Një traget i nisur nga Italia drejt Shqipërisë është ndaluar nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me atë Kufitare, pas një kontrolli të ushtruar është gjetur një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash si dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti. Policia ka vënë nën pranga 6 persona.
Njoftimi i Policisë
Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria për Kufirin e Migracionin Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës dhe Ministrinë e Mjedisit.
Parandalohet dhe goditet një tentativë për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë
Vihen në pranga 6 persona përgjegjës.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.
Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t’i depozituar në Shqipëri, u organizua puna dhe në bashkëpunim me Policinë vendore të Vlorës dhe atë Kufitare, u finalizua operacioni policor i koduar “Amiant”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
K. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë
A. Ç., 28 vjeç, banues në Vlorë
A. G., 48 vjeç, banues në Vlorë
F. T., 71 vjeç, banues në Vlorë
E. Ç., 55 vjeçe, banuese në Vlorë
Z. K., 45 vjeç, banues në Vlorë
Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilesinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.
Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”
PO KETA KARAT E VLORES MARIN HELMIN NGA ITALIA DHE SJELLIN NE VLORE PER TE HELMUAR FAMILJET FEMIJET E TYRE NJEREZ NDYRAQE
Sa e sa here te tjera mund te jene transportuar kimikate te tilla kancerogjene…??
Ky eshte super krim
varini kellirat, se keta bastarde duhen te behen mesim edhe per te tjeret, si ka mundesi , te sjellesh helmin radioaktiv ne vendin ku jeton, keta bastarde duhen denuar njesoj si per vrasje, sepse ato helme qe kane sjelle ata ketu ne vendin tone do te marrin jete njerezish, dhe besoj qe ata kane kohe qe merren me kete kondrabande, dhe duhet te tregojne vendet ku i kane hedhur ose groposur. felliqsirat race e ndyre.
he se harrova , atje ne qeli ku do te qendrojne keta bastarde, futini edhe ndonje fuçi me ato helmet e rezikshme me kapak hapur, qe ta dine bastardet seç eshte helmi dhe lendet toksike.
Pak është ndotur gjiri i Vlorës për 30 vite nga uzina e Sodës kustike, pak është ndotur lugina e lumit Gjanice nga uzina e naftës në Ballsh, pak është ndotur fusha e Vurgut dhe e Bishpalles nga duhani që prunë mbas çernobilit në Ukrainë, nuk është ngopur akoma kjo tokë me mbeturina kancerogjene radioaktive etj. Njerëz pa karakter që për para shesin dhe @[email protected] as nuk e mendojnë fare se çfarë dëmi u krijojnë brezave të ardhshëm. Një shembull i ngjashëm për ndotjen e nëntokës është në zhvillim në zonën industriale të Inofyton në krahinen e Viotias lugina e lumit Asopos , nëntoka është e ndotur deri në thellësi 140 metra, uji që del nga pompat e vaditjes nuk është brenda kufijve të lejuar. Sado që aty shteti i ka detyruar fabrikat të vendosin impiante pastrimi biologjik të mbetjeve teknologjike dhe prapë nuk bëhet se dëmi u bë. Nuk kam parë në treg asnjë herë produkte bujqësore të zonës Inofyton, që kultivojnë është e sigurte po ku i shesin dhe me çfarë emërtimi?. Mjere ata qe i konsumojnë.
Mos kini merak se ato 5 leke te qelbura qe po merni sot do shenderrohen ne miliona qe do paguani neser per kancerin qe do ju mbysi.Terronet ne Itali e kthyen jugun e Italise ne “TERRA DEL FUOCO” tani e ka rradhen Shqiperia.Po mos filloni te qani pastaj sic bejne ata sot duke qare femijet e pafajshem nga kanceri.
Na mbro o zott cfare behet keshtu ??♀️