Operacioni “Forca e Ligjit” u ka dërguar me shkrim kërkesën për të bërë vetëdeklarim të pasurive dy personave të dënuar në Itali për vrasje dhe trafik të armëve, nga Tiranë, dhe një personi nga Kurbini i cili është në hetim për vrasje me paramendim.
Ata janë:
Ervis Martinaj nga Kurbini në hetim vrasje me paramendim
A.Kaçorri nga Tirana, i dënuar në Itali për vrasje
V.Kaçorri me banim në Tiranë, i dënuar në Itali vrasje trafik armësh
Brenda 48 orësh, të tre, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Ervis Martinaj, momentalisht është person në hetim për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-bllokut, ku në një përplasje me armë, Ervis Martinaj mbeti i plagosur në qafë, ndërsa u vra miku i tij Fabiol Gaxha dhe mbeti i plagosur rëndë Eljon Hato.
Aktualisht kjo çështje vijon të hetohet nga prokurori Artan Lulaj në prokurorinë Tiranës, ku krahas kësaj ngjarje një tjetër prokurore, Anisa Qilimi, kryen hetime për sa i përket dyshimeve për Martinajn për akuzën e pastrimit të parave.
Sa mire, me kete ritem do i vije dita ti dergohet formulari edhe Rames, Metes, Saliut, Shkelzenit, Rucit, Btaces, Olsjonit , Bashes lol….