Nga Mero Baze
Dikush duhet ta këshillojë Presidentin Ilir Meta, të mos publikojë fotot që bën në SHBA. Jo se del keq në foto. Nuk duket keq me shëndet, në qoftë se nuk flet dhe nuk i shoqëron me diçitura fotot.
Por dikush duhet ta këshillonte, që të krijonte një lloj mistike, meqë shkoi deri në Uashington në një vizitë të lobuar.
Mund të mjaftohej me foton tek “Mëngjesi i Lutjeve”, tek pjata e dytë me Sekretarin e Shtetit Michael Pompeo dhe pastaj ta linte pa njoftime.
Dikush në Tiranë nga mbështetësit e tij, së paku do t’i jepej mundësia të fantazonte se Presidenti i ka ca miq matanë oqeanit dhe po bën ndonjë punë, për të shpëtuar nga shkarkimi, apo për të rregulluar raportet e prishura me SHBA, me të cilën u konfrontua publikisht për Reformën në Drejtësi dhe zyrtarisht para 30 Qershorit, kur tentoi të fusë vendin në luftë civile.
Publikimi i fotove dhe akoma më keq diçiturat e tyre, ja zbehin vlerën jo vetëm udhëtimit, por dhe çmimit me të cilin është siguruar.
Për shembull çfarë mendon një anëtar i thjeshtë i LSI apo qoftë dhe i PD, kur dëgjon se Presidenti ka takuar Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit dhe kanë diskutuar për mirërritjen e fëmijve.
Presidenti ynë nuk ka qenë ndonjë herë drejtor i AKU dhe as që është marrë me tema të sigurisë ushqimore. I vetmi arsyetim është që mund të kenë folur se si ka ndryshuar shëndetin pas dietës dhe si ka humbur kile.
Nuk di po ashtu çfarë rëndësie ka për një mbështetës të Ilir Metës në Shqipëri, fakti që ai ka takuar për herë të dytë brenda dy ditëve një kongresmen republikan në koridoret e Kongresit.
Duket sikur i ke zënë pritë aty kujtdo që kalon dhe ky meqë i paska dhënë dorën një herë, i duket fytyrë e njohur, i flet prapë, buzëqesh dhe del prap në foto.
Lere pastaj fotot e përzemërta me stafin e VOA dhe Këshillin e Ambasadorëve. Të gjitha këto detaje frustruese të një vizite ku nuk e ka ftuar askush, dhe që i ngjan një fushate “derë më derë” si ajo e Lulzim Bashës, do të ishte e denjë të maskoheshin nga stafi, duke mos i publikuar fotot. Le të krijohej ideja që ka shkuar për një punë të rëndësishme në SHBA, që së paku të nënkuptohej se po përpiqet të pajtohet me Uashingtonin dhe t’i kërkojë falje zotit Palmer, që e ka sulmuar publikisht dhe familjarisht, ndërsa SHBA bëri thirrje të respektohej 30 Qershori dhe jo çmenduria e tij e 13 Tetorit.
Duke mos publikuar asgjë, mund të funksiononte më mirë. Madje mund ta shtynte disa ditë qëndrimin, siç e bënte Bujar Nishani, që e niste me dreka në New York dhe shkonte në çdo restorant shqiptar me qofte e mish, anembanë SHBA dhe kthehej pas dy javësh. Kështu do të dukej dhe më konspirative vizita e tij.
Por publikimi i fotove me shpjegimet përkatëse, tregojnë gjithë arsyet përse nuk është serioze, që Presidenti të shkojë në SHBA për të trokitur derë më derë.
Dhe si për ta djallosur deri në fund, ende pa u kthyer, nxjerr Tit Vasilin t’i kërkojë llogari SHBA pse nuk ndryshon rrugë ndaj qeverisë “Rama”. Kërkon deomos të na mbushë mendjen, që nuk ia ka mbushur dot mendjen askujt në SHBA.
O mero po lere se gjynaf e bo per nje lek kte burin e mones .se ska dhe faj fshatar eshte mos kujto se sdo behet ndonjehere qytetar .se gati eshte i duhen dhe nja 200 vjet .
M.mbrema.U ktheva i lodhur por u argetova pasi lezova per viziten dere me dere e vrime me vrime.S’eshte gje e keqe te kerkosh meshire.N.mire.
Vetem per nje Foto me Obamen,Edvin D’rama pagoi 80 mije dollare,pranoi te vinte kurorë me Bilal Shehun,duke u bërë Gruaja e tij,
meqe ai e kishte marrë ftesen çift.Kjo veper penale pasoi me denimin e dy qytetareve amerikene,Bilal Shehut dhe Wiliam Argeos.
Mosmirenjohesi D’Rama,nuk e mori mundimin te shoqeronte foton me diçiture(qe ti ja kerkon Metës),te pakten ne rrespekt e dy te
denuarve,qe sakrifikuan ne rritjen e tij politike.Pa u denuar ka mbetur Edvin D’Rama,per arsye se eshte person imun,si fuksionare
i larte,tani per tani.Tullaci keshillon se si mund te parandalojm renien e flokeve!Paradoksale,por normale ne shoqerine e paradokseve.
Perse pikerisht tani ky sulm ndaj Presidentit Meta,qe deri dje sipas Edi Rames: “Ilir Meta ishte presidenti më i mirë që kemi pasur deri
më sot,që nuk ka gabuar kurrë”?Rrezikon Rama te mbytet me peshtymen e vet,rrezikon Rama qe Meta te dali person politik më pozitiv
se ai?Ate e percaktojn partneret perendimore,jo ne.Media pro Rames keto dit,ka pasur si detyre te perbalti Presidentin Meta me te
gjitha menyrat,per te fituar faktorin e brendeshem,nese faktori i jashtem eshte pro Metes.Lavazhi i trurit me armikun e jashtem,
fuksionon akoma!Perse pikerisht tani lavazhi trurirt?Sepse sot arriti ne Tirane Delegacioni i Komisionit te Venecias qe pritet te japin
opinionin e tyre per çeshtjet e deleguara, te cilat jan kerkesa te Presidentit Ilir Meta Meta, per Kushtetuesen dhe rishikimi i paketes
anti-shpifje.Kjo vizite ndodh disa dit pas ardhjes së nje Delegacioni te nivelit të larte te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit
te Europes,qe e diskretitoi Qeverine antidemokratike,antiperendimore te “rilindjes”.Fotografia e Erion Makivelit me ta,nese nuk do
kishe lexuar deklaraten e tyre,do te mendoje te kunderten,sikur ata ishin dakord me uzurpimin e postit te Kryetarit te Bashkise se
Tiranes ne zgjedhjet lokale te 30 Qershorit,nga kllouni i Bashkise së Tiranes.Me 6.2.2020 Delegacioni i nivelit të larte te Autoriteteve
Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Europes,ne perfundim te misionit te tij ne Tirane,ka arritur ne perfundime qe rrezojne gjithe
procesin e votimeve të 30 qershorit.Gunn-Marit Helgesen tha,se “zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishin të favorshme per forcimin
e demokracise lokale në Shqiperi, por kan çuar ne më pak pluralizem ne bashki dhe ne nje erozion të metejshem te besimit te
qytetareve ne institucionet e ketij vendi,sepse zgjedhjet nuk ishin demokratike”,ndersa Anders Knape tha.se”nuk ka demokraci
funksionale ne nivelin kombetar,pa nje demokraci pluraliste dhe te gjalle ne nivelin lokal”.Ky ishte nje grusht i rende per
supermashtruesit D’Rama dhe Veliaj,qe nuk e kan problem te genjejne sy per sy.Genjeshtrat e tyre vlejn vetem per faktorin e
brendeshem,se tek partneret Perendimore i ka dale boja,prandaj edhe ja kan mbyllur deren per negociatat me BE-ne.O Burra
ne sulm kunder Like floririt ne emer te Edvin droges,Edvin miliarderit,megjithese “rilindja”beri koalicion me të,megjithese akuzat
e vjetra jan konsumuar.Eshte lluks te merresh me fotot,nuk çalon Gomari veshet.Te jeshe fotozhenik,eshte nje privelegj natural,
sepse eshte e lindur.Po te shikosh fotot e vjetra te Rames,vëren se ai nuk buzqesh,por nënqesh,shprehje cinizmit te tij shpirterore.
Por falë Guru-t Paramahamsa,mikut te Damian Gjinkurit,D’Rama ka arritur me stervitjen e muskujve te gojes,ti instaloi mimikes
se fytyres nje “buzqeshje karizmatike”,megjithese artikulimi cinik rrjedh nga goja e tij si më pare,si elementi paresore i karakterit
te tij.
LERENI NË HALLIN QË E KA GJETUR .
KINI MËSHRË , GJYNAH !
Ky ngjan me ato që rrezikojnë burgun dhe rrinë tek lokalet përballë Gjykatës dhe Prokurorisë te qerasi dhe të bëjë miq me lek
Mentalitet fshataresk qe ka funksionuar në Shqipëri po nuk funksionon në Amerikë
Presidenti jonë e di që gomarin e nxjerr i zoti nga balta dhe po e tenton vetë personalisht të korruptoje dike në Uashington
Në fillim nisi gruan dhe kur ajo erdhi duarbosh i ka thënë rri ti grua se do po e provoj unë njëherë (kurbetin)
Uron
Ironia qëndron në faktin që duke mos i hyrë gjembi nga Shqiptarët e varfër ky u bë mendjemadh dhe mendjemadhësi e morri në qafë
Fajin e ka populli qe me mosreagim i futi ne koke qe njerzit jane dele dhe ky eshte Anshtajn
Seç ka 1 ngjashmëri me Bes Sallakun qe bën foto ne piazza Duomo
Ky është me i rafinuar i bën në Uashington
Po 1 prerje është
undefined
Fshatari skraparlli eshte edhe vrases rujeni mire se mos ka ndonje qe o ka vrare nga familja.ky ka vrare pa lere sa ka vjedh pa fund.
ZAGARI ZIGUR LEHES I LODHUR PSE I LEJONE KOMENTUESIT TE PERDHOSIN FIGUREN E ILIRE FLORIRIT PER CFARE TE PAGUAJE UNE MORE ZAGAR I LODHUR PSE NUK E BENE DETYREN SI LEHES TA MARESH NE MBROJTJE LIKEN NGA CEPANI TURP TE KESH DO FLASE ME SHLELZENIN DHE CIM PEKEN TE FLAKIN NE RRUGE S.B
Personalisht mendoj se, është jo dinjitoze që dy ” vëllezër” shqiptarë edhe pse opozitarë, të jenë njëkohësisht në një shtet të huaj mik dhe të nxjerrin njëri-tjetrin gënjeshtarë! Dikur sipas gojdhënave : kur për një shërbim ndaj të huajit nga dy vëllezër shqiptarë, ai vendosi ti shpërblejë. I huaji pyeti se me çfarë do të ishin të kënaqur si shpërblim; vëllezërit nuk po flisnin, atëherë ai pyeti njërin prej tyre. Çfarë dëshiron ti i tha i huaji, ky ju përgjigj; unë dua një lopë të ketë qumësht dhe një viç. Merre ta gëzosh i thotë i huaji. Po ti tjetri çfarë do pyet i huaji. Të ta them në vesh i thotë ky, po mirë ma thuaj, unë du që të ngordhi lopa e vëllait me gjithë viç i thotë ky. Juve jeni të mallkuar ju thotë i huaji dhe nuk meritoni as mirnjohje, ndaj mu zhdukni nga syt. Kjo është fabula e kryeministrit tonë dhe e presidentit!
MERO DJALI JE BRILANT NE ANALIZEN E VIZITES SE PRESIDENTIT ,TE FRIKSUAR DHE SHUME TE MENDEROSUR .
Do ishte mire qe te gjitha “editorialet” e Meros ti dergonte dikush ne cdo Ambasade te huaj dhe ne cdo qeveri perendimore per te treguar se si agjiton e propagandon qeveria Rama karshi Opozites e Presidentin ne nje kohe kur te gjithe te huajt thone hapur qe politika Shqiptare duhet te bashkepunoje! Rrace e pershtire komunistesh!!!
Iliri , llagapin e ka me e-a apo me u-i ? , Mona mban llagapin me krye-a-i , ne vend te llagapit politik te Presidentitvne shkarkim , si bashkeshorte e tij dhe si Firs Lady qe eshte de fakto , e de jure ka von dawn of first lady of Thesari Wafe Kreabes.
Zagari dere me dere per te hequr ere.
Ashtu si shumë drejtues të lartë të politikë shqiptare,edhe Presidenti i Republikës,shfrytēzon rastin e Mēngjesit tē Lutjeve pēr të udhëtuar drejt SHBA-ve,pēr të takuar miq,kongresmenë,shtetarë në Washington dhe personalitete dhe pēr të lobuar.Në pamje tē parê kjo ështē pozitive,pasi ne jemi vend i vogēl,pa ndonjē peshē tē madhe nē politikën dhe ekonominē rajonale,jo mē në atë botērore dhe kemi nevojë për mbështetje.Nga ana tjetër,kjo ēshtë pozitive dhe për vetē kreun e shtetit,pasi nga sa pamē në kronikat e transmetuara,”u lobua pēr Shqipërinë dhe integrimin e saj”.Por tē krijohen hije dyshimi pë qëndrimin e vetë kreun e shtetit në Zërin e Amerikēs,ku z.Meta nuk dukej i qetë.Nëse kjo vizitë e zgjatur duke takuar “personalitete” nē Amerikē,ka ndikuar nē futjen e kreut të shtetit nē binarē e ligjit dhe në kornizat Kushtetuese,atēhere vizita ka qenë produktive.Nē të kundërt,nëse kreu i shtetit ka udhëtuar pē të siguruar mbështetje për veten e tij,kushdo mendon se z.Meta ka udhētuar pēr hall tē familjes së tij.Dhëntē zoti,është e para dhe z.Meta kërkon të ndreqë diçkanga ajo që ka bërë keq deri tani.Mjegulla e fjalēve,se çdo gjë bëhet për Shqipërinë,mendoj se eshtë e vjetur shumë dhe zor se beson njeri.
Mero, il consigliere quotidiano!
Mero, il consigliere quotidiano!!