FOTOT: “Të dënuar për vrasje”, Policia publikon emrat e 3 kriminelëve të shumë kërkuar

23 Shkurt 2020, 13:26Kronika TEMA
FOTOT: “Të dënuar për vrasje”, Policia publikon emrat

Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e 3 të kërkuarve të radhës, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Aleks Totraku alias Abdyl Lala

Në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, Aleks Totraku, në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin Antonio Lala alias Mirjan Lala (person në kërkim) ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. D. Aleks Totraku alias Abdyl Lala është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Antonio Lala alias Mirjan Lala

Në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, Antonio Lala alias Mirjan Lala, në bashkëpunim me vëllanë e tij Aleks Totraku alias Abdyl Lala (person në kërkim), ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. D. Antonio Lala alias Mirjan Lala është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Nexhip Rexho

Në datën 27 gusht 2000, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë, Nexhip Rexho ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin L. M. dhe ka plagosur gruan e këtij të fundit, shtetasen T. M. Nexhip Rexho është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. (TemA)

1 komente në “FOTOT: “Të dënuar për vrasje”, Policia publikon emrat e 3 kriminelëve të shumë kërkuar”

  1. Arjani says:

    Mos u lodhni duke botuar dhe reklamuar foto kriminelesh, qytetaret nuk e vene me veten ne rezik , iku koha e dulles ku informatori agbv bente hatane vullnetarisht.
    Koha kur jepej informacioni pa pare iku , nuk rezikon kush , kjo metode edhe ne qyteterime te tjera ka mare fund me kohe , po doni informacion hidhuni , no money no informacion , hapni kuleten dhe vendosni cmimin do shikoni se per kohe rekord do ta keni kriminelin perpara , eshte fuqia e parase ajo qe ben pune , e kuptuat ore gaxhgaune ?? Botoni sa te doni , po su hodhet , noc rokun do kapni madje dhe me gunga …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje