Basha mund ta ketë qetësuar gjyshe Verën, por ka çmendur gjysh Saliun

8 Shkurt 2020, 20:48Editorial TEMA

 Nga Mero Baze

Lulzim Basha u shfaq sërisht sot me gjyshe Verën, militanten e thekur të PD, që tashmë i ka gjetur punë si aktore spotesh publicistike. Këtë radhë subjekti ishte qarja e halleve me gjyshe Verën, të cilës i kishte çuar disa kokrra shegë për dhuratë, një frut i pazakontë dhe i shtrenjtë për këtë periudhë.

Qëllimi i spotit ishte që në fund gjyshe Vera si opozitare të qetësohej, se ditë më të mira do të vinin dhe se me ardhjen e Lulit në pushtet, ajo, edhe pse gjyshe, do gjente punë bashkë me fëmijët e nipërit e saj.

Dakord. Ka vend të bëjmë humor plot me këtë skenë.

Por pas spotit të Lulit, postimi i Sali Berishës thotë se këtë situatë e zgjidh vetëm revolucioni dhe përmbysja e Edi Ramës.

Dhe ky postim pason postimet e Lulit me gjyshe Verën dhe postimet publicitare të gjithë javës.

Pamvarësisht se Luli në spotin publicitar ja ka dalë të qetësojë gjyshe Verën, duket qartë që ai ka çmendur kryegjyshin e opozitës, Sali Berisha.

Ai më shumë se çdo gjysh tjetër tani nuk duket i çmendur nga mafiozi Edi Rama, nga  fushata e tij e rindërtimit, apo “Anti- KÇK”, por nga Lulzim Basha, të cilit i ka besuar opozitën.

Kryegjyshi i opozitës, duket se nuk e duron dot as fushatën publicitare të Lulit, as kursin e rikthimit në institucione të opozitës, por mbi të gjitha, pritshmërinë e krijuar, se opozita do shkojë në zgjedhje normale më 2021.

Kjo e ka çmendur dhe thirrjet e tij për revolucion dhe përmbysje, tregojnë se Lulzim Basha mund të ketë qetësuar gjyshe Verën, por ka çmendur gjysh Sailiun. Dhe me gjyshe Verën mund ta ndreqë muhabetin, se fundja aktore filmi e ka, por gjysh Saliun e ka regjisor.

Ndaj në spotin e radhës është mirë të mendojë si të qetësojë kryegjyshin e opozitës, dhe jo gjyshet fallco. Natyrisht ai nuk qetësohet me katër kokrra shegë. Ai as me katër të vrarë nuk u qetësua dot më 2011.

17 komente në “Basha mund ta ketë qetësuar gjyshe Verën, por ka çmendur gjysh Saliun”

  1. I madh je,por prit sa te vij zigur qarri,nje gjysh qe i dhimbset gjysh saliu qe i jepte ndonje kocke…

  2. Prind says:

    Vetem kater koqe plumbi do ta qetesonin ate dhe te binte rehat kjo shqiperi.

  3. Ziguri i qorrit says:

    Priteni pinok Karaxhixhin se po ju tregon nje prralle nga e kaluara e tij si marksist- leninst i thekur.

  4. L. says:

    Mos u merzir se do qetesohet kur tja cojn Xenin ne arke

  5. Strugani says:

    I Qëndis fjajet bukur dreq Mero na merr nga buzet e gojes, ska nevoj te shtojm me teper

  6. Bledi says:

    Kjo eshte strategji e wyshes Berisha Basha
    Ne keto kohe te veshtira ku po braktiset çdo dite PD ka nevoje per te gjithe njerzit qe i besojne akoma
    Pra PD istet e thekur radikalet
    PD istet e moderuar
    Njerzit injorante qe besojne perralla
    Dhe socialitet e pakenaqur nga EDI

    Pra Sala gjuan peshk deti te eger me krimba (dhune)
    Lulka gjuan peshk rezervati me tule buke (paqe)
    KÇK

  7. Olimpia says:

    Jam me ty Bledi.Por mungon aktori i trete,Meta qe ne Shqiperi ben ,,Ducen,, qesharak por te rrezikshem dhe jashte vendit ben ,,burrin e shtetit,,I Kane mbetur vetem takimet neper shoqata ,dite lutjesh apo ambasadat shqiptare ,sepese zyrtarisht nuk e fton me askush.

  8. Melhemi says:

    Rri dhe mendoj per te gjetur nje pergjigje: Po si ka mundesi qe nje njeri i quajtur Sali Berisha e ka lodhur kaq shume kete shqiperi?????
    Kur te marr une kete pergjigje atehere ju siguroj se shqiperia ka shpetuare nje here dhe pergjithmone nga kthetrat e kolaboracionisteve den babaden si nje semundje e keqe.
    Une dhe populli im jemi ne pritje duke thene mjafte me tani kupa u sterderdh per te njemijten here,vafsh ne hesfelt more njeriu me i poshter i ketij kombi.

  9. Tajari says:

    Zigur ku Jane komentet e tua??

  10. Shqiptari says:

    Të përzênë me votë nga sofra e madhe e pushtetit kur nē krye të bajrakut ishte “babai i të djathtës shqiptare,dhe të dëshpëruar,nga marrëzia që bëri trashëgimtari,duke u larguar nga tryeza legale e mbushur plot bereqet,të dy humbësit rendin të fitojnē zemrat e “shqiptarëve tē varfër”.Trashëgimtari bën bamirēsi duke u gjetur midenē me shegë dhe domate pensionistēve,babagjyshi,stoik,gjeni nē politikë,kërkin revolucion pēr të sikterisur djallin me brirë qe i ka marrē karrigen e bajrakut.Një shfaqe tragjikomedi,ku personaxhet,të vrarē shoirtërisht pēr fatin e zi që ka pllakosur shqitarët,po luftojnë e po roptohen të ndreqin paudhēsitë e dhallit në pushtet.Të dy rrugēt janë tragjike,se ky popull i lodhur nuk po zgjohet,nuk po i ndjek ne misionin e tre fisnik.Por ështē dhe komike,pasi janē aktorē tē lodhur dhe tejet amatorë në komedinē e tyre qesharake.Nē sorën e madhe politike,këta aktorë kanē qenë disa herë nē qoshe,si dollibashë dhe e kanë katranosur dollinë.Tani që janë jashtë sofrës,se tepsinē e ka tē gjithën “njē i marrë”,luten,betohen,bëjë thirrje se do bëjnē revollucion,dhe tē marrin do e krrejnē në Lanë.Dhetragjikomedia vazhdon të luhet keq,dhe spektatorë,”qajnë dhe qeshin”me lojēn mjerane tē protagonistëve të dështuar.Ështē e dhimbshme dhe qesharake të vazhdohet,sot kjo lojē e dalē boje,sado të përpiqen aktorë të entuziasmojnë publikun serioz.

  11. LYLI kot fare says:

    LYLZIMI pa breke

  12. Qukapiku says:

    Parksn pran koshave te plerave edhe pse I veshur me kostum ne muajin gusht kur temp eshte 40 rrotullon syte si ai qeni qe e ndjek frika nga ndonje goditje me gure.shkon tek nje lokal aty afer plerave per te lepire ndonje kocke qe padroni I ka lene ne tavoline.ktheva koken dhe bera sikur se pashe ishte shume I trazuar,Sarande thashe vape eshte qent nuk I vaksinojne por ky ishte qen qe vinte nga Tirana dhe mund ta kishin vaksinuar,u largova dhe shkova tek dyqani im.Mer o dy domate griji me rende shtoi uje kripe dhe veri te zjein vazhdo perzje prap dy domate shto prap perzje shtoi uje dhe prap perzie leri per dy ore.cdo dite vepro keshtu dhe haje per 30 vjet rresht mund qe te rroshe 120-140 vjet por nese do pak vite me teper dmth 200 vjet shtohi pak fara Kungulli

  13. rripitipitytytyrripity says:

    qe diten qe rama beri aleance me lsi e metes nuk pata me asnje iluzion qe saliun nuk ka nder mend ta denoje njeri, kete ide ma perforcoi edhe fakti i vendosje se llogaritarit te kooperatives Ridvan Bode ne bordin e bankes se shqiperise. Pra flijeni mendjen per kete.
    Tani Mero dikur na premtoi se do i nxirrte uje te zi Bashes per vilen ne kompleksin ku banon, di gje njeri ca u be me te??????!

  14. rripitipitytytyrripityty says:

    qe diten qe rama beri aleance me lsi e metes nuk pata me asnje iluzion qe saliun nuk ka nder mend ta denoje njeri, kete ide ma perforcoi edhe fakti i vendosje se llogaritarit te kooperatives Ridvan Bode ne bordin e bankes se shqiperise. Pra flijeni mendjen per kete.
    Tani Mero dikur na premtoi se do i nxirrte uje te zi Bashes per vilen ne kompleksin ku banon, di gje njeri ca u be me te??????!!

  15. Luftinja says:

    Ka rrjedhur dhe se mbajne me kembet koleren.po ka nje problem se nuk bie rrufeja ne hale ja dhjefsha te emen e s’emes…

  16. Arber iliri says:

    Rujeni lulin se saliu ka ala vrases dhe si me hajdarin nje rruge e 2 pune.lulin e vrey situaten e tensionon.nuk ndalet para asgjeje saliu.po se futet ne arrest luli eshte i ikur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje