“Zhurma” e OFL, qytetarët trokasin tek avokatët: A prekem unë?

20 Shkurt 2020, 21:22Kronika TEMA

Akti normativ anti-KÇK dhe debati publik që ngjalli ka vënë në siklet edhe qytetarë që nuk kanë, apo nuk kanë pasur lidhje me krimin e organizuar.

Disa prej tyre kanë trokitur në zyrat e avokatisë, për t’u këshilluar nëse prekeshin prej tij.

Njerëzit janë të paqartë për mënyrën e shtrirjes së kësaj dispozite ligjore”, thotë avokati Indrit Sefa.

“Frika është e madhe, njerëzit që mendojnë se mund të jenë subjekt i saj në lidhje me financat vijnë dhe konsultohen”, vijon ai.

Këshillim juridik iu është nevojitur edhe atyre që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë.

“Shumë persona, të cilët janë dënuar, ose shpallur të pafajshëm, për vepra penale të cilat mund të ishin subjekt i ish-Gjykatës së Krimit të Organizuar, vijnë përpara se të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit”, thotë avokati Sajmir Vishaj për A2.

Por avokati Vishaj e shikon të vështirë zbatimin e aktit normativ, për rastet e personave pasuritë e të cilëve kanë kaluar në filtrin e ligjit “antimafia”.

“Nuk e imagjinoj se si mundet Gjykata do të gjykojë gjënë e gjykuar. Nuk lejohet gjykimi dy herë për të njëjtin fakt”, shprehet Vishaj.

2 komente në ““Zhurma” e OFL, qytetarët trokasin tek avokatët: A prekem unë?”

  1. Asd says:

    Ofl nuk ben gjykime dhe as vendos gjykim te dyte mbi te parin. Thjeshte kerkon te justifikosh pasurine.

  2. Vetingu says:

    Po nese jane gjykuar nga gjyqtare te skualifikuar nga vetingu, qe do te thote vendimet gjyqsore jane dhene ne menyre korruptive……keshtu qe bien versioni qe nuk mund te gjykohet dy here e njejta ceshtje….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje