Politika e ardhshme amerikane demokrate sipas ish- këshilltarit të presidentit Obama për Rusinë

21 Shkurt 2020, 16:24Bota TEMA

Natylie Baldwin bisedon me James Carden lidhur me idetë e politikës së jashtme pranë Departamentit të Shtetit dhe në gjirin e Partisë Demokrate, përfshi fushatën e Bernie Sanders. James W. Carden ka qenë këshilltar për politikënn ruse në Departamentin e Shtetit të Presidentit Obama. Bashkëpunëtor i revistës “The Nation”, komentet e tij janë shfaqur në një larmi kanalesh mediatike. Është Drejtor Ekzekutiv i American Committe for East –West Accord. Është anëtar i Këshillit Administrativ i Simone Weil Center for Political Philosophy.

Si e keni ndërtuar ekspertizën tuaj lidhur me Rusinë? Si keni përfunduar duke u bërë Këshilltar për Rusinë pranë Departamentit të Shtetit në vitin 2011?

Kam përfunduar duke qenë këshilltar për Rusinë pranë Departamentit të Shtetit nëpërmjet Franklin Fellowship, një program për persona në mes të karrierës që dëshironin t’u ofronin një kontribut Shteteve të Bashkuara. Sapo isha kthyer nga një semestër pasdiplomim (pasi kisha kryer Masterin pranë John Hopkins SAIS) pranë institucionit ekuivalent të Moskës, ku kam ndjekur kurse të gjuhës ruse dhe kurse të tjera lidhur me politikën e jashtme ruse. Më hapi sytë. Isha në programin për të huajt; me mua ishte vetëm një amerikan dhe ishte e qartë qysh nga fillimi se kishte diçka pak të “gabuar”. Amerikania tjetër e vetme në kurs, një studente – me rusishten rrjedhshëm, ndyshe nga unë – e Columbia University më tha se Rektori apo Zëvendësrektori e kishte marrë menjanë dhe e kishte informuar, për kënaqësinë tonë të madhe, se e “dinin” që ajo dhe unë ishim të CIA-s. Reagimi im qe pakashumë: “Do të më pëlqente shumë. Pasja e një rroge dhe e një sigurimi shëndetësor do të ishte brilante”.

Shërbimi juaj në Departamentin e Shtetit ka qenë nën Hillary Clinton, të paktën në fillim. Cili ishte në atë kohë qëndrimi ndaj Rusisë e Ukrainës dhe cila ka qenë përvoja juaj?

Në realiitet mendoja se për pjesën më të madhe (me një përjashtim të rëndësishëm) FSO-të (funksionarë të Shërbimit të Jashtëm) qenë… hëm, shumë prej tyre qenë neutralë ndaj Rusisë. Të emëruarit politikë qenë mirë, ose të paktën me ata që jam ndeshur. Por kam filluar të pyes veten: pse kjo mungesë reflektimi lidhur me caktimin në vend apo të vendeve? (Në fund të fundit, seksioni rus ndante një seri zyrash që ndiqnin shtete të shumta ish sovjetike). Përgjigja ishte se, me përjashtim të shefit të seksionit, këta njerëz nuk dinin asgjë as lidhur me Rusinë. Jo për fajin e tyre. Por është kështu që është organizuar Shërbimi i Jashtëm. Je ekspert, të themi, i Kinës? Do të kalosh një pjesë të madhe të jetës tënde të punës, të themi, në Amerikën Latine. Nuk ka asnjë kuptim.

Keni qenë në gjendje të sqaroni se Zëvendëspresidenti i atëhershëm Joe Biden kishte ndonjë njohje speciale të Ukrainës apo një interes special tek ajo që të shpjegojë pse është bërë njeriu kryesor i administratës pas shpërthimit të krizës ukrainase?

Jo, në këtë moment isha larguar. Mendoj se në realitet është një refleks i çinteresimit të thellë të Obamës për çështjet europiane fakti që ai e ka emëruar Biden si njeriun e tij kryesor lidhur me një temë kaq qendrore sa Ukraina. Atëhere më dukej se Obama ia kishte ceduar politikën e tij lidhur me krizën ukrainase Zëvendëssekretares së atëhershme të tij të Shtetit Toria (Victoria) Nuland dhe ambasadorit të atëhershëm në Ukrainë Geoffrey Pratt, me rezultate katastrofike.

Lidhur me procedurën e vënies nën akuzë që kemi parë të evoluojë, a ju duket se lidershipi i Partisë Demokratike po evidenton një kuadër prej Lufte të Ftohtë lidhur me Ukrainën dhe Rusinë. Çfarë mendoni?

Nuk jam kushedi se çfarë i befasuar. Pjesë e problemit është personal; shumë prej njerëzve që këshillojnë këta politikanë që punojnë në Kongres apo në Komitetin Kombëtar Demokrat nuk mund të zbresin, edhe pse mund të përpiqen, në vitin 1989. Çfarë nënkupton 1989 për ty dhe për mua? Hëm, natyrisht rënien e Murit të Berlinit dhe mbarimin e Luftës së Ftohtë. Çfarë nënkupton 1989 për nëpunësin mesatar? Nuk kanë asnjë kujtesë nga Lufta e Ftohtë e parë dhe, për pasojë, asnjë ide sesi kjo aktuale mund të jetë e barsur me rreziqe.

Natyrisht, pjesa e kësaj është thënia e vjetër “karrigia jote është opinioni yt”. Le të marrim Adam Schiff. Schiff ka interesa në industrinë e mbrojtjes në distriktin e tij, përfiton fonde prej saj dhe, për pasojë, nuk është ndeshur kurrë në një luftë që të mos i pëlqejë.

Motivi në themelin e përqafimit të mentalitetit të Luftës së Ftohtë nga ana e partisë megjithatë ka të bëjë me zgjedhjet e 2016. Sikur të kishin shkuar në të kundërt – siç do të kish mund të ndodhte sikur fushata e Hillary Clinton të ishte begenisur të bënte disa udhëtime në Michigan e Wisconsin – nuk do të kishin dëgjuar kushedi se çfarë për ndërhyrjen ruse. Ama ajo ka hubur dhe ekipi i saj e ka marrë temën e ndërhyrjes ruse (që, më vjen keq, ka qenë e papërfillshme), e ka bërë të shpërthejë dhe është përkushtuar që të bëjë me të devijimin e fajit nga vetja. Sot Robbie Mook mban një kurs për “dizinformacionin” në Harvard. Çfarë dreq bote!

Cila mendoni se është pengesa më e madhe në gjirin e qeverisë lidhur me përmirësimin e marrëdhënieve SHBA – Rusi? Çfarë roli kanë faktorët e mëposhtëm:

1. “Ekspertë të Rusisë” pak të përgatitur

2. Ideologjia, sidomos neokonservatore dhe e ndërhyrjes humanitare

3. Influencë e kompleksit ushtarako – industrial?

Sikur kjo të kishte qenë me zgjedhje, do to vendosja “4”, gjithçka ndodhet sipër.

Kohët e fundit keni shkruar një artikull shumë interesant që është botuar tek American Conservative i titulluar “Takim me liberaalët e Luftës së Ftohtë”. Në të ju flisni për disa prej kandidatëve kryesorë demokratë – që konsiderohen progresistë, midis të cilëve Senatori Bernie Sanders – dhe për idetë e tyre në politikën e jashtme siç i kanë diskutuar publikisht. Duket se ekziston një temë emergjente e përbashkët në Shtetet e Bashkuara dhe në demokracitë e botës në një luftë kundër një aksi qeverishë “autoritare”. Kjo është problematike në nivele të ndryshme. Për shembull, vazhdon ideja thellësisht e rrënjosur se duhet të kemi një të keq kundër të cilit të luftojmë dhe ndaj të cilit të forcojmë superioritetin tonë moral. Anipse kjo qasje e demokratëve kundër autoritarëve mund të funksionojë me ata që konsiderohen liberalë, i ka pjesërisht rrënjët e saj në ideologjinë neokonservatore. Autori influent neokonservator Robert Kagan ka thënë në një intervistë të 2008 për Peter Beaumont e The Observer, se duhet ta spostojmë vëmendjen drejt qeverive autoritare “të sigurta në vetvete” të botës, duke ju referuar këtu Rusisë dhe Kinës. Neokonservatorët kanë depërtuar në thellësi të dy partive të mëdha. Në të njëjtën intervistë, Kagan ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj politikës së jashtme të Hillary Clinton dhe ka pohuar se dëshiron të quhet një “intervencionist liberal” sesa neokonservator. Çfarë mendimi keni?

Hëm, midis neokonservatorëve dhe fajkojve liberalë… ekziston një dallim pa një diferencë dhe shikohet se të dy anët e lumtura për luftë të tyre e kanë plazmuar politikën tonë në epokën Trump. Neokonservatorët shikojë në pamjen e tyre në pasqyrë fajkoj si Samantha Power e Susan Rice dhe, mbi të gjitha, Hillary Clinton. Thjesht janë anë të ndryshme të së njëjtës medalje. Por qysh kur Presidenti Donald Trump ka marrë detyrën, liberalët kanë marrë realisht për zemër thënien e vjetër (dhe thellësisht të gabuar) se “armiku i armiku tim është miku im”. Por duhet të jesh vërtet budalla ta besosh vërtet një gjë të ngjashme. Megjithatë, demokratët mbizotërues, të paaftë që ta përtypin faktin se Hillary ka humbur zgjedhjet, janë bërë ajo që për një kohë të gjatë pohonin se e urrenin.

Edhe pse Sanders thotë disa gjëra të lavdërueshme në diskutimin e tij në Westminster (domethënë barazim bilanci, zgjidhje e problemeve të brendshme, zgjerim i demokracisë) duket se e përqafon këtë qasje të “ne kundër autoritarëve”? Mendon se paralajmëron një administratë të tërhequr ndoshta nga një ndërhyrje ndryshimi regjimi nëse paraqitet si “mbështetje të forcave demokratike” kundër atyre autoritare? Mbështetja e “forcave demokratike” në vende të tjera që i konsiderojmë jo mjaftueshëm demokratike do të interpretohet nga këto vende si një ndërhyrje në punët e tyre të brendshme. Duket edhe si diçka e ardhur saktësisht nga skenari i CIA-s dhe i NED-it [Fondi Kombëtar për Demokracinë] në terma të lehtësimit të grushteve të shtetit. Çfarë mendoni?

Nuk mund të përmend emra këtu, por do t’ju them këtë: vitin e kaluar isha në Kongres dhe jam ndeshur në një prej burimeve të mia, një lloj personi shumë, shumë i favorshëm ndaj Bernie. Kemi folur për garën e afërt presidenciale dhe ka dalë Bernie. Kam mbetur shumë i befasuar kur ky person, pa qenë shumë i stimuluar, më ka thënë se mendonte se cilatdo qofshin meritat e tij si njeri, si parlamentar dhe si kandidat presidencial, Bernie do të kapej me shpejtësi dhe me lehtësi nga ajo që Presidenti Obama e ka quajtur “Pika”. Më është ngulitur në kokë. Pavarësisht kësaj, do ta votoja me qejf Sanders në përgjithësi, siç kam bërë kur kam zgjedhur emrin e tij ditën e zgjedhjeve të 2016.

Mendoj se pjesë e motivit për të cilin Sanders e ka përqafuar këtë mentalitet e “ne kundër atyre” është për shkak të këshilltarëve të tij të ardhur nga aktivizmi progresist dhe sot, siç e kemi parë, është shumë në modë në atë kamp të pohohet “Hej, ne nuk jemi për luftëra ndryshimi regjimi, por do të adoptojmë një linjë të ashpër kundër autoritarëve globalë si Putin, Orban e Xi, pasi ata nuk e ndajnë politikën tonë të ndritshme”. Është një lloj mënyre për t’u dukur serioz përballë sistemit të rrënjosur të politikës së jashtme, tek cili natyrisht që duan patjetër të bëhen pjesë, por që nuk do t’ua pranojnë kurrë ndjekësve të tyre në Twitter. Do të thoja se kjo është ajo që më preokupon më shumë lidhur me një presidencë potenciale Sanders. Është një mënyrë që do t’u mundësojë fajkojve liberalë të futen nga dera e pasme.

Sanders e forcon rregullisht kuadrin e Russiagate, e quan (Presidentin rus Vladimir) Putin një “diktator brutal” dhe nuk duket se ka një kuptim shumë të mirë të Rusisë bashkëkohore, superfuqia tjetër e vetme bërthamore. Megjithatë, ka kërkuar një diplomaci të kontrollit të aarmëve. Si mendoni se do të mund të lëvizte një administratë Sanders në funksion të marrëdhënieve SHBA – Rusi?

Më mirë lidhur me kontrollin e armëve, por goxha keq tjetërkund. Është e bukur që fushata e Bernie prodhon herëpashëre zhurmën e duhur, por në realitet të sillesh vërdallë duke bërë selfie me Pussy Riot është një sinjal mjaft i keq. Po pastaj? William Browden ambasador? Na e kurseni. Duket se mund të përdoret një doracak i dikujt si Stephen F. Cohen. Përjashto këtë, nuk do të prisja shumë për sa u përket përparimeve në marrëdhëniet SHBA – Rusi derikur (nëqoftëse?) Putini nuk do të largohet. Por më pas, natyrisht, do të bëjmë të njëjtat gabime që bëjmë gjithmonë: do ta personalizojmë/idealizojmë në mënyrë të tepruar liderin e ri rus si “lloji i njeriut tonë” dhe më pas, pashmangshmërisht, do të zhgënjehemi kur do të shfaqet se ai nuk do të dojë vërtet ushtarë amerikanë në kufijtë e tij dhe do të ndjekë interesa gjeopolitike në konflikt me tonat. Pastaj do të rinovohet spiralja e demonizimit dhe e Luftës së Ftohtë. Sanders do të bëjë goxha gjurulldi përsa u përket kleptokratëve dhe oligarkvëve rusë, por ka mundësi që nuk do ta shtyjë temën e ekspansionit të NATO-s apo të mbrojtjes raketore, kështu që nga kjo pikëpamje do të jetë shumë më e lartë se dikush si puna e Biden apo [senatores Amy] Klobuchar.

Një artikull i kohëve të fundit i Joe Biden në revistën Foreign Affairs duket se sugjeron që në përgjithësi ai do të ndiqte politikat e Bush – Obama. Natyrisht, ka pasur një rol kyç në legjitimimin e grushtit të shtetit të 2014 në Ukrainë dhe ka qenë një mbështetës i fuqishëm i Russiagate. Si mendoni se do të ishte një administratë Biden për sa i përket politikës së jashtme amerikane në përgjithësi dhe me marrëdhëniet SHBA – Rusi në veçanti?

Katastrofë… në të dyja rastet. Biden do të promovojë një linjë shumë më të ashpër lidhur me Rusinë, do të rëndojë më tej tensionet midis Kievit e Moskës dhe ka mundësi që do të mëshojë mbi ekspansionin e NATO-s që aktualisht është një diçka e vdekur, të paktën për europianët. Do të adoptojë një linjë më të ashpër lidhur me ekspansionin e NATO-s dhe ka mundësi do të lejojë që politikat ton të jenë të diktuara nga Kievi, Varshava dhe Riga. Do të ketë një mal me diskutime hipokrite lidhur me lavditë e Revolucioneve të Dinjitetit (një referim ndaj rolit perëndimor në grushtin e shtetit të 2014 në Ukrainë), një lëmsh për sa i përket luftës ruse të informacionit dhe jo shumë kujdes për sa i përket identifikimit të zonave të bashkëpunimit; mbi të gjitha, si mund të bashkëpunohet me një kriminel si Putini? Kjo, të kuptohemi, do të jetë politika e çdo demokrati përjashto Sanders ose, prej ndonjë mrekullie, [deputeten Tulsi] Gabbard.

Si kriter alternativ për një politikë të jashtme më konstruktive ju përmendni “Politikën e Fqinjësisë së Mirë” të Franklin Delano Roosevelt (FDR) që përfshinte Kombet e Bashkuara dhe vizionin e saj fillestar të baraazisë së të gjitha kombeve, svoraniteti i të cilëve duhet respektuar. Mund ta shpjegoni pak më shumë këtë politikë, konteksin e saj historik dhe pse mund të jetë mirë sot të shikohet ndaj saj si një rrugëdalje nga politika jonë e jashtme intervencioniste shkatërrimtare?

U ekspozua nga FDR në diskutimin e tij të inaugurimit të vitit 1933 dhe Sekretari i atëhershëm i Shtetit Cordell Hull i vuri një vulë të mëtejshme në raport me Amerikën Latine në Konferencën e Montevideo të po atij viti, që prodhoi të ashtuquajturën Konventë të Montevideo, që veç të tjerash i impenjonte firmatarët që të mos ndërhynin në punët e brendshme të njëri tjetrit. Mua më duket se është një rrugëdalje jashtëzakonisht kuptimplotë nga situata jonë e sikletshme aktuale. Do të theksoja se është e bazuar mbi traditat më të mira e politikës së jashtme amerikane që zbresin tek John Quincy Adams dhe tek George Washington.

Kohët e fundit Putini ka bërë komente publike lidhur me një takim të 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të punuar bashkërisht për paqen dhe probleme të tjera shqetësuese globale. I është referuar edhe frymës fillestare të Kombeve të Bashkuara. A mendoni se mund të ketë pranim në Moskë për një politikë të llojit të Fqinjësisë së Mirë si themel i mundshëm i marrëdhënieve të përmirësuara SHBA – Rusi?

Mendoj se politika e Fqinjësisë së Mirë është e bazuar mbi vlefshmërinë e Vestfalisë dhe kështu që, po, mendoj se do të mirëpritej si në Rusi, ashtu edhe në Kinë. Për shembull, nëqoftëse shikohet nga deklaratat publike e Ministrit të Jashtëm Sergey Lavrov shikohet konture apo jehona të gjera të asaj politike kuptimplote të mosndërhyrjes. Do të ishte një ndryshim i bukur të dëgjoje një politikan amerikan ta kujtonte këtë traditë në vend që të vazhdohej të llomotitej lidhur me “rendin liberal ndërkombëtar”, që natyrisht nuk është as liberal, as ndërkombëtar dhe as rend.

*Natylie Baldwin është autore e “The View from Moscow: Understanding Russia and U.S.-Russia Relations”, që pritet të dalë në muajin prill. Është bashkëautore e “Ukraine: Zbig’s Grand Chessboard & How the West Was Checkmated”.

Përgatiti: Armin Tirana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje