DOSJA: Si vodhi tokën shtetërore për t’ja dhuruar privatit, këshilltari ligjor i Ilir Metës

22 Shkurt 2020, 11:05Politika TEMA
DOSJA: Si vodhi tokën shtetërore për t’ja dhuruar privatit,

Një ditë më parë, gazeta TemA publikoi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i datës 11 Janar 2012, ku caktohej masa e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Dervishaj, ish- drejtor i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, që sot është këshilltari ligjor i presidentit Meta.

Nga hetimet e Prokurorisë kishte rezultuar se Dervishaj dhe zyrtarë të tjerë të Z.R.K.K.P, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare kishin regjistruar në mënyrë të paligjshme një pronë shtetërore, në favor të shtetasve Fejzilete Spahiu e Minerva Jenisheri në bregdetin e Spillesë.

Edhe pse Dervishaj i ishte drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë dhe më pas Gjykatës së Lartë, masa e sigurisë arrest me burg u la në fuqi deri në momentin kur Dervishaj siguroi një raport mjekësor që e nxirrte me probleme në rrahjet e zemrës dhe me probleme të hemoroideve, që sipas avokatit ia bënin të vështirë qëndrimin në burg. Pas kësaj, Dervishaj kaloi në arrest shtëpie.

Vendimi i publikuar i gjykatës provonte se këshilltari i Metës që sot ka dalë si shpëtimtari i Kushtetutës, ka ndryshuar zërin kadastral të pronave të regjistruara në zyrën e tij, nga tokë “ranishte”, në pronë “arë-pylli” dhe më pas ka kryer pozicionim hartografik të pronave të kthyera të pasaktë.

“Pozicioni hartografik i pronave të kthyera familjes Jenisheri me vendim të Z.R.K.K.P është bërë mbi pasuri që në harta identifikohen si ranishte ose duna rëre dhe janë pozicionuar midis ujit të detit dhe kufirit perëndimor të tokës bujqësore (për pronën e kthyer në fshatin Spille me vendim të Dervishajt) dhe ujit të detit dhe moçalit (për pronën e kthyer në fshatin Vile-Bashtoce). Pra, pozicionimi i tyre nuk është bërë mbi pasuri që në këto harta identifikohen si toka arre”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Duke i ndryshuar pozicionin gjeografik pronës, Dervishaj i ka kaluar në pronësi kësaj familjeje një sipërfaqe e cila është ranishte dhe që shkon deri në kufijtë ujor të detit dhe që nuk ka përputhje me kufijtë e para shpronësimit. Këto veprime nuk mbështeten në asnjë akt ligjor.

Në këtë mënyrë, shtetasi Bledar Dervishaj, ish- drejtor i zyrës ka qënë në dijeni se po privatizohej një sipërfaqe ranishte me pronar shtetin dhe se kjo pasuri ndodhej jashtë dhe larg territorit në te cilin ndodhet pasuria e pretenduar nga familja Jenisheri.

Por si nisi kjo çështje dhe cilat janë provat që çuan nën arrest Bledar Dervishajn?

Në vendimin e gjykatës së rrethi gjyqësor Tiranë, sqarohet gjithçka.

Referuar ligjit “për kthimin dhe kompensimin e pronave”, zyra e agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave në Qark, ku Dervishaj ishte drejtor para vitit 2012, plotëson gjithë dokumentacionin e nevojshëm për trajtimin e pronave të paluajtshme që do të njihen apo kompensohen duke kërkuar dokumentet e nevojshme nga institucione të tjera.

Në këtë rast, Prokuroria sekuestroi në cilësinë e provës materiale dosjet e kthimit dhe kompensimit të subjektit të shpronësuar Neime Jenisheri pranë zyrës së Tiranës.

Nga kqyrja e këtyre dokumentave rezultoi se Minerva Jenisheri dhe Fejzilete Spahiu janë trashëgimtare ligjore të subjektit të shpronësuar Neime Jenisheri,  tokat e së cilës ishin regjistruar para reformës agrare të vitit 1946.

Vlerësimet ligjore për kërkesën e datës 04.06.2007 nga avokati i zonjave dhe për kërkesën tjetër të datës 05.07.2007 për pronat e familjes Jenisheri të ndodhura në fshatin Vile-Bashtove-Kavaje jane miratuar nga drejtori i Zyres Rajonale te K.K.P Tirane, Bledar Dervishaj.

Po ashtu, vendimi me numër 261 i datës 28.08.2008 i zyrës rajonale të K.K.P Qarku Tiranë në lidhje me një sipërfaqe prej 150 000 metra katror e ndodhur në fshatin Spille-Kavaje (prone e familjes Jenisheri) dhe vendimi numer 276 i datës 10.09.2008 i kësaj zyre, në lidhje me sipërfaqen prej 47 mije metra katror e ndodhur në fshatin Vile-Bashtove-Kavaje është dhënë nga drejtori Bledar Dervishaj.

Nga kqyrja e hartave të viteve 1937, 1947 dhe 1978 rezulton se pozicionimi hartografik i pronave të Neime Jenisherit të kthyera me vendimet e mësiperme të Bledar Dervishajt, është bërë mbi pasuri  që në këto harta identifikohen si “p.f” (pa frut), lloji i pasurisë “ranishte”.

Por, nga shqyrtimi i dokumentacionit ligjor që ndodhet në dosje, konkretisht vërtetimet e pronësisë me pronare Neime Jenisheri lëshuar nga Z.V.R.P.P Kavajë, rezulton qe keto prona identifikohen si pasuri “Arre” dhe ndodhen në katundin Spille dhe katundin Greth.

Në këto kushte, Prokuroria ka vendosur kryerjen e një ekspertimi topografik për një hetim më te plotë të çështjes nga ku arrihet në përfundimin se:

Regjimi juridik i tokes objekt hetimi, kthyer ish pronareve nga zyra e drejtuar prej Bledar Dervishajt duke u mbeshtetur në hartat e viteve 1937, 1947, 1959 dhe 1978 rezulton tokë me zërin kadastral p.f (tokë pa frut ose pasuri ranishte).

Në bazë te vendimeve të dhëna nga Dervishaj në 28.08.2008 dhe 10.09.2008 është bërë ndryshimi i zërit kadastral të pronave të regjistruara në këtë zyrë , nga pasuri ranishte në pasuri arë pylli (për pronen e kthyer në zonën e Spillesë). Dhe po ashtu, ndryshimi nga pasuri “ranishte” në “kanal” dhe pasuri “arë pyll”, për pronën e kthyer në zonën e Vilë-Bashtove.

Pra pozicioni gjeografik i pronave të kthyera familjes Jenisheri me vendimet e Zyrës së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Tirane është bërë mbi pasuri që në këto harta identifikohen si ranishte apo duna rëre.

Për këto arsye, grupi i ekspertëve mendon se pozicionimi i këtyre pronave nuk është bërë i saktë nga ana e zyrës së Dervishajt dhe ka mospërputhje të toponimeve që ndodhen në përshkrimin që ju bëhet pronave në dokumentacionin e vjetër të pronësisë së familjes Jenisheri me toponimet që identifikohen në hartat topografike të viteve 1937, 1959 etj pas hedhjes në to të vendimeve  të zyrës së kompensimit të pronave.

Konkretisht, pronat e kthyera me vendimin nr. 276 datë 10.09.2008 janë vendosur në zonën e Vilë-Bashtoves dhe jo në zonën e fshatit Greth, sic përshkruhet në dokumentacionin e vjetër hipotekor.

Nga hedhja e kësaj prone, (prona e kthyer në Vile-Bashtove) në hartat topografike të viteve 1937, 1959 etj, shihet se kjo pronë ka si kufizim lindor toponimin “Vjeshtë e vogël” dhe “Hans” (që ne hartë identifikohet si brez moçalor).  Këto toponime nuk jane në përshkrimin që i bëhet kësaj prone në dokumentin e vjetër hipotekor (vërtetimet e pronësisë nga dokumentat hipotekore 145/14, vol. 1938-41, datë 07.02.1939 që ndodhen në dosje).

Ndaj edhe grupi i eksperteve mendon se pozicionimi hartografik i pronave të kthyera nuk është bërë i sakte nga Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tiranë.

Në këtë mënyrë, shtetasi Bledar Dervishaj, ish drejtor i zyrës ka qënë në dijeni se po privatizohej një sipërfaqe ranishte me pronar shtetin dhe se kjo pasuri ndodhej jashtë dhe larg territorit në te cilin ndodhet pasuria e pretenduar nga familja Jenisheri. Për rrjedhojë regjistrimi hipotekor i kësaj prone është paraqitur nje ranishte e kthyer në pyll, duke e spostuar brezin ranor ne ujin e detit.

Ky shtetas bashke me anetaret e tjerë të grupit si Dhimitër Papa, Merita Gjinali, Ali Aliaj dhe Altin Ceni janë shmangur nga deryra primare e identifikimit të përputhshmërisë të vendodhjes së pronës sipas dokumentave ligjore te vjetra dhe pozicionit aktual dhe kanë ndryshuar zërin kadastral të regjimit juridik e fizik të tokës.

“Për sa më sipër, Gjykata çmon se plotësohen kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit personal, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm dhe i mbështetur në prova se shtetasi Bledar Dervishaj ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, ekziston shkaku që i hetuari për shkak të rrethanave të faktit të kryeje krime të tjera të të njejtit lloj, si dhe ekziston rreziku i largimit të tij për t’ju fshehur hetimit dhe gjykimit të çështjes. Për këto arsye, masa e sigurimit më e përshtatshme me nevojat e sigurimit është ajo e arrestit me burg”, shkruhet në vendimin e gjykatës për këshilltarin e Metës.

(TemA)

34 komente në “DOSJA: Si vodhi tokën shtetërore për t’ja dhuruar privatit, këshilltari ligjor i Ilir Metës”

  1. h says:

    Ky ishte ai degjenerata që po mbronte “kushtetutën dhe demokracinë” nga grushti i shtetit ?
    Të ishte në një shtet jo të korruptuar,të gjitha gazetat do e diskretitonin çdo ditë në faqe të parë derisa të largohej.
    Në shqipëri ky HAJDUT I DEKLARUAR jep leksione mbi kushtetutën dhe mbrojtjen e saj nga një hajdut tjetër.
    Pseudo-gazetarët shqiptar nuk kanë as turp dhe aq më pak dinjitet profesional dhe shoqëror.
    Nëse i korruptuari meta nëse shpërndan parlamentin,mund ta bëjë kryeministrër këtë hajdut.
    Gazetarët shqiptarë presin tu rritet rroga duke lëpirë pushtetarët.

    1. Bureto says:

      Ç’u be me tej? Kur nga 2012 kane kaluar tete vjet, pse sot? Ky person i emeruar ne ate detyre kur hipoteka ishte dikaster i administruar nga ministri i LSI, pra i Ilir Metes dhe qe sot kete njeri te korruptuar siç dhe vete ustaj i tij, qe e merr keshilltar juridik, per ta perdorur ende ne dite te zeza si ajo ku ai ndodhet sot (ne proces shkarkimi), per institucionet ligjzbatuese te shtetit ka qene inekzistent?! Kur marrezia e Metes shkoi me nje kercenim deri ne zyren e ministres se Drejtesise ajo hapi dosjet? Kjo nuk eshte pune qeveritaresh dhe sikur te çon tek ajo e papranueshmja sot ne mode: Mos me ngacmo, se po me ngacmove e ke gati pergjigjen me te njejten monedhe. Jo, keshtu jo! Nuk eshte dhe nuk duhet te jete ky shteti. Uroj qe ky rast te mos jete nje fluske sapuni dhe te kaloje si gjithe te tjeret me pare ne keto 30 vjet.

  2. Na myten says:

    Dervish me Jenicer. Do vazhdoje ne shekuj kjo histori. E kane grabitjen ne gen.

  3. loni says:

    NJE KOECIDENCE E LEZETESHME , TE GJITHE ISH DREJTORET E ILIRIT , O KANE QENE NE BURG , OSE DO E BEJNE MBAS EMERIMIT NE PUNE , ME NE KRYE SEKRETARIN E PERGJITHESHEM QE E KA NE BURG NE SH.B.A………..KA MBROJTUR KUSHTETUTEN NE THONJEZA /

  4. Xhimi says:

    KokéRRjepuri KUSAR i Presidentit HAJDUT dhe GRABITQAR té THESARIT té SHTETIT né KRRABÉ , éshté pér né BURG !! Apo NUK ka filluar ZHAPIKU té dali tek Emisioni i Artur Zhejit , bashké me KokéTulin Genc Gjokutaj !!!!!!!!?????? Dy PIDHMOTRA té kéqinjé !!!! Njéri Mbron LSI dhe tjetri mbron PD !!!! Çfaré BYTHÉLÉPIRÉSASH dhe KOQELÉPIRÉSASH ka nxjerré kjo TOKÉ !!!!!!!!

  5. AAA says:

    KY HAJDUTI NUK ME PERFAQSON MUA DHE AS FAMILJEN TIME.
    KJO ESHTE LEVIZJA E RE SHOQEEORE kunder POLITIKANEVE HAJDUTE, PERDHUNUES, KRIMINELE.
    Keshtuqe KUSH ESHTE I NDERSHEM DUHET TE BOJKOTOJE 2 MARSIN.
    Rrofte populli shqiptar.

  6. Operacioni Zjarri says:

    O legena po pse merreni vetem me vendimin e mases se sigurise? Pse nuk nerreni me vendimin perfundimtar te gjykates? Apo nuk iu leverdis se ai vendim e ka shpallur te pafajshem Bledarin? Si mund te jeni kaq te poshter duke dezinfirmuar lexuesit.

  7. Juristi says:

    Po pse nuk i publikoni te gjitha komentet Ju media transparente ???? Apo nuk ju pelqejne opinionet ndryshe ??? Late nam, komplet propagande dhe censure. Per Keshilltarin e Presidentit ka vendim gjykate pafajesie. Kete vendim duhet tua gdhendim ne balle Juve te Temes dhe gjithe komentuesve gelbaze. Turp e faqe zeze cfare media jeni.

    1. Petro ... says:

      dmth zoti “juristi” ti pohon se qenka akuzuar, pastaj eshte shpallur i pafajshem. Kjo eshte gje e mire qe e pohon vete se paska shkuar ne biruce. Poo mos jane ata gjykatesit qe lirojne dhe kriminelet qe kane liruar dhe kete ne kembim te çizmes se Monikes?. Rri o derezi rehat aty ne strofken tende si miu e lere Dervishaj dhe baktashin te hane veten, boll hengren shqiptarin e pafajshem, o derdemen “jurist” Kristali!

      1. rrapataprrapatapa says:

        o fshatari Petro, paraburgimi ose masa e sigurise arrest me burg jepet edhe per ngarje makine mbi shpejtesine e lejuar, prishje te qetesise publike, etj, eshte thjesht mase sigurie qe merret sic eshte masa e arrestit shtepiak ose kur gjykohesh ne gjendje te lire, rendesi ka vendimi i gjykates ne fund dhe zbardhja e arsyetimit. Fakti qe fshatari Mero ka anashkaluat keto te fundit do te thote qe shkrimi i fshatarit Mero i drejtohet inteligjencesnse fshatarit Petro dhe Petrove te tjere..

      2. rrapataprrapatapa says:

        o fshatari Petro, paraburgimi ose masa e sigurise arrest me burg jepet edhe per ngarje makine mbi shpejtesine e lejuar, prishje te qetesise publike, etj, eshte thjesht mase sigurie qe merret sic eshte masa e arrestit shtepiak ose kur gjykohesh ne gjendje te lire, rendesi ka vendimi i gjykates ne fund dhe zbardhja e arsyetimit. Fakti qe fshatari Mero ka anashkaluat keto te fundit do te thote qe shkrimi i fshatarit Mero i drejtohet inteligjencesnse fshatarit Petro dhe Petrove te tjere…

  8. Sokol says:

    Ti operacioni zjarri edhe Ilir Hajdutin e nxori te pafajshem mender me thene drejtesi e Saplehut.

  9. Pd rrumpalla says:

    Operacioni z(karri) ….mos je dora vetë:
    Bledkar Dervish Haxhi Pordha,hajde në gop të satëme dhe ti.

  10. labi says:

    Ku eshte prokuroria,te shikohet formulari i dekreminalizimit te ketij hajduti,jo te fshihet ne breket e kryehajdutit.

    1. Lsi says:

      Cilat gjykata dhe gjyqëtarë, ata që ia mbathën pêr tu fut në vrimēn nga dolên para vetingut, apo këta qê vetingu i hodhi si plera, me shqelma nga drejtêsia! Do zoti dhe amerikanêt nuk e lênë me kaq këtē punē dhe i kthen në indititet, me kokët palarë e opinga,ashtu si ishin kur likja me monën i qëmtuan nga plehu i shoqërisë, u dhanē diploma dhe ofiqe për ti bërë drejtora shefa ministra deputet dhe për të kontrolluar e vjedhur çdo qindarkë të mundëshme tē ekonomiisë sē vendit më qēllim të “trashjes” së likes jo vetëm si kokē por edhe si parti !

  11. Revolucioni says:

    Turp per ju si media qe censuroni komentet. Turp dhe per komentuesit dhe anal istet tuaj te njeanshem qe ne vend te trurit kane allate te tredhura. Fakti eshte ky: Ka vendim pafajesie per Juristin e shkelqyer Bledar Dervishaj. Kushtetuta e Shqiperise eshte shkelur nga Qeveria dhe shkelesit jane kapur ne flagrance, e per kete duhet te pergjigjen para SPAK.

  12. Revolucioni says:

    Po si nuk keni Turp ju si media qe censuroni komentet. Turp dhe per komentuesit dhe anal istet tuaj te njeanshem qe ne vend te trurit kane allate te tredhura. Fakti eshte ky: Ka vendim pafajesie per Juristin e shkelqyer Bledar Dervishaj. Kushtetuta e Shqiperise eshte shkelur nga Qeveria dhe shkelesit jane kapur ne flagrance, e per kete duhet te pergjigjen para SPAK.

    1. Andi says:

      Kush e nxori te pafsjshem o kurve revolucionare ,drejtesia e plepave te kriminelit te vicidolit dhe hajdutit me bllok ne dore a.Prandaj eshte kaq I zellshem ai pisi ne perbaltjen e shtetit se I paska duart ne mut.

      1. rrapataprrapatapa says:

        shko mer bole, kur gjykatesit i japin mase arrest me burg nuk jane te vicidolit, kur i japin pafajesi jane te vicidolit. Rrot Cari

      2. rrapataprrapatapa says:

        shko mer bole, kur gjykatesit i japin mase arrest me burg nuk jane te vicidolit, kur i japin pafajesi jane te vicidolit. Rrot Cari.

      3. rrapataprrapatapa says:

        shko mer bole, kur gjykatesit i japin mase arrest me burg nuk jane te vicidolit, kur i japin pafajesi jane te vicidolit. Rrot Cari. .

  13. rrapataprrapatapa says:

    Nje pyetje te vockel kisha une, a eshte denuar me vendim te formes se prere dhe nqs po sa eshte denuar per kete akuze ky zoteria? Se ke shkruajtur nje carcaf vetem per masen e arrestit. Vendimi i Gjykates ka rendesi, ate na thuaj.

  14. Mashkullori says:

    Ky hajduti dhe jo besnik,mbron kushtetuten e Like floririt,,sepse ajo Kushtetuta tjeter,pronen e quan te shenjte,te patjetersushme…
    Ja keta te tillet dine mire se cilen kushtetute duhet te mbrojne,per kete I ka zgjedhur dhe I betohen per te “verteteten “publikisht hajdutit te njohur po publikisht me bllok ne dore,Like 7 perqindeshit…

  15. Flora says:

    Lereni ket hajdut, populli e mesoi se kush eshte stafi i nje kryehajduti, nje hajdut qe bertet kapni hajdutin. Monika ja dale neper rrethe per te kerkuar qe ti bashkohen te shoqit, e kujt o njerez qe kerkoni drejtesi?, metes, atij qe i mori jeten nje njeriu sepse e denoncoi me ze e ne figure, nese gjen budallenj ben vaki. Familja mafioze meta kryemadhi, jane ne gramat e fundit, i pret haku i popullit para drejtesise.

  16. Kiri says:

    Paska pas te drejte Peci kur i tha ti je hajdut dhe ky fytyra ngeli si i dhjere bravo like hajduti cfare plehrash mbledh rreth veti.

  17. Zekthi says:

    Dikush, me nofken “revolucion”, argumenton ne komentin e tij per kete shkrim, se zoteria objekt i ketij shkrimi eshte pafajesuar nga gjykata per akuzen ‘vjedhje nepermjet tjetersimit te prones’ duke sjelur si prove derrmuese te drejtesise se ketij vendimi te saj faktin qe ky zoteri eshte nje jurist i shkelqyer.
    Nuk kam arsye qe ta ve ne pikepyetje kete fakt, megjithese dokumentet e paraqitura ne shkrim provojne, minimalisht, se, ne mos me vjedhje, kemi te bejme me shperdorim te detyres se tij si drejtor, e cila e detyron te jete barriere e filter per çdo veprim te kunderligjshem te vartesve te tij.
    Veç kesaj, shkelqimi si jurist nuk do te thote se je i imunizuar nga mafia dhe krimi. Zoti / zonja revolucion s’mund te mohoje qe si mafia, edhe krimi sherbehen nga juristet me te shkelqyer e me te zgjedhur – jo per nga morali dhe dedikimi i tyre ndaj drejtesise.
    Juristi i shkelqyer profesionalisht e moralisht e qe s’njeh tjeter zot tjeter veç drejtesise e ligjit, s’e ve veten kurre ne sherbimun e Ilir Metes, qe eshte deshmuar me zë e figurë si kryehajduti i ketij vendi. E qe – aspak per t’u çuditur – eshte shpallur i pafajshem nga po ajo gjykate qe ka pafajesuar ushtrine e drejtoreve te tij hajdute, mes te cileve dhe zoterine objekt i ketij shkrimi.
    Prandaj zoti apo zonja revolucion, revolucioni qe ju mendoni te beni ne 2 Mars ne mbrojtje te kryehajdutit Ilir Meta e te drejtoreve hajdute te tij nuk eshte revolucion, po kunderrevolucion.
    Njesoj si ai i vitit 1924, qe permbysi Fan Nolin e Bajram Currin me anen e hordhive ruse dhe te bajonetave serbe!
    Ne fakt, pikerisht ky Mars eshte koha ideale per t’u bere sot ruseve e serbeve te njejtin sherbim qe u bene te njejtat ndyresira te ketij kombi gati njeqind vjet me pare.

  18. Konti Sbalta says:

    Po kete e ze ligji i dekriminalizimit ,apo e mbron “presidenti”sic mbron vehten e tij nga vidiopergjimi i te ndjerit Prifti!

  19. Konti Sbalta says:

    Po kete e ze ligji i dekriminalizimit? ;,apo e mbron “presidenti”sic mbron vehten e tij nga vidiopergjimi i te ndjerit Prifti!

  20. fariballulli says:

    E temerreshme.
    Kush e ka te drejten e ndryshimit te zerit kadastral te tokes edhe kush e ka bere ate. Po si i pare i KKKP-se qe paska qene, a nuk e di se kush eshte are dhe kush rere?
    Prandaj e paska marre Presidenti Keshilltar ligjor?

  21. Dritani says:

    Dezinformim publik, gjysem te verteta, lere masen e sigurimit, a eshte denuar apo jo, a ka kryer veper penale apo jo? Nxirre edhe ate vendimin tjeter o Tema qe e nxjerr te pafajshem, kete dhe gjithe te tjeret, qe me fund kane marre leket per burgim te padrejte.

  22. Vasiliqis Petritis HAJDUTIS says:

    O Mero Véllai hiqe até FOTON me kété Palo Jutist SHKÉRDHATÉ BURGAXHI more aman ! Té Lutem O Mero VÉLLAI Mos e nxiré mé SURRATIN e kétij MAJMUNI me Syze QORRI !! VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE e ORGANIZATÉS MOFIOZE dhe KRTIMINALE té LSI KORRUPSIONIT !!

  23. Vasiliqis Petritis HAJDUTIS says:

    O Mero Véllai hiqe até FOTON me kété Palo Jutist SHKÉRDHATÉ BURGAXHI more aman ! Té Lutem O Mero VÉLLAI Mos e nxiré mé SURRATIN e kétij MAJMUNI me Syze QORRI !! VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE e ORGANIZATÉS MOFIOZE dhe KRRIMINALE té LSI KORRUPSIONIT !!

  24. Tropojan says:

    Qenka nga ata te vijes se kuqe….mos like se u fike

  25. Tomori USA. says:

    Ilir hajduti, mos haro ta maresh edhe keshilltarin Altin Rapo, kur te dale apo ka dale nga burgu. Ky moster eshte mesuar te mare pas burgaxhinjte dhe ata qe kane vjedhur apo tjtersuar pronen e shtetit me gjithefare makinacjoesh, duke perfituar ndoshta shume te medha parash.
    Drejtesia e degjeneruar e kohes se Berishes dhe Ilir gjith hajdutet dhe kriminelet i ka nxjer
    te pafajshem, si puna e keti mashtrusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje