Nga Mero Baze
Sa më shumë vonon lajmi që Shqipëria nuk është prekur nga koronavirusi, aq më e dëshpëruar dhe histerike po bëhet një turmë politikanësh dhe moderatorësh në ekranet tona. Të parët normalisht duan një arsye nga Zoti për të futur shoqërinë në kolaps, të dytët për të ushqyer audiencën e tyre, e cila u ngjan korbave që kërkojnë për të vdekur rrotull.
48 orët e fundit janë kthyer në një garë histerike në krye të së cilës shfaqet hakërrimi i Sali Berishës, i cili po përpiqet të krijojë një vatër lufte, ende pa ardhur koronavirusi, shoqëruar nga gazetarë defiçentë dhe sharlatanë, që mbushin studiot televizive me monstra që vrasin më shumë se sa koronavirusi.
Përpjekja e Sali Berishës për të krijuar një vatër tensioni në Kavajë, duke paralajmëruar ngritjen e një karantine në spitalin e Kavajës, është një akt kriminal, që tejkalon problemin e Kavajës.
Duke përhapur panik në qytet, duke e quajtur karanatinën në spital, vepër kriminale, duke shpikur lajme për dorëheqje mjekësh dhe drejtorash, dhe duke vënë në lëvizje strukturat politike për të mbajtur të gjallë tensionin kundër karantinave të mundshme, që duhet të ngrihen në vend, Sali Berisha në fakt ka konsumuar çdo vepër të mundshme penale, që cenon sigurinë kombëtare, në rast të një epidemie.
Këtu nuk bëhet fjalë për Kavajën. Kavajën ai e zgjodhi si një vend që mendon se i beson atij dhe mund t’i përdorë si “mish për top” në këtë periudhë paniku.
Por ajo që ai po bën me Kavajën, është shumë më e gjerë se aq. Ai po krijon idenë se kudo që të ngrihet karantina, është e rrezikshme dhe nuk duhet lejuar. Pra ai po përpiqet të përgatisë shqiptarët të rrëmbejnë armët kundër Qeverisë, nëse ajo shpall një spital si një zonë ku do jetë karantina.
Duke qenë se është dhe mjek në profesionin e vjetër, ai e di shumë mirë çfarë është duke bërë. Ai e di se karantina është një protokoll shëndetësor, që nuk nënkupton një vend të caktuar, por ka shtrirje gjeografike të diversifikuar, që nga një dhomë shtëpie, e deri në një dhomë apo pavion spitali.
Të gjithë urojmë mos të vijë epidemia, por ajo nuk është në dorën tonë. Dhe nëse do të vijë, nuk do të jetë në dorë të Sali Berishës se ku do bëhen karantinat, dhe si do ta organizojnë operacionin institucionet e shëndetësisë, që janë gjeneralët e vetëm në këtë betejë. Në Itali kanë pasur dhe ushtrinë e armatosur.
Përtej ligësisë me prapavijë politike të Sali Berishës, janë po aq të neveritshme koret e moderatorëve televizivë, që bëjnë sikur investigojnë se ku do jenë karantinat, me çfarë ilaçi shërohet, sa vetë do vdesin, sa do sëmuren në një ditë, ngjashëm me pyetjet që bënin dy muaj më parë, “kur do bjerë tërmeti i radhës”.
Italia, vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi dhe fqinji ynë Perëndimor, ku jetojnë rreth 700 mijë shqiptarë, ka pesë kanale televizive kombëtare që transmetojnë filma, spektakle dhe emisione politike, të cilat nuk kanë në qendër të tyre histerinë e koronavirusit.
Tek ne, 10 emisione të përnatshme, mbledhin gjithë sharlatantët, të çmendurit, të parealizuarit, të dështuairt politik, hajdutë me çizme të mjekësisë, dhe nisin një terror publik ndaj shoqërisë, duke shfaqur pa pengesa gjithë perversitetin e tyre.
Nuk kemi ende asnjë rast dhe po sillemi sikur ka vdekur gjysma e Shqipërisë.
Nuk kemi ende asnjë shqetësim zyrtar për mungesa kapacitetesh dhe po sillemi sikur kemi mbetur të braktisur në shkretëtirë.
Nuk kemi ende asnjë simptomë virusi tek ndonjë qytetar dhe sillemi si njerëz që kemi humbur shpresën se do ta fitojmë betejën me të.
Dhe e gjithë kjo vjen, se një plak i çmendur i këtij vendi, e ka kthyer koronavirusin në shpresën e vetme të jetës së tij, për të ngjallur terror dhe kaos në vend.
Për fat të mirë ka një ndarje të qartë në këtë pikë mes tij dhe Lulzim Bashës, kryetarit të Partisë Demokratike. Qëndrimet zyrtare të Lulzim Bashës janë korrekte, janë njerëzore dhe ndihmojnë një klimë që krijon besim tek institucionet e shëndetësisë, dhe jo tek epidemia e terrorit që përpiqet të përhapë Sali Berisha.
Është e njëjta gjë siç ndodhi me tërmetin. Edhe atëhere opozita kishte fytyrën e Sali Berishës e Ilir Metës, që ndillnin zi, dhe qëndrimet e matura e njerëzore të Lulzim Bashës, i cili për herë të dytë po shpëton fytyrën e opozitës.
Kur rreziku të kalojë, kur shpresoj se nuk do të kemi asnjë viktimë, kur jeta të kthehet në normalitet dhe koronavirusi të harrohet, ne më shumë se sa të prekurit apo vuajtjet e tyre, do të kujtojmë terrorin me të cilin Sali Berisha ju hakërrehej shqiptarëve çdo ditë dhe këmbëngulja e studiove televizive për t’u kthyer në “Kasandra” të vdekjes së shqiptarëve.
Dhe pastaj do të na duhet që në tekstet shëndetësore koronavirusi të përfytyrohet si një mostër, që ka sytë e skuqur të Saliut, gjatësinë e shkopit të Fevziut, sytë e zgurdulluar të Enit, dhe soditjen e të çmendurëve në studion e Zhejit.
Për t’u mbrojtur prej koronavirusit, është më lehtë të puthësh një mbartës të virusit, se sa të shikosh e dëgjosh këta.
sakte
Zoti Mero e ke noten 10 me yll.Te lumt.Respekt.Sali Berisha eshte vertete nje plak i rrjedhur,nje funderine,nje gjakpires qe nuk ngopet kurre me gjak,kerkon te vij koronaviruesi ne shqiperi dhe jo ashtu si thot ai kundra Edi Rames qe po sjell shqipètar nga Italia.Ai ka pethitur dhe duhen hedhur qurret.Vdekja e Saliut do jete dita me gezura per shqipetaret e ndershem.
Virusi Mero Abazi dhe Korona Tema.
Bravo Mero
Sei un engjell i vertet meriton 4 miljon urime bravo me te vertet.
Masterpiece Mero!!!
Nuk kemi kryeminister ne se po te Isha une kryeminister e beja te qarte qe kushdo qe ndjek pallavrat e ketij antishqiptari te perbetuar kur te bjer virusi te trokase ne deren e tij…
Njerezit normale te ndjekin keshillat e qeverise dhe institucioneve perkatese. SPAK te arrestoje ne vend kedo qe perpiqet te perhap panik sado qe ta beje si byth e zgjuar Jo s’thash ate po thash kete. Kjo eshte nje situate per jete a vdekje e ska kohe njeri te merret me polemika te tipit te propagandes ‘ruse’… Jo po ashtu Jo po keshtu, s’eshte ceshtje semantike eshte ceshtje intencioni prandaj terrorizmi mediatik ti ver gishtin kokes. Morre vesh ti sonila qe vjen era shurre? Ti artur bubuzheli? Ti tritan preshi? Ti Sali qeni? Ti lul hollandezi? Por edhe ti mender kryeminister palaco burr qe more pushtetin qe ketyre do ju tregoje vendin!!!!
Shqiperia ti mbaj hapur dyert me fqinjet.. O do vdesim me ta, ose vetem nuk jetohet.. Brenda meje besoj qe doktorret, infermjeret dhe gjithe stafi shendetesor mund te behen heronjt e Shqiperise dhe vendeve fqinje.. Po ndodhi, prerje page per deputetet, gjithe stafin qeverrises, gjyqtareve, prokuroreve, KLSH-se, Presidences per pagesa kompesim Infermjereve dhe doktorrave.. Kush kundershton, heqje nga puna pa te drejte rimarrje ne pune.. Ne jemi Europjan dhe dera si mbyllet kerrkujt..
Bravo Mero…..
Fiks
?✋
E bukur kjo syte e kuq te saliu dhe syte e zgurdullyar te enit qe une i kam cilsuar gjithmone si sy lope.
Sa per vampirin komunist sali,ai nuk ngopet me gjakun e popullit..
Ky vampir ka 30 vjet vetem percan dhe ben thirje per lufte dhe ben lufte duke vrare e vjedhur..
Paskemi qene te mallkuar qe zoti na solli nje perbindesh si saliu
Sala eshte nje vampir i vertete. Duke qene se eshte shume e mundeshme qe edhe ne te kemi raste te korona virusit, ai do e shfryezoje kete fatkeqesi te mundeshme, per interesa te tij. Do kerceje shejtani nga gezimi. Do tregoje qe eshte parashikues i madh, bile me i madh se Iliri per termetin. Fajin si gjithmone do e kete Eskobari. Te gjithe do jene te merrakosur dhe ne hall. Sala do jete i gezuar dhe ne sulm. Prandaj mezi pret viktimen e pare. Vampir i Vertet. Ska faj. Nganjehere njerzit kane te drejte qe evidentojne vonesen e Rames. Ky vampir, me kohe duhet te ishte nen pranga dhe te digjej ne zjarrin e sketeres, qe kurre mos te perseritej ne Shqiperi. Me sa duket do e kemi mallkim per ca kohe.
Te lumte pena more djale. Bartesi i virusit antishqiptar eshte vetem Saleh Qoftelarg Brekeskisha.
Sali Gerdeci i çertifikuar si ANTISHQIPTAR
Gjirhe ketyre krumbave i duhet gequr e drejta te ushtrojne profesionet qe nuk i meritokne ndersa krimineli Sali Berisha duhet te denohet e te behet shembull…mjaft me me plehra kazani.
Perbindesh me shume koka helmuese.E keqja me e madhe e ketij populli.
Sala do cu per specializem ne Vuhan!
Ka eksperience qe nga koha e PPSH!
Te marri koronen dhe sa te vij ne Shqiperi drejte e ne “karantinen” e Kavajs. Do ishte i besueshem!
Bravo per Artikullin.
Mos u merzit per keta qe ndjellin panik, as nuk i shikon njeri dhe as nuk i degjon keta Plera.
Filloni ceshtje penale per terror ndaj sales.eshte perserites pasi tentoi terrorin ndaj ambasades amerikane ne 97.izeti nuk e degjoi.
Bravo ,Mero Baze.
Kam pare dhe s’kam pare,por monster,bageti,e shpirtzi si ky kodosh Sali,nuk me ka zene syri.
More po te tille eshte shume e veshtire te gjesh ne te gjithe boten.
Cfare dreqin ke more te shpelafte mortja.
Si more kadaver politike te behet qejfi qe te semuret Shqiperia?
Nuk ka me fjale te te damkosesh ty more pis burre,more kelysh e kopil serbi.
Ne trupin tend rrjedh jo gjak por helm gjarperi.
Aman qe s’jam atje te te qeroj njehere e pergjithmone nga Kjo bote ty more qelbesire qe qelbe tere Shqiperine e tere shqiptaret.Edhe minjte ne varr do ti keshe,qe te shqyejne ty or kerme.PTTHU mut muti.
Po kush tha se vdes nga koronavirusi. Problemi është se përhapet pa u kuptuar dhe akoma nuk kanë prodhuar një vaksinë, dhe se vdesin njerëz me probleme të tjera shëndetësore, ku përfshihen këtu ata më sëmundje respiratore ,kanceroze etj. Po qoftë dhe gripi i thjeshtë vret njerëz me probleme shëndetësore çdo vit, gjëra që në nuk i dimë. Me një fjalë njerëzve të rinj dhe të shëndetshëm ky nuk i bën asgjë, thjesht si gjithë griprat e tjerë.
Mero. Me mire prishet, por Lul Bashesh mos ja rrit veshet kot se ai ka qene dhe mbetet pordhe e qelbur e Sali coronavirusit.
Pushtetin nuk e ka Rama, kete e dine te gjithe ashtu dhe nderkombetaret. Pushtetin e ka ; Saliu, Meta dhe Mona, keta te tre, bejne si tua doje kokrra qefit, keta akuzojne, keta vrasin, keta shantazhojne dhe ne fund po me keta, ka kompromis dhe del fjala e Metes qe, çudia me e madhe tre dit zgjat. Te gjithe keta, popullin e dine si nje qenie te rendomte dhe naive, ku mund ta perdorin si t’ju vijne tekst e tyre, harrojnevse populli te ve hune, qe te mos e naresh veten sa te jesh gjalle. Kete hu, populli ja ka vene edhe Berishes edhe familjes Mona Meta, por interast e njeri me tjetrin, vetem se i ben karagjoze dhe jo te besueshem.
Koronavirusi zbret ne Pd!
Te lumtë!
Paragrafi I fundit I ve vulën.
Zoti Mero e ke noten 10 me yll.Te lumt.Respekt.Sali Berisha eshte vertete nje plak i rrjedhur,nje funderine,nje gjakpires qe nuk ngopet kurre me gjak,kerkon te vij koronaviruesi ne shqiperi dhe jo ashtu si thot ai kundra Edi Rames qe po sjell shqipètar nga Italia.Ai ka pethitur dhe duhen hedhur qurret.Vdekja e Saliut do jete dita me gezura per shqipetaret e ndershem.
Ore e ka fajin edi rama se po te ishte burre ja kishte qi rrobte kti gjakatari .i jepte te dhena shotes se ku leviz i biri dhe kaq .e shikoni pastaj si pushon ai qen bir qeni .e zeza ekti vendi .
Vertet asht keshtu Mero po kujt te ia thuash cfar idiots.
Bravo vlla .per gjithshka ke te drejte
Do jete e bukur sikur ta kape salen te parin dhe t’i paralizoje gojen!
Shin Sali Berisha,Iliri dhe Luli
.!!Pasi e VODHEN dhe e VRANE kete popull,po mundohen te tallin dhe bythen me te.
Kjo vjen se kemi nje Kryeminister me shpirt lepuri dhe pa PAGURE.
Complimenti..!
Këta si Sala dhe Iliri nuk lënë punë pa bërë! Deri më sot kanë rrugëtuar mbi kufoma. Duan ta shtrojnë udhën më tej, por shpresoj se nuk e kanë të gjatë.
Shkrim shume realist qe evidenton keqdashjen e nje grupi politikanesh qe ne tashme i njohim. Kam vetem nje verejtje te vogel:jo te gjithe mjeket qe dalin ne studio jane hajdute dhe sharlatane ,perjashtuar Dr.Edvin Priftin qe eshte kampioni i korrupsionit ne QSUT dhe per cudi pranohet ne cdo studio ku mbillet panik per coronavirusin.
SALI BERISHA OR SALI BISHA !?
– A prophetic guess of my maternal Uncle about “Sali Bisha” !
– Neither Sali Berisha know himself as you do Mero Baze
You read the back of his brain like nobody else, Mr. Baze.
My maternal Uncle Tahir Elez Hoxhe Berisha did so too, but since December 1990.
Sali Bisha, as he used to call Sali Berisha, since the winter of 1990-1991, is the main factory Made in UDB, KGB … of stupid “ fake news” in Europe and maybe in the World.
“ He will ruin this country many, many times and in all its cells “ Tahir said about him
The time certified and proved, even overpassed, my uncle’s Prophecy. He was absolutely right…
Kam pare ne media pervec atyre qe permend Mero mjaft mjeke qe i lidh puna me semundjet infektive dhe disa si kardiokirugu, Tritani.mjeke qe nuk i lidh specilizimi apo edhe mjeke infeksioniste. Pedagoge qe flasin pernate per koronavirusin. Habitem se c’pune kane ne kete faze qe ne jemi ne prag te ardhjes se nje epidemie. Ne kete faze masat parandaluese jane ato qe na ndihmoje ne ardhjen dhe perhapjen e semundjes dhe me perjashtim tenje mjeku specialist te kesaj fushe, nje epidemiologe, nuk shof asmje mjek higjenist apo te tjere epidemiloge. Ne kete faze keta jane violina e pare per luftimin e semundjeve infektive dhe neqoftese hyn semundja ne vendin tone, perseri puna e tyre eshte kryesore, krahas asaj te infeksionisteve per trajtimin e te semureve. Si ka mundesi qe vazhdon kjo fryme sharlatanizmi ne mjekesi udhehequr nga ministrjsa shendetise qe nuk di se cfare eshte e jane semundjet infektive dhe halkat e parandalimit e te mjekimit. Akoma do vazhdojme me budallalliqe si ne kohen e kaluara kur njeri i di te gjitha dhe i ben te gjitha.
Subject: SALI BERISHA OR SALI BISHA!?
SALI BERISHA OR SALI BISHA ( THE BEAST ) !?
– A prophetic guess of my maternal Uncle about “Sali Bisha” ( The Beast ) !
– Neither Sali Berisha know himself as you do Mero Baze
You read the back of his brain like nobody else, Mr. Baze.
My maternal Uncle Tahir Elez Hoxhe Berisha did so too, but since December 1990.
Sali Bisha ( The Beast )as he used to call Sali Berisha, since the winter of 1990-1991, is the main factory Made in UDB, KGB … of stupid “ fake news” in Europe and maybe in the World.
“ He will ruin this country many, many times and in all its cells “ Tahir said about him
The time certified, proved, and even overpassed, my uncle’s Prophecy. He was absolutely right…!
NEITHER SALI BERISHA KNOW HIMSELF AS UOU DO MERO…
You read the back of his brain like nobody else !
Sali Bisha, as my maternal Uncle Tahir Elez Hoxhe Berisha used to call him since the winter 1990-1991, is the main factory Made in UDB, KGB … of stupid “ fake news” in Europe and maybe in the World.
“ He will ruin this country many, many times and in its cells “ he said about Sali Berisha
The time, the reality and the history, very tragically certified, proved and even overpassed, my Uncle was absolutely right… He was a Prophetic human being !
BRAVO Z.MERO.!!
SHUME SAKT .
Policia dhe prokuroria duhet te arrestoje berishen per perhapje terrori dhe paniku. Faqja e tij e fejsbukut funksionon si shtab i studiove dhe emisioneve televizive te posacme, i portaleve dhe faqeve fejsbuku te tjera anonime dhe jo anonime te financuara nga burime te erreta ne ngjallje paniku dhe denigrime individesh.
Mese e sakte Mero,por ashtu si epdidemia e koronavirusi nuk dihet kur do te vi ne Shqipri,akoma nuk dihet kur te gjithe kto monstra gazetaresh e gjoja analiste do zhduken nga ekranet pergjithmone.Mbetet te lutemi qe kjo epidemi te ket nuhatje dhe sy,qe ti bie Sales,Ilirit,Mones e gjith ketyre bajgave qe vetem Zi ndjellin,e ti shpelaje nga faqa dheut.Besome se do jete dite feste per ate popull.
You are wonderful!
O z. Mero e ke qare me kete artikull , por nje gje te kerkoj shoqrore dhe ne opinion : Ti e njeh mire Sali Berishen se ke punuar me te , i njeh mire amerikanet se ke punuar me to , A din gja pse nuk i lene amerikanet organet tona te drejtesise me e marr te pandehur me gjithe ata zullume qe ka bere dhe po vazhdon te beje edhe sot pa i hyre gjemb ne kembe . Po na e the kete ne menyren me te sinqerte je burre .