28-vjeçari shqiptar qëllohet me thikë në autobus, në Athinë

22 Shkurt 2020, 08:17Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si Dionysus në Athinë, ku një 28-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur me thikë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari ishte në autobus në momentin kur u sulmua nga persona ende të panjohur.

Dyshohet se autorët duket si kishim objektiv shqiptarin, pasi as shoferi dhe as pasagjerët e tjerë nuk u lënduan.

Autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa 28-vjeçari u dërgua në spital, pasi ka marrë plagë në krah dhe këmbë.

Mësohet se policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje