120 milion euro prej kokainës, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

19 Shkurt 2020, 18:55Kronika TEMA

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pas një fletë arresti europian të lëshuar nga pala greke më 3 Shkurt.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari kërkohej për trafik ndërkombëtar kokaine, që kapte vlerën e 120 milion eurove.

Ai akuzohet se ka importuar në Europë, nga Amerika e Jugut dhe e Mesme, me anije mallrash, rreth 1 ton kokainë, në periudhën midis shtatorit 2018 dhe janar 2020.

Arrestimi i tij u bë në Pordenone, gjatë një kontrolli rutinë.

Sipas hetimeve të para, shqiptari ishte transferuar në Pordenone prej disa vitesh. Ndërkaq, pritet që ai t’iu dorëzohet autoriteteve greke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje