Prokuroria e Lezhës kërkon 3 vite burg për ish kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.
Për 19 të pandehurit për dosjen e tjetërsimit të pronës tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin, prokuroria kërkon dënimin me 43.6 vite burg në total.
Për ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj janë kërkuar 3 vitë bërg ndërsa për ish-nënkryetarin Enver Hafizi 2 vite burg.
Prokuroria ka kërkuar për ish kryetarin e Qarkut, Gjok Ndoka dënimin me 4 vite burg.
Ndërkohë që është kërkuar të asgjesohen praktikat e regjistrimit te pasurisë që është tjetërsuar.
Fran Frrokaj u akuzua se në bashkëpunim me persona te tjere duke abuzuar me detyrën kanë kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.