Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis hetimet për rastin e 43 vjecarit të vetëvarur për 12 mijë lekë të vjetra

21 Shkurt 2020, 20:39Kronika TEMA
Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis hetimet për rastin e 43

Pas lajmit se një 43-vjecar me emrin Bilbil Hasani ishte vetëvarur në qelinë e burgut, ku qëndronte prej rreth 3 muajsh në pritje të vendimit të gjykatës për vjedhjen e 12 mijë lekëve të vjetra, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, z. Artur Metani, ka nisur menjëherë hetimin mbi mënyrën se si është trajtuar proceduralisht rasti në fjalë.

Më poshtë deklara e plotë e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani u njoh nga mediat me lajmin e vetëvarjes së 43 vjecarit B.H. në institucionin e vuajtjes së dënimit 313 në Tiranë, si dhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka patur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural.”

1 komente në “Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis hetimet për rastin e 43 vjecarit të vetëvarur për 12 mijë lekë të vjetra”

  1. elton says:

    Po pse shteti nga mediat njoftohet per kto pune?? Perfundimisht ne kemi marre fund si shtet….Vk. Viti 2020…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje