Ekzekutoi gruan dhe vajzën, 70 vjeçari del pas burgut në TV dhe rrëfen dramën familjare: E kapa mat në krevat me komshiun, plagët nuk m'i shëron askush në botë

25 Shkurt 2020, 17:46Kronika TEMA

Një ngjarje e pazakontë ka ardhur në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News24. 70-vjeçari nga Tepelena Selam Qendro ka treguar momente tronditëse nga skena e krimit të datës 4 prill të vitit 2000.

Pikërisht këtu nis e gjithë historia e familjes. Burri punonte bari në mal dhe kur kthehet në shtëpi gjen gruan në krevat me komshiun.

Në këtë moment, ai humbet kontrollin dhe në përleshje e sipër me burrin me të cilin gjeti gruan, gjuan me armë dhe kryen krimin makabër.

Në vendngjarje ndodhej dhe vajza 13-vjeçare, e cila në tentative për të shpëtuar nënën nga kthetrat e të atit gjen vdekjen. Komshiu largohet menjëherë duke shpëtuar nga vrasja, por Selami në gjendje të rëndë psikologjike vret gruan dhe vajzën. 

Ai thotë se nuk mban mend çfarë ndodhi më pas, duke përfunduar kështu tre muaj në gjendje kome. Për veprën e kryer dënohet me 25 vite burg. Pavarësisht krimit, 70-vjeçari merr guximin të rrëfejë në studio aktin e xhelozisë, që i mori jetën njerëzve të shtrenjtë të familjes.

“Unë kthehesha nga bagëtitë pasi punoja bari. Kur u ktheva në shtëpi gjeta gruan me komshiun në krevatin tim, ai doli menjëherë nga shtëpia. Ishte shumë e rëndë dhe nuk u përmbajta, mirë ishte që të mos veproja kështu, dhe bëj thirrje që askush të mos veprojë kështu në një rast të tillë.

Armën e kisha në shtëpi dhe e kisha me leje, e dinte policia. Kisha qenë në Gjirokastër një ditë më parë dhe unë kuptoja që ata donin të më eliminonin. Më është nxirë jeta. Herë unë, herë fëmija qëndronim në mal, shkëmbehesha me radhë. Unë kam ardhur në xhade për në Tepelenë, aty më gjeti dhe policia.

Rakip Caka, ishte ai personi i cili më çoi deri këtu. Njëri nga djemtë ishte ushtar, njëri në mal, ndërsa vajzat në shtëpi! Rashë në koma tre muaj pasi ishte një ngjarje e rëndë. Familjarët e familjes Caka hanë dhe pinë me familjen e bashkëshortes time, ta marrë vesh gjithë Shqipëria dhe Tepelena”, rrëfeu 70-vjeçari.

Ai tha se ka pranuar gjykimin e shkurtuar, por në ato kushte nuk mund ta vendosnin një vrasje me paramendim.

“Unë erdha në shtëpinë time dhe gjeta dikë në shtrat. Armën e mbaja me leje, kisha një pushkë me leje. Nuk e pranoj kurrë që ishte një vrasje me paramendim sepse nuk mund të bëja një gjë të tillë.

Personat që më kanë takuar në burg janë vëllai i madh dhe djali i vogël, të cilin nuk e kam pritur mirë. Djali i madh ishte në ushtri, vajza ishte e martuar që në vitin 2004.

Kur dola në 20 tetor nga burgu i Fierit erdhi vëllai i madh atë ditë. Pak ditë më vonë erdhi djali dhe më tha që të shkoja të jetoja me të në Tiranë.

Isha në qiell të hapur, vëllain edhe kunatën i kam të sëmurë, unë njeriu në kallo nuk i kam shkelur, për atë që bëra kreva dënimin”, deklaroi ai.

Selami i kërkoi ndjesë fëmijëve dhe tha se është penduar.

“Jam penduar dhe mund t’u them fëmijëve më fal. Isha njeri punëtor, njeri i punës, por fëmijëve nuk ua mohoj dashurinë për nënën.

Nuk kisha dëgjuar asgjë për bashkëshorten, por dashnori i gruas në 1999 tentoi të më vriste dhe unë mora masa për t’u mbrojtur. Mbrohesha për këtë. Në 1999 në nëntor kam shkuar në polici për kërcënimin.

Nuk më ka lavdëruar njeri sepse unë kreva një vrasje të dyfishtë. Unë në mendjen time kisha punën e dhe shtëpinë. Edhe lot të hedhë sot 24 orë nuk do të kthente gjë tjetër.

Unë asnjë nuk kam cenuar, nuk shkova në banesën e dikujt tjetër por unë e gjeta tjetrin në shtëpinë time. Këtu nuk erdha të marr lëvdata, vendimet janë pa firmë edhe pa vulë, unë ju drejtova drejtësisë dhe vuajta dënimin. Nuk mund të më deklaronin fajtor me burgim të përjetshëm.

Kam ardhur për pavlefshmërinë e dokumenteve. T’i referohemi ligjit, kush e nxjerr një vendim pa firmë? Mua më cenuan. Vendimi është marrë vetëm me firmën e sekretares, plagët e mia nuk i shëron askush në botë”, rrëfeu Selam Qendro.

12 komente në “Ekzekutoi gruan dhe vajzën, 70 vjeçari del pas burgut në TV dhe rrëfen dramën familjare: E kapa mat në krevat me komshiun, plagët nuk m’i shëron askush në botë”

  1. Edi says:

    Ne situaten qe je gjendur papritur, dhe me arme ne shtepi, çdo burre do kish vepruar njelloj. Fati i keq per vajzen qe nderhyri, ajo eshte plage qe nuk sherohet. Shiko veten per te ardhmen, dhe harroje te shkuaren.

    1. na mbyten injorantet turcelinj says:

      O sali me emrin edi,mos duhet ta shpallim hero te demokracis kete vrases qe na e nxjerin edhe ne tv.
      Vrases dhe bandite po komandojne shoqerin turkoshake

      1. Shinjestra says:

        Per mendimi tim ky vrases nuk eshte si vrasesit e tjere.Ai vrasjen e ka bere te impnuar nga momenti,nga ajo qe pa me syt e tij.Prandaj duke arsyetuar ne kete menyre,ai duhet meshiruar.Ai qen bir qeni qe shkoi me gruan e ketij fatkeqi,e meritonte plumbin,por ka shpetuar mire nga hutimi i Qendros.Fatkeqsi eshte vertete, vrasja e vajzes.Por ja qe kur te vjen e keqja te dera nuk ke ç’i bene.

        1. I says:

          Po gruja e ketij nuk kishte pergjegjesi qe hapi kembet ?

          Borxh ia kishte gruja, jo komshiu

  2. ..... says:

    Or ty te lumte pushka, por duhet te kishe vrare Edhe ate jaranin qe gjete ne krevat dhe jo vajzen kshu qe ke koh me e ba nje vrasje tjeter qe te mbyllesh hesapet sic duhet

  3. MGTOW says:

    Mesimi ? Mos u martoni. Pillni dhe lijani ne derë femrave.

    Martesa eshte “burg” per femren – thuhet.

    Shume mire, ndihmojini te jene te lira. Lejini shtatzena dhe ikni. Se ndryshe, ju do rrisni femijen (tuajin ose jo s’ka rendesi per femren), nderkohe qe ajo kerkon te pasuroje “larmine” gjenetike me komshiun. Mashkulli gjithmone budalla ne “burrerine” e tij. Mos u lidhni. Le ta gjeje vet femra kararin midis qefit dhe femijes.

  4. Sociologu says:

    O Kar me zile!
    Ta kishe ndare,divorcuar,por jo te vrasesh femijen dhe ate grua.
    Kerkon te sheroj plagen e tij.. o Kar o Kar sunit

  5. Arber iliri says:

    Gjendje komes per 3 muaj tregon se ky ka qene ne tronditje te rende psiqike.fatkeq.

  6. Shinjestra says:

    Per mendimi tim ky vrases nuk eshte si vrasesit e tjere.Ai vrasjen e ka bere te impnuar nga momenti,nga ajo qe pa me syt e tij.Prandaj duke arsyetuar ne kete menyre,ai duhet meshiruar.Ai qen bir qeni qe shkoi me gruan e ketij fatkeqi,e meritonte plumbin,por ka shpetuar mire nga hutimi i Qendros.Fatkeqsi eshte vertete, vrasja e vajzes.Por ja qe kur te vjen e keqja te dera nuk ke ç’i bene.

  7. Mos gjykoni says:

    Do zoti ju rafte per pjese me grat tuaja juve qe gjykoni kete burre me thinja…… sigurisht qe te pikellon humbja e jetes se pa fajshme te vajzes.

  8. am says:

    Po pse o lumemadh cfare zgjidhje eshte te qellosh me pushke familjaret per pune brekesh. I kape bashke beje fakt. Ndaje gruan e vazhdon jeten. Me pushke vrave vajzen vrave veten vrave gruan dhe tregove qe je rrot kari dhe mire ta beri gruaja qe shkoi me burre tjeter se po t’ishe burre i mire nuk shkoje ke pushka direkt.

    1. Boti says:

      Vrave njerzit kot o derezi, pothuaj per asgje, tradhetia eshte shenje pakenaqsie prandaj po aq faj kishe edhe ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje