Haklajt e Tropojës: Vrasjet në seri dhe hetimet e SPAK me dëshmitarë të gjallë

19 Shkurt 2020, 13:06Kronika TEMA

Në tre dokumentarë me radhë Top Story nxori në pah seritë e vrasjeve në Tropojë, duke identifikuar emra, dëshmi dhe padyshim shumë të implikuar që janë brenda apo jashtë vendit. Shumë personazhe të njohur të kohës janë ekzekutuar, shumë të tjerë kanë mbetur dëshmitarë të asaj që ka përjetuar Tropoja pas viteve 1990.

Por, tashmë këtë mision e ka Prokuroria Speciale e njohur ndryshe SPAK. A duhet që SPAK të marrë në dorë hetimin e vrasjeve të frikshme të Tropojës, që ka lënë ende të hapur hakmarrjen mes fiseve?

Sipas burimeve policore të kohës, por edhe tani, kanë munguar provat për të hetuar çdo krim në Tropojë. Kanë munguar dëshmi dhe autoritetet policore lokale nuk e kanë kryer detyrën si duhet në atë kohë për shkak të rrethanave dhe të një lufte të hapur mes Haklajve, Hykave, apo fisit tjetër Hoxha.

Në serialin e vrasjeve të Tropojës nuk kanë munguar as krime të rënda ndaj përfaqësuesve të shtetit, si Anton Gjergji një efektiv i Repartit Special që në atë kohë njihej me numrin 77, apo të ish-drejtorit të Policisë së Kukësit, Jonuz Hyka.

Në legjislacionin shqiptar është parashikuar që hetimet rihapen në çdo rast kur ka elementë, dëshmi, prova, apo qoftë edhe indicie të tjera. Në rastin e vrasjeve në Tropojë dëshmitë janë të shumta, por edhe indiciet gjithashtu.

Zylfie Haklaj është njëra prej tyre, që madje, sikurse e tha edhe në dëshminë e saj ekskluzive në Top Story është gati të dëshmojë për drejtësinë, por, pa lënë jashtë hetimi apo ballafaqimi, ish-kryeministrin Sali Berisha. Ajo përmend dhe akuzon me emra ata që i kanë vrarë jo pak por 4 vëllezër, por nga ana tjetër tregon konfliktet e përgjakshme në Tropojë.

Zylfie Haklaj, Përparim Hyka, apo Besim Çera janë të paktën tre emra, dëshmitë e të cilave mund të konsiderohen kyçe në rihapjen e dosjeve që tronditën vendin në atë kohë.

Por mbi të gjitha, dëshmitar është edhe i akuzuari Sali Berisha i rënë nga pushteti dhe i dalë nga politika, ka jo vetëm në memorie por dhe në dosjet e krimit me emrin “Sali”, bilancin gjakësor të shumë jetëve të humbura në Tropojë, me pikënisje egon për pushtet absolut e sundim mbi të gjithë.

Ndërsa në Tropojë janë vrarë mbi 120 djem, familja që e ka paguar më shtrenjtë politikën përçarëse e gjakësore të inskenuar dhe realizuar prej Sali Berishës në këtë trevë është familja “Haklaj” e cila vazhdon t’i mbajë të hapura “llogaritë e gjakut” me familjen “Berisha”, gjë që edhe vetë motra e tyre Zylfija nga Suedia, ku ka përfituar azil e deklaroi disa herë prerë dhe qartë.

Ndërkohë, burime të rezervuara të Prokurorisë Speciale SPAK thanë për Gazetën Shqip se asnjë dosje nuk do mbetet pa kaluar në rihetime, nëse ka prova, apo elementë shtesë. Por, këmbënguljes për të pohuar, nëse do të jetë apo jo edhe “Dosja e Tropojës” në këtë proces, prokurorë të SPAK thanë shprehimisht: “Të gjitha, edhe Tropoja…”!

14 komente në “Haklajt e Tropojës: Vrasjet në seri dhe hetimet e SPAK me dëshmitarë të gjallë”

  1. Turk Mero Cam Greku says:

    Tema ti mbahesh , njihesh per humor,pse na hap barkun qe mengjez/dreke….apo keshtu ju meson PPSH dhe xhaxhi Enver dhe Mero trimi

    1. Kol Tivari says:

      Ky far Turk mero etj etj.
      Duket qe je nga stani i Zagarve te Berishes.
      Sala po shkon ne p…. te Sheqeres.
      Kush ka me ja mbrojte Shkerdhenin??
      Hakmarrja asht ne kamb.

    1. vp says:

      njesh je undefioned!

    2. Sunitus Sumqirus Shqipus says:

      taman si Mero , ke nostalgji, o gelbazat mbetje te pushtimit otoman

  2. leon says:

    O Zot si mund te vrasesh 150 bashkeqytetare dhe akoma te votohesh nga ky qytet….
    Ja pra se cfar do te thote derr maloku,….. T temerreshme. Sa varre hapi Sali Berisha vetem ne nje qytet eshte njelloj me diktatorin Enver Hoxha dhe ska si te jete ndryshe deri sa jane pjelle e te njejtes parti.

  3. Keno says:

    Futeni nburg ket bythqire vrases prej berishs puks e kti i qifsha rracen.

  4. sulo Permeti says:

    Kur do te vije ajo dite,mezi e presi qe nga korca deri ne Vlore.
    Fan NOLI:-“Ne do ti vesh zjarrin vatane,merr dy apo tre tropojane”.

    1. ben says:

      sulo Permeti-pershendetje!
      Une nuk e di se cfare ka thene Fan Noli, per te cilin kam respekt ashtu si cdo shqiptar qe adhuron kete figure te madhe te rilindjes sone, por nuk jam dakort me ate qe keni thene per tropojanet, dhe po keshtu dyshoj se nje gje te tille e ka thene imzot Noli. Mjafton tu kujtoj se njeri nga miqte e tij me te medhenj ka qene Bajram Curri, nje tropojan qe njihet si nje prej patrioteve me te medhenj te kombit tone.
      Sic e kam permendur eddhe here te tjera ne komentet e mija tek TEMA, cdo shtepi ka pervec dhomes se gjumit, guxhines, dhomes se ndejtjes, ka edhe halene. Ato “tropojanet” per te cilet flet zotrote, duke filluar nga Sali Berisha, jane haleja e Tropojes. Vete, rrjedh nga nje familje madhe e Shqiperise se mesme, por per mua te gjithe shqiptaret, nga veriu ne jug apo kudo qe jetojne, jane vellezerit e motrat e mija. Jemi nje komb shume i vogel, ku cdo individ ka peshen e tij. Mos te harrojme kurre amanitin e te madhit te Kastrioteve qe te qendrojme gjithmone te bashkuar. Perhapja e urrejtjes per shqiptaret e krahinave te tjera, con uje ne mullirin e armiqve tane.

    2. Illyrian says:

      A te duhen luftetarë?
      Dhe arratinë armiku te marrë?
      A do botës ti vesh zjarrë?
      Merr nja dhjetë kosovarë.

      A të duhen sharlatane?
      Qe lepin ne çdo sahane?
      Qe te percajne vatane?
      Ke sa të duash Tropojane

  5. Gjaku remziut says:

    Berisha nuk eshte vetem, ka per zemer dhe bashk puntore ne disa shantzhe dhe vrasje Presidentin Ilir, ku te dy keta vemje jane per nje perbysje dhe shkaterrim deri ne lufte civile, per t’ju shmangur drejtesise. Presidenti mori urdher nga Berisha, o sot o kurre, ku ky i fundit i ben thirrje shqiptareve te ngrihen kundra shqiptareve. Fundi i ketij do jete si Çaushesku, asnje alternative nuk ka, populli e do para drejtesise, si Berishen ashtu dhe Meten, koha erdhi.

  6. Loran shehu says:

    Ti rruni karin Sali Berishes asgjo skeni ci boni

  7. emigranti says:

    nuk ka per ti ndodhur gje sepse i ka te gjithe gjykatesit dhe prokuroret me vete leke ka plote i paguan dhe mbaroj cdo gje

  8. njo dron
    mbi kok i fluturon
    shpellari e kupton
    se tash ma asgja s’e shpeton
    e shiqon i shpto shurra
    me vran thrret bre burra
    kam frik tash per shtpine
    do m’shkerdhejn hakjajt & shqiptart Lirine
    s’kan me kursy as mbesn sexi as xen me argiten
    kan me mi shkerdhy tana me rrspektu traditen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje