Sëmuret papritur kryeministri sllovak Pellegrini, anullon aktivitetet një javë para zgjedhjeve

23 Shkurt 2020, 16:59Bota TEMA

Kryeministri sllovak Peter Pellegrini anuloi axhendën e tij për shkak të një sëmundje të papritur.

Kjo u njoftua nga zyra e tij, vetëm një javë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në të cilat partia e tij parashikohet të humbasë pushtetin.

Sipas Reuters, Pellegrini duhej të shfaqej në një debat televiziv me liderët e partive të tjera.

“Kryeministri Peter Pellegrini është shtruar në spital dje në mbrëmje për shkak të një infeksioni akut në frymëmarrje, që u shoqërua me temperaturë të lartë.

Për pasojë,ai ka anuluar të gjithë planet e tij” shkruhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje