kokedhimet i ka terbuar pasurite e vjedhura shqiptare.Per Kocon psikopat me patente.Pyesni punetoret dhe inxhineret.Shikoni dosjet e ti ne tatime.Sala.Bujar NishaniFatos NanoMeksi KoplikuMajko Meta e kompani ashtu si Sekretari i pare i Rinise Fier qe rrezoi bustin e.E.Hoxhes pasi i kishte lepire bythen.Sh Baxhakut P.Miskes etjKokedhima K9co qe vodhi margarinen parkun e naftes shpine e pritjes.Statujat me Hajdin Sejdine.Produktet me te neveriteshme te sistemit socialust shqipetar.Duhet te zhduken se bashku me policine e grupit ciftelua Leshi qe paguhen e si kane ne kontroll keto mostra

  17. Vrapo lulush says:

    Një rast i çmuar për Lulushin &company që ne
    shtator të shkojë turravrap në hollandë te dylberat hollandez për të kërkuar që shqipërisë të moshapjen
    e bisedimeve!.

  18. Lee lee says:

    E habitshme.Njeri me kafshe se tjetri .Po ne kete fare feje kaskader pa kontrat, dhe ne ecje makina ai tipi brenda ti shpoj gishtat me xham .O Mero ketu duhet Pinocet.Nuk eshte nje sekuenc qe nje idiot eshte pronar.Ketu flasim per dhune gjithandej .Pinocet as Rama as Evropa as nga Jupiteri nuk i ben derman kessj dhune ne qelize.Po kjo eshte scandal.Ca te thuash me pare

  19. Ola says:

    Bravo djemve shqiptare qe pavaresisht cmendurise ne veprimet e tyre mbrojtese, duhet thene qe dhe zoti ishte me ta.

  20. Sulo Gradeci says:

    O kaçurrel, edhe Ti si Padroni yt beni rolin e prokurorit. Vazhdoni akoma me mendimin qe duhet denuar per ta bere shembull , si me kohen e merhumit. Po pse more bythelepires, perserit motamo fjalet e Padronit. Megjithese ja fus lot edhe UNE, do marresh rrogen. Po ku ke pare Ti more Uriahip, the bike fshatari nga Spanks ,the haje e the pije dhe the Ike pa paguar. Mihali mbase mind ta kete tepruar CA, por ka zot hauri. The gala sateme.

  21. Gjoli says:

    Mos u lodh zoti gazetar me analiza psikopatesh.Per ta gjitha e kemi gjetur zgjidhjen.Futi nje shkrim se “Fajin e ka Saliu dhe Luli me Monen dhe kaq.

  22. Pantera says:

    Dergojani vidion Anastasit , te shikoje mire besimtaret e tij “mikprites ” dhe te nxjere mesime nga Mihal haleja Kokedhima , ta shikojne mire dhe ata pisanjozet , tellallet e Anastasit qe vjellin vrer neper portale , dhe ta kuptojne me ne fund qe ne pislleqe , krime aok cdo lloj shkelje te ligjit nuk hyn besimi fetar, pisa …

  23. Qelbsira says:

    Ne fakt po ju hoq njeriu licensa ne gazetari duhet te jesh ti i pari.

    Sa mire beni “kryeministrin” qe te jepni mendim se si duhet denuar e rrjwpur nje person. Ne fakt pozita si gazetar gjobvenes e servil e kombinuar me politikan pasunar e qe nuk perfaqsojne popullin ju ka kriju mendimin se bota rrotullohet vetem rreth jush e mendimeve te juaja.

    Nese do te ishe gazetar aq i mire investigativ, me trego kur ka leshuar nje udhezim ky ministri i luleve e i ndjeses ne tere keto vite minister??? Si per tetraplegjiket ashtu edhe per turistet. Me trego kur i vuri celsat gjithe hoteleve te Shqiperise me demek pastrimin e ujrave te zeza e qe su be asgje.

    Apo per pyjet do te dish?

    Kaq o qelbesire.

    Populli s’mund te denohet prej psikopateve e gazetareve servila.

  24. Sarandioti says:

    Eshte cudi qe asnje nuk po shkruan te verteten si ka ndodhur ne realitet kur aty ka pasur deshmitare okular. E para spanjolli qe u terorizua nga nje psikopat ka ardhur ne sarande me jaht privat dhe eshte keshilltari i kryeministrit spanjoll dhe shoferi i tij ka qene edhe badigardi i cili i ka shpetuar nga mania e ketij psikopatit kokedhjeri dhe i futi ne makine pa u demtuar dhe u largua por tjetri me thike ne dore ju hodh persiper makines dhe pastaj skenat e kemi pare ne video. Si ndodhi ngjarja. Familja spanjlle bashke me shoqeruesit shqiptare u ulen per te ngrene peshk ne restorant, porositen peshkun dhe kamarieri nje djale i mire ju tha per mendimin tim merni 4 se jane te medhenj dhe do ju mjaftojne per 6 veta. Ok atehere beji 4 peshk. Vjen idioti kokedhjeri me thike ne dore dhe i kercenon ju smund te nderoni porosine si une kam vene 6 peshq ne tigan a zgare. Turistet te skandalizuar kerkuan te largohen por ai u zuri rrugen duke i kercenuar me jete. Shoferi qe ishe i fuqishem arriti ta mbante derisa familja hypi ne makine dhe pasi u fut dhe shoferi me shpejtesi u larhuan por kokedhjeri ju hodh persiper dhe vazhdimin e kemi pare live. Per sta qe shruajne brockulla me siper spanjolli nuk ishte nga ajo kategori qe hajne dhe nuk paguajne por u largua pa ngrene nga sjellja skandaloze e nje te semuri mendor qe kujton se bregun e detit dhe detin ja ka lene trashegimi i jati apo Kocua. E keqja eshte qe demin qe na ka bere ky plehre do ta paguajme te gjithe ne shqiptaret e tjere qe megjithese kemi te metat tona te huajt i kemi respektuar me shume se cdo popull tjeter ne bote.

  25. Xumja says:

    Po perse duhet policia vetem ne cdo plazh te bregut jugor more maskara. Bregdeti tjeter nuk te duket ne Shqiperi? Apo ke vendosur te vdesesh maskara? Pthu rrace e keqe, ANTISHQIPTAR.

  26. Pellazgos says:

    Si ti “besosh” qe jane Greke ty dhe gjithe “Pellazget” e Sulltanit Hamzate,Sulejmanet,Qemalet qe u betuan si turq ne Parlamentin turk?A nuk u bene Governatore,udhehoqen Osmanet kunder Epirt,Arvanitasve,Greqise zoti me conentin Aules?
    A nuk e quani ju Kostandino-polis e Kastriotit Stamboll?
    Apo me keq,Kostandinopoje pa kuptim dhe me qellim antikombetare?
    A nuk i thoni Polisit te Kastriotit Qitet nga Cita italisht?
    A nuk i thoni Papait prift nga priest anglisht?
    Mos te duket fantasi Sali turku me mbiemrin greke Proto-Papas?
    Tani kush ishte dhe eshte Patriote (Patridha) dhe quhet “Shqipetare” Hamzai,Ismaeli,Sulejmani qe po behet Elton,Elvis,Endrit,Eduart apo Kistandini qe po behet Koco,Agios Vasili qe behet Shen (Saint) Vasi,Shenvasi,Agios Saranda ne Sarande dhe Santa Quaranta.
    Ju nuk e kuptoni (kapito) qe jini thjesht jashte kesaj orbite.

  27. dhembeli says:

    Merreni kete shkrim te Meros si nje leksion sjelljeje per te gjitha sherbimet ndaj qytetareve , qofshin keto private apo shteterore.
    Faleminderit Mero !
    Je gjithmone ne vend te pare.

  28. Romak says:

    Eh mor Mero!
    Sikur Kokedhima i madh te ishte akoma vella me Ramen tend, do te shkruaje qe Europa na dergon si turiste dhe provokatore si keta spanjollet qe njollosin emrin europian…

  29. derri harbut says:

    Shume mire qe doli ne mjetet e informacionit gjithe kjo kafsheri. Pa pasur reklame negative, derrat qe ka shqiperia lart e poshte do te vazhdojne te na shesin harbuterine per sherbim. Nuk thote kot “me mire syri se nami”. Ky eshte nami qe meritojne te gjithe derrat harbute, nga Velipoja deri ne Ksamil.

  30. Ce says:

    Vetëm koka tek zinxhiri i tankut ose në gijotine këtij krokodilit apo ujkut të Himarës, vetëm atëherë shpëton turizmi shqiptar dhe ve në vend nderin kombëtar të përdhosur nga krokodili i Himarës.

  31. Nexhat says:

    Psihopatet e kane modelin ai eshte ne krye te qeverise qe nuk ka psihopate dhe perdhunues me i madhe ne shiperi me gjithe ju psihopatet qe e mbroni çdo dite. Po skeni faje se ju nuk jeni per asgje as per te fshi halet por Rama ju ushqen mire nga parate e droges dhe te fukarave qe ju hjeke ndihmen sociale per to paguare ju zagareve qe lehni ter diten per te mbrojture Ramen.

  32. emigranti says:

    Turizmi ne Shqiperi ka shume te meta ne sherbim, sidomos ne cilesi, cmim dhe etike.
    Por nuk kuptoj fryrjen qe po i behet ketij rasti, ku nga shtypi viktime ben vetem turistet qe ne fakt ishin zanafilla e sherrit.
    Them kete sepse menyne e ke perpara dhe nese te duket shtrenjte ik diku tjeter.
    Nese s’te pelqen gatimi, paguaj, ik dhe shkruaj pershtypjet tuaja ne websajtin perkates, gje qe nga njera ane do e demtoje pronarin perkates, por edhe do ta mesoje si te sillet here tjeter me klientin, i cili do respekyuar me shume.
    Po porosite, e hengre ushqimin apo jo, je i detyruar te paguash cmimin e shkruar ne meny dhe jo te largohesh pa paguar e te marresh zvarre pronarin qe me ate veprim te nxituar dhe gabuar kerkon te ndaloje klientet qe nuk paguan qe minimumi duhet te konsiderohen si vjedhes ( keshtu konsiderohet cdo klient qe largohet nga lokali pa paguar ), por qeme veprimin e tyre mund ti kishin marre jeten pronarit ne fjale.
    Mesa kuptoj Meroja e ka me shume me Kocon se sa me pronarin ne fjale.

  33. Pa emer says:

    Pershendetje, njeriu duhet te jete i duruar, me edukate, kulture, disipline ne pune, etj.
    Referuar pamjeve filmike ku shfaqet personi mbi pjesen e perparme te mjetit, qe ndodhet ne levizje, dhe nuk ben asnje tentative per te ndaluar, mendoj se drejtuesi i mjetit se bashku me pasagjerin e ulur ne vendin e pare te mjetit duhet te arrestohen – ndalohen per vepren penale te vrasjes me dashje mbetur ne tentative.

  34. Llambi Bollano says:

    O palacua i Kocos na turperove Xeimaran o i pafytyre ty duhet te te mbajne ne kopsht zoologjik me kingkongun more qelbesire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje