Super aksion kundër basteve online, 105 të arrestuar për lojërat e fatit në Tiranë (policia përplaset me prokurorinë)

21 Shkurt 2020, 12:04Kronika TEMA

Një superaksion i policisë ka çuar në prangosjen e 105 personave në Tiranë, të cilët akuzohen se kanë organizuar apo kanë marrë pjesë në lojëra fati dhe baste online, të cilat janë ndaluar me ligj.

Burime nga Policia bëjnë me dije për TemA se Prokuroria ka refuzuar të lëshojë më shumë se 5 urdhëra për kontrolle, por të arrestuarit janë kapur në flagrancë.

Po këto burime bëjnë me dije se prej gjashtë muajsh, Policia kishte futur agjentë të infiltruar, të cilët kanë mundur të dokumentojnë aktivitetin e paligjshëm.

Ata kanë mundur të dokumentojnë blerjet e kuponave, kamerave etj, që vërtetojnë vazhdimin e basteve dhe lojërave të fatit.

Për momentin nuk ka shumë detaje nga ky superaksion, por Policia pritet të mbajë një konferencë për shtyp, ku do të zbulojë gjithë detajet.(TemA)

1 komente në “Super aksion kundër basteve online, 105 të arrestuar për lojërat e fatit në Tiranë (policia përplaset me prokurorinë)”

  1. SPAKTAKU says:

    Aksioni me goditje te perqendruar, kunder rivaleve, po kryhet me sukses ne Diktaturen Enveriste te instaluar nga Ismael Kemali.LOL!
    Imagjino ti kthehen Temes per agjitacion e propogande, ne demokraci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje