Koronavirusi nuk ndalet, shkon në 2.444 numri i të vdekurve në Kinë

23 Shkurt 2020, 09:52Bota TEMA

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC) bëri të ditur se numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në vend është rritur në 2.444 ndërsa numri i të prekurve në 76.936 nga të cilët 10.968 në gjendje të rëndë, transmeton Anadolu Agency.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 97 persona ndërsa janë shënuar 648 raste të reja. Deri më tani në Kinë nga Covid-19 kanë humbur jetën 2.444 persona, përfshirë dy në rajonin special administrativ Hong Kong.

Bashkë me këtë numri i të dyshuarve të infektuar nga virusi në vend ka rënë në 4.148 ndërsa i atyre që ndodhen nën trajtim në 106.089 persona. Deri më sot numri i personave të shëruar ka arritur në 22.888.

Ndërkohë njoftohet se numri i të prekurve nga virusi në rajonin special administrativ Hong Kong është rritur në 69 ndërsa 10 në Makao.

Lloji i koronavirusit të ri për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan më 12 dhjetor 2019, ku si pasojë shumë vende, përshirë Turqinë evakuuan shtetasit e tyre të bllokuar në Kinë.

Pas shfaqjes së koronavirusit në qytetin Wuhan ai u përhap për një kohë të shkurtër edhe në qytetet tjera të vendit, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli “situatë emergjente”.

1 komente në “Koronavirusi nuk ndalet, shkon në 2.444 numri i të vdekurve në Kinë”

  1. Miti says:

    « Perfshire Turqine »? Po cpo na plas ne shqiptareve qe ‘edhe Turqia’ i paska ri-atdhesuar nenshtetasit e saj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje