ANALIZA: Britania mbyll dyert për shqiptarët, kriteret e reja për emigrantët

19 Shkurt 2020, 15:45Kronika TEMA

Britania do të mbyllë kufijtë për të gjithë punëtorët e pakualifikuar dhe ata që nuk mund të flasin anglisht, duke shuar kështu shpresat e shumë shqiptarëve që ëndërrojë të jetojnë në ishull.

Qeveria e kryeministrit Boris Xhonson ka prezantuar të mërkurën një projektligj të ri për Emigracionin, që do t’i japin fund epokës së punësimit të fuqisë së lirë punëtore nga vendet jo anëtarë të BE-së në fabrika, depo, hotele dhe restorante.

Duke prezantuar sistemin e ri të emigracionit, i cili i përngjan “modelit australian”, qeveria tha se do të marrë “kontrollin e plotë” të kufijve “për herë të parë në dekada”, pas “kaosit” të shkaktuar nga lëvizja e lirë e qytetarëve të BE-së.

Ligji i ri komplikon edhe më shumë situatën e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, ku jetojnë më shumë se 35 mijë,  pasi qëndrimi që do të mbajë qeveria ndaj emigrantëve, sidomos atyre ilegalë, pritet të jetë shumë më i ashpër. Emigrantët shqiptarë janë shpeshherë edhe protagonistë të tabloidëve britanikë për trafikun e kokainës dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Sipas skemës së re të qeverisë, e ndërtuar në bazë të kritereve dhe pikëve, shqiptarët që duan të punojnë në Angli duhet të flasin anglisht dhe të kenë një ofertë pune të aprovuar. Nëse 2 kushtet e para plotësohen, ata fitojnë 50 pikë, por për marrjen  e vizës së punës kandidatët duhet të mbledhin 70 pikë.

20 pikët e tjera, sigurohet nga kualifikimet, paga dhe puna duhet të jetë në një sektor ku ka mungesa në punonjës. Qeveria angleze, së fundmi i ka kërkuar punëdhënësve që në vend të punësimit të “punonjësve të thjeshtë”, të investojnë në zhvillimin e teknologjisë së automatizimit.

Sipas qeverisë britanike, ky ligj do të sjellë “më të aftët dhe më të mirët” në Mbretërinë e Bashkuar. Por drejtuesit e bizneseve janë hedhur menjëherë në sulm, duke akuzuar qeverinë për një sulm ndaj ekonomisë duke paralajmëruar pasoja “katastrofale” dhe humbje të vendeve të punës dhe mbyllje të fabrikave.

Sidoqoftë, kryeministri Boris Xhonxon argumenton se ai po realizon Brexitin e kërkuar nga elektorati, duke deklaruar se ka ardhur koha që bizneset të heqin dorë nga fuqia punëtore e lirë nga vendet e Europës Juglindore dhe Ballkani.

Në projekt-ligjin për politikën e re të imigracionit thuhet se:

• Kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar do të jenë të mbyllura për punëtorët e pakualifikuar dhe të gjithë emigrantët do të duhet të flasin anglisht.

• Kushdo që dëshiron të vijë në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar, duhet të ketë një ofertë pune me një pagë prej të paktën 25.600 paund. Po ashtu do të pranohen edhe emigrantët me një pagash prej 20.480 paund në raste të veçanta kur mund të ketë mungesë të punëtorëve në sektorë të caktuar, siç janë azilet e të moshuarve.

• Nuk do të lejohet hyrja e personave të vetëpunësuar që vijnë për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull si hidraulikët polakë ose ndërtuesit rumunë, që vijnë pa kontratë pune. Ky rregull prek në veçanti shqiptarët, që shkojnë të punojnë  në sektorin e ndërtimit.

• Kontrolli kufitar nuk do të pranojë më karta identiteti nga vende të tilla si Franca dhe Italia. Kjo, kuptohet, është një përpjekje për të shkualifikuar punëtorët nga vendet jo anëtare të BE-së që hyjnë në Britani me karta identiteti të falsifikuara ose të vjedhura.

• Shtetasit e huaj që duan të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të jenë të kualifikuar. Përparësi kanë emigrantët e mirë-arsimuar dhe ata me aftësi të mëdha.

• E drejta e artistëve, prezantuesve, sportistëve dhe muzikantëve për të hyrë Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në shfaqje, gara, ndeshje, festivale dhe koncerte do të ruhet.

Ky ligj do të hyjë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm dhe synon ndër të tjera që qytetarët e BE-së do të trajtohen njësoj si shtetasit e tjerë. Sidoqoftë, ai po kritikon punëdhënësit, veçanërisht nga restorantet, që mbështeten tek emigrantët e pakualifikuar për shtimin punësimin e kamerierëve, por edhe bizneset në fushën e bujqësisë dhe ndërtimit, ku punojnë edhe shumë shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Po ashtu, edhe përfaqësuesve të sektorit të industrisë paralajmëruan se ky ligj do të kishte një ndikim të madh në fabrikat e përpunimit të ushqimit që mbështeten shumë tek punëtorët nga vendet jo anëtare të BE-së.

Tom Hadley, drejtor i politikës në Konfederatën e Rekrutimit dhe Punësimit, tha se emigrantët që qeveria i konsideron si të pakualifikuar janë jetike për mirëqenien dhe rritjen e biznesit.

“Ne kemi nevojë për punëtorë që mund të na ndihmojnë të kujdesemi për të moshuarit, të ndërtojmë shtëpi dhe ta mbajmë ekonominë e fortë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, përfaqësuesja e konfederatës së industrisë britanike Carolyn Fairbairn  paralajmëroi se në “disa sektorë, firmat do të përballeshin me krizën e rekrutimit të punëtorëve të nevojshëm.

“Me papunësi tashmë të ulët, firmat e kujdesit social, ndërtimit, prodhimit ushqimor, restorantet dhe bujqësia do të preken më së shumti,” tha ajo.

Të dëmtuara pritet të dalin edhe hotelet që mbështeten tek punëtorët e pakualifikuar për pastrimin, stafin e kuzhinës, sigurinë dhe mirëmbajtjen.

Përfaqësuesja e Laburistëve, Diane Abbott, tha se kërkesa për emigrantët që të flisnin anglisht ishte thjesht një justifikim.

“Shumica e njerëzve që vijnë këtu për të punuar tashmë mund të flasin anglisht. Por a do të bllokojmë vërtet gjenitë e matematikës, anglishtja e të cilëve nuk është e shkëlqyer? Është çnjerëzore dhe e dëmshme”, tha ajo.

Por duke qënë se ka shumicën në Parlamentin Britanik, qeveria mund të zbatojë pa problem politikën e saj të re. Projektligji i ri e emigracion pritet të mbërrijë në parlament në muajt e ardhshëm.

Qeveria tha në një letër informuese se bizneset dhe punëdhënësit do të duhet të punojnë më shumë për të rekrutuar dhe mbajtur në punë punëtorë britanikë dhe jo emigrantë.

Lëshime të veçanta duket se do të bëhen për punëtorët sezonalë që korrin të mbjellat, por qeveria ka përcaktuar se do të mund të punësohen vetëm 10,000 punëtorë sezonalë, një shifër shumë e ulët në krahasim me kërkesa e Unionit Kombëtar të Fermerëve, që thotë se ka nevojë për 70,000 punëtorë në vitin 2021.(gazeta SI)

6 komente në “ANALIZA: Britania mbyll dyert për shqiptarët, kriteret e reja për emigrantët”

  1. Qin Qinani says:

    Hajt ti gzoni ndihmat e termetit se s ka mo london per çqiptaret.lugetrit e mauneve

  2. Qi Qinan Qifqiu says:

    Boll mo.
    S njeli malokqir e kaunarshkerdhym pa hy n parajsen

    Ishullore ku flitet sikur knohet romanca..

  3. Lida Al says:

    Po c’eshte ky titull, “Per Shqiptaret”?!, Ky ligj do te jete per te gjithe emigranet e pakualifikuar e qe nuk flasin anglisht dhe eshte normale. Ata nuk vecojne shqiptaret e nuk ka ndoje racizem ketu. Kujdes Tema, jo me keta lloj titujsh

  4. SPAKTAKU says:

    Lajm dhe titull mashtrues qellimisht cinik e propagandistik
    Rrregullat e reja te emigracionit ne Angli skane asnje lidhje te drejtperdrejte me Arnautet, te cilet kurre skane pasur te drejte vize si duhet me Angline por per gjithe boten.

  5. Mos llomotisni kot says:

    Bjondet Angleze tani duhet te rembejne fshesen per rruget, te ngrejne kazanet e plehrave, ti nderojne bebelinat pleqve dhe plakave Anlosaksone. O Ingliz! kur i more gjithe keta emigrante nga Europa mos e bere per meshire? tu deshen se jane pune qe nuk i ben dot vete. Megjithate mer indiane dhe zezake Afrike nga ish kolonite qe ke pasur se ndoshta regullon dhe racen qe po te degjeneron. Hajt tung.

  6. h says:

    Kriminaliteti i drogaxhijve shqiptare,ishte njëri prej shkaqeve që populli anglez
    votoi në masë pro Brexit.
    Duhet të largohen të gjithë pasi nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e reja.
    Nuk punojnë me regulla,nuk dinë gjuhë dhe pjesa më e madhe kanë preçedentë penale.
    Do digjen edhe ata të ndershëm që kanë bërë sakrifica të mëdha për tu integruar si qytetarë të denjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje