Numri i viktimave nga vrasjet u rrit me 15% në Shqipëri

24 Shkurt 2020, 09:12Kronika TEMA

Kronikat e vrasjeve janë bërë thuajse të përditshme në Shqipëri. Të dhënat nga INSTAT treguan se në vitin 2018 u regjistruan 2.3 viktima për çdo 100 mijë banorë të vendit, duke shënuar kështu një rritje me 15% në krahasim me një vit më parë.

Sigurimi i paqes dhe qetësisë për shoqërinë është njëri objektivat (SDG 16) për zhvillimin e qëndrueshëm. INSTAT ka publikuar axhendën për  Zhvillimin e Qëndrueshëm, e cila përmban 17 objektiva të vendosura nga OKB.

Për sa i përket numrit të viktimave nga trafikimi i qenieve njerëzore për vitin 2018 u regjistrua 3.3 viktima për 100 mijë banorë. Ky tregues në raport me një vit më parë shënoi një rënie prej 10.8%.

Një tjetër tregues i këtij objektivi është edhe numri i të padënuarve në totalin e të ndaluarve (burgosurve). Sipas INSTAT në 2018 rreth 41.8% të të burgosurve në Shqipëri nuk kishin marrë një dënim.

Krahasuar me një vit më parë ky tregues nuk kishte ndonjë ndryshim.

Në botë përqindja e të burgosurve të mbajtur në paraburgim pa vendim final ka mbetur pothuajse konstante në dekadën e fundit, në 31% të të gjithë të burgosurve. Kjo normë është rreth 10 pikë përqindje më e ulët se në Shqipëri.

Rreziku ndërkombëtar nga vrasjet, dhuna ndaj fëmijëve, trafikimi i qenieve njerëzore dhe dhuna seksuale është i rëndësishme për t’u adresuar dhe për të promovuar shoqëri  më paqësore dhe gjithëpërfshirëse për një zhvillim të qëndrueshëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje