“Truku” që po përdor Meta për të “ndjellur” në shesh turmën e militantëve

24 Shkurt 2020, 18:03Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Presidenti Ilir Meta është përpjekur ditët e fundit që të krijojë një frymë konspirative rreth asaj që do të dekretojë më 2 mars, ku, sipas tij, “do të shpartallohet i ashtuquajturi “grusht shteti” i drejtuar nga “puçistët” Edi Rama, Etilda Gjonaj dhe Ardian Dvorani”. Për këtë ai ka thirrur një miting në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Shumë media pranë tij, po edhe opinionistë të ndryshëm, kanë hedhur teorinë se presidenti do të dekretojë shpërndarjen e Kuvendit. Kjo teori është disi ndjellëse për turmat e mitingashëve për t’u dhënë atyre arsye për të marrë rrugën deri në bulevard.

Ajo që presidenti Meta do të dekretojë më datë 2 mars 2020, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të jetë thjesht dekreti për kthimin në Kuvend të ligjit të miratuar më datë 12 shkurt. Ai ligj, tashmë e detyron presidentin që drenda 10 ditësh të thërrasë një gjykatës të zgjedhur për të bërë betimin përpara tij. Nëse presidenti e tejkalon afatin 10 ditor, gjykatësi e bën betimin nëpërmjet një akti me shkrim.

Sipas ligjit të dekreteve, presidenti ka afat 20 ditë që ta dekretojë ose kthejë mbrapsht një ligj. Dhe data 2 mars është në kufijtë e afatit ligjor kur presidenti duhet të shprehet. Pra, njerëzit po thirren në bulevard për të parë drejtpërdrejt se si presidenti Meta dekreton kthimin e ligjit në Kuvend. Një ligj që nuk ia heq kompetencën, por që i përcakton një afat të qartë ku ai duhet të shprehet. Nëse nuk e respekton afatin 10 ditor, kalohet në alternativën tjetër.

Institucioni i Presidencëc është i vetmi institucion që nuk është i rregulluar me një ligj funksionimi. Disa veprime presidentit i janë lënë në mënyrë jo të qartë dhe ai abuzon me to, duke u fshehur pas termave patriotikë me qëllim ngjalljen e ndjeshmërive tek pjesë të caktuara të elektoratit.

Kjo mos qartësi ka bërë që në mungesë të gjykatës Kushtetuese, presidenti Meta të ndërmarrë aventura që deri dje as që mendoheshin. Në fakt, po livadhis, sepse ka përballë një mazhorancë të arsyeshme. Paramendoni për një çast se ç’do t’i ndodhte presidentit Bamir Topi nëse i bënte karshillëk ish-kryeministrit Berisha me këto akte të paprecedenta që praktikisht janë kthyer në precedentë.

Precedent është dekretimi për anulimin e zgjedhjeve vendore. Imagjino që zoti Topi t’i anulonte Berishës zgjedhjet vendore të 8 majit 2011 ku ai donte me çfarëdolloj çmimi të vendoste Bashën kryebashkiak. Precedent përbën shpallja e zgjedhjeve vendore kur ia do qejfi atij. Precedent përbën mos dekretimi i zhvillimit të zgjedhjve të pjesëshme aty ku mungojnë kryetarët e bashkive. Precedent përbën mos dekretimi i ministrave, sepse nuk i përlqejnë presidentit.

Precedent përbën mos dekretimi për shkarkim ministrash. Precedent përbën mos dekretimi i anëtarit të zgjedhur të gjykatës Kushtetuese dhe refuzimi për ta ftuar të bëjë betimin përpara tij. Precedent përbën thirrja për të protestuar kundër qeverisë, bile, për t’i udhëhequr ai vetë personalisht protestat.

Unë nuk e di se si do të kishte reaguar Edi Rama në opozitë sikur këto precedentë t’i bënte presidenti Topi, sepse ky i fundit nuk na e dha mundësinë t’i provojmë këto precedentë. Por di se si do të reagonte Sali Berisha, i cili, vetëm sepse presidenti Topi kërkoi gjënë më normale në demokraci, “hetimin nga prokuroria dhe zbardhjen e vrasjes së 4 demonstruesve në bulevard”, u shpall nga Sali Berisha si “puçist dhe horr bulevardi”.

Më ka lënë pa fjalë mbështetja që Lulzim Basha i ka dhënë Ilir Metës për miting në bulevard. Jo përse i ka dalë krahë Ilir Metës si individ a partner opozitar, po sepse i ka dhënë mbështetje një akti prej të marri të një presidenti. Siç duket, Lulzim Basha nuk e mendon kurrë veten kryeministër, sepse po ta mendonte se një ditë do të bëhej i tillë, nuk ka logjikë në botë ta përkrahë një nismë të tillë aq absurde, sepse ky precedent mund t’i përsëritej edhe atij.

Më këtë veprim, presidenti Meta hoqi dorë përfundimisht nga roli që ka për të thirrur në tavolinë palët politike. Tashmë ai nuk ka as të drejtë ligjore e as morale ta bëjë më këtë. Ai duhet shkarkuar qoftë edhe për këtë arsye, sepse nuk ka logjikë që të mbash edhe dy vjet të tjera në krye të shtetit një president i cili nga ka më fuqi për t’i thirrur palët në tavolinë si ndërmjetës.

Së fundi, kam një sugjerim për partnerët ndërkombëtarë. Gjëja më e gabuar që do të bëni këto ditë deri më 2 mars, është që t’i shkoni në seli presidentit Meta e ta bindni të heqë dorë nga mitingu apo nga retorika e rëndë politike. Politikanë të tillë, kur janë në hall personal, e shesin shumë shtrenjtë këtë ndërhyrje për tërheqje. Lëreni në marrëzinë që e ka zënë dhe le të tretet prej saj. Mos e faktorizoni duke e takuar, sepse edhe kërkesat tuaja për tërheqje ai do t’i shesë si mbështetje. Lëreni ta çojë talljen me elektoratin opozitar deri në fund.

16 komente në ““Truku” që po përdor Meta për të “ndjellur” në shesh turmën e militantëve”

  1. sem says:

    ketij i ka ardh fundi, po lepihet te kembet e veta.

  2. iLIR mETA says:

    “Partia e Like Floririt”..pasi ka “Zbuluar” me Sukses “Pucistet”..nene Udheheqjen e “Druxhe” iLIR METOVICI, do te Shpartalloje Grupin e Pucisteve ne “Qeverine Rama”!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Imagjinata..Nuk ka Kufije..Por..Kjo qe Thote Ilir META::::dhe bene Ilir META..i kalon Kufijet e c´do Imagjinate….lol

  3. Kuq e Zi says:

    o gazetar antishqiptar
    janë disa folje në shqip që pjesoren nuk e kanë me -ur
    kam vjellë (jo vjellur)
    kam pjellë (jo pjellur)
    kam nxjerrë (jo nxjerrur)
    kam mbjellë (jo mbjellur)
    kam sjellë ( jo sjellur) etj

    pse na bëni ta urrejmë Shqipërinë !!
    Shqiptarët mund të përdorin metën për hallin e tyre
    është edhe kjo mundësi
    edhe të mos biesh ndesh me veten që në titull
    militanti nuk ka nevojë për truk
    kishe frikë të thoshe “shqiptarët”
    Si ta besoj meron si patriot kur më prish gjuhën shqipe?

    1. Dashamiresi says:

      Edhe ti “kuq e zi” e ké bastarduar pak gjuhën shqipe. Mos kërko nga të tjerët atë që s’e jep vetë. Psh: fjala truk nuk është shqip, po ashtu emëri i përveçêm Meta shkruhet me shkronjë të madhe në shqip etj, por dhe një gjë; Shqipërinë nuk mund ta urresh se një gazetar shkroi gabim një fjalë. Kjo tregon se je peshë shumë e lehtë në mendim , po ashtu ka dhe dialektalizma që në gjuhën tonë janë shumë të theksuara, por të jap të drejtë se në gazetë dhe media duhet të flitet dhe shkruhet gjuha zyrtare. Kështu mbrohet gjuha dhe shqiptarizma. Të faleminderit, po më kuptove.

  4. Zigur qarri says:

    o gazetar antishqiptar
    janë disa folje në shqip që pjesoren nuk e kanë me -ur
    kam vjellë (jo vjellur)
    kam pjellë (jo pjellur)
    kam nxjerrë (jo nxjerrur)
    kam mbjellë (jo mbjellur)
    kam sjellë ( jo sjellur) etj

    pse na bëni ta urrejmë Shqipërinë !!
    Shqiptarët mund të përdorin metën për hallin e tyre
    është edhe kjo mundësi
    edhe të mos biesh ndesh me veten që në titull
    militanti nuk ka nevojë për truk
    kishe frikë të thoshe “shqiptarët”
    Si ta besoj meron si patriot kur më prish gjuhën shqipe??

  5. Redi says:

    Po mat pulsin dhe po viktimizohet është fare e thjeshtë.

  6. Zigur qarri says:

    pra NDJELLE
    JOOOOOOOOOOOO NDJELLUR JO

  7. Beni says:

    O Zigur Kari sa te paguan Erjoni, kunoti i Lul Bashes.
    Thone qe je pergjegjesi i nje grupi prej 8 personash qe paguheni vetem per artilieri.Megjithate te lumte ke kap nje pune te rehateshme dhe thone qe paguheni mire.

  8. Agimi Diber says:

    O like shko ne angli dhe nerru me cullat e monikes. O like po kerkon te bejsge disa veprime qe ben Trampi.por ky eshte burre shteti dhe i ka punet ne terezi me popullin e vet amerikan. Mos te ka vajt mendja qe me 2 mars te perdoresh ushtrine o bytheqire. Ty te kane rene trute ne palcen e kurrizit dhe te jane perzier. Perse o koketul po mundohesh te sjelles stres ne kete popull te shjrete. Shko ne prokurori njehere dhe dizoi te gjitha padurite qevi ke vjedhur ketij populli dhe padtaj na kerko qe te dalim ne bulevsrdin deshmoret e kombit. O zot shikoje kete nuerube na e shfaros me liber shtepie.

  9. Emigranti kavajas says:

    Me shqetson fatti qe ish te dhjere presidente nuk prenoncohen gjithnje ne te drejten e problemeve?
    Turp dhe per ato.

  10. Koba says:

    Ky Legen Pseudo-President duhet ndaluar menjehere si Person i rrezikshem ,qe kerkon te destabilizoje situaten ne vend per ti shpetuar shkarkimit dhe denimit probabel per krimet dhe hajdutlleqet qe ka bere familisht dhe shoqerisht.

  11. Arber iliri says:

    Me 2 mars 2020 ilir meta alende do vrase veten me sy te mitingasheve qe do e marrrin ne krahe kufomen dhe do …. e hedhin ne Lane.hahaha.

  12. Zenelaj pas kodres says:

    Ilir hajdut, kriminel tradhetar meta, te gjitha keto po’ i ben Jo te santazhoj qeverin dhe organet e drejtesise sepse i njeh mire te gjithe nje x nje dhe jua gjen anen sic jua ka gjetur gjithmone, plehra metà dhe krimineli berisha po’ bejne cdo gje vetem per te santazhuar dhe per te bere pazare me perendimin. Po kerkojne amnisti dhe garanci qe te shpetojne miliardat e vjedhura che pronta e grabitura, sinjalet dhe informacionet i kane marre qe po u gjurmohen parate qe kane depozituar ne Bankat jashte dhe brenda vendit, prandaj ndihen te tradhetuar nga Edi Rama qe po’ ndjek ne cdo germe udhezimet e USA&UE, prisnin qe Edi Rama te bente te njejten loje me partneret e perendimit, sic kane bere vete, duke u tallur, genjyer dhe mashtruar, sps pandehen se jane me te zote se ata qe Jane 200 vite me te zhvilluar ne cdo drejtim nga ne. Diten qe dy shtyllat e se keqes se kombit tone Ilir metà&sali Berisha do shkojme pas hekurave, Shqiperia do fitoj pavaresine e dyte….ajo dite do mbetet ne histori….

  13. Balsha says:

    Kujdes se do infektoheni nga Koronavirus, mos dilni në mitingun e këtij palo presidenti!

  14. hasani says:

    Te mbledhi sa me shume, qe ta shofin live kur qytetaret ta kapin per fyti ciftin me te ndyre te ketij vendi, ashtu sic u be me causheskun. Kete fund meiton edhe ky kokelopa, qe perpiqet te na mbushi mendjen se nuk eshte hajdut, bile edhe kriminel. Qytetaret mjaft e kane dururar, tani kapja per fyti e etij dhe sojit te te tij eshte emergjence.

  15. Nino says:

    O kuq e zi o mjeshter intelekti..Jepi Mend vetes se po na informon ti per gjuhen qe per dy gabime Na folke per gjuhen..O mjeshtri beslidhjes..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje