Motra e Lulzim Berishës, Luljeta Berisha, ka kallëzuar penalisht drejtorin e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës dhe përgjegjësen e sektorit, Albana Gjonin.
Kallëzimi është bërë sepse, sipas saj, këta persona kanë vendosur në emrin e saj disa prona që ajo nuk i disponon dhe se informacioni që i është dërguar OFL-së ka qenë “i falsifikuar”, duke bërë që “shteti të ngrihet në këmbë” për vëllain e saj.
Ajo shton se nga faktet që i janë paraqitur OFL-së, mediat kanë publikuar lajmin se vëllai i saj ka një mori pronash, pavarësisht se vetë Kadastra e Durrësit ka përgënjeshtruar veten më pas, duke saktësuar se pronat nuk janë të motrës së Lulzim Berishës.
“Në mënyrë të qëllimshme kanë falsifikuar dokumentacionet duke shpërdoruar detyrën”, thotë Luljeta Berisha.
Shkojne e i bijen me qafe ketyre te shkreteve qe jane pa pune e pa gje. Duhet pa mire kjo pune, se keta te kadastrave Jane legena fare! E kane bo kete pune edhe me te tjere hallexhinj. Thone qe I kane ra me qafe edhe vete presidentit.
Kontrolloni pasurine e Vangjush Dakos dhe rrethit te tij,do gjeni patjeter edhe te Lulzim Berishes.
Vangjush Dako eshte ëgjëlli i Lulzim Berishes,Edvin D’Rama eshte ëngjëlli Dakos.
Te gjithe ne protesta per mbrojtjen e te drejtave te krimineleve me ne krye saliun toto likene co.
Ne kete vend vetem keta kane te drejta dhe asnje nuk pyet per ata qe jetojne ne varferi nga rjepja qe i kane ber keta kriminel ne keta 30 vjet