Rebelët libianë që nuk njohin qeverinë tranzitore të Tripolit kanë bombarduar një anije në portin e kryeqytetit libian ditën e martë më 18 shkurt. Lajmi u shpërnda fillimisht nga mediat vendase dhe më vonë nga televizionet arabe.
Këto media thanë fillimisht se anija ishte turke e nisur nga porti i Mersinit në Turqi dhe e ngarkuar me armë e municione për trupat e qeverisë tranzitore, të mbështetura nga Erdogan kundër rebelëve të gjeneralit Khalifa Haftar.
Por, qeveria tranzitore e Tripolit reagoi përmes një komunikate të shkurtër të përcjellë edhe nga mediat turke, duke deklaruar se anija e bombarduar nga rebelët në port as ishte turke dhe as transportonte armë. Mustafa al-Mujie, një zëdhënës i operacionit “Zemërimi i Vullkanit, një fushatë ushtarake e forcave qeveritare kundër trupave të gjeneralit Haftar, tha se nga sulmi me predha janë dëmtuar një sërë anijesh tregtare, duke deklaruar se porti përdoret vetëm për qëllime civile.
Emri i anijes u zbulua më vonë. Bëhej fjalë për transportuesen “Ana”, e regjistruar me flamur shqiptar dhe identifikuar me numër unik “IMO: 7369118” nga organizata ndërkombëtare e transportit detar, si pronë e një kompanie shqiptare. Anija është nisur pasditen e 9 shkurtit nga porti i Mersinit në Turqi. Këtu ekuipazhi shqiptar i anijes ka zbritur në tokë dhe mjeti është marrë në dorëzim nga një ekuipazh turk.
Këtu dyshohet se anija është ngarkuar me armë dhe municione, me destinacion Libinë, e cila është nën një embargo armësh nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Por, më 18 shkurt anija është bombarduar nga forcat rebele dhe pak pas orës 22:00 ka fikur sinjalin satelitor të lokalizimit.
“Marine Traffic” thotë se për herë të fundit sinjali i anijes “Ana” është marrë nga porti i Tripolit, ndërkohë që mbetet e ende e paqartë se çfarë transportonte dhe nëse nga sulmi ka viktima.
Vapori perfundoj ne Libi, ashtu sic perfunduan mijra Shqiptar xhihadista ne Siri.
Gjithmon tranzit nga Turqia, ne sherbim te kauzes Otomaniste te Sulltanit sic ka ndodhur nder shekuj me Shqipot.
Bravo ABC ke thene te verteten e madhe qe otomanet “pellazg” e narkoshtetit te albanistanit po perpiqen ta fshehin!
Se çfarë ngarkesë ka pasur anija është e lehtë që ta gjejnë, do të futen polumbaret dhe do ta mësojmë . E mira është që ka zbritur ekuipazhi Shqiptar në Turqi. Nqs ka pasur ngarkesë të ligjshme dhe është goditur në port mund të përfitojë dëmshpërblim kompania nga ana e Libisë. Nqs ngarkesa ka qenë e pa ligjshme dhe kompania nuk i ka marrë kompanisë që i la me kontratë anijen një shumë të konsiderueshme përfshi edhe vlerën e anijes, i qau lekët të paktën, se në raste të tilla gjobat bien si breshër nga OKB-ja. Le të shpresojmë se ka qenë brenda ligjeve ndërkombëtare, por duket pak e ngatruar kjo çështje se mbleksen gjërat… Tuqi, Libi, ekuipazhi me nënshtetësinë e flamurit të anijes zbret dhe nuk vazhdon lundrimin, çështje enigmatike. Ajo që ka rëndësi dhe është kryesorja të mos ngatrojne shtetin se bolle probleme ka dhe nuk i duhen të tjera dhe sidomos të kësaj natyre.