FOTOT: Njihuni me "kukullën Barbi” të Marinës amerikane

23 Shkurt 2020, 10:13Lifestyle TEMA
FOTOT: Njihuni me "kukullën Barbi” të Marinës

Një grua që u etiketua si “Barbie”, kur iu bashkua shkollës së Marinës vetëm 19 vjeç, rrëzoi të gjitha paragjykimet kur u rendit e para e klasës dhe deri tani ka kryer misione në më shumë se 100 shtete

Brie Burgett, tashmë 28 vjeç, është pjesëtare e forcave xheniere. Ajo kishte një diplomë në shkencat politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare kur ishte vetëm 19 vjeç, por duke qenë se nuk gjeti punë, vendosi t’i bashkohej Marinës amerikane

“Njerëzit habiten kur mësojnë punën që bëj sepse nuk dukem si shumica e marinsave”, thotë Brie për “Daily Mail”. 

“E dija që do të ishte një sfidë, fizike dhe psikologjike, por edhe një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar aftësi drejtuese dhe për të fituar një përvojë të vlefshme.

Isha e pasigurt se si priteshin gratë në këtë ambient. Kur u futa në zyrën e regjistrimit, i dëgjoja që pëshpëritnin se një “Barbie” dëshiron të bëhet marinse. Kishin dyshime nëse unë do të kapja normat fizike.

Por studiova dhe u stërvita shumë dhe në fund u bëra një nga gratë më të reja që bëhej pjesë e Trupës së Marinës.”, thotë Brie. (TemA)

3 komente në “FOTOT: Njihuni me “kukullën Barbi” të Marinës amerikane”

  1. Hapu Xhipe says:

    Ket nusen do e morim partizone!

  2. shqip says:

    Diplomë për shkencat politike dhe marrëdhëniet me jashtë, që në moshën 19 vjeçe ?????? Ose lajmi nuk është i plotë, që do të thotë ;barbie është person paranormal. Mund të ketë bere 2 vite shkollë në 1. Ose, ose, shkolla të tilla mbarohen kur i ke kaluar të 25 minimalisht. Megjithatë komplimenti për aftësitë dhe bukurinë !!!

  3. DinPak says:

    Marinsa me kallashnikov (foto 4), çudi e madhe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje